Home Blog Page 134

Nis votimi në qarkun e Fierit, të drejtë vote 381.524 votues

0
Nis votimi në qarkun e Fierit, të drejtë vote 381.524 votues

Edhe në Fier si në mbarë vendin ka nisur mëngjesin e kësaj të diele procesi i votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Qarku i Fierit numëron 381 524 votues dhe 32 553  votues të regjistruar në  diasporë,  ndërsa  zgjedh 16 deputetë, mandate që do të ndahen në bazë të votave të fituara nga subjektet politike dhe kandidatët në garë çka e rendit qarkun e dytë menjëherë pas Tiranës për numrin me te madh te deputeteve që çon në Kuvendin e Shqipërisë. 404 shtetas me të drejtë vote do të votojnë në burgun e Fierit.

Skënder Hitaj – shembulli i një drejtuesi policie në shërbim të qytetarëve dhe ligjit

0
Skënder Hitaj – shembulli i një drejtuesi policie në shërbim të qytetarëve dhe ligjit

Nga Vladimir Muçaj: Gazetar, drejtor i medias Newsalbania.al

Si gazetar me një përvojë mbi 25-vjeçare në median shqiptare, më ka rënë rasti të ndjek nga afër e në mënyrë kritike punën e shumë drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Një pjesë prej tyre kanë zhgënjyer pritshmëritë e publikut, shpesh të përfshirë në vendimmarrje selektive, të ndikuar politikisht apo të shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Por sot dua të ndalem te një përjashtim pozitiv: drejtori i Policisë së Qarkut Fier, z. Skënder Hitaj. Për më shumë se 30 ditë, gjatë një fushate elektorale të ngarkuar dhe sfiduese, drejtori Hitaj ka ruajtur një pozicion të balancuar dhe korrekt. Por vlerësimi im nuk mbështetet vetëm në këtë periudhë.

Që nga dita e parë e marrjes së detyrës në krye të Policisë së Qarkut Fier, ai ka dëshmuar profesionalizëm, qetësi në vendimmarrje dhe një sens të lartë përgjegjësie institucionale.

Ndryshe nga shumë paraardhës të tij, z. Hitaj nuk ka rënë në kurthin e protagonizmit mediatik apo në ndikimin e rrymave politike. Ai ka ndërtuar një komunikim të qëndrueshëm me qytetarët, ka forcuar bashkëpunimin me strukturat vendore dhe ka rikthyer besimin e publikut te policia si institucion i rendit dhe ligjit, jo i pushtetit të radhës.

Puna e tij ka qenë e pandikuar nga interesat e ditës dhe e përqendruar te zbatimi i ligjit, te mbrojtja e qytetarit dhe te ruajtja e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Policia e Fierit sot është më funksionale, më transparente dhe më e afërt me komunitetin, falë stilit të drejtimit të z. Hitaj.

Në një kohë kur strukturat e rendit shpesh ndodhen nën presion për të mbajtur qëndrime të njëanshme apo për të toleruar shkelje me karakter politik, drejtori Hitaj ka treguar se integriteti është ende i mundur në këtë sistem. Dhe ky është një mesazh që duhet të shkojë përtej Fierit.

Shembulli i tij meriton vëmendje, respekt dhe mbështetje. Në një vend që kërkon reforma të thella dhe funksionim të shtetit ligjor, njerëz si Skënder Hitaj janë pasuri publike që duhen ruajtur dhe promovuar, sepse Shqipëria ka nevojë për më shumë drejtues si ai: të përkushtuar, të paanshëm, të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, pranë qytetarit.

Një ditë plot argëtim po afron në Fier me “Maj n’fest”

0
Një ditë plot argëtim po afron në Fier me “Maj n’fest”

Festa e 1 Majit do të vijë ndryshe këtë vit në Fier, me një koncert madhështor në sheshin qendror të qytetit për të sjellë një festë unike, “Maj n’fest’”

Bashkia e Fierit, për herë të parë i shton 1 majit dhe kalendarit vjetor të festave, një festë të dedikuar kësaj dite, mes traditës dhe bashkëkohores.

Në mbrëmje, festimet do të kulmojnë me koncertin e madh festiv, “Maj n’fest”.

Këtë radhë Bashkia e Fier do të kënaqë gjithë artdashësit fierakë dhe qytetarët me 5 emra shumë të njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare: Juliana Pasha, Anxhela Peristeri, Sard Strugaj, Yong Zerka dhe Free MC.

