Home Blog Page 128

Kur nis punë aeroporti i Vlorës? Ja pritshmëritë surprizë për vitin e parë

0
Kur nis punë aeroporti i Vlorës? Ja pritshmëritë surprizë për vitin e parë

Aeroporti i Vlorës është ende në fazë certifikimesh. Ulja e avionit pak ditë para zgjedhjeve ishte një test për të parë elemente e pistës më shumë se sa një inagurim.

Maksim Ethemaj, kreu i Autoriteti të Aviacionit Civil tha se aeroporti është ende në fazë plotësimi të kritereve teknike.

Por kur pritet të përfundojnë procedurat e certifikimit?

“Për ne është më e rëndësishme plotësimi i kritereve teknike dhe të sigurisë që nevojiten. Jemi ende në proces. Ne presim që nga korriku ky proces të përfundojë. Më pas janë kompanitë ajrore që do të miratohen për të operuar në këtë aeroport”, tha Ethemaj.

Por cilat janë parashikimet në vitin e parë të operimit?

“Në planin tonë fillestar projekti parashikonte që në vitin e parë aeroporti do të priste 360 mijë pasagjerë. Nëse sot më pyesni sa parashikohen mund t’iu them se do të jenë 1.2 milion pasagjere, katër herë më shumë nga plani fillestar. Është kjo arsyeja pse adoptuam këtë kërkesë në rritje me planin tonë fillestarë sepse kërkesa për fluturime është rritur”, tha kreu i Aviacionit.

Kishte fshehur në valixhe mbi 2 kg kokainë, arrestohet shqiptarja në Rodos. 22-vjeçarja me armë dhe fishekë në bagazhet e saj

0
Kishte fshehur në valixhe mbi 2 kg kokainë, arrestohet shqiptarja në Rodos. 22-vjeçarja me armë dhe fishekë në bagazhet e saj

Një 22-vjeçare shqiptare është arrestua në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu, pasi është kapur me mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në valixhen e saj.

Sipas mediave greke, e reja shqiptare nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa policia po heton nëse pas saj fshihet ndonjë rrjetet i organizuar trafikantësh drogë.

Gjatë kontrollit, përveç 2.248 gramëve kokainë, oficerët sekuestruan edhe një pistoletë 9 mm, 49 fishekë si dhe 1.300 euro para cash.

22-vjeçarja ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të dalë nesër në mëngjes para Prokurorisë së Rodosit, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, hetimet e autoriteteve greke vijojnë, me fokus në zbardhjen e rrjetit të trafikut dhe itinerarit të saktë që ndoqi droga, e cila kishte si destinacion ishullin turistik.

Përfshihet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, shpëtojnë mrekullisht çifti me dy fëmijë

0
Përfshihet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, shpëtojnë mrekullisht çifti me dy fëmijë

Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit” përgjatë aksit kombëtar Levan-Tepelenë, në të cilin po udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Sipas burimeve, drejtuesi ka dëgjuar një zhurmë të fortë në pjesën e poshtme të mjetit dhe ka ndaluar menjëherë në anë të rrugës.

Menjëhere ai ka nxjerrë jashtë mjetit bashkëshorten dhe fëmijët, vetëm pak çaste para se të përfshihej totalisht nga flakët.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit , por automjeti është shkrumbuar totalisht.

Burime bëjnë me dije se për disa minuta, rruga nacionale u bllokua, duke krijuar trafik të rënduar dhe panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Falë gjakftohtësisë së shoferit, u shmang një tragjedi e mundshme dhe familja shpëtoi mrekullisht pa asnjë lëndim.

