Home Blog Page 130

Kur do fillojë fushata antishqiptare me foto plazhesh dhe shezllonësh bosh? – Nga Kreshnik Spahiu

0
Kur do fillojë fushata antishqiptare me foto plazhesh dhe shezllonësh bosh? – Nga Kreshnik Spahiu

A është e vërtetë thënia që: “E keqja Shqipërisë i vjen nga vetë shqiptarët”? Hapja e kutive dhe rinumërimi votave po i bën gropën opozitës. Populli thotë: “U nisën të heqin vetullat dhe po nxjerrin sytë”.

Rinumërimi i votave po nxjerr bllof opozitën pasi bandat e saj kanë vjedhur brenda vetes kandidatët e tyre. Pas dështimit të kauzës së kutive apo kërkesës që shqiptarët që shesin hashash ti shpallte Trumpi dhe BE si organistave terroriste në botë, Berishës i duhet sërish një kauz tjetër anti-shqiptare. Si një plak i lodhur në plotikë ai është i lexueshëm në veprimet e tij.


Si gjithonë në fillim të korrikut Facebooku i Sali Berishës bëhet si angjensia anti-turistike shqiptare. Kauza e opozitës çdo sezon plazhi është lufta kundër Shqipërisë turistike. Qindra foto me shezllonë bosh publikohen në rrjetet e tyre sociale dhe në portalet e paguara prej tyre. Nuk e di nga ju buron ky mllef kur shohin mijëra turistë të huaj rrugëve të qyteteve apo në bregdet por me shumë gjasa atyre ju kujtohen Berati, Vlora, Gjirokatsra, Pogradeci, Saranda, Lezha, Velipoja apo Durrësi të cilat gjatë qeverisijes Berisha ishin bosh në 6 të darkës dhe tek-tuk shëtiste ndonjë qen apo mace sepse të huajt shfaqeshin aq rrallë sa UFO-t në planet.

Mllefi kundër Shqipërisë turistike i bën të mohojnë çdo gjë. Ata tërbohen kur lexojnë qindra media amerikane, britanike, gjermane apo italiane kur rendisin Shqipërinë në vendin e parë më të kërkuar nga turistë europian, aziatik, amerikan apo lindorë. Skizofrenia psiqike zbret tek militantët e tyre që zgjohen në 6 të mëgjesit kur turistët flenë dhe fotografojnë plazhet bosh dhe më pas ja dërgojnë me mesazh “doktorit dixhital”: “O lexhendë të lutem postoje këtë foto nga Shëngjini se paska shumë pak turistë. Bota i paska bojkotue plazhet e Edi Ramës. Përzemësisht me ty deri në vdekje, Hajdar Palla antarë i seksionit Peshkopi. ora 05:45”

Po afron dita për të filluar fushatën anti turistike. Në fakt nuk është fushatë kundër qeveritarëve por kundër shqiptarëve.
– Është fushatë kundër mijëra sipërmarrsve të vegjël që kanë Bar-Kafe plot me turistë.
– Është fushatë kundër mijëra tregtarve që kanë restorante plot me klientë të huaj.
– Është fushatë kundra mijëra pronarve shqiptare që kanë hotele apo apartamente me qera plot me turistë.
– Është fushatë kundër mijra njësive tregtare apo marketeve që u shesin ushqime mijëra turistëve.
Në këtë garë anti shqiptare nuk kanë asnjë konkurent sepse edhe mediat serbe, greke, ruse bëjnë reklamë pro turizmit shqiptar.
Këta janë unik në mllefin dhe urrejtjen që kanë me popullin e tyre që nuk i voton por edhe me të huajt që vinë e pëlqejnë Shqipërinë.

Janë gati të bëjnë thirrje: “Mos ejani këtu” E kamuflojnë urrejtjen gjoja kundër pushtetit. Në fakt nga kauza anti-turistike e Berishës nuk rëzohet qeveria por dëmtohet Shqipëria.Duroni edhe disa ditë, kur të shikoni si do të fillojnë “luftën” e tyre histerike kundër Shqipërisë turistike.

Fier, temperaturat rrisin sëmundjet e lëkurës, rrezik për alergji e gjendje tumorale

0
Fier, temperaturat rrisin sëmundjet e lëkurës, rrezik për alergji e gjendje tumorale

Rritja e temperaturave dhe ekspozimi i gjatë në diell, kanë sjellë shtim të ndjeshëm të vizitave te dermatologët në Fier.

