Home Blog Page 139

Sezon fantastik për ekipet e basketbollit Apolonia: Të tre ekipet në Play-Off!

0
Sezon fantastik për ekipet e basketbollit Apolonia: Të tre ekipet në Play-Off!

Ekipet e basketbollit Apolonia kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer 2024-2025, duke siguruar play-off në të gjitha kategoritë!

🏀 U-16 nën drejtimin e trajnerit Odise Profka u rendit në vendin e katërt me 11 fitore dhe 7 humbje, duke siguruar një përballje të fortë në play-off kundër Dinamos.

🏀 U-18 me trajner Artur Kasaj u rendit në vendin e tretë me 15 fitore dhe vetëm 3 humbje. Në play-off, ata do të sfidojnë ekipin Teuta.

🏀 Senior Team, me në krye trajner Aldi Gërmau me ndihmestrajner Artur Kasaj dhe Odise Profka, mbylli sezonin (deri tani) në vendin e tretë me 10 fitore dhe 9 humbje, me një ndeshje të mbetur kundër Vllaznisë. Ata do të përballen në play-off me Teutën.

Ky sukses është fryt i një pune të palodhur nga stafi dhe lojtarët, të cilët arritën çdo objektiv sezonal!

Shkaktojnë obezitet dhe goditje në tru! Nëse jeni mbi 40 vjeç, shmangni këto 3 ushqime

0
Shkaktojnë obezitet dhe goditje në tru! Nëse jeni mbi 40 vjeç, shmangni këto 3 ushqime

Me kalimin e moshës, metabolizmi ngadalësohet, që do të thotë se shtimi i kilogramëve është më i lehtë dhe humbja e tyre. Edhe pse shumë faktorë, si aktiviteti fizik dhe gjumi, luajnë një rol kyç në shëndetin metabolik, dieta është padyshim një nga faktorët më të rëndësishëm.

Shumë nga ushqimet komode dhe të paketuara që konsumojmë çdo ditë përmbajnë përbërës të dëmshëm që mund të nxisin inflamacionin, të ngadalësojnë metabolizmin dhe në fund të çojnë në shtim në peshë. Kjo është arsyeja pse ekspertët e të ushqyerit kanë paralajmëruar personat mbi 40 vjeç që të shmangin këtë ushqim.

Ushqimi i shpejtë

Edhe pse shpesh zgjidhja më praktike në një ditë të ngarkuar, ushqimi i shpejtë mund të ngadalësojë metabolizmin në planin afatgjatë. “Vaktet e ushqimit të shpejtë janë të pasura me yndyrë, natrium dhe vajra jo të shëndetshëm, të cilat mund të çojnë në shtim në peshë, obezitet, sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru”, paralajmëron dietologia Jesse Feder.

Përveç kësaj, përbërësit shumë të përpunuar në ushqimin e shpejtë treten shpejt, gjë që mund të rezultojë në një ulje të efikasitetit metabolik. “Përbërësit në ushqimet e ushqimit të shpejtë janë shumë të përpunuar dhe të rafinuar, kjo është arsyeja pse ato treten shpejt dhe mund të çojnë në një ulje të metabolizmit”, shton Feder.

Ushqimi i rastësishëm i hershëm nuk është i dëmshëm, por është gjithmonë më mirë të zgjidhni opsione më të shëndetshme, si një sallatë me salcë anash.

Patate të skuqura

Patate të skuqura janë një nga ushqimet më të famshme jo të shëndetshme – krokante, të kripura dhe, për fat të keq, plot yndyrë.

“Shumica e patatinave skuqen në vajra jo të shëndetshëm dhe shumë kripë, gjë që i bën ato jashtëzakonisht të larta në kalori dhe të pasura me yndyrna të pashëndetshme. Përveç kësaj, patatinat nuk kanë pothuajse asnjë vlerë ushqyese sepse nuk përmbajnë fibra që ndihmojnë në arritjen e ngopjes dhe parandalimin e teprimit”, thotë për SheFinds konsulentja e ushqimit dhe humbjes së peshës Joanna Wen.

Alternativat më të shëndetshme përfshijnë patate të skuqura me perime ose patate të ëmbla, të cilat janë më të dendura nga ana ushqyese dhe një zgjedhje më e mirë për ata që duan të mbajnë një peshë të shëndetshme trupore.

Ushqime të gatshme të ngrira

Ushqimet e gatshme shpesh përmbajnë sasi të mëdha yndyre dhe kripë, të cilat përmirësojnë shijen dhe zgjasin jetëgjatësinë, por në të njëjtën kohë mund të kontribuojnë në shtimin e peshës, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

“Vaktet e gatshme të ngrira zakonisht përmbajnë sasi të larta yndyre dhe kripë për t’i bërë ato më të shijshme dhe të zgjasin më gjatë. Këto sasi mund të çojnë në shtim në peshë, presion të lartë të gjakut dhe sëmundje kardiovaskulare”, shpjegon Feder.

Përveç kësaj, vakte të tilla shpesh kanë vlerë të ulët ushqyese dhe shumë kalori boshe.

“Ky ushqim përmban pak vitamina, minerale dhe lëndë të tjera ushqyese për të cilat organizmi ynë ka nevojë, ndërsa është i pasur me aditivë pa vlera ushqyese, të cilat mund të kontribuojnë në shtimin e peshës dhe probleme të tjera shëndetësore”, shton ai. Një opsion më i mirë është përgatitja e ushqimeve në shtëpi paraprakisht dhe ngrirja e tyre, në vend që të mbështeteni në versionet e përpunuara.

E tradhtoi telefoni, si ndodhi ngjarja! Nëna e shqiptares së masakruar në Itali: Kuptova që SMS-të nuk i dërgonte vajza, por i dashuri i saj

0
E tradhtoi telefoni, si ndodhi ngjarja! Nëna e shqiptares së masakruar në Itali: Kuptova që SMS-të nuk i dërgonte vajza, por i dashuri i saj

22-vjeçarja Ilaria Sula u zhduk në Romë në 25 mars. Tani, për familjarët e saj u fashit çdo shprese se studentja mund të ishte ende gjallë.

Mediat italiane njoftuan sot se trupi i pajetë i vajzës është gjetur brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar. Fillimisht qe raportuar 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.

Por duket se pikërisht ish partneri është i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen. I riu tashme është arrestuar e po merret në pyetje nga policia italiane.

Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit.

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

Ndërsa shtoi: “Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhjenë të kaluarën, por ne dimë pak për të”.

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali! Ish i dashuri filipinas pranon krimin! Pasi e goditi me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi në pyll

0
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali! Ish i dashuri filipinas pranon krimin! Pasi e goditi me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi në pyll

Ish i dashuri filipinez i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula ka pranuar krimin makabër që ka kryer në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se Marc Samson ka pranuar që ka kryer krimin në Romë.

Ai ka thënë para oficerëve të policisë se vrau me thikë Ilaria Sulën, më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në pyll.

Pas vrasjes ai mori telefonin e studentes shqiptare, përmes të cilit postonte në rrjete sociale.

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me të riun filipinas, i cili u dërgua në komisariat dhe më pas u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, si edhe fshehjes së kufomës.

Tabulatet e celularit të viktimës kanë “tradhtuar” 23-vjeçarin, i cili përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

Policia italiane po kryen hetimet në një apartament në Via Homs, në lagjen afrikano të Romës, ku mund të ketë kaluar orët e fundit të jetës Ilaria Sula, e cila u gjet e vdekur në një valixhe në një pyll pranë Romës.

Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçarja, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 25 Mars, u godit me thikë për vdekje.

Pista është që vrasja të ketë ndodhur në banesën ku jetonte i riu në Via Homs dhe më pas kufoma të jetë vendosur në një valixhe të madhe dhe më pas është hedhur në zonën pyjore ku u gjet mëngjesin e sotëm (2 Prill).