Ndarja nga bashkëshorti pas shumë vitesh martesë, Enada Hoxha ka një mesazh për tradhtinë

0
Ndarja nga bashkëshorti pas shumë vitesh martesë, Enada Hoxha ka një mesazh për tradhtinë

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Enada Hoxha ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ajo tha se ishte fati që e deshi që divorci me Gerd Vason të vinte pas aq shumë vitesh bashkë, dhe se këtë temë e ka mbyllur. Por ka vetëm një mesazh për tradhtinë…

“Fati e deshi të ndodhte kështu dhe unë këtë temë e kam mbyllur me kohë dhe nuk do të diskutoj më asnjëherë, thjeshtë do të them që nuk do doja që në vendin tim të gjendet asnjë grua dhe vajzë, të mos gjendet në një situatë si kjo që më ndodhi mua, nuk do ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve, por mbi të gjitha atyre që besojnë në familje dhe në dashurinë e vërtetë”, tha ajo.

Bukuri apo shpërfytyrim? Vajzat po bëhen të gjitha njësoj, paralajmërojnë dermatologët

0
Bukuri apo shpërfytyrim? Vajzat po bëhen të gjitha njësoj, paralajmërojnë dermatologët

Nëse del në rrugët e Tiranës, dhe jo vetëm, sheh vajza të reja të cilat kanë kryer ndërhyrje estetike për t’u zbukuruar, por janë bërë të gjitha njësoj.

Mjekët profesionistë dermatologë shprehen të shqetësuar, pasi kjo nuk është vetëm një modë, por ndërhyrjet po kryhen vend e pa vend.

Kur vijnë vajzat tek ju, çfarë kërkojnë?

Dr. Erjona Shehu, mjeke dermatologe: Unë do t’ju përgjigjem me një kundërpyetje: kush janë portretet më të dashura në showbizin botëror? Janë volumet. Është dëshira për të rënë në sy dhe tiparet me volum janë ato që bien në sy. Dhe volumet janë problemi më i madh sot. Për këtë, po përpiqemi që volumet të jenë në harmoni me fizionominë e pacientit, të paekzagjeruara, në harmoni me stilin e jetesës.

Fatkeqësisht, ky trend po tundon edhe vajzat e vogla.

Cila është mosha më e re që ka ardhur tek ju dhe çfarë kërkoi?

Dr. Erjona Shehu: Ka qenë 17 vjeç. Më kërkoi fryrje të buzëve, apo lip filler, siç quhet rëndom. M’u desh t’i shpjegoja që ajo është në rritje, volumet nuk janë zhvilluar ende, është në ndryshime hormonale dhe duhet t’i japim kohë. Kërkesat e tyre janë të çuditshme: që nga “nuk më pëlqen hunda”, “dua të ndryshoj mjekrën”, apo “cepët e nofullave”.

Edhe pse mjekët profesionistë nuk i plotësojnë dëshirat e pacienteve që kërkojnë mbushje përtej limiteve mjekësore, në Shqipëri gjen plot klinika – madje të licencuara ose jo – që kanë krijuar dëme, shpesh edhe të parikuperueshme.

Prof. Dr. Monika Fida, mjeke dermatologe, QSUT: Ne hasim çdo ditë paciente që vijnë për të korrigjuar dëme të pësuara gjatë një procesi, por ka edhe nga ato me dëme të parikuperueshme. Efektet anësore janë nga më të thjeshtat deri tek ato të komplikuara si edema, trauma…

Profesionistë të dermatologjisë në Shqipëri, por edhe profesorë të njohur nga vende të ndryshme të botës, janë mbledhur në kongresin e katërt, ku kanë diskutuar mbi të rejat më të fundit në fushën e dermatologjisë.

Top Channel

Gjykata urdhëron burgjet: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit!

0
Gjykata urdhëron burgjet: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit!

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të sigurojnë jetën e Dashnor Dumanit.

Masa shtrënguese kërkohet pasi Dashnor Dumani është vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet”-thuhet në vendimin e gjykatës.

40 vjeçari ishte në kërkim prej një viti pas masave të vendosura në mungesë për vrasje, vjedhje të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Vëllai i të penduarit të drejtësisë u ekstradua nga Dubai së bashku me Armes Stafën, i kërkuar për pastrim të parave dhe që konsiderohet si pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan.