Çdo ditë, mbi 50 pacientë paraqiten në poliklinikë me probleme si alergji, infeksione apo sëmundje tumorale të lëkurës.

“Ka shtim të rasteve dhe shqetësues është numri i lartë i pacientëve me sëmundje tumorale. Duhet të shmanget ekspozimi në diell në orët e pikut në pishina merren infeksione të lëkurës”, u shpreh mjeku dermatolog, Ermal Sina.

Një tjetër problem që rëndon situatën është përdorimi pa kriter i kremrave pa konsultim mjekësor.

“Jo çdo krem është i përshtatshëm për të gjithë. Trajtimi duhet bërë sipas llojit të lëkurës dhe rekomandimit të mjekut”, tha Sina.

Përveç diellit, në Fier situatën e përkeqëson ndotja nga hidrokarburet.

“Fieri ka specifikë lëndët hidrokarbure njihen si faktor rrisku”, theksoi mjeku.

Dermatologët paralajmërojnë gjithashtu për kequshqyerjen si një tjetër faktor që ndikon negativisht në shëndetin e lëkurës.

/rtsh.al/

“Jo më pak se 70 000 lekë” – Publikohet lista e pagave për sektorin e turizmit

0
“Jo më pak se 70 000 lekë” – Publikohet lista e pagave për sektorin e turizmit

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit. Sipas listës, paga minimale për kamarierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70 000 lekë në muaj.

Pagat referencë fillojnë nga 55 000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130 000 deri në 140 000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit, shkruan A2.

Profesionet e përfshira në listë përfshijnë: arkëtarë, banakierë, kamarierë, pastiçierë, roje plazhi, ndihmës kuzhinierë, punonjës mirëmbajtjeje dhe shumë të tjerë.

Sipas Tatimeve, tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin referencë për profesionin përkatës do të konsiderohen me risk të lartë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të thelluara nga Administrata Tatimore.

A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin

0
A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.

Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme por edhe për pastrimin me themel të shtëpisë.

Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.

Së fundmi, soda e bukës ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit.

Kjo sëmundje shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.

Soda e Bukës Për Mbajtjen e Diabetit Nën Kontroll
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se soda e bukës përbën linjën e parë të mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.

Përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.

Sipas ekspertëve, nëse organizmi i njeriut ofron një mjedis acidik që nxit shumë sëmundje, përfshrië diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet.


Për më tepër, diabetikët janë të prirur të preken një mykomukoza, një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm.

Soda e bukës mund të parandalojë përhapjen e këtij infeksioni dhe të shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënies së trupit në koma.

Bëhet fjalë për një komplikacion të rrezikshëm për diabetikët që shfaqet me simptoma si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje të gojës e plogështi.

Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes.

Sipas tyre, vetëm një mjek specialist mund të rekomandojë një kurë dhe doza të sakta të sodës së bukës që janë të nevojshme për mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe komplikacioneve të tij.

Konsultat me mjekun janë të nevojshme sepse nëse e teproni me sodën e bukës, ajo mund të ketë një efekt krejt të kundërt nga qëllimi fillestar./AgroWeb.org

Orëndreqësit e fundit në Fier! Alban Zijai: Të rinjtë duan fitim të shpejtë, s’punojnë për pasion

0
Orëndreqësit e fundit në Fier! Alban Zijai: Të rinjtë duan fitim të shpejtë, s’punojnë për pasion

Në një qytet që po ndryshon me shpejtësi, disa profesione po mbeten vetëm kujtim. Riparimi i këpucëve, rrobaqepësia, riparimi i televizioneve dhe orëndreqësi, po shkojnë drejt zhdukjes.

Në këtë dyqan të vogël në zemër të Fierit punon Alban Zijai, 55-vjeç, një nga të paktët orëndreqës të mbetur në qytet. Çdo ditë, me përkushtim, ai vazhdon të ruajë zanatin e mësuar nga i ati që në adoleshencë.

“Jam djali i usta Ganiut. Që në moshën 15-vjeçare fillova të merrem me orët në shtëpi. Më pas, pas gjimnazit, në vitin 1990, hyra në punë dhe nuk jam shkëputur më. Këtë zanat e kam me qejf’, tha Alban Zijai.

Albani shpreh keqardhje për të rinjtë që nuk duan ta ndjekin traditën.

“Ky profesion po zhduket sepse njerëzit sot duan fitim të shpejtë. Nuk punojnë më me pasion. Edhe djali im e ka provuar, por më shumë i pëlqen shitja”, tha ai.

Teksa ora digjitale zëvendëson atë me akrepa, ky profesion po mbijeton vetëm falë dashurisë së zanatçinjve të vjetër. Zanate si ai i orëndreqësit janë pasuri kulturore që duhen ruajtur por fatkeqësisht në Fier sot kanë mbetur vetëm 5 orëndreqës, të cilët janë mbi 60- vjeç.

VIDEO

Burimi: shqiptarja.com

‘Çmendurisë’ së çmimeve nuk i shpëton as Fieri! Një shtëpi me qira shkon 30 mijë lek/muaj! (Video)

0
‘Çmendurisë’ së çmimeve nuk i shpëton as Fieri! Një shtëpi me qira shkon 30 mijë lek/muaj! (Video)

Në qytetin e Fierit, çmimet e qirave të apartamenteve kanë vijuar trendin e rritjes gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në pesëvjeçarin e fundit është shënuar një rritje me mbi 40%, duke bërë që dhe ne periferi qirate te shkojne nga15 deri në 18 mijë lekë në muaj.

Në lagjet më të kërkuara si “Kastriot”, “15 Tetori”, “1 Maji” dhe “Apolonia”, qiratë mujore shkojne nga 25 mijë deri në 30 mijë lekë ne muaj. Kjo ka ardhur si pasoje e shpërnguljes së banoreve te zonave rurale drejt qytetit dhe akomodimi i stafeve te huajve qe punojne për panelet fotovoltaike në Seman dhe Darëzezë.

Arta Progonati, agjente imobiliare shrepehet se: “Rritja e qirave ka ardhur për një sërë arsyesh. Pas pandemisë, shumë të moshuar janë shpërngulur në qytet për të qenë më pranë spitaleve. Po ashtu, nxënës të shkollave rurale janë vendosur pranë shkollave në qytet, dhe një ndikim i madh ka ardhur nga stafet e huaja të angazhuara në projektet me panele diellore në zonat e Semanit dhe Darëzezës.”

Fieri nuk ka një treg të strukturuar dhe çmimet shpesh përcaktohen në mënyrë arbitrare.

Shiko Video

Emiron Cane, agjent imobiliar tha se “nuk ekziston një balancë reale sipas zonave. Edhe pallatet e vjetra po preferohen nga qiramarrësit, sepse opsionet janë të kufizuara dhe çmimet nuk janë të kontrolluara.”

Një tjetër prirje është rritja e kërkesës për qira afatshkurtra, sidomos gjatë verës. Kjo ka bërë që shumë prona të nxirren në AIRBNB duke reduktuar ofertën për vendasit.

“Ne jemi dy kurorë në një çati, nuk marrim dot apartament me qira se kanë shkuar 30 mijë lek ne muaj. Eshtë e papërballueshme!”, tha një qytetar.

Përtej nevojës për strehim, qiratë në Fier po shihen gjithnjë e më shumë edhe si formë investimi. Shumë pronarë kanë kthyer apartamentet në burim të ardhurash të qëndrueshme. Per qirate ditore, kryesisht jane te interesuar te huajt qe mberrijne ne Fier për turizmin shendetësor.

Në mungesë të një ndërhyrjeje institucionale për të rregulluar dhe kontrolluar tregun, qyteti i Fierit po përballet me një rritje të qirave që jo vetëm rrezikon të përjashtojë shtresat më të pambrojtura, por po ndryshon dhe mënyrën sesi qytetarët dhe investitorët e shohin pasurinë e paluajtshme.

Burimi: shqiptarja.com

Vijon puna për zgjerimin e rrugës Fier-Fratar, investim kyç për zhvillimin ekonomik dhe turistik

0
Vijon puna për zgjerimin e rrugës Fier-Fratar, investim kyç për zhvillimin ekonomik dhe turistik

Në kantierin e ndërtimit të rrugës Fier-Frataj me gjatësi 43 km, puna po ecën me ritëm të mirë, duke arritur një realizim fizik prej 30%.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentet Patos-Ballsh dhe Ballsh-Fratar po vijon puna për zgjerimin e rrugës ekzistuese, ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse, kanaleve, tombinove dhe shtresave rrugore.

Në segmentin “Devijimi Povel”, ku po ndërtohet një aks totalisht i ri, punimet përfshijnë mbushjen e shtresave, ndërtimin e urës si dhe muret pritëse dhe mbajtëse.

