Home Blog Page 138

Pesë hapa të thjeshtë për të sjellë buzëqeshjen në ditët e vështira

0
Pesë hapa të thjeshtë për të sjellë buzëqeshjen në ditët e vështira

Të gjithë kemi ato ditë kur asgjë nuk shkon mirë . Megjithatë, ka strategji të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta bëjnë ditën më të durueshme.

Është normale të ndiheni keq në ditët e vështira, por duke ndryshuar këndvështrimin tuaj dhe duke adoptuar zakone pozitive , mund ta ktheni një ditë negative në një ditë më të mirë.

Ndiheni keq? Shihni si të rinovoni disponimin tuaj dhe buzëqeshni përsëri!

Bëni një pushim dhe bëni një shëtitje të shkurtër

Një shëtitje e shpejtë mund të bëjë mrekulli. Vetëm dhjetë minuta ecje rrit prodhimin e endorfinës dhe ekspozimi ndaj dritës natyrale rregullon orën tuaj biologjike, duke përmirësuar disponimin tuaj.

Dëgjoni këngën tuaj të preferuar

Muzika ka një efekt të fuqishëm në humor. Dëgjoni një këngë që ju pëlqen dhe do të ndiheni menjëherë më të freskët. Krijoni një “listë dëgjimi urgjent” me këngët e preferuara për periudha të vështira.

Angazhohuni në një aktivitet krijues

Të bësh diçka krijuese si piktura, shkrimi ose gatimi mund të jetë terapeutike . Ju largon nga mendimet negative dhe ju jep energji pozitive . Mbani në dispozicion furnizimet krijuese në shtëpi, në mënyrë që t’u drejtoheni atyre sa herë që keni nevojë për ashensor.

Flisni me një mik

Komunikimi me një të dashur mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen tuaj. Ndarja e mendimeve dhe ndjenjave tuaja me dikë të cilit i besoni mund t’ju japë një perspektivë të re dhe t’ju bëjë të ndiheni më pak të vetëm . Mos hezitoni të kontaktoni miqtë, familjen ose partnerin tuaj kur keni nevojë për mbështetje.

Praktikoni mirënjohjen

Në vend që të përqendroheni në atë që po shkon keq , përpiquni të përqendroheni në gjërat pozitive . Shkruani tre arsye pse ndiheni mirënjohës çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni një mentalitet më pozitiv . Mbani një “ditar mirënjohjeje” pranë shtratit tuaj dhe referojuni atij në kohë të vështira.

Mos harroni: Ditët e vështira janë të përkohshme. Me disa ndryshime të thjeshta, ju mund të rikuperoni buzëqeshjen tuaj dhe të gjeni sërish humorin tuaj të mirë

Tarifa e SHBA prej 10%, eksportuesit e bimëve medicinale: Na çon në falimentim

0
Tarifa e SHBA prej 10%, eksportuesit e bimëve medicinale: Na çon në falimentim

Tarifa prej 10% që SHBA u ka vendosur të gjitha vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë do të ndikojë edhe tek grumbulluesit e kultivuesit bimëve medicinale dhe aromatike.

Gazmend Koldashi një ndër grumbulluesit e këtyre bimëve thotë për A2, se tarifa është goditja e dytë për ta, pas rënies së tregut dhe tërheqjeve të stoqeve të të gjitha produkteve medicinale shqiptare. Sipas tij, mund ti çojë deri në falimentim.

Sipas tij tarifa prej 10% do të ndikojë edhe tek blerja e bimëve medicinale pasi një produkt që nga kultivuesit sot merret me 80 lekë do të bjerë në 70 lekë duke humbur edhe shpresat tek feremerët për kultivimin dhe grumbullimin e bimëve medicinale dhe aromatike në bjeshkët e vendit.

Koldashi thotë se qeveria duhet të marrë një vendim për përkrahjen e të gjithë fermerëve të industrisë së bimëve medicinale dhe aromatike pas vendosjes së tarifës. Vitin e kaluar prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë shitën në tregun amerikan 16.5 milionë euro bimë medicinale dhe aromatike nga 14 milionë euro në vitin 2023.

Pas vrasjes së Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënimin me vdekje

0
Pas vrasjes së Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënimin me vdekje

Kryetari i Bashkisë së Ternit dhe sekretari i partisë Alternativa Popullore, Stefano Bandecchi, ka kërkuar që shteti italian të rikthejë dënimin me vdekje.

Ai thekson se ka dy krime që ai i quan ‘tepër të neveritshme’, feminicidin dhe pedofilinë.

Propozimi i tij është bërë publik përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram.

Deklarata e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë nga Terni, e cila u vra për vdekje dhe më pas u fut në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, 23 vjeç, raportohet në mediat italiane.

Fruthi prek 9 fëmijë në Fier – Mjekja apelon: Vaksinoni fëmijët sa më parë!

0
Fruthi prek 9 fëmijë në Fier – Mjekja apelon: Vaksinoni fëmijët sa më parë!

9 fëmijë u preken nga fruthi në Fier gjatë muajit që lamë pas sepse ishin të pavaksinuar.

Sipas mjekes epidemiologe pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Fier, Anila Moçi, rasti i parë i konfirmuar ka qenë i një fëmije i cili pas qëndrimit 2 javor në Itali është kthyer i infektuar, ndërsa prindërit e tij kishin refuzuar bërjen e vaksinës kundër fruthit.

