Home Blog Page 133

Fieri epiqendra e energjisë diellore: 9 nga 10 centralet e rinj të licencuar në 2025 vendosen në këtë qark

0
Fieri epiqendra e energjisë diellore: 9 nga 10 centralet e rinj të licencuar në 2025 vendosen në këtë qark

Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për 4 muajt e parë të vitit janë licencuar 10 kompani për impiante të vegjël me kapacitet deri në 3 MW, me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 21 MW. 9 nga 10 centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit.

Po ashtu, është licencuar edhe një impiant i madh 100 MW, gjithashtu i parashikuar për t’u zhvilluar në Darzezë të Fierit.

Këto licenca vijnë pas atyre të vitit 2024 që shënoi dhe vlerën më të lartë nga pikëpamja e kapacitetit për aktivitetin e prodhimit të energjisë nga ky burim energjie. Në total gjatë vitit që shkoi u licencuan mbi 303 MW energji diellore për 17 kompani që tashmë kanë marrë dritën jeshile, duke rritur kapacitetin që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.

Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, për të kaluar në vitet 2019 – 2021, përgjatë të cilëve u licencuan vetëm 6 MW. Pas kësaj periudhe filloi të shënohej një rritje e ndjeshme e numrit të kompanive dhe kapacitetit të planifikuar për t’u instaluar. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW, ndërsa gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW.

Aktualisht, numërohen 64 kompani që kanë marrë licencat e tyre në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga dielli, ndërkohë që projektet e tyre arrijë në rreth 735 MW. Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur ndjeshëm nga energjia ujore./Scantv

“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?” – Gazetarët e huaj të mahnitur nga “Zjermi”, historia e dy këngëtarëve që mund të bëjnë historinë

0
“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?” – Gazetarët e huaj të mahnitur nga “Zjermi”, historia e dy këngëtarëve që mund të bëjnë historinë

Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.


Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e “Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh. Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë.

Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t’i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.

Ngjizja e “Shkodra Elektronike”


Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. “Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane “Turtulleshë” bëri që para se t’ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.

“Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve ’90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan “Shkodra Elektronike”.

Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.
“Njerz’t e mirë e njerz’t pa emër, kërcejnë valle n’shpirt” – është një nga vargjet e “Zjerm”.

“Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.

“Emigrantë të viteve ‘90”


Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. “Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.
Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. “Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith’. Shkova për t’i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.
Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjafueshëm që të harrojë gjithçka.

Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. “Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane

“Muzikantë klasi”


“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.
Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi “Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.
“Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest

Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016.

Ja kush janë kandidatët për deputet të Fierit që spikasin me votat preferenciale

0
Ja kush janë kandidatët për deputet të Fierit që spikasin me votat preferenciale

Në garën elektorale të qarkut Fier, partitë kryesore kanë marrë vota të shumta, por disa kandidatë kanë dalë në pah me numrin më të lartë të votave preferenciale.

Nga Partia Socialiste, më të votuarit janë:

Ceno Klosi me 16,638 vota,

Klevis Jahaj me 12,696 vota,

Asforal Haxhiu me 11,622 vota,

Antoneta Dhima me 6,860 vota,

Elton Koreshi me 5,966 vota,

Zegjine Caushi me 4,047 vota,

Dhimitër Knuti me 3,629 vota,

Ramion Kurti me 3,622 vota.

Nga Partia Demokratike, kandidatë që kanë spikatur me vota preferenciale janë:

Gentian Cela me 7,086 vota,

Silva Hasaj me 4,432 vota,

Pelivan Bufi me 3,778 vota.

HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

0
HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e cila ka vlerësuar një sërë vendesh bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale.

Me një rezultat të përgjithshëm prej 75.8 pikësh, vendi ynë ka dalë në krye të listës duke u cilësuar si një perlë mesdhetare që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, si një alternativë e preferuar ndaj destinacioneve të njohura si Greqia dhe Kroacia.

Raporti vlerëson lart bregdetin shqiptar, veçanërisht plazhet e jugut që janë përshkruar si të bukura dhe të paprekura, ndërsa Ksamilin e quan një ndër destinacionet më tërheqëse, falë gërshetimit të gjireve, ishujve të vegjël, kepave të pyllëzuar dhe lagunave që ndriçojnë nën rrezet e arta të pasdites.

Gjiri i Dafinës në gadishullin e Karaburunit, një zonë e mbrojtur natyrore, përmendet gjithashtu si një perlë e rrallë që duhet vizituar.

Përtej bregdetit, Shqipëria ofron edhe një pasuri të jashtëzakonshme natyrore në rajonet e brendshme.

Veçanërisht vlerësohet lugina e Thethit, e cilësuar si një nga eksperiencat më të veçanta për vitin 2025.

E vendosur në zemër të Alpeve shqiptare, kjo zonë përshkruhet si një peizazh magjepsës me kullota alpine, pyje pishe dhe liqene të kthjellëta, të rrethuara nga maja të thepisura që krijojnë një atmosferë të rrallë dhe të paharrueshme për vizitorët.

“Në një kohë kur udhëtarët po kërkojnë përvoja autentike, të paprekura nga turizmi masiv, një renditje e re ndërkombëtare e destinacioneve më të mira për vitin 2025 vë në pah vende që ofrojnë natyrë të egër, kulturë të gjallë dhe përballueshmëri ekonomike.