Dashnor Dumani dyshohet nga SPAK se mori pjesë në masakrën e trefishtë në Bradashesh në 2018 ku u vra edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë që po zbërthen sagën e krimeve në Shqipëri, si po hedh dritë mbi narkotrafikantë shqiptarë.

Në këtë ngjarje dyshohet sipas gjykatës se ka patur rolin e ekzekutorit, një moment që mohohet nga Nuredin Dumani, i cili u rekrutua nga Alibej si një vrasës me pagesë për të kryer eliminimet e kundërshtarëve ku më i kërkuari i Alibej ishte Talo Çela.

Anulime fluturimesh në Rinas për shkak të krizës në Lindjen e Mesme

0
Anulime fluturimesh në Rinas për shkak të krizës në Lindjen e Mesme

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka nisur të ndjehet edhe në Shqipëri, ku disa fluturime nga dhe drejt Izraelit janë pezulluar përkohësisht nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kompanitë ajrore që operojnë në linjat Tiranë–Tel Aviv dhe kthimet përmes Jordanisë, kanë pezulluar fluturimet për arsye sigurie pas zhvillimeve të fundit në rajon.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe palët ajrore. Pezullimi është një masë parandaluese për sigurinë e pasagjerëve. Qytetarët e prekur do të informohen për riorganizimin e udhëtimeve në ditët në vijim,” thuhet në deklaratën e AAC-së.

Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë në Izrael ka lëshuar një thirrje për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Tel Aviv dhe zonat përreth, duke i këshilluar të ndjekin me kujdes udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të regjistrohen pranë misionit diplomatik për çdo rast urgjence.Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pas një sërë goditjesh ajrore të ndërsjella midis forcave izraelite dhe objektivave strategjike iraniane.

Organizatat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për rrezik destabilizimi më të gjerë në rajon.Në Rinas, dhjetëra udhëtarë janë parë në sallat e pritjes të aeroportit, të paqartë për fatin e udhëtimit të tyre.

Shumë prej tyre janë turistë ose biznesmenë që kishin planifikuar vizita kulturore dhe komerciale në Jeruzalem, Haifa apo Aman.

AAC ka theksuar se pasagjerët që kanë prerë bileta për në destinacionet e prekura duhet të kontaktojnë kompaninë ajrore për rimbursim ose riorganizim të fluturimit. Po ashtu, autoritetet shqiptare janë në gatishmëri për çdo ndihmë konsullore të nevojshme.

Paketat turistike, sa “kushton” Shqipëria

0
Paketat turistike, sa “kushton” Shqipëria

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u reklamuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë përfshirë paketa të posaçme, që nisin nga disa qindra euro në disa mijë euro, në varësi të kohëzgjatjes dhe shërbimeve të përfshira. Disa nga tregjet aktive ku ofrohen paketa kulturore, por edhe mundësi për pushime vere mbeten tregu britanik, ai italian, izraelit, por edhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Tashmë nuk ka më vetëm një pikë të lakmuar që duhet vizituar me patjetër, Shqipëria reklamohet nga Jugu në Veri si një vend që ka shumë për të ofruar, nga natyra te kultura.

Nertila Maho

Shqipëria ka hyrë në hartën e vendeve që po marketohen më shpesh nga agjencitë ndërkombëtare me paketa turistike.

Dikur këto paketa e përfshinin vendin tonë si pjesë të tureve rajonale, kryesisht Ballkani, por promovimi ndërkombëtar dhe vëmendja e fituar në mediat e huaja dhe rrjetet sociale kanë bërë që tashmë edhe i vetëm, si destinacion, të jetë tërheqës.

Por sa kushtojnë paketat turistike që synojnë të joshin turistët e huaj nga tregje të ndryshme të zgjedhin Shqipërinë?