Përfundimi i këtij projekti do të shërbejë si një arterie ekonomike e rëndësishme për zonën e Fratarit dhe Mallakastrës.

Rruga e re do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe mallrave bujqësore, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale, agroturizmin dhe zhvillimin e turizmit në rajon./a.gj/

Burimi ATSH

Spitali Memorial zhvillon konferencën “Raste që flasin, nga diagnoza tek zgjidhja”

0
Spitali Memorial zhvillon konferencën “Raste që flasin, nga diagnoza tek zgjidhja”

”Spitali Memorial” ishte organizator i konferencës mjekësore “RASTE QË FLASIN, NGA DIAGNOZA TEK ZGJIDHJA”, një aktivitet i dedikuar trajtimit të rasteve klinike sfiduese dhe zgjidhjeve bashkëkohore terapeutike.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë 24 mjekë specialistë dhe 2 infermiere me përvojë të gjatë, të cilët ndanë rastet e tyre më domethënëse dhe qasjet e aplikuara në trajtim.

Ata sollën dije, përkushtim dhe frymëzim për kolegët dhe profesionistët e rinj.

Sonte “Hëna Luleshtrydhe”, dilni shiheni me sytë tuaj

0
Sonte “Hëna Luleshtrydhe”, dilni shiheni me sytë tuaj

Sot, Hëna ka arritur pikën më të ulët në qiellin e Tokës, një fenomen i rrallë që nuk do të përsëritet deri në vitin 2043.

Sipas NASA kjo do të krijojë mundësinë që nga toka të dallohen krateret dhe relievet malore të hënës, nëse përdoret një teleskop i mirë.

 Mbrëmjen e sotme hëna e plotë e qershorit, e njohur si “Hëna Luleshtrydhe”, do të jetë në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës, çka do ta bëjë atë të duket si një super hënë për nga madhësia.

 Superhënat duken më të ndritshme dhe më të mëdha nga Toka, duke ofruar një pamje spektakolare nëse qielli është i pastër.

  Hëna sot pritet gjithashtu të jetë 10 përqind me më shumë ndriçim krahasuar me reflektimin e saj të zakonshëm.

 Por çfarë është një “Hënë luleshtrydhe”? 

“Hëna luleshtrydhe” as nuk ka pamjen e një luleshtrydheje dhe as nuk ka ngjyrën e saj. Ky emër i është dhënë hënës së plotë nga fiset native amerikane.

 Sipas “The Old Farmer’s Almanac”: Ky emër “Hëna luleshtrydhe” është përdorur nga popujt Algonquin, Ojibwe, Dakota dhe Lakota, ndër të tjera, për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që në qershor janë gati për tu mbledhur.

Ndahet nga jeta ish-regjisori i teatrit “Bylis” Leka Bungo

0
Ndahet nga jeta ish-regjisori i teatrit “Bylis” Leka Bungo

Leka Bungo ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës në Shqipëri si regjisor, skenarist dhe aktor, duke i lënë vendit një trashëgimi të larmishme artistike në fushën e humorit dhe të skenës shqiptare.

Leka Bungo ka kryer shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi për një kohë si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.

Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin më të theksuar.

Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar teatrin privat “Rubairat”, por që shpejt humbi destinacionin e vet artistik, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri.

Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Përveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenarë filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj.

Në filmin e vitit 1990 Një djalë edhe një vajzë ai luajti rolin e Bardhylit. Ishte autor i skenarëve për disa filma artistikë.

Në vitin 2021 Leka Bungo u zgjodh Kryetar i Bordit Drejtues të RTSH-së, detyrë që e mbajti deri dy muaj para ndarjes nga jeta.

Disa nga veprat e tij:

1966: Oshëtime në bregdet

1980: Pabesia (dramë)

1985: Tre njerëz me guna

1988: Mirela

1990: Një djalë edhe një vajzë – roli: Bardhyli, babai i Artanit

1991: Gjuetia e fundit

1992: Pas fasadës

Leka Bungo do të mbahet mend gjatë për krijimtarinë e tij në Estradën e Fierit, të Lushnjës dhe të Estradës së Shtetit në Tiranë, për vënien në skenë të disa prej perlave të humorit shqiptar, si dhe për vitalitetin dhe këmbënguljen për të qenë aktiv deri në fund të jetës.

Varrimi bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e Sharrës, ndërsa ngushëllimet priten në “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit.