Home Blog Page 131

Faza e tretë e rehabilitimit të Gjanicës drejt përfundimit

0
Faza e tretë e rehabilitimit të Gjanicës drejt përfundimit

Po vijon me intensitet të lartë faza e tretë e rehabilitimit të lumit Gjanica, që shtrihet nga qendra e Fierit deri te UMB.

Kjo fazë përfshin segmentin përfundimtar të lumit dhe synon t’i japë zhvillim të qëndrueshëm urban kësaj zone të rëndësishme të qytetit.

Projekti përfshin sistemimin e brigjeve, ndërtimin e shëtitoreve dhe trotuareve moderne, si dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ky investim pritet të transformojë ndjeshëm peizazhin urban të Fierit dhe të përmbyllë me sukses një projekt madhor që ka nisur prej disa vitesh.

Risi në arsimin shqiptar: Universitet për të moshuarit në Tiranë

0
Risi në arsimin shqiptar: Universitet për të moshuarit në Tiranë

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë.

Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet në vijim 2025–2030 të vënë në funksion në një universiteti për moshën e trete dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit dhe ndërveprimit ndër-brezor.

Universiteti për Moshën e Tretë (U3A) përbën një organizatë arsimore unike dhe globale, dedikuar personave mbi 50 vjeç.

Ai krijon mundësi për të nxitur zhvillimin personal dhe angazhimin intelektual përmes kurseve me kohë të pjesshme dhe aktivitetit social, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe reduktimin e izolimit social e vetmisë.

Tirana do te jete qyteti i pare që do eksperimentoje me ketë projekt.Programet do të zhvillohen “nga anëtarët për anëtarët” dhe do të përfshijnë një shumëllojshmëri tematikash si arte, gjuhë të huaja, filozofi, histori, shkenca natyrore, çështje aktuale, kultura, vullnetarizëm dhe aktivitete krijuese.

Modelet që frymëzojnë këtë nismë janë ato franceze dhe britanike, tashmë të përhapura në shumë vende të botës, edhe pse komunikimi mes rrjeteve U3A mbetet i kufizuar.

Rezultatet e pritshme përfshijnë stimulimin e aktivitetit mendor, nxitjen e lidhjeve sociale dhe përfshirjen e individëve të moshuar në aktivitete që nuk kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë më parë, duke promovuar kështu një jetë aktive.

Treguesit e performancës përfshijnë miratimin e akteve ligjore për funksionimin e universitetit dhe hartimin e programeve konkrete arsimore, kulturore dhe sociale.Treguesit e ndikimit parashikojnë krijimin e një modeli funksional të U3A në Tiranë dhe angazhimin e të paktën 80 individëve të moshuar në ndjekjen e kurseve.Në një tjetër hap drejt integrimit të të moshuarve në jetën komunitare, projekti pilot “Të birësojmë një shkollë” synon krijimin e një ure ndërmjet brezave.

Nisma do të zhvillohet në bashkëpunim me SHSSH, MAS, OJF-të dhe pushtetin vendor, dhe synon përfshirjen vullnetare të të moshuarve në jetën shkollore përmes mentorimit, ndarjes së eksperiencave jetësore apo leksioneve në fusha si matematika, gjuha, arte, shkencat natyrore, edukimi fizik etj.

Krahas leksioneve dhe aktiviteteve edukative, projekti përfshin edhe përfshirjen e përbashkët të të moshuarve dhe të rinjve në forume, aktivitete kulturore, mbjellje pemësh, diskutime mbi çështje klimatike apo seminare për luftimin e diskriminimit ndaj moshimit.

Në këtë mënyrë, forcohet ndërveprimi social dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën që të moshuarit sjellin në komunitet

Fier, së shpejti nis puna për kompleksin e madh sportiv “Dua të luaj”

0
Fier, së shpejti nis puna për kompleksin e madh sportiv “Dua të luaj”

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është gati një projekt transformimi në kompleksin sportiv te Parku Olimpik në Tiranë ku parashikohet një masterplan zhvillimi.

Në një komunikim të drejtpërdrejt në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama u ndal te investimet në sport.