Nga turi 11-ditor në pikat më të veçanta tek Alpet, si po joshen anglezët

Explore.co.uk ka në faqen e saj shtatë paketa turistike që synojnë të tërheqin turistët britanikë drejt Shqipërisë. Me çmimin që varion mes 1100-1500 paund, oferta është e larmishme.

Paketa më e parapëlqyer dhe me më shumë vlerësime nga përvojat e individëve duket se është ajo që quhet “Më të veçantat e Shqipërisë” apo “Higlights Albania”, me çmim që aktualisht është 1249 euro.

Kjo paketë përfshin një tur 11-ditor në vendin tonë.

Klientëve u bëhet e qartë që fluturimi nuk është i përfshirë në këtë çmim dhe ai duhet të paguhet më vete. Të përfshira në turin 11-ditor janë netët në hotel, 10 mëngjese, 2 darka, transporti nga njëri destinacion në tjetrin, një guidë e turit.

Vendet që vizitohen janë: Tirana në ditën e parë, teleferiku dhe Dajti në ditën e dytë dhe sërish shëtitje në qytet. Elbasani dhe një vizitë në Ohër, në ditën e tretë. Korça dhe Voskopoja në ditën e katërt.

Në të pestën, Gjirokastra dhe Bënja. Dita e gjashtë, një drekë në Dhoksat në Gjirokastër. Ditën e shtatë, eksplorimi i Butrintit. Në ditën e tetë, Fortesa e Ali Pashës dhe më pas Parku i Llogorasë.

Në ditën nëntë vizitohet Apolonia dhe Vlora në rrugën drejt Beratit.

Në ditën e dhjetë, vizitë në Berat dhe më pas në Durrës. Dita e fundit është një ndalesë në Krujë.

Paketat e tjera të ngjashme janë ato të posaçme për familje, një tjetër për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një për shtigjet në pjesën bregdetare, si dhe një për çiklistë.

Më e shtrenjta ndër të gjitha është ajo e turit rajonal “Ballkani i Pazbuluar”, me çmim 2195 paund dhe që me zbritje shitet momentalisht 1945 paund.

Ky tur përfshin Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një total prej 14 ditësh ku gjithsesi sërish ardhja dhe largimi është nga Tirana.

Italianët vizitojnë vendin e “Shqiponjave”, paketat nisin nga 3 mijë euro

Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme duke zënë vendin e dytë pas Kosovës për hyrjen e shtetasve të huaj.

Afërsia gjeografike dhe mënyrat e larmishme të transportit mes dy vendeve, ku sidomos hyrja e linjave low cost dhe numrit të destinacioneve që mbulohen përmes tyre, ka bërë që italianët të kthehen në vizitorë gjithëvjetorë.

Pavarësisht se shumica zgjedhin të vijnë për fundjava në mënyrë individuale, apo edhe për pushime më të gjata, ofertat e Shqipërisë si një paketë për pushuesit italianë nuk mungojnë.

Në faqen e alpitour.it bien në sy disa të tilla që mundësohen në bashkëpunim.

Një prej tyre është “Tur në vendin e Shqiponjave”. “Një tokë e pasur me histori dhe bukuri, një itinerar klasik që prek vendet kryesore me interes, midis detit, maleve dhe siteve arkeologjike, dëshmi të së kaluarës.

Nga Tirana, kryeqyteti modern simbol i Shqipërisë së re, në Sarandë, një qytet turistik i gjallë, i përqafuar nga ujërat kristalore të Detit Jon, me peizazhet bregdetare me bukuri të rrallë dhe qyteteve të mrekullueshme që janë vende të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s”, shkruhet në përshkrimin e paketës që llogaritet në 3630 euro për dy persona, ku përfshihen hoteli, fluturimi dhe vaktet.

Kjo ofertë përfshin një tur 8-ditor që nis nga Tirana, vazhdon në Krujë dhe në Shkodër më pas në Apoloni dhe në Vlorë, për të vijuar në Porto Palermo e Sarandë.

