Home Blog Page 136

180 minutat e fundit. Apolonia ultimatum për shifrën “6”, drejtuesit fierakë duan maksimumin

0
180 minutat e fundit. Apolonia ultimatum për shifrën “6”, drejtuesit fierakë duan maksimumin

Nga Hilmi Saliu / Apolonia duket se e ka kthyer në një objektiv real pjesëmarrjen në “play off”, si mundësia e fundit për t’u ngjitur në elitë. Ndeshjet e fundit, sidomos ato ndaj Kukësit e Korabit, kanë zgjuar ambiciet e fierakëve për të ngjitur të paktën një shkallë në klasifikim.

Synimet e Apolonisë vërtetohen edhe nga fakti që drejtuesit më të lartë të klubit kanë kërkuar nga ekipi maksimumin në 2 ndeshjet e fundit. Ata mendojnë, se vendi i gjashtë në kampionat është më se i arritshëm dhe do të ishte diçka shumë pozitive për skuadrën, nëse e arrin këtë objektiv. Në këtë situatë, objektivi është që në 180 minutat e fundit të grumbullohen 6 pikët e mundshme. Pra, ka një ultimatum për shifrën gjashtë, që përkon me vendin në klasifikim dhe pikët në dy ndeshjet e fundit. Bëhet fjalë për transfertën ndaj Kastriotit dhe ndeshjen në shtëpi me Lushnjën, rivalin direkt për një vend në “play off”. Janë dy kundërshtarë të vështirë, por jo të pakalueshëm.

Apolonia do të luftojë për të marrë më të mirën dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të bëhen të tjera llogari. Fierakët vijojnë përgatitjet intensive në kuadër të transfertës së ditës së diel me Kastriotin. Nën drejtimin e trajnerit Tatanjelo, skuadra ka kryer dje seancën e radhës stërvitore në aneksin e stadiumit. Seanca qe e karakterit taktik, ku stafi po jep këshillat e fundit. Golat e pësuar kanë shqetësuar disi, kështu që Tatanjelo ka kërkuar më shumë përqendrim në prapavijë, por edhe që lojtarët të jenë të vëmendshëm dhe të saktë në mbylljen e aksioneve. Në prag të kësaj sfide ka lajme të mira nga infermieria. Erald Maksuti është bashkuar me grupin dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe mesfushori Rubin Hebeja.

Ndaj Kastriotit, fierakët do të hyjë në fushë me një objektiv të qartë, trepikëshi. Trajneri Tatanjelo mund të zgjedhë këtë formacionin ndaj krutanëve: Në portë, Kaçaj. Në mbrojtje nuk ka dyshime, me Ndubuisi e Asllanaj në qendër, Repajn djathtas dhe Kofin majtas. Në mesfushë pritet dyshja Rakipaj-Bejzade. Më pas, sulmuesit Trifoni-Maksuti-Kane në mbështetje të “pykës” Umejiego.

Agron Shehaj kërkoi mbylljen e RTSH, reagon Mevlan Shanaj: Iku për skrap edhe ky!

0
Agron Shehaj kërkoi mbylljen e RTSH, reagon Mevlan Shanaj: Iku për skrap edhe ky!

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka ironizuar kërkesën e Agron Shehajt për mbylljen e RTSH-së.

“Iku për SKRAP dhe ky si të gjithë ata që kërkonin ndalimin e filmave (ju ftoj të shpreheni)”-shkruan Shanaj në rrjetin e tij social.

Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e RTSH-së, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot.

Ai thotë se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 mln euro në vit.

Zgjedhjet e 11 majit, nis sot zyrtarisht fushata elektorale

0
Zgjedhjet e 11 majit, nis sot zyrtarisht fushata elektorale

Ditën e sotme nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në garë për këto zgjedhje do të jenë 11 subjekte në fletën e votimit, ku përfshihen parti dhe koalicione. Çdo forcë politike apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.

Partia Demokratike do të çelë fushatën sot në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa në datën 12 prill, ora 17:00, kjo parti do të shpalosë të plotë programin elektoral në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehaj do të çelë po ashtu sot fushatën me një tur me autobus të personalizuar nga veriu në jug me simbole të partisë së tij. Ai do të niset nga Shkodra në 08:00 të mëngjesit, Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Selenicë dhe në orën 20:00 turin do ta mbyllë në Sarandë.

Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj do të çelë fushatën në Vlorë më 12 prill, ora 18:00, në sheshin para “Flamurtari”.

Edhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës do të çelë fushatën po ashtu më 12 prill, ora 11:00, te Xibraku.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 13 prill në Fier, 10:30, te Teatri Bylis.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës për zgjedhjet e 11 majit 2025 e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit.

Ndër ta 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; 1,081 shtetas janë të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit dhe 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: zgjedhësit që jetojnë brenda vendit dhe zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, për herë të parë do të votojnë me anë të postës edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë pas ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi në Kodin Zgjedhor.

Për këtë arsye nga data 11 janar deri më 4 mars u zhvillua procesi i regjistrimit në sistemin PER të KQZ-së, ku 245 808 zgjedhësve u është miratuar kërkesa për të votuar.

KQZ ka nisur zyrtarisht procesin edhe përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Procesi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë dhe përfshin disa faza të rëndësishme logjistike dhe teknike.

Në fazën e parë, po kryhet vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve zgjedhore dhe vendosja e tyre në zarfin “A”, që përmban vetëm fletën e votimit.

Më tej, këto zarfe do të vendosen në zarfat e jashtëm të KQZ dhe në zarfin përfundimtar të operatorit të shërbimit postar që do t’i shpërndajë ato jashtë Shqipërisë.

Shpërndarja e fletëve, nuk do të bëhet përtej datës 3 maj. Procesi po monitorohet nga përfaqësues të subjekteve zgjedhore, vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendas si dhe përfaqësues të mediave. /j.p/

Rritja e çmimit të banesave, ministrja Ibrahimaj: Do u vijmë në ndihmë për blerjen e shtëpive! Ja plani që kemi për çiftet e reja

0
Rritja e çmimit të banesave, ministrja Ibrahimaj: Do u vijmë në ndihmë për blerjen e shtëpive! Ja plani që kemi për çiftet e reja

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për News24, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen e banesave. Ibrahimaj deklaroi se në 4 vjeçarin e ardhshëm, do të vendohet 300 mln euro në dispozicion për ndërtimin e apartamenteve me çmime të përballueshme.

Ministrja u shpreh se çmimet e banesave janë rritur, por shtoi se pronarëve ekzistues të shtëpive u janë rritur të ardhurat për shkak se vlera e apartamenteve të tyre është dyfishuar apo trefishuar.

“Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme.

Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Çmimet e banesave janë rritur, një çift i ri shqiptar që nuk ka banesë në pronësi duhet të marrë kredi dhe do i duan 20 vite për ta shlyer, si në të gjitha vendet e botës, por ata që janë i kanë banesat ekzistuese i janë rritur të ardhurat sepse iu është dyfishuar apo trefishuar vlera e apartamenteve. Që pagat janë rritur ky është fakt, nuk ka kontestim.

Ne vetëm që kemi në plan tu vijmë në ndihmë të rinjve për blerjen e banesave, bashkitë japin kredi të buta, një program që financohet nga bashkitë dhe një akuzë nga enti rregullator i banesave.

Ka të paktën 2 vite që qeveria ka një program për kredi të buta për punonjës të administratës. Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme.

Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni.

Kur kemi hartuar programin kemi bërë analizat financiare, ekonomike e buxhetore, që të mos fusnim elementë që nuk mund ti përmbajmë.

Nëse shpenzojmë më shumë se sa kemi mundësi përfundojmë në kolaps, kemi arritur mbas shumë vitesh që të kemi një balancë pozitive, ne shpenzojmë aq sa mbledhim të ardhura, është tregues i rëndësishëm, na bën të jemi të besueshëm ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Pas 27 vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

0
Pas 27 vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor sot (11 prill ) nga Gjykata  Tiranës, dhoma Civile.

“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Ilir Metes, Genc Gjokutaj.

Në seancën e sotme për zgjidhjen e martesës ishte i pranishëm, Ilir Meta, ndërsa mungonte Monika Kryemadhi.

Deputetja Kryemadhi kohët e fundit ka dalë në mbështetje të Ilir Metës, madje e uroi për ditëlindje, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme bën thirrje që më 11 maj të votohet ish partneri i saj.

Atentati në Fier! Zbardhet shkaku i ngjarjes, dy të rinjtë ishin konfliktuar një muaj më parë

0
Atentati në Fier! Zbardhet shkaku i ngjarjes, dy të rinjtë ishin konfliktuar një muaj më parë

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fier, ku iu bë atentat një nëne dhe djalit të saj, teksa ecnin me motor.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për News 24 se shkak për sherrin ka qenë një konflikt mes të rinjsh, ndodhur një muaj më parë. Për ngjarjen u arrestuar 66-vjeçari Afrim Cimili dhe u shpall në kërkim djali i tij.

Igli Çelmeta: Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Fier, ku u plagosën nënë e bir. Policia ka arrestuar Afrim Cimilin e ka shpallur në kërkim Ali Cimilin dhe babanë e tij. Babë e bir i kanë dalë përpara nënës dhe djalit, Suzana Mërnicës dhe djalit të saj, Hysen Mërnicës. Nga të shtënat nuk janë dëmtuar nënë e bir, por janë plagosur nga goditja prej makinës së autorëve.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është një konflikt i ndodhur një muaj mes Hysen Mërnicës dhe Ali Cimilit. Palët e përfshira në sherr rezultojnë se janë kushërinj. Është arrestuar Afrim Cimili dhe është shpallur në kërkim djali i tij.

Basketboll/ Sot në Durrës, Apolonia përballet me Teutën në gjysmëfinalen e parë të playoff-it

0
Basketboll/ Sot në Durrës, Apolonia përballet me Teutën në gjysmëfinalen e parë të playoff-it

Skuadra e Apolonia Basketball nis sot rrugëtimin drejt finales së madhe të kampionatit, me një përballje të fortë kundër Teutës në gjysmëfinalen e parë të playoff-it.

Ndeshja do të zhvillohet në Durrës, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, duke filluar nga ora 18:00.

Apolonia do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë jashtë fushe, për të siguruar një avantazh në garën drejt finales.

Ndeshja do të transmetohet live në YouTube, në kanalin zyrtar “Apolonia Basket”.

Fier/ Ja kush e dominoi kampionatin e volejbollit për shkollat 9-vjeçare

0
Fier/ Ja kush e dominoi kampionatin e volejbollit për shkollat 9-vjeçare

Mbi 200 vajza dhe 300 djem nga shkollat 9-vjeçare të Fierit morën pjesë në kampionatin e volejbollit.

Kampionati u organizua nga Bashkia e Fierit, dhe ndeshjet finale u zhvilluan në Pallatin e Sportit “Apolonia”.

Pas një gare të fortë dhe emocionuese, shkolla “Kristaq Shtëmbari” doli fituese, duke rrëmbyer të dy kupat, si në kategorinë e vajzave ashtu edhe të djemve.

Sherri në hollin e një hoteli me Demaliajn, reagon Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje

0
Sherri në hollin e një hoteli me Demaliajn, reagon Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje

Pas sherrit fizik të publikuar në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demaliaj dhe kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka reaguar ky i fundit.Sipas Gjuzit, analisti Demaliaj ka hyrë në ambjentet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.

“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje.

Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”-tha Gjuzi

Rama: Ka një numër të rinjsh që janë kthyer nga Gjermania, njerëz të mençur!

0
Rama: Ka një numër të rinjsh që janë kthyer nga Gjermania, njerëz të mençur!

Kryeministri Edi Rama synon që të çojë pagën mesatare të sektorit privat në 1 mijë euro nga 830 që është aktualisht.

Rama tha se këtë ai do ta bëjë gjatë mandatit të katërt.

“Ne duam të ecim më tutje me pagën mesatare, ta çojmë nga 830 në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt në sektorin privat”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në ambientet e Tirana Industrial Park, në takimin me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës me qëllim ndërtimin e një tregu pune më të fortë, Rama tha se një numër të rinjsh janë kthyer nga Gjermania, për të punuar në atdhe, pasi pagat në vendin tonë janë dinjitoze, sipas kryeministrit.

“Ka një numër djemsh dhe vajzash të kthyer rishtas nga Gjermania. E provuan dhe u kthyen, njerëz të mençur, besoj se do ketë më shumë të tillë në vitet në vijim.

Rritja e kapaciteteve të arsimit profesional domosdoshmëri për ekonominë, kompanitë dhe të rinjtë e të rejat. Jo vetëm një punë e mirë paguar por i hapin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Paga minimale është më e lartë në Shqipëri de fakto…Ne duam të ecim më tutje me pagën mesatare, ta çojmë nga 830 në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt në sektorin privat.

Ndërkohë që sot kemi nevojë të shohim edhe me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin publik, pagat janë rritur dhe do të rriten më shumë. Duke rritur pagat në sektorin publik kemi tërhequr edhe sektorin privat në këtë proces.

Tani më, pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Kompanitë sot më shumë se sa problemi sat ë paguajmë punëtorët kanë problemin se ku i gjejnë punëtorët e kualifikuar.

Ka një numër djemsh dhe vajzash të kthyer rishtas nga Gjermania. E provuan dhe u kthyen, njerëz të mençur, besoj se do ketë më shumë të tillë në vitet në vijim.

Rritja e kapaciteteve të arsimit profesional domosdoshmëri për ekonominë, kompanitë dhe të rinjtë e të rejat. Jo vetëm një punë e mirë paguar por i hapin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes.