Home Blog Page 135

Shtangisti fierak Arbëri Çerçizi renditet në vendin e katërt në Europianin e Peshëngritjes

0
Shtangisti fierak Arbëri Çerçizi renditet në vendin e katërt në Europianin e Peshëngritjes

Shqipëria ka debutuar dje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Edhe pse ende larg zonës së medaljeve, kombëtarja kuqezi ka lënë shenjë të fortë, falë performancës së shkëlqyer të fierakut Arbër Çerçizi.

Në garën e tij të parë ndërkombëtare, 27-vjeçari Çerçizi konkurroi në kategorinë 73 kg dhe arriti rezultate shumë të mira:

Vendi i 4-t në stilin e shkëputjes,

Vendi i 7-të në stilin e shtytjes,

Vendi i 5-të në dygarësh.

Rezultatet e Arbër Çerçizit


Në stilin e shkëputjes, ai e nisi garën me 140 kg të realizuara me sukses. Pas një tentative të dështuar me 142 kg, arriti të ngrejë 145 kg në përpjekjen e tretë, duke u renditur i treti në këtë stil. Megjithatë, medalja e artë shkoi për gjermanin Roberto Gutu, me 155 kg.

Në shtytje, Çerçizi pati një nisje të vështirë, duke dështuar në provën e parë me 171 kg. Por në tentativën e dytë ia doli me sukses. Prova e tretë me 176 kg nuk u finalizua, duke e renditur në vendin e 7-të me 171 kg. Kampion në këtë stil u shpall turku Yusuf Fehmi Genc, me 194 kg.

Në total, Çerçizi realizoi 316 kg në dygarësh, duke u renditur i pesti në Europë. Edhe këtu, medalja e artë shkoi për Genc, me 348 kg.

Briken Calja jashtë gare


Një tjetër emër i madh i peshëngritjes shqiptare, Briken Calja, nuk mori pjesë në Europian. 35-vjeçari njoftoi një ditë para garës se kishte probleme fizike, që e detyruan të tërhiqej nga konkurrimi në kategorinë 73 kg. Calja mbetet një ikonë e këtij sporti, me një karrierë të lavdishme si kampion i trefishtë i Europës dhe medalist i artë në Botëror.

Pritshmëritë për ekipin kuqezi

Garat për Shqipërinë vazhdojnë sot:

Në orën 10:00, do të ngjitet në pedanë Erkand Qerimaj, në Baterinë B të kategorisë 81 kg, me 325 kg të deklaruara.

Në orën 18:00, në të njëjtën kategori por në Baterinë A, do të konkurrojë Kristi Ramadani, me 340 kg të deklaruara.

Shqipëria në negociata për 20,000 punonjës filipinas në sektorin e turizmit

0
Shqipëria në negociata për 20,000 punonjës filipinas në sektorin e turizmit

Shqipëria është në fazë të avancuar për të nënshkruar një marrëveshje me Filipinet për të sjellë 20,000 punonjës nga ky vend për sektorin e turizmit.

Ambasadori filipinas në Shqipëri Neal Imperial ka theksuar se ky bashkëpunim do të ndihmojë në plotësimin e kërkesës për punëtorë gjatë sezonit të verës. Ky marrëveshje, e cila është shumë e pritur, do të ndihmojë zhvillimin e turizmit dhe përfitimin e dy vendeve.

Negociatat e qeverisë shqiptare me atë filipinase për të marrë punonjës kanë nisur që prej 1 viti, dhe tashmë kanë hyrë në një fazën e konkretizimit.

Fillimisht nga qeveria shqiptare u deklarua se pritet të marrin prej andej 40 mijë punonjës të kualifikuar që do të punësohen në turizëm dhe në sektorin e manifakturës.

Po për të mbushur boshllëkun e krijuar në tregun e punës nga mungesa e punonjësve, ndikuar prej emigrimit të shqiptarëve, muajin e kaluar qeveria rishikoi ligjin për të huajit për të lehtësuar procedurat e aplikimit për ata që duan të punojnë në Shqipëri.

burimi: shqiptarja.com

9 vite elegancë dhe magji nusërie – Festoni me 30% ulje te “Ami Event” Fier

0
9 vite elegancë dhe magji nusërie – Festoni me 30% ulje te “Ami Event” Fier

Nga momenti kur një nuse hyn në sallonin tonë, deri te momenti kur largohet me fustanin e ëndrrave, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një përvojë magjike, të mbushur me elegancë dhe emocion.


Me një koleksion të pasur fustanesh, të përzgjedhura me kujdes për të përshtatur çdo stil dhe dëshirë, Ami Event Fier ka ndihmuar mijëra nuse të ndihen si princesha në ditën e tyre të veçantë. Stili, cilësia dhe personalizimi janë tri shtyllat kryesore që na bëjnë të dallojmë në tregun e modës së nuserisë.


Ky përvjetor është një moment i veçantë jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha nuset që do të thonë “Po” këtë vit! Për të festuar këtë arritje dhe për të falënderuar çdo nuse që ka zgjedhur të besojë në vizionin tonë, ne ofrojmë një 30% ulje në të gjitha fustanet e nuserisë për një kohë të kufizuar!

Nëse jeni duke kërkuar fustanin tuaj të ëndrrave, ky është momenti ideal për të bërë realitet dëshirën tuaj me një çmim të jashtëzakonshëm.


💎 9 vite përvojë – Ne e dimë saktësisht se çfarë kërkon një nuse për të ndriçuar në ditën e saj më të rëndësishme. Përvoja jonë shumëvjeçare na ka mësuar të gjejmë balancën e përsosur mes elegancës, rehatisë dhe stilit personal.


👗 Koleksione unike & cilësi premium – Çdo fustan në sallonin tonë është përzgjedhur me dashuri dhe kujdes, duke u siguruar që çdo detaj të jetë perfekt për nuset tona. Nga stilet moderne e minimaliste, deri te fustanet klasike me dantella të punuara me dorë, kemi gjithçka që ju nevojitet për të shkëlqyer.


💖 Personalizim dhe këshillim profesional – Nuk jeni të sigurt për stilin që ju përshtatet? Ekipi ynë i stilistëve dhe këshilltarëve është këtu për t’ju ndihmuar të gjeni fustanin që i përshtatet më së miri trupit dhe personalitetit tuaj.


📍 Përvoja magjike e provës – Provimi i një fustani nusërie është një moment emocional dhe i paharrueshëm. Ne e bëjmë këtë përvojë edhe më të veçantë duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod, ku mund të shijoni çdo detaj të zgjedhjes suaj.

Rezervoni provën tuaj tani dhe përfitoni nga oferta jonë ekskluzive!


📍 Na gjeni në Fier ose na kontaktoni në Instagram @amievent_fier për të rezervuar provën tuaj!

 Skandal në Greqi, vajza falsifikoi mesazhet dhe “detyroi” të atin t’i vriste dajën, Erjon Pelivani viktimë e pafajshme

0
 Skandal në Greqi, vajza falsifikoi mesazhet dhe “detyroi” të atin t’i vriste dajën, Erjon Pelivani viktimë e pafajshme

Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u dha dje në Gjykatën me Juri të Përzier të Larisës nga pranimi i 19-vjeçares se ajo falsifikoi mesazhe me tekst për të bindur të atin, një të pandehur 51-vjeçar, në një çështje ligjore të paprecedentë.

Shtetasi 51-vjeçar shqiptar, Fatmir Tarellari nga Policani, akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim arme, pasi më 9 janar 2024, me pushkën e tij të gjuetisë, pak jashtë Volosit, pranë një fabrike çimentoje, i ngriti një kurth vdekjeprurës kunatit të tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, të cilin e qëlloi duke e plagosur për vdekje.

51-vjeçari u bind nga vajza e tij se kunati i tij 33-vjeçar ishte ai që e përdhunoi kur ajo ishte një vajzë e vogël. E gjitha filloi kur 51-vjeçari Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e vajzës së tij studente, e cila i tha se nuk e kishte paguar qiranë, edhe pse ai i kishte dërguar paratë rregullisht.

Vajza 19-vjeçare thuhet se deklaroi në atë kohë se ishte e detyruar t’ia jepte paratë dajos së saj 33-vjeçar sepse ai po e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte foto të veprimeve të saj të pahijshme. Në fakt, që ta bënte të atin ta besonte, ajo i tregoi mesazhe me tekst (SMS) në telefonin e saj celular.

Babai u bind se kunati i tij ishte ai që po i përdhunonte të bijën dhe, duke ngritur një pritë, e qëlloi, duke e plagosur për vdekje.

Vetëm se hetimi nga Drejtoria e Hetimeve Penale të Policisë Helenike. vërtetoi falsitetin e SMS-së, duke përmbysur faktet e çështjes. Vajza 19-vjeçare, gjatë dëshmisë së saj dje, pranoi se, për t’u besuar nga i ati, ajo falsifikoi mesazhet SMS që shkëmbente me të dashurin e saj, në një mënyrë të tillë që dukej sikur dërguesi i mesazheve ishte 33-vjeçari, i cili në fund humbi jetën padrejtësisht.

Gjyqi filloi me të pandehurin që vuri në dukje se “më vjen keq për atë që ndodhi”, duke shtuar se ato ditë “ishin ditët më të këqija të jetës sime kur mësova se çfarë i ndodhi vajzës sime”, për të theksuar se “isha në gjendje shoku”.

Gjatë seancës së disa ditëve më parë, dëshmuan një numër dëshmitarësh, ndërsa gjyqi do të vazhdojë.

Dumani takim me prokurorët në Fier, në fokus forcimi i bashkëpunimit për hetimin e krimeve zgjedhore

0
Dumani takim me prokurorët në Fier, në fokus forcimi i bashkëpunimit për hetimin e krimeve zgjedhore

Sot është hapur zyrtarisht fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa sipas medieve mësohet se kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka udhëtuar këtë të premte për një takim pune me prokurorët në Fier.

Sipas medieve, Dumani mblodhi në një takim prokurorët e këtij qyteti, ku qëllimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i punës për hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira gjatë periudhës së fushatës.

Në fokus të këtij takimi, ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj.

Ky takim i Altin Dumanit me prokurorët vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 majit, për të parandaluar krimet zgjedhore.

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter/ Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu

0
Tentoi të arratisej dy herë me helikopter/ Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu

Lirimi me kusht i të dënuarit Alket Rizai nga Burgu i Domokosit është shqyrtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjes në Lamia pasditen e së premtes (11.04.25), pas kërkesës për lirim që ai ka paraqitur. 



Megjithatë, çështja e 47-vjeçarit shqiptar Alket Rizai u shty për në 6 qershor 2025, siç tha për “LamiaReport” një nga avokatët e tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.

Njeriu që kishte ekspozuar sistemin e sigurisë së Burgjeve greke duke u arratisur dy herë me helikopter nga Koridhalos (hera e parë me Vassilis Paleokostas), është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera të tij arrijnë në 25 vjet.

Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Megjithatë, vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu , si në janar 2021.

Më pas, në një zonë të Lamisë, efektivë të Policisë së Departamentit të Veprimit të Shpejtë, të cilët po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin po udhëtonin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje ligjore 5-ditore.

Hera e fundit që Alket Rizai ka kaluar pragun e gjykatave të Lamisë ka qenë një vit më parë, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve tre anëtarësh të Lamisë për armë të improvizuara (armëmbajtje) dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Më pas ai u gjet i pafajshëm.

Top Channel

Kampionati i Rafting në brigjet piktoreske të lumit Vjosa

0
Kampionati i Rafting në brigjet piktoreske të lumit Vjosa

Përmeti mikpriti për herë të 8-të Kampionatin Kombëtar të Rafting 2025 në lumin e fundit të egër të Europës – Vjosa duke e kthyer për dy ditë me radhë, në datat 11 dhe 12 prill, në shtëpinë e sportistëve amatorë e profesionistë të cilët lundruan dhe konkurruan për çmimin e madh.

Nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Përmet, ky eveniment kombëtar u zhvillua nga Federata Shqiptare e Rafting dhe merrnin pjesë 8 ekipe nga lumenjtë , Vjosa, Osumi, Drini të Zi, Bënçë, Bistricë, Shkumbini dhe Drinos.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro theksoi se “ky kampionat në Përmet dhe trajnimet e guidave të reja, janë një prej atyre ngjarjeve me nivel të lartë profesionalizmi dhe shumë domethënëse për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëvjetor”.

Kampionati Kombëtar për Rafting 2025 shënoi një nivel të ri konkurrence dhe bashkëpunimi në ujërat e Vjosës Edicioni i 8-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Rafting, i zhvilluar në Përmet, shënoi një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, u shpreh se profesionalizmi, gara dhe miqësia mes skuadrave e ngritën nivelin e këtij edicioni.

Krahasuar me vitet e mëparshme, ky edicion ishte dukshëm më konkurrues dhe me një pjesëmarrje më të gjerë ekipesh nga të gjitha trevat, falë edhe organizimit paralel me javën stërvitore për guidat e reja të rafting.

Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting.

Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën në ujë me gomone dhe garuan krah për krah në një kurs teknikisht sfidues, që kulmoi me një përballje emocionuese në segmentin poshtë urës së qytetit të Përmetit.

Kjo ngjarje përmbylli me sukses katër ditët intensive të stërvitjes dhe garës. Ambicia e radhës për Federatën Shqiptare të Rafting është ngritja e një kampi të përhershëm për rafting në qytetin e Përmetit, i pajisur me porta sllallomi, për të rritur kapacitetin organizativ dhe konkurrues të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lumi Vjosa, me rrjedhën e tij të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, ofron potencialin ideal për këtë vizion.

Fitues i parë i Kampionatit u shpall Vjosa me kapiten Aldo Sakollari, lumi Bënça në vend të dytë me kapiten Pajtim Vraniçin dhe Vjosa 2 në vend të tretë me kapiten Jonas Ibrahimin.

Belinda Balluku: Qarku Fier ka objektiv 10 mandate deputetësh, por nga ne priten 11

0
Belinda Balluku: Qarku Fier ka objektiv 10 mandate deputetësh, por nga ne priten 11

Drejtuesja e qarkut të Fierit e PS, Belinda Balluku, thotë se socialistët do të marrin në këtë qark 10-11 mandate deputetësh.

Në çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, zv/Kryeministrja theksoi se objektivi i PS në qarkun e Fierit është 10 mandate, por prej tyre, siç tha ajo, priten 11 mandate deputetësh.

“Po kërkojmë një mandat të 4. Ndoshta duket si shumë, për ata që hedhin çdo ditë baltë mbi ne, por ky është mandati i shqiptarëve që do përmbushë marrëveshjen që Edi Rama ka nënshkruar me popullin shqiptar në 2013, për ta çuar Shqipërinë në Europë, për t’i bërë shqiptarët anëtarë të BE ashtu siç i takon. Është koha që ata t’i bashkohen asaj tryeze. Qarku i Fierit ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në sallën e Parlamentit shqiptar. Siç më tha shoku Gramoz sot në mëngjes, priten 11 mandate nga ne”, u shpreh Belinda Balluku.

Ekipi i mjekëve në Spitalin Memorial në Fier realizon me sukses ndërhyrjen për heqjen e mpiksjes së gjakut në tru

0
Ekipi i mjekëve në Spitalin Memorial në Fier realizon me sukses ndërhyrjen për heqjen e mpiksjes së gjakut në tru

Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit vijon të realizohet me sukses procedura urgjente, e trombektomisë, një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar, të dr. Hasan Bayindir, Ümit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Guler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karatas, si dhe teknikëve Halil Ibrahim Ozkan, Temel Acar dhe Evis Maqina”, shkroi Koçiu.

Zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor, me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale.

180 minutat e fundit. Apolonia ultimatum për shifrën “6”, drejtuesit fierakë duan maksimumin

0
180 minutat e fundit. Apolonia ultimatum për shifrën “6”, drejtuesit fierakë duan maksimumin

Nga Hilmi Saliu / Apolonia duket se e ka kthyer në një objektiv real pjesëmarrjen në “play off”, si mundësia e fundit për t’u ngjitur në elitë. Ndeshjet e fundit, sidomos ato ndaj Kukësit e Korabit, kanë zgjuar ambiciet e fierakëve për të ngjitur të paktën një shkallë në klasifikim.

Synimet e Apolonisë vërtetohen edhe nga fakti që drejtuesit më të lartë të klubit kanë kërkuar nga ekipi maksimumin në 2 ndeshjet e fundit. Ata mendojnë, se vendi i gjashtë në kampionat është më se i arritshëm dhe do të ishte diçka shumë pozitive për skuadrën, nëse e arrin këtë objektiv. Në këtë situatë, objektivi është që në 180 minutat e fundit të grumbullohen 6 pikët e mundshme. Pra, ka një ultimatum për shifrën gjashtë, që përkon me vendin në klasifikim dhe pikët në dy ndeshjet e fundit. Bëhet fjalë për transfertën ndaj Kastriotit dhe ndeshjen në shtëpi me Lushnjën, rivalin direkt për një vend në “play off”. Janë dy kundërshtarë të vështirë, por jo të pakalueshëm.

Apolonia do të luftojë për të marrë më të mirën dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të bëhen të tjera llogari. Fierakët vijojnë përgatitjet intensive në kuadër të transfertës së ditës së diel me Kastriotin. Nën drejtimin e trajnerit Tatanjelo, skuadra ka kryer dje seancën e radhës stërvitore në aneksin e stadiumit. Seanca qe e karakterit taktik, ku stafi po jep këshillat e fundit. Golat e pësuar kanë shqetësuar disi, kështu që Tatanjelo ka kërkuar më shumë përqendrim në prapavijë, por edhe që lojtarët të jenë të vëmendshëm dhe të saktë në mbylljen e aksioneve. Në prag të kësaj sfide ka lajme të mira nga infermieria. Erald Maksuti është bashkuar me grupin dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe mesfushori Rubin Hebeja.

Ndaj Kastriotit, fierakët do të hyjë në fushë me një objektiv të qartë, trepikëshi. Trajneri Tatanjelo mund të zgjedhë këtë formacionin ndaj krutanëve: Në portë, Kaçaj. Në mbrojtje nuk ka dyshime, me Ndubuisi e Asllanaj në qendër, Repajn djathtas dhe Kofin majtas. Në mesfushë pritet dyshja Rakipaj-Bejzade. Më pas, sulmuesit Trifoni-Maksuti-Kane në mbështetje të “pykës” Umejiego.