“Maj n’fest’” mendohet të jetë një natë e gjatë festive, me shumë atmosferë dhe plot argëtim për Fierin.

Alba Beton kërkon punonjës të rinj, ja në çfarë pozicionesh pune

0
Alba Beton kërkon punonjës të rinj, ja në çfarë pozicionesh pune

Kompania e mirënjohur në fushën e ndërtimit dhe prodhimit të betonit, Alba Beton, njofton hapjen e disa vendeve të lira pune në degën e saj në Orikum.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania kërkon të punësojë profesionistë të kualifikuar në pozicionet e mëposhtme:

Pozicionet e lira:

1-Impiantist betoni

2-Pompist

3-Ndihmës pompist

4-Fadromist

5-Shofer betoniere

6-Mekanik

7-Saldator

Për aplikim dhe më shumë informacion, mund të kontaktoni në numrin: +355 69 734 4445.

“U bëra baba i dy vajzave 3 vite më parë në Shqipëri”, Ermal Meta: I takova në jetimore, ishin të pambrojtura

0
“U bëra baba i dy vajzave 3 vite më parë në Shqipëri”, Ermal Meta: I takova në jetimore, ishin të pambrojtura

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta tregoi për “Vanity Fair” se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk është vajza e tij e parë.

Ai dhe partnerja e tij Chiara Sturda u bënë prindër tre vite më parë, kur takuan dy vajza në një jetimore në Shqipëri.

Duke qenë se nuk ishin të martuar, nuk mundën t’i adoptonin, por në qershor do të mbushin 18 vjeç dhe do të vijnë në Itali për të jetuar me ta.“E pashë kaq të vogël, kaq të pambrojtur ”, tha këngëtari.

Duke folur për dyshimet që kishte për veten e tij përpara se të bëhej baba, ai tregoi se tashmë është bërë prind :

“Unë dhe partnerja ime Chiara do të kemi së shpejti me vete dy vajzat tona të tjera, të cilat deri më tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ishin 15 vjeç, por, duke mos qenë të martuar, nuk mund t’i birësonim. Në qershor ata do të mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë me ne.

Këngëtari u takua me dy vajzat teksa punonte në një shtëpi strehimi në Shqipëri.

“Ne shihemi gjatë gjithë kohës, që atëherë, shkojmë t’i vizitojmë, tani do vijnë këtu ”.

Ai e kuptoi se ishte bërë babai i tyre në momentin kur u larguan në Itali:

“Një verë, kuptova se nuk mund të bëja më pa to “.

“Më merr në telefon dhe më thotë se janë në qytet për të bërë një fushatë bamirësie. Kështu që u përpoqa t’i shoh, shkoj i marr dhe dalim për drekë. Unë isha në makinë me to, në një moment kthehem dhe them:

Vajza, çfarë keni për të bërë këtë verë?

‘Ah, jo, asgjë.’ Nëse doni të vini me pushime me mua dhe Chiara-n….Kur morën vesh që Chiara ishte shtatzënë, u gëzuan pa masë:

Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ata u shikuan me njëra-tjetrën… Unë i qetësova menjëherë: Asgjë nuk do të ndryshojë, do të keni një motër shtesë”.

Uzina Mekanike e Naftës Patos, kur koha ishte punë, jo orë (Video)

0
Uzina Mekanike e Naftës Patos, kur koha ishte punë, jo orë (Video)

Uzina Mekanike e Naftës në Patos, shkëlqimi, rrënimi dhe mbajtja e saj ende në këmbë deri në ditët tona kur Uzina ka heshtur dhe muret e saj flasin zëra që ne i quajmë kujtime!

Duke qenë se në këtë vend punojnë ende disa punëtorë për të mbajtur ende në këmbe naftën, Tanini në këtë Uzinë bisedoi me:

1. Ilmi Myrtaj, ish punonjës i Uzinës

2. Thëllëza Shpata, Specialiste, avorzhimi

3. Petrika Shtrepi, Kryeinxhinier

4. Sokrat Çapo, ish punonjës, sektori i kovaçanës

5. Pëllumb Ferzaj, Përgjegjes i Uzinës

Aty, mes borxheve të naftës dhe ish avujve të oksidit të hekurit, fillon një histori që duket e pamundur, një histori dashurie që lulëzon në mes të metaleve dhe vajit të naftës. Ajo që fillimisht duket si një hapësirë e ftohtë dhe e braktisur industriale, është në fakt vend ku ndodhnin edhe takime të papritura, ku njerëzit krijonin lidhje më të thella sesa do të mund të mendonim ndonjëherë.