Sipas raportit, Shqipëria renditet lart në listë për shkak të maleve të saj të egra dhe të ruajtura, veçanërisht në zemër të Alpeve Shqiptare, duke tërhequr udhëtarë që kërkojnë aventura të pastra dhe përvoja larg turmave”, thuhet në publikimin nga HelloSafe.

Ky vlerësim nga HelloSafe vjen si një tjetër konfirmim i rritjes së reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik, duke sjellë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit. /j.p/

“Miss Globe” 2025 ndalet në Fier: Një vizitë e veçantë në Spitalin Memorial

0
“Miss Globe” 2025 ndalet në Fier: Një vizitë e veçantë në Spitalin Memorial

Eleganca, buzëqeshja dhe mesazhi i solidaritetit zbarkuan sot në Spitalin Memorial në Fier, ku bukuroshet ndërkombëtare nga shumë vende të botës të spektaklit prestigjioz “Miss Globe” u bënë pjesë e një vizite të veçantë.

Të udhëhequra nga organizatorja e njohur Albana Cakshiri, bukuroshet u pritën me mikpritje të ngrohtë nga drejtoresha e spitalit, znj. Rudina Degjoni.

Gjatë vizitës, vajzat e “Miss Globe” patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet moderne të spitalit, të zhvillojnë biseda me stafin mjekësor, si dhe të shkëmbejnë përshëndetje me disa pacientë të pranishëm.

Në përfundim të vizitës, përfaqësueset e shteteve pjesëmarrëse shkëmbyen dhurata simbolike nga vendet e tyre me drejtoreshën Degjoni.

Fier, numërohen 227 kuti, ja rezultatet

0
Fier, numërohen 227 kuti, ja rezultatet

Kur jane numëruar 227 kuti nga 587 ne total, Partia Socialiste kryeson bindshëm në qarkun e Fierit, sipas të dhënave më të fundit të numërimit të votave.

PS ka siguruar 37.606 vota, që përfaqësojnë 63.4% të totalit, ndërsa koalicioni PD-ASHM ndjek me 14.866 vota, ose 25%.

Në këto ritme, Partia Socialiste pritet të sigurojë 12 mandate, duke fituar 3 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, në dëm të Partisë Demokratike.

Në vendin e tretë renditet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” drejtuar nga Arlind Lapaj, me 4.21% të votave.

Më tej vijnë:

Partia “Mundësia” e Shehajt me 2.49%.

PSD e Tom Doshit me 1.5%.

Lëvizja “Bashkë” me 1.01%

Procesi i numërimit vijon, ndërsa pritet të bëhen publike edhe rezultatet përfundimtare në orët në vijim

Vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit – ja rezultatet sipas partive

0
Vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit – ja rezultatet sipas partive

Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm edhe me votat e diasporës në qarkun e Fierit, sipas rezultateve paraprake.

Pas hapjes së 1,496 nga 26.204 të zarfeve të votimit nga jashtë vendit, PS ka siguruar plot 957 vota, duke marrë 64.84% të totalit.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka grumbulluar vetëm 253 vota, ose 17.4%.

Ndër votat e tjera, 157 janë për “Nismën Shqipëria Bëhet”, 43 për partinë “Mundësia” dhe 38 për “Lëvizjen Bashkë”

Vijon numërimi në shkallë vendi – ja si ndahen votat deri tani

0
Vijon numërimi në shkallë vendi – ja si ndahen votat deri tani

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit janë numëruar 1,083 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, që përbën rreth 20% të totalit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban kryesimin me 141,534 vota, që përfaqësojnë 53.25% të votave të numëruara deri tani.

Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 90,144 vota ose 33.92%.

Partia Socialdemokrate renditet e treta, duke kapërcyer pragun e 10 mijë votave në nivel kombëtar.

Fier, numërohen 88 kuti nga 587 – thellohen diferencat mes partive

0
Fier, numërohen 88 kuti nga 587 – thellohen diferencat mes partive

Vazhdon procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit, ku deri tani janë numëruar 88 kuti nga 587 në total.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 14,390 vota, që përbëjnë 63.8% të votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 5,741 vota, ose 23.9%.

Partia e tretë deri më tani është “Nisma Shqipëria Bëhet”, me 992 vota, që përfaqësojnë 4.33%.

Fier, 31.1% pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 – Tirana kryeson, Vlora në fund

0
Fier, 31.1% pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 – Tirana kryeson, Vlora në fund

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin deri në orën 14:00.

Në Fier, pjesëmarrja ka arritur në 31.1%, duke e vendosur qarkun ndër më aktivët në nivel kombëtar.

Në krye të listës qëndron Tirana me një pjesëmarrje prej 34.2%, e ndjekur nga Dibra me 33.95% dhe Elbasani me 30.83%.

Ndërkohë, në fund të renditjes ndodhet Vlora, me vetëm 21.18% pjesëmarrje.Një faktor që besohet të ketë ndikuar ndjeshëm në këtë rezultat të ulët në qytetin bregdetar është mbajtja e garës ndërkombëtare Giro d’Italia, e cila ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa zona të Vlorës.

Për këtë arsye, Partia Socialiste ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës deri në orën 22:00.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator, i cili do të marrë një vendim zyrtar në orët në vijim.