Home Blog Page 132

Fëmijët pushtojnë qytetin me paradë plot ngjyra dhe gëzim (Foto)

0
Fëmijët pushtojnë qytetin me paradë plot ngjyra dhe gëzim (Foto)

Në kuadër të festimeve për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, bulevardi kryesor i qytetit të Fierit u mbush me ngjyra, hare dhe këngë, teksa fëmijët marshuan në një paradë madhështore.

Të veshur me kostume festive, me flamuj, tullumbace dhe buzëqeshje, fëmijët fierakë dhuruan një atmosferë të veçantë për qytetin.

Parada u zhvillua në bulevardin kryesor dhe u shoqërua nga prindër, mësues, animatorë dhe muzikë festive.

“Më presin sfida të reja”/ Portierja Antigoni Hyska largohet nga Apolonia, falenderon për mbështetjen gjatë viteve

0
“Më presin sfida të reja”/ Portierja Antigoni Hyska largohet nga Apolonia, falenderon për mbështetjen gjatë viteve

Pas 6 viteve të mbushura me emocione, sakrifica, fitore dhe përkushtim, portierja Antigoni Hyska largohet nga Apolonia, jo si një ndarje, por si një hap i ri drejt ëndrrave më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Lexoni më poshtë fjalët e saj prekëse, për klubin, shoqet, tifozët dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi të mrekullueshëm.

“Është e vështirë të nisësh dhe të flasësh për këtë klub, ku kam qëndruar 6 vite së bashku me ju, dhe vjen momenti për t’u larguar.

Një klub që më rriti si një nënë, si familja ime, si e vogla në shtëpinë tuaj. Një klub ku kam kaluar sfida, lot, mund, djersë, sakrifica, guxim, kurajo, forcë, gëzim, triumfe, humbje dhe fitore. Një klub që më mësoi të jem dikush.

Prandaj sot më vjen shumë e vështirë të flas për largimin tim nga ju. Nuk largohem sepse më mungon diçka këtu, por sepse puna dhe përkushtimi i përbashkët më kanë hapur shumë dyer në Europë.

Dua t’u tregoj klubeve të mëdha se jam rritur në një klub të bukur dhe të madh në Shqipëri.

Faleminderit nga zemra! Nuk di nga të nis…

Faleminderit Presidentit që ka qenë gjithmonë mbështetja ime.

Faleminderit trajnerëve që kanë qenë gjithmonë mbështetësit e mi, edhe në gabimet e mia.

Faleminderit shoqeve të skuadrës, me të cilat kemi dhënë djersë, mund, lot dhe gëzim në fushë, dhe së bashku kemi shkruar histori duke u shpallur kampione të Shqipërisë.

Faleminderit stafit të akademisë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në rrugëtimin tonë.

Faleminderit trajnerit tim, që më mësoi të jem një portiere e kërkuar, falë punës së tij të palodhur.

Faleminderit tifozëve për duartrokitjet, brohorimat dhe fjalët e mira që nuk u shterën kurrë.

Faleminderit që besuat tek unë për kaq shumë vite dhe më ndihmuat ta bëj ëndrrën time realitet.

Ju premtoj se do të mbaj fort këtë fanellë dhe do të përpiqem ta nderoj gjithmonë duke e çuar sa më lart emrin e saj.

Gjithmonë me ty, Apolonia e Madhe 🤍💚

Zjarri përfshin pyllin e Darëzezës, 3 vatra aktive; 6 mjete zjarrfikëse dhe 2 autobote në vendngjarje (Video)

0
Zjarri përfshin pyllin e Darëzezës, 3 vatra aktive; 6 mjete zjarrfikëse dhe 2 autobote në vendngjarje (Video)

Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakë që po përhapen me shpejtësi. 

Fillimisht forcat zjarrfikëse kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.

Mjete zjarrëfikëse nga Patosi, Roskoveci e Lushnja i janë bashkuar aksionit për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive në tre vatra.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka treguar për Report Tv se aktualisht po operohet me 6 mjete zjarrefikse, 2 autobote uji dhe 1 fadromë për hapje korridoresh.

Terreni është i vështirë dhe ndërhyrja me mjete brenda pyllit është pothuajse e pamundur.

Fillimisht forcat zjarrfikëse kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.Punonësit e pyjores të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, po presin me motosharra pemë e shkurre për të mundësuar hyrjen e mjeteve brenda pyllit.

Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit, por deri tani dyshohet se mund të jetë ndezuar aksidentalisht nga disa fëmijë.

Publiku fierak mirëpret komedinë “Pleqëri me kusure

0
Publiku fierak mirëpret komedinë “Pleqëri me kusure

“Pleqëri me kusure”, një komedi që sjell përmes humorit jetën e përditshme të moshës së tretë u shfaq me sukes në teatrin “Bylis” të Fierit.

Publiku fierak mirëpriti premierën e komedisë “Pleqëri me Kusure”, me autor Odise Plakun dhe regji të Eljona Thomaraj.

Për aktorët Klajdi Marku, Astrit Hasani dhe Miola Sitaj, për 1 orë e 30 minuta mesazhet që u përcollën ishin pjesë e marrëdhënieve njerëzore në thjeshtësinë dhe vitalitetin e jetës.

Për minuta të tëra ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit si dhe komshiut të tyre, Viktorit, ngacmuan spektatorin me shqetësimet, gëzimet, xhelozitë e moshës së vonë, të fshehtat, dyshimet , intrigat dhe më në fund një enigme që do të zgjidhet.

 Për autorin Odise Plaku dhe regjisoren Eljona Thomaraj gjithçka ishte një dinamikë mes profesionistësh.

Premiera e shfaqjes  “Pleqëri me kusure” apeloi shqip dhe ngrohtë për respektim dhe përkujdesje për moshën e tretë që me gjithë vështirësitë e të përditshmes kanë dëshirën për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.

Largohen mjetet nga Rruga “Ramiz Aranitasi”, shkak etapa e fundit e Turit të Shqipërisë në çiklizëm

0
Largohen mjetet nga Rruga “Ramiz Aranitasi”, shkak etapa e fundit e Turit të Shqipërisë në çiklizëm

Autoritetet lokale kanë filluar largimin e mjeteve të parkuara në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, për shkak të zhvillimit të etapës së fundit të Turit të Shqipërisë në çiklizëm.

Etapa e pestë dhe përmbyllëse e këtij edicioni të 82-të do të zhvillohet ditën e nesërme, me nisje nga qyteti i Vlorës dhe përfundim pikërisht në qytetin e Fierit, ku do të shpallet dhe fituesi i këtij turneu prestigjioz.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Fier kanë hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së etapës së fundit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet në datë 30.05.2025, në oraret si më poshtë:

•Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15;

•Rruga Fier-Savër, nga ora 10:50 deri në orën 12:00;

•Savër-dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00;

•Rruga Levan-qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin!

Kupa e Shqipërisë për vajza vjen në Fier/ Apolonia triumfon në finale, mund Egnatian 5-1

0
Kupa e Shqipërisë për vajza vjen në Fier/ Apolonia triumfon në finale, mund Egnatian 5-1

Apolonia ka triumfuar për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin e thellë 5-1.

Vajzat fierake dominuan ndeshjen në “Arenën e Demave”, duke mos e diskutuar në asnjë moment finalen.

Apolonia shënoi 4 gola që në pjesën e parë me Tenutti De Souza (x2), Klea Hamonikajn dhe Ahlice Da Silvën.

Egnatia shënoi një gol në pjesën e dytë me Kejsi Pucën, ndërsa rezultatin final e vendosi Vanesa Levendi, që shënoi golin e pestë për Apoloninë.

Ndeshja u mbyll me fitoren e madhe të Apolonisë 5-1.

Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi Kupën e Shqipërisë për vajza ekipit të Apolonisë.

“Më ka qëlluar miku im”, ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi gruan pas ngjarjes!

0
“Më ka qëlluar miku im”, ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi gruan pas ngjarjes!

Një ngjarje tragjike është shënuar në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës.

Sipas informacioneve nga korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe, thuhet se gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por burri nuk u gjet.

Që nga ajo kohë, filluan kërkimet, të cilat rezultuan në gjetjen e viktimës pak minuta më pas.

Parandalimi i Diabetit – Pesë Hapa si të Kujdeseni në Shtëpi

0
Parandalimi i Diabetit – Pesë Hapa si të Kujdeseni në Shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve.

Ndaj edhe parandalimi i tij është shumë i rëndësishëm duke qënë se rrezikon çdo ditë njerëz nga të gjitha moshat.

Është shumë e rëndësishme të ndiqni rregulla strikte nëse ndjeni që jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

Baza nga ku mund të filloni me parandalimin e kësaj sëmundje është sigurisht ushqimi dhe stili i jetesës.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pesë hapa të thjeshtë se si mund të parandaloni prekjen nga diabeti.

Konsumoni shumë fibra

Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë edhe në humbjen në peshë pasi ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur në mënyrë të shëndetëshme.

Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet.

Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato.

Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra

Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri.

Ushimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe  nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë

Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe.

Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetëshme.

Një studim i fundit tregoi se personat që merrën më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Karbohidratet

Dietat strikte me pak karbohidrate dhe pak kalori mund t’ju ndihmojnë të humbsini shpejt në peshë, por nuk ndihmojnë dibetin.

Nëse i mohoni trupit tuaj marrjen e vitaminave dhe karbohidrateve të nevojshme ju limitoni edhe vlerat e tyre ndaj trupit tuaj.

Aktiviteti fizik

Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht.

Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale.

Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetëshme.

Sigurohuni të paktën të ecni rregullisht, të ngjisni shkallët apo të mereni me ushtrime aerobike.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Shoqata Amerikane e Diabetit, të cilit i referohet AgroWeb.org i rekomandon rregullisht kontrollet e diabetit për personat që janë mbi 45 vjeç.

Nëse jeni mbipeshë është e këshillueshme të kontrolloheni shpesh në çdo moshë pasi jeni më të rrezikuar.

Ndërsa pas moshës 45 vjeç këshillohet kontrolli i trupit çdo vit./AgroWeb.org

Fermerët në Lushnje të kënaqur nga çmimi i pjeshkëve

0
Fermerët në Lushnje të kënaqur nga çmimi i pjeshkëve

Fermerët në Lushnjë po e tregtojnë pjeshkën këtë vit më shtrenjtë. Çmimi është dyfish më i lartë krahasur me vjet dhe prodhuesit janë të kënaqur. Një pjesë e produktit shkon për tregun vendas.

-Ku po e shet?

-Këtu në tregun e Lushnjes.

-E shet të gjithë sasinë?

-Me pjesë, aq sa vjelim. Vjelim 30, 40 arka.

-Ka kërkesa?

-Po, ka. Nuk kanë qenë keq.

Edhe fermerë të tjerë që janë duke vjelur prodhimin shprehen të knëaqur me shitjen e këtij fruti. Pjesa më e madhe e produktit shkon edhe për eksport. Kërkesë më të lartë ka nga vendet e rajonit si Kosova apo Maqedonia e Veriut.

“Prodhimi është edhe për tregun vendas, një pakicë, dhe për eksport. Jemi shumë të kënaqur me pikat e grumbullimit që po marrin dhe po mbledhin për jashtë.”

Barbullinja në Lushnjë është një nga zonat ku sipërfaqe të tëra janë të mbjella me pjeshkë. Fermerët po kultivojnë disa variete kryesisht të marra nga Greqia dhe për shkak të klimës fruti piqet herët duke bërë që prodhimi të dalë edhe më herët në treg.

Klan News

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër

0
Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale në zemër në Gjermani.

Lame ndërroi jetë papritur, pasi nuk arriti të rikuperohej pas daljes nga gjendja e komës, që pasoi operacionin e vështirë.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur poste të rëndësishme në shtetin shqiptar, përfshirë atë të zëvendësministrit dhe drejtorit të Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.