Ilmi Myrtaj, ish punonjës i Uzinës, sot pensionist e që banon aty pranë, flet me nostalgji për hekurat që e mbanin ekonominë dhe punën e kësaj Uzine.

– Është krijuar në vitin 1963 mbi bazën e ofiçinës mekanike. Uzina Mekanike e Naftës në Patos ishte një nga njësitë më të rëndësishme industriale në Shqipëri që ka luajtur rol kyç në mbështetjen dhe zhvillimin e industrisë së naftës në vend.

E vendosur në zemër të zonës naftëmbajtëse të Patosit, një nga basenet më të mëdha të prodhimit të naftës në Ballkan, kjo uzinë ka qenë për dekada të tëra një hallkë thelbësore në zinxhirin teknik dhe operacional të industrisë hidrokarbure shqiptare, u shpreh Ilmiu.

Brenda Ish Uzinës që sot gjallon vetëm nga e shkuara, guida jonë bëhet Petrika Shtrepi, Kryeinxhinier.

Ai na tregon repartet që sot janë në punë ose jo, ku në fakt shumica nuk punojnë për arsye të ndryshme. Petrika kujton se kjo Uzinë ka pasur vlera strategjike, gjëra që sot mezi  besohen në Shqipëri, ku ndër të tjera ajo duhej ruajtur. Petrika duke kujtuar të shkuarën në të tashmen tonë të çalë thotë:

–  Uzina Mekanike e Naftës në Patos u krijua për të ofruar mbështetje teknike nxjerrjen dhe përpunimin e naftës me bazë atë të Kuçovës. Me kalimin e viteve, ajo u kthye në një qendër të specializuar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ndryshme industriale që lidhen me industrinë e hidrokarbureve, përfshirë:

• Pajisje për shpime dhe nxjerrje nafte (komponentë të sondave, pompave, etj.)

•  Pjesë rezervë për impiante të përpunimit të naftës dhe gazit

•  Pajisje mekanike për transportin dhe magazinimin e hidrokarbureve

•  Struktura metalike dhe zgjidhje teknike të personalizuara për fusha të ndryshme industriale.

Duke ecur, ndalemi me Petrikën te avorzhimet. Thëllëza është një grua që ka kaluar katër dekada të jetës së saj mes kabllove, ndriçuesve dhe pjesëve të ndërlikuara të makinave në Uzinën Mekanike të Naftës në Patos.

Kur nisi punë këtu nuk ishte një nga të vetmet gra që kishte guxuar të hynte në një industri e dominuar nga burrat, një ambient i ashpër dhe i ngarkuar me kërkesa fizike dhe teknike të mëdha. Por ajo e dinte që kjo ishte pasioni i saj, dhe ajo nuk do të largohej kurrë. Thëllëza Shpata, Specialiste Avorzhimi tregon teksa është duke punuar:

Ka pasur momente kur kam qenë e vetme, por kurrë nuk kam dyshuar në veten time. Në fillim ishte e vështirë të merresha me stereotipet që ekzistonin për gratë në këtë profesion, por me kalimin e kohës, kam kuptuar se forca ime vjen nga njohuritë që kam dhe nga pasioni që kam për këtë punë. Kam punuar po këtu për një kohë të gjatë si elektriçiste.

Ndërsa Sokrat Çapo, Ish punonjës, sektori i kovaçanës flet për aksidente të shumta që janë bërë këtu, madje edhe ai vetë e ka pësuar keq dikur në fytyrë!

Sipas Çapos, kjo punë ka edhe hallet e saja. Ai tha:

– Aksidentet mund të përfshijnë gjithçka nga shpërthime, zjarre, ekspozim ndaj substancave toksike deri tek aksidentet mekanike që ndodhin gjatë operacioneve të përditshme. Disa nga aksidentet më të zakonshme kanë përfshirë

1. Zjarre dhe shpërthime

2. Aksidentet mekanike

3. Dëmtimet nga ekspozimi ndaj lëndëve kimike

4. Aksidentet elektrike

5. Aksidentet nga dëmtimi i infrastrukturës

Sot, një nga asetet më të vyera të Uzinës që mezi mbahet në këmbë, është stafi i saj teknik. Inxhinierë me përvojë shumëvjeçare, mjeshtër të kualifikuar në mekanikë të rëndë, si dhe specialistë në fushat e elektroteknikës, hidraulikës dhe automatizimit, përbëjnë bazën profesionale që i jep uzinës aftësinë të përballojë edhe sfidat më të ndërlikuara teknike.

VIDEO

Burimi: Shqiptarja.com

Nderime me çmimin “Aristidh Kola” në gazetarinë shqiptare

0
Nderime me çmimin “Aristidh Kola” në gazetarinë shqiptare

Nga Ymer Hysa

Divjakë, 19 prill 2025

Mjediset e qytetit dhe salla e Shtëpisë së Kulturës do të përcillnin hareshëm sot emocionet festive të një dite të veçantë në qytetin e Divjakës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Dega Fier me mbështetjen e Shoqatës kombëtare Kulturore Ress Egnatja, si dhe të medias online Newsalbania.al, për të tretën herë rradhasi në këtë qytet mes gazetarëve të shumtë, një publiku të gjërë dhe drejtuesve të pushtetit vendor do të ndante Çmimet “Aristidh Kola” (Nderi i Kombit) në gazetari, edicioni i pestë.

Ishte pikërisht Divjaka vëndi i origjinës së herëshme i këtij arvanitasi të shquar dhe Rilindasi të fundit që i kushtoi jetën studimeve të origjinës së shqiptarëve.

Juria e vlerësimeve të këtij edicionit përbëhej nga Ilir Krasniqi-kryetar (gazetar Prishtinë), Besim Dybeli-antarë (gazetar dhe kryetar UGSH-Qarku Elbasan si dhe Ilirjan Gjika-antarë (historian) të cilët me profesionalizëm mes shumë të propozuarve do të përzgjidhnin personalitete të shquar e me emër të gazetarisë shqiptare si gazetari dhe moderatori e mirënjohur Dëfrim Methasani, gazetari Jonuz Hallaçi, poeti, shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi, aktori Bujar Asqeriu, gazetarja e Report Tv Marsela Topi si dhe Anastas Ristan Prifti ( Pas Vdekjes)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u realizua përmes një aktiviteti artistik nën moderimin e gazetares dhe kryredaktores së SCAN TV Alida Lula, moderimi i së cilës për vlerat që shpalosi kaloi kufinjtë e një spektakli të mirfilltë.

Kampionët e gazetarisë shqiptare për këtë vit, të vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve Dega Fier, në fjalën e tyre u shprehën jo vetëm të emocionuar, por edhe të vlerësuar dhe nderuar për këtë çmim të lartë që mban emrin e njërit prej studiuesve më të guximshëm që e pagoi me jetën e tij aktivitetin gjurmues përmes hulumtimeve të origjinës shqiptare dhe kryesisht të Arvanitasve.

Në aktivitetin e organizuar u diskutua jo vetëm rreth jetës dhe veprës së këtij patrioti të shquar, por gazetarët e pranishëm u njohën edhe me projektin e UGSH dega Fier për ti propozuar Ministrisë së Arsimit përfshirjen në tekstet shkollore të pjesëve nga krijimtaria e studiuesit Aristidh Kola si dhe për emërtimin e një institucioni në Bashkinë Divjakë.

Veç sa më sipër miqtë gazetarë vizituan edhe mjediset e mrekullueshme të lagunës, ku u njohën me pyllin e virgjër si dhe me florën dhe faunën e kësaj lagune të miradministruar.

Dëmet që shkakton migrena në trup – Përveç dhimbjes së kokës

0
Dëmet që shkakton migrena në trup – Përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh.

Është shumë e famshme për efektet dhe krizat e vazhdueshme që shkakton dhe njihet si një nga dhimbjet më të forta të kokës. Mund të shkaktojë ditë të tëra pa gjumë dhe një sërë simptomash të tjera të cilat vijnë prej dhimbjes së vazhdueshme.

Kur kjo dhimbje mbaron, duket sikur edhe efekti i saj ka mbaruar gjithashtu, por jo gjithnjë është kështu. Sipas ekspertëve kjo sëmundje i shkakton trupit një sërë dëmesh të tjera të cilat nuk kanë lidhje me dhimbjen e kokës.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju shpjegojmë pikërisht këto efekte të mëdha që kjo sëmundje ka mbi të gjithë organizmin.

Ndiqini më poshtë të listuara të gjitha këto efekte negative.

Probleme me këmbët
Sipas të dhënave 1 në 6 persona që vuajnë nga migrena kanë probleme edhe me këmbët.

Bëhet fjalë për një problem neurologjik i cili e shtyn këtë pjesë të trupit të lëvizë në mënyrë të pavullnetshme.

Gjithashtu mund të ndjeni pickime apo mpirje të zonës së këmbëve.

Probleme me zemrën
Personat që vuajnë nga migrena kanë 50% më shumë mundësi të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Këtu përfshihen atakët në zëmër, ishemia apo sëmundje të tjera të zemrës.

Megjithëse mjekët nuk janë ende të qartë se si migrena e ndikon kaq negativisht zemrën, të dhënat tregojnë se gratë janë më të rrezikuarat.

Probleme me gjumin
Pagjumësia është një nga problemet më të mëdha dhe të shpeshta që migrena shkakton.

Dhimbjet e mëdha dhe të vazhdueshme në kokë e bëjnë të pamundur mbylljen e syve dhe pushimin e qetë.

Migrena me pagjumësinë janë ngushtë të lidhura pasi mund të provokojnë dhe shkaktojnë njëra tjetrën

Këtë e pohojnë edhe 66% e të pyeturve në një studim të publikuar në vitin 2016.

Probleme me muskujt
Dobësimi i muskujve është gjithashtu një problem primar tek personat e prekur nga migrena.

Mund të prekë trupin nga koka deri tek këmbët, duke shkaktuar kontraksime, djegie apo dhimbje të muskujve.

Për rrjedhojë do të keni edhe më shumë vështirësi në lëvizje.

Shëndeti mendor
Duke qenë se migrena bën që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme, ndikon shumë edhe shëndetin mendor.

Këtu përfshihen ndjenja ankthi apo depresioni të cilat kthehen në arsye për të pasur dhimbje të shtuara.

Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që vuajnë nga migrena janë shumicën e kohës në ankth se kur dhimbjet e sëmundjes do të shfaqen përsëri.

Dëmton jetën shoqërore
Të kesh një jetë sociale të shëndetshme do të thotë edhe të jesh prezent e më energjinë e duhur.

Të dhënat tregojnë se në 4000 persona, rreth 2/3 e tyre shprehen se nuk janë më të njëjtët që pas zhvillimit të sëmundjes.

Kjo për shumë arsye, por së pari prej pamundësisë për të kryer aktivitete gjatë kohës që sëmundja godet.

Gjithashtu dhe për shkak të ndjenjave të shtuara të nervozitetit, ankthit apo depresionit.

AgroWeb.org

Muzeu i Fierit sjell në vëmendje monumentet në “Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë”

0
Muzeu i Fierit sjell në vëmendje monumentet në “Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë”

Në kuadër të 18 Prillit “Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike”, Muzeu Historik Fier organizoi sot një tur të hapur aktivitetesh, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e pasur kulturore të Qarkut të Fierit.

Në këtë aktivitet morën pjesë arkeologë, studiues dhe lektorë, të cilët ndanë me publikun informacione të vlefshme mbi monumentet historike, parqet dhe sitet arkeologjike të zonës.

Gjatë ligjëratave u theksuan vlerat e trashëgimisë kulturore dhe puna që bëhet për ruajtjen dhe promovimin e tyre.

Nxënës, mësues nga shkollat e qytetit dhe media lokale ndoqën me interes këto leksione të hapura, të cilat ishin të shoqëruara me shembuj konkretë.

Një nismë që jo vetëm edukon brezin e ri, por edhe rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore që mbart Fieri ynë.

Kura natyrale dhe ushqimet më të mira për shëndetin e mëlçisë

0
Kura natyrale dhe ushqimet më të mira për shëndetin e mëlçisë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.

Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji. Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.

Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave. Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.

Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një nga mënyrat më efikase për detoksifikimin e mëlçisë.

Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.

Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë
Një filxhan me majdanoz të grirë
5 kërcenj selinoje
6 gota ujë
3 limonë


Përgatitja


Në fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.

Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë. Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser. Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin. Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.

Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.

Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.

Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sëris

Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.

Ushqimet Më Të mira Për Shëndetin e Mëlçisë

Rrushi


Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.

Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.

Lëngu i panxharit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.

Perimet
Sipas të dhënave të AgroWeb.org perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.

Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.

Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.

Arrorët
Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.

Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.

Peshku
Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.

Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.

Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit./AgroWeb.org