Në ditën e pestë vizitohen Butrinti dheKsamili, me qëndrim sërish në Sarandë, për të vizituar të nesërmen Syrin Blu, më pas në Gjirokastër e në Berat.

Në ditën e tetë pas Beratit, zhvendosja është në Durrës e më pas në Tiranë.

Izraeli rikthehet “i organizuar”, në kërkim të pushimeve verore të përballueshme

Këtë vit, linja ajrore izraelite “Sun d’Or”, pjesë e “EL AL Group” nisi me fluturimet 5 herë në javë drejt Shqipërisë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për destinacionin, me qëllim pushime verore më ekonomike.

Në “The Jerusalem Post”, CEO i kësaj linje, Gal Gershon, tha në fillim të qershorit se kërkesa është e lartë. “Jemi të kujdesshëm ndaj kërkesës së lartë dhe të lumtur që ofrojmë fluturime 5 herë në javë në Tiranë.

Këtë verë nisëm fluturimet direkte në Shqipëri për herë të parë dhe ky do të jetë hiti i verës 2025” tha ai. Shqipëria, në këndvështrimin e kësaj linje, ofron plazhe magjepsëse, natyrë dhe ushqim të mirë dhe çmime të përballueshme.

Në faqen myholidays.com, ku ofrohen paketa për vende të ndryshme, paraqiten edhe ato nga Izraeli drejt Shqipërisë. Një opsion është një tur 4-ditor me çmim 77 mijë lekë personi, ku përfshihet eksplorimi i Tiranës në ditën e parë.

Në ditën e dytë eksplorimi i bregdetit të Vlorës.

Në ditën e tretë, vizitë në Gjirokastër dhe në ditën e katërt, Jugu me plazhe si Dhërmiu apo peizazhet në Llogora.

Një tjetër paketë më e gjatë përfshin 5 net qëndrim, me kosto 124 mijë lekë, që ngjashëm si ajo më sipër përfshin edhe destinacione si Saranda e Butrinti apo ndalesa më të shumta në Jugun e vendit.

Francezët, drejt detit “të lirë” dhe tureve kulturore në Shqipëri

Një nga tregjet që po tregon rritje të shpejtë në Shqipëri, sidomos e dukshme këtë vit, sikurse kanë konfirmuar operatorët turistikë, është ai francez. Ata vijnë të organizuar në ture kulturore apo edhe individualë falë linjave low cost që operojnë nga Tirana në disa qytete kryesore në Francë.

Agjencitë që ofrojnë paketa për Shqipërinë në Francë janë të shumta, por në këtë rast përzgjodhëm leclercvoyages.com, e njohur për paketa ekonomike.

Ajo që bie në sy në faqe është një numër i madh strukturash akomoduese të listuara në të me ofertën “të gjitha të përfshira”.

Janë kryesisht struktura që ndodhen në Gjirin e Lalëzit, në Durrës apo në Golem. Konkretisht, për një nga strukturat me katër yje me të gjitha të përfshira në Durrës, oferta është 605 euro personi, që përfshin qëndrimin për 5 net, por edhe fluturimin.

Nisjet bëhen nga qytete të ndryshme si Paris, Nisë, Lion, Tuluzë, Strasburg, Marsejë.

Për akomodim në një strukturë të kategorizuar si një gjysmë pensioni (fjetje dhe një ose dy vakte) po në Durrës, oferta nis nga 194 euro. Opsionet janë të shumta, sipas strukturës së listuar.

Bien në sy edhe paketa turistike të organizuara. Konkretisht një prej tyre është “Circuit Étonnants Trésors d’Albanie” (Tur i Thesareve të Mrekullueshme të Shqipërisë), e cila parashikon 7 net, në një program të përcaktuar, që bëhet aktive nga korriku i këtij viti, me çmime që nisin mbi 1 mijë euro.