Në bashkinë e Tiranës, Rama tha se veç projektit të transformimit të kompleksit sportiv te Parku Olimpik, kemi fushat e ndërtuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, qendrën sportive të lojërave me dorë “Feti Borova” etj.

Kryeministri nënvizoi se aty ku kemi aktualisht kompleksin e pishinave do të kemi një shtrirje të mëtejshme të planit me rikualifikimin e pishinave dhe me elementë të tjerë ndihmës për ushtrimin e disiplinave sportive.

Po ashtu, Rama tha se së shpejti do të nisë puna për dy komplekse të mëdha ‘Dua të luaj’, në Fier dhe Vlorë.

“I përmend sepse janë ndër më të mëdhatë që kemi bërë deri më sot. Kujtoj kompleksin e bukur të Lezhës dhe të Beratit, i cili i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë në aspektin e shëmbëlltyrës urbanistike që ka dhe është publikuar edhe në faqe prestigjioze të urbanistikës e arkitekturës në rrjetet sociale jashtë vendit”, tha Rama.

Me vazhdimin e punës për komplekset “Dua të luaj”, Rama theksoi se “do të rrisim hapësirat për fëmijët dhe të rinjtë për të zhvilluar aktivitete fizike dhe për t’i socializuar veç aktiviteteve fizike si një nevojë e madhe dhe e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve.

“Fëmijët e rinia do të kenë një vend shumë të rëndësishëm në gjithë kalendarin e mandatit tonë të katërt. Jam shumë optimist që duke ecur paralelisht në të gjitha këto korsi, do të kemi një buqetë goxha domethënëse arritjesh të tjera në zhvillimin e mëtejshëm dhe evropianizimin dhe integrimin e plotë të vendit në BE”, tha Rama.

Historia e dollisë shqiptare si formë komunikimi e trashëguar brez pas brezi dhe shprehje e miqësisë

0
Historia e dollisë shqiptare si formë komunikimi e trashëguar brez pas brezi dhe shprehje e miqësisë

Në trojet shqiptare, ku mikpritja është thuajse ligj i pashkruar dhe fjala e dhënë ka vlerën e një betimi, ekziston një rit i lashtë që i ka mbijetuar kohërave dhe ndryshimeve:

Nuk po flasim vetëm për një ngritje gote si simbol për të festuar. Por për një formë komunikimi të trashëguar brez pas brezi, një shprehje e miqësisë, e cila duket se krijon një skenë ku çdo fjalë e shqiptuar bart një mesazh që shkon përtej momentit.

Ky është rrëfimi ynë të përfshirë plotësisht në zbulimin e botës së dollisë shqiptare, aty ku autenticiteti është thelbi.

Në traditën shqiptare, dollia ka qenë dhe mbetet një mënyrë e veçantë për të nderuar miqtë, të afërmit, vendin. Dhe këtë forcë të dollisë si akt kulturor e shpreh fuqishëm edhe kinematografia shqiptare.

Në këtë mënyrë, dollia shqiptare është më shumë se një rit i gostisë, ajo është një trashëgimi që meriton të ruhet e të vlerësohet si një pasuri kombëtare me rëndësi të veçantë.

Dollia po shërben si urë mes brezave, ku në çdo gotë të ngritur fshihet një histori, një ndjenjë dhe një kujtim i përbashkët.

Dollia ka dhe veçori të dallueshme nga njëra zonë në tjetrën. Karakteristikat e dollisë sipas rajoneve të ndryshme në studimin e profesor Sherif Bundos ndahet kryesisht në dy grupe: dollia zabërzançe dhe dollia sulovarçe.

Megjithëse duhet pranuar se rregullat e dollisë kanë ndryshuar, nga një rit solemn që udhëhiqej dikur nga hierarkia dhe zakoni në tryezat e brezit të vjetër, është kthyer sot në një shprehje më e thjeshtë dhe emocionale nga brezi i ri ku mbizotëron lirshmëria e ndjenjave. Tradita mbetet, por forma ndryshon me kohën.

Dollia, përfaqëson një pasuri të çmuar kulturore e shpirtërore mes shqiptarëve; që me inisiativë të një grupi intelektualësh propozohet të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore në Unesco, i drejtuar nga akademiku Sherif Bundo i cili i ka kushtuar libra dollisë shqiptare, madje ka shkruar edhe një manual për rregullat e dollisë të përkthyer në gjuhë të huaja që ju shërben turistëve të njohin më mirë traditën shqiptare.

Top Channel

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt

0
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt

Afro 1 në 5 apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Një vrojtim i Bankës Qendrore, në gjashtëmujorin e dytë të 2024, në 230 subjekte ndërtuese, tregoi se janë shitur 863 prona.

Gjysma e këtyre shitjeve janë mbështetur nga kredi bankare, ndërsa 18% e banesave janë blerë nga jorezidentë, ku 77% i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërtuesit dhe agjentët kanë përqendruar veprimtarinë e tyre kryesisht në zonat periferike të Tiranës, ku janë shënuar rritje të larta të çmimeve, por edhe të numrit të shitjeve.

Në të njëjtën kohë, zonat bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, si nga blerësit vendas, ashtu edhe nga të huajt.

Kohëzgjatja e shitjes ka rënë ndjeshëm në kryeqytet në 7.1 muaj nga 9.7 që ishte më parë, duke reflektuar kërkesë të lartë dhe efikasitet në përmbylljen e transaksioneve.Në zonat e tjera, koha mesatare për shitje është ulur në 11.6 muaj.

Përfaqësuesit e shoqërive ndërtuese dhe agjentët imobiliarë janë optimistë për të ardhmen.

Ata presin rritje të mëtejshme të çmimeve dhe zgjerim të numrit të pronave për shitje, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, më konkretisht 56 % presin qëndrueshmëri, 39% presin rritje të çmimit të banesave dhe vetëm 4% presin që këto çmime të ulen.

Jurgeni, djali fierak i cili reklamon në ekranet gjigande të Times Square

0
Jurgeni, djali fierak i cili reklamon në ekranet gjigande të Times Square

Gjate vizites se fundit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka folur per nje nga zonat me te njohura te botes ne New York, sic eshte sheshi i famshem i Times Square.

Aty ai ka takuar te riun fierak, Jurgenin, i cili prej dy vitesh e gjysem ne Amerike, merrej specifikisht me reklamimin ne keto ekrane gjigande duke u bere nje ure lidhese midis te interesuarve dhe shfaqjes se imazheve te ndryshme ne keto ekrane te njohura.

Ne videon e meposhtme ai shpjegon se si mund te arrish te shfaqesh nje video ne keto ekrane, dhe cila eshte pagesa per 10 sekonda transmetim apo me shume.

Jurgeni, djali fierak i cili reklamon ne ekranet gjigande te Times Square

Gjate vizites se fundit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka folur per nje nga zonat me te njohura te botes ne New York, sic eshte sheshi i famshem i Times Square. Aty ai ka takuar te riun fierak, Jurgenin, i cili prej dy vitesh e gjysem ne Amerike, merrej specifikisht me reklamimin ne keto ekrane gjigande duke u bere nje ure lidhese midis te interesuarve dhe shfaqjes se imazheve te ndryshme ne keto ekrane te njohura. Ne videon e meposhtme ai shpjegon se si mund te arrish te shfaqesh nje video ne keto ekrane, dhe cila eshte pagesa per 10 sekonda transmetim apo me shume.

https://www.youtube.com/watch?v=1CmBo4ruE4U&lc=Ugw8whWW3T3mUUCn4AV4AaABAg

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro” – Efektivi i burgut kërcënon të dënuarin, letra që e “fundosi”

0
“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro” – Efektivi i burgut kërcënon të dënuarin, letra që e “fundosi”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër SPAK që të hetojë rastin e një punonjësi në burgun e Durrësit.

Top Channel raporton se ndaj efektivit me ininciale G.Kushi, prokuroria qytetit të Durrësit kishte ngritur akuzën e korrupsionit pas denoncimit të një të burgosuri se ai e kishte shantazhuar dhe kërcënuar nëse nuk do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash.

“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosurit.

Pasi e ka paralajmëruar, polici i ka lënë në një letër të verdhë me shkrim dore numrin e llogarisë, ku familja e të burgosurit duhet të hidhte shumën.

Siç rezulton, pas denoncimit të të burgosurit prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.

Sipas burimeve të TCH rezulton se paratë nuk janë paguar, ndërkohë që çështja me komunikimin e akuzës dhe marrjen si të pandehur të policit u dorëzua tek një gjyqtar paraprak i këtij qyteti, i cili ka shpallur moskompetencën me konstatimin se ky hetim dhe gjykimi duhet shqyrtuar nga gjykata antikorrupsion në Tiranë.

Gjyqtari Erjon Çela sipas Anila Hoxhës pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur që aktet  hetimore të rikonsiderohen edhe njëherë nga SPAK, që duhet të bëjë të njëjtat veprime dhe t’ja dorëzojë të pandehur policin.

Dhjetëra vullnetarë në mbrojtje të natyrës, zona e ‘Pishë Poro’ pastrohet nga mbetjet

0
Dhjetëra vullnetarë në mbrojtje të natyrës, zona e ‘Pishë Poro’ pastrohet nga mbetjet

Peizazhi i Mbrojtur Pishë Poro, në zonën turistike të Darzezës në Fier, u pastrua nga dhjetra vullnetarë, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier. 

Ky park është shumë i frekuentuar nga qindra vizitorë gjatë fundjavës nga zonat përreth por edhe nga e gjithë Shqipëria. 

Por ndotja që ata prodhojnë, është e madhe pasi pjesa më e madhe e tyre, pas piknikut, mbetjet i lënë në park.

Me pjesëmarrjen e vullnetarëve, këtë vit po punohet për pastrimin e disa zonave bregdetare dhe në brigjet e Lumit Vjosë.

‘Një mbrëmje në teatër’ – premierë më 3, 4 dhe 5 qershor në Teatrin ‘Bylis’ Fier”

0
‘Një mbrëmje në teatër’ – premierë më 3, 4 dhe 5 qershor në Teatrin ‘Bylis’ Fier”

“Një mbrëmje në teatër” është shfaqja që do të ngjitet premierë absolute në teatrin “Bylis” në Fier më 3,4 dhe 5 qershor në orën 19:00.

Në shfaqje interpretojnë aktorët Olta Daku, Hervin Çuli, Rudina Dembacaj dhe Besmir Bitraku.

Një komedi brilante që sjell në skenë dy çifte të ulur në sallën e teatrit për të parë “Hamletin”.

Në vend që të përqendrohen te shfaqja, ata fillojnë të komentojnë mbi aktorët, skenografinë dhe vetë veprën, duke zbuluar pak nga pak edhe tensionet, keqkuptimet dhe problemet në marrëdhëniet e tyre.

Futbollistja fierake Xhesika Ndoj shkëlqen me trigolësh, Shqipëria mposht Rumaninë

0
Futbollistja fierake Xhesika Ndoj shkëlqen me trigolësh, Shqipëria mposht Rumaninë

Shqipëria e vajzave U-19 fitoi me rezultatin 4-2 ndeshjen e dytë miqësore ndaj Rumanisë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, kuqezezat e drejtuara nga trajnerja Lucije Gjini shkëlqyen falë lojës së organizuar dhe golave të realizuar nga Klesta Ago dhe tripleta e futbollistes fierake, kapitenes Xhesika Ndoj.

Formacioni titullar i zgjedhur nga trajnerja Gjini për këtë përballje ishte: Helshani (GK), Ara, Mustafa, Hasaj, Ndoj, Kuci, Isejni, Ago, Bushati, Qose, Nuha.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Xhesika Ndoj.

Më pas, në minutën e 34-t, Klesta Ago dyfishoi rezultatin, duke çuar vajzat kuqezi në pushimin mes pjesëve me epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, Xhesika Ndoj ishte sërish protagoniste, duke realizuar edhe dy gola të tjerë dhe duke kompletuar tripletën e saj personale.

Edhe Rumania reagoi dhe shënoi dy gola, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.