Një tjetër vatër infeksioni shpërtheu më pas në një kopësht dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron rrezikun e përhapjes së fruthit në rast refuzimi të vaksinës.

Ajo apelon prindërit të mos bien preh e zërave se vaksina kundër fruthit shkakton autizëm, pasi ky debat është i tejkaluar dhe s’ka vend për spekulime.

‘Ka artikuj të tërë, OBSH, institutet e shëndetësisë në të gjithë botën e kanë vërtetuar që autizimi nuk shkaktohet nga vaksina e fruthit. Kemi një rritje të zërave antivaksinë dhe prej vitesh ka një rënie të mbulesës vaksinale në lidhje me vaksinën e fruthit. Dhe në Fier kemi një grup individësh që refuzojnë vaksinën e fruthit, jemi në kohë dhe për këtë do të bëjmë edhe një takim me të gjitha grupet e interesit’, tha ajo.

Një shpërthim i tillë i fruthit në Fier është regjistruar në vitin 2018 ku në Qarkun e Fierit u prekën 8 persona. Përballë kësaj situate mjekja Moçi u ka bërë apel të gjitha institucioneve arsimore parashkollore dhe shkollore të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit pasi bëhen shkak për përhapjen e fruthit edhe te fëmijët e tjerë.

Roskoveci mirëpret për herë të parë festivalin “Roma Romale 2025” – një festë e traditës rome

0
Roskoveci mirëpret për herë të parë festivalin “Roma Romale 2025” – një festë e traditës rome

Për herë të parë në Roskovec do të zhvillohet festivali ‘Roma Romale 2025’ në 12 Prill 2025. Aktiviteti do të grumbullojë artistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Durrësin , Lezhën, Matin, Lushnjen, Delvinën, Ersekën dhe Fierin.

Festivali do të zhvillohet në kuadër të promovimit të traditës rome, duke përfshirë kërcimet tradicionale, muzikën dhe veshjet karakteristike të këtij komuniteti.

Pjesëmarrës në festival do të jetë edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin artistik të Ermina Redjepovës, e cila do të jetë gjithashtu e ftuar speciale në këtë ngjarje.

Programi i festivalit është miratuar nga kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Moderimi i festivalit do të jetë në duar të Sokol Gugas dhe Silvana Braçes, dy emra të njohur të botës së prezantimit në Shqipëri.

Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj, mjekët apel: Vaksinoni fëmijët!

0
Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj, mjekët apel: Vaksinoni fëmijët!

Shpërthimet e fruthit në mbarë botën kanë alarmuar edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë.

Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar.

Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.

Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.

Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike.

Homazhet për Margarita Xhepën, i biri rrëfen ‘pengun’ e saj: Kishte dëshirë edhe për një film

0
Homazhet për Margarita Xhepën, i biri rrëfen ‘pengun’ e saj: Kishte dëshirë edhe për një film

Aktori i njohur, Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.

Ndër të tjera aktori ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se ikona e kinematografisë shqiptare e mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore.

Gjithashtu Ndriçim Xhepa ka treguar edhe një ‘peng’ të aktores së njohur, ku i pikëlluar zbulon se nëna e tij kishte dëshirë të realizonte edhe një film tjetër.

“Ajo çfarë konstatoj është që ndoshta dhimbjet në këto momente që e sheh konkretisht sa respektohet puna dhe vlera shpirtërore që ajo ka dhënë përmes profesionit që ajo bëri. Në 90 vite jetë ajo 70 vite i pati në ekran. Punoi me shumë dashuri, pasion, me një lloj këmbëngulje që vetëm njerëz që e kanë shumë brenda profesionin e tyre mund ta arrijnë. Unë vetë jam i biri, por kam përshtypjen që përmasat që ajo e zotëronte këtë lloj pasioni që e shfaqte kam frikë se nuk e kam.

E mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se pati probleme këto dy muajt e fundit të karakterit shëndetësor. Edhe lodhja e viteve bën të vetën, por ajo kishte një natyrë që kur binte muhabeti thoshte që ndoshta në skenë nuk kam më mundësi se skena do lëvizje. Kurse tek filmi e kishte një dëshirë dhe ëndërr që mund të bënte tjetër. Them se e mbylli ndoshta ashtu siç e deshi dhe zoti që roli i fundit që bëri sikur përkoi me jetën, ashtu siç erdh edhe finalja e mbylljes së jetës së saj. Mesa duket kështu ishte edhe perdja e jetës, por rëndësi ka që mënyra se si po respektohet sot nga populli kjo ëhstë kënaqësia më e madhe që mund të marri familja dhe mbi të gjitha ajo në atë shpirtin e saj që sot largohet nga kjo botë”, u shpreh djali i saj Ndriçim Xhepa./tvklan.al

Panik në Astir! Zjarr brenda godinës së pallatit, tymi i dendur bllokon daljen e banorëve nga shtëpitë

0
Panik në Astir! Zjarr brenda godinës së pallatit, tymi i dendur bllokon daljen e banorëve nga shtëpitë

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik në banorët e tij. Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka ndjerë problem.

Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.

Aksident në aksin Fier-Levan/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 2 të plagosur

0
Aksident në aksin Fier-Levan/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 2 të plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina njëra tip ‘Volsvagen’ dhe tjetra ‘Opel’ janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

0
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00 në një spital në Tiranë. Prej kohësh aktorja vuante nga një sëmundje e mushkrive.

Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit nesër (4 prill), ndërkohë homazhet do të mbahen në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Aktorja u lind më 2 prill 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit.

Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh.

Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).