Paketa parashikon nisjen nga Franca dhe mbërritjen në Tiranë, me akomodim në Durrës. Ditën e dytë parashikohen vizita në Krujë dhe në Muzeun e Skënderbeut.

Në ditën e tretë, udhëtimi përfshin Gjirokastrën dhe Kalanë e saj dhe kthimin sërish në hotel në Durrës.

Ditën e katërt përfshihet Tirana dhe vizita në BunkArt. Dita e pestë ka në fokus Durrësin, kurse e gjashta Beratin dhe vizitën në Muzeun Onufri.

Në ditën e shtatë qëndrimi është sërish në Durrës për t’u rikthyer më pas drejt Francës në ditën e tetë.

Dubai zbulon Shqipërinë në paketa 4-ditore, vëmendja vetëm te Tirana

Vizitorët nga vende si Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në numra të lëkundur. Pas një rritjeje në vitin 2022 pas pandemisë duket se ky treg pësoi një lloj luhatjeje edhe për shkak se Shqipëria nuk ofron disa shërbime specifike që kërkohen nga këto tregje, kryesisht e lidhur me ushqimin.

Gjithsesi ofertat për të vizituar vendin tonë nga agjenci të ndryshme në këto vende nuk kanë munguar, por fokusi është Tirana që duket se i ka më të zhvilluara shërbimet.

E marketuar nga Sharaftravel, me qendër në Dubai, një paketë për Shqipërinë përfshin një tur 3 net në Tiranë, me çmim 3099 AED apo rreth 740 euro.

Itinerari i shpjeguar nga agjencia parashikon që ditën e parë të mbërritjes në Tiranë të jetë një natë e lirë ku klientët të shëtisin të vetëm qytetin.

Në ditën e dytë parashikohet një tur në qytet me guidë, ku vizitohen pika të ndryshme të qytetit si Bulevardi me ndërtesat italiane, Galeria, Teatri i Operës, Monumenti i Skënderbeut, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit.

Në ditën e tretë sërish në Tiranë vizitorët lihen të lirë për të ndjekur aktiviteteve të pavarura me interes për ta.

Dita e katërt është kthimi në vendin e tyre. Paketa përfshin fluturimet, tre net akomodim në një hotel me katër yje, mëngjes, sigurimin e shëndetit, si dhe transporti nga dhe për në aeroport.

Burimi: INSTAT

Gjermanët, eksplorim nga Veriu në Jug në ture të gjata kulturore

Gjermanët janë një treg që tradicionalisht viteve të fundit kanë treguar interes për turet kulturore dhe duket se promovimi edhe më i gjerë i Shqipërisë turistike ka rritur interesin tek ta edhe për eksplorim individual gjithëvjetor.

Agjencitë që reklamojnë Shqipërinë, si një paketë turistike, janë të shumta, qoftë për turizmin e detit dhe rërës, qoftë për kulturën, natyrën apo gastronominë.

Këtë herë ne morëm për bazë një paketë relativisht të gjatë të shtrirë në 8 ditë me fokus një tur kulturor nga Veriu në Jug. Tourradar.de paraqet paketën “Më e mira e eksplorimit në Shqipëri” me çmim 1155 euro personi, që përfshin një tur të gjatë në disa qytete kyçe në vend.

Itinerari i shpjeguar parashikon në ditën e parë mbërritjen në Tiranë dhe vizitën në disa prej pikave kryesore të kryeqytetit.

Në ditën e dytë, vizita zhvendoset në Krujë dhe më pas sërish në Tiranë. Në ditën e tretë përfshihen vizita në qytetet e Lezhës dhe të Shkodrës. Në ditën e katërt, Durrësi dhe Berati që nënvizohet se është pjesë e UNESCO.

Në ditën e pestë turistët vizitojnë Ardenicën, Apoloninë dhe Vlorën.

Më pas në ditën tjetër, vizitohet Himara, Ksamili, Butrinti me qëndrim në Sarandë. Në ditën e shtatë, në fokus është një vizitë te Syri Blu dhe Gjirokastra, ndërsa në ditën e tetë është kthimi. Shërbimet që përfshihen në këtë paketë janë akomodimi, guidat e udhëtimit, vaktet, transporti dhe disa shërbime shtesë.

Një tjetër paketë e tipit “road trip” parashikon vizita në kanione, zona malore dhe ujëra të kristaltë me 13 destinacione të përfshira, duke e ditur edhe preferencën që turistët gjermanë kanë për natyrën dhe turizmin e aventurës.

Çmimi për këtë paketë është 1829 euro personi për 11 ditë dhe përfshin Tiranën, Bogën, Thethin, Komanin, Shkodrën, Durrësin, Beratin, Sarandën dhe Gjirokastrën.

MONITOR

Plot 8 vite tek Apolonia, lojtari ndan zyrtarisht rrugët me ekipin fierak

0
Plot 8 vite tek Apolonia, lojtari ndan zyrtarisht rrugët me ekipin fierak

Rubin Hebeja ka njoftuar se pas 8 vitesh ndan rrugët me Apoloninë. 23-vjeçari numëroi rreth 100 ndeshje me ekipin e parë të Apolonisë ku nisi gjithçka.

Njoftim i Rubin Hebejës:

“Pershendetje! Nga sot nuk jam me pjese e FK APOLONIA , duke i ardhur fundi nje rrugetimi prej 8 vitesh me ekipin e zemres dhe ekipin e qytetit tim. Dua te falenderoj presidentin Koco Kokedhima, drejtuesit e klubit, stafin dhe trajneret qe kemi punuar se bashku keto vite.

Falenderoj cdo shok skuadre dhe lojtar, kemi kaluar sfida, momente te bukura, te trishtueshme, kemi fituar trofe dhe jemi rritur me njeri tjetrin ne kete rrugetim.
I uroj suksese ekipit ne objektivat qe ka dhe ta cojne Apolonine aty ku e ka vendin, ne Abissnet Superiore! Faleminderit dhe Respekte!”

“E bëra atë që duhej!”- Vrau ish-bashkëshorten në mes të parkut, shqiptari pret i ulur në stol policinë! 

0
“E bëra atë që duhej!”- Vrau ish-bashkëshorten në mes të parkut, shqiptari pret i ulur në stol policinë! 

“E bëra atë që duhej”, kështu është shprehur shqiptari i cili masakroi me thikë ish-gruan e tij mbrëmjen e sotme në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës në Itali, në sy të dhjetëra kalimtarëve.

Siç shkruajnë mediat italiane, autori, pasi kreu krimin makabër nuk u largua, por qëndroi i qetë i ulur në një stol aty pranë, deri sa u vu në pranga nga policia.

Kur mbërritën forcat e karabinierëve, nuk bëri asnjë përpjekje për t’u arratisur apo për të rezistuar. Përkundrazi, dëshmitarët thonë se ai e priti policinë i qetë dhe është dëgjuar të deklarojë: “E bëra atë që duhej.”

Sipas rekonstruksioneve të para hetimore, autori ka mbërritur në vendin e ngjarjes me monopatinë. Ai e ka ndjekur dhe më pas e ka sulmuar brutalisht me thikë, duke e lënë të pajetë në tokë.

Viktima është Gentiana Hudhra, nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare.

Ajo po shkonte në punë, kur u sulmua papritur në parkun e Viale Benadduci, pak pas orës 20:00, nga ish-bashkëshorti i saj, një 55-vjeçar shqiptar me të cilin ishte e ndarë prej tre vitesh.

Burime të para nga autoritetet italiane bëjnë të ditur se autori dyshohet të ketë pasur probleme të natyrës psikike, edhe pse nuk kishte pasur më parë asnjë denoncim për dhunë apo precedent penal.

Ai aktualisht mbahet nën kontroll nga policia, në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes dhe formalizimit të masës së sigurisë.