Hetuesit po kryejnë një sërë kontrollesh brenda shtëpisë pasi mund të ketë gjurmë gjaku që vërtetojnë se Ilaria është vrarë pikërisht aty.

Hetimet e mëtejshme po vijojnë në fshatin Poli ku u gjet valixhja me trupin e vajzës.

Gjendet e vrarë me thikë shqiptarja në Itali! Arrestohet ish i dashuri: E vrava dhe i hodha telefonin!

0
Gjendet e vrarë me thikë shqiptarja në Itali! Arrestohet ish i dashuri: E vrava dhe i hodha telefonin!

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Autor dyshohet i dashuri i saj, Mark Samson, i cili pas vrasjes trupin e shqiptares e futi në valixhe dhe e hodhi në humnerë në Poli.

E reja kishte pasur një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj. E reja me origjinë nga Lushnja, por prej shumë vitesh familja e saj ishte vendosur në Itali.

Ish-i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Ai tha se e goditi me thikë Ilarian disa herë në banesën në via Homs, ku ai jetonte me prindërit e tij. Më pas trupin e fshehu në një valixhe. Fillimisht Samson, iu është përgjigjur të afërmve dhe miqve të së resë duke përdorur celularin e saj, të cilin më pas e ka hedhur në një pusetë. Samson ka rrëfyer se si më pas valixhen ku kishte fshehur trupin, e futi në makinë dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar në Poli.

“E hodha telefonin e saj në një pusetë në Romë dhe e ngarkova trupin e saj në makinë duke e çuar në Poli”.

Këto janë disa pjesë nga rrëfimi i Marc Samson, 22-vjeçari student i universitetit Sapienza, me prejardhje filipinase por i lindur në Itali, para prokurores Maria Perna, që po e merr në pyetje në polici bashkë me hetuesit. Prokuroria thekson se trupi nuk është copëtuar dhe se Samson ka ndihmuar hetuesit për të gjetur valixhen. Telefoni ende nuk është gjetur.

Atë e tradhtuan analizat e tabulateve telefonike, pasi ai kishte përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale. Motivi është pasioni: Samsoni nuk e pranoi dot fundin e marrëdhënies me studenten e statistikës. Akuzat ndaj tij janë shumë të rënda: vrasje me dashje dhe fshehje kufome.

Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës.

Nga Vladimir Muçaj: Mediat online si burim informacioni më i pavaruar dhe realist krahasuar me mediat tradicionale në Shqipëri

0
Nga Vladimir Muçaj: Mediat online si burim informacioni më i pavaruar dhe realist krahasuar me mediat tradicionale në Shqipëri

Mediat online si burim informacioni më i pavarur dhe realist krahasuar me mediat tradicionale në Shqipëri


Në epokën e informacionit të shpejtë dhe komunikimit të avancuar, mediat online kanë fituar një rol të rëndësishëm si burime lajmesh dhe analizash. Krahasuar me mediat tradicionale, si televizionet dhe gazetat e printuara, mediat online ofrojnë një qasje më të pavarur, më realiste dhe më të lidhur me qytetarët dhe problematikat e tyre( përtej problematikave vetërregulluese të cilat duhet të ndodhin dhe këtu në kètë treg të ri mediatik).  Ky ndryshim thelbësor ka ndikuar në mënyrën se si njerëzit informohen dhe marrin vendime në jetën e përditshme, përfshirë edhe proceset demokratike sic janë fushatat zgjedhore dhe votimet.


Pavarësia e mediave online


Një nga aspektet më të rëndësishme që e dallon median online nga ajo tradicionale është pavarësia e saj. Televizionet dhe gazetat e printuara shpesh varen nga grupe të mëdha ekonomike ose nga mbështetja e qeverive dhe e partive politike. Kjo varësi e bën të vështirë raportimin e pavarur dhe kritik ndaj çështjeve të ndjeshme. Në të kundërt, shumë platforma online operojnë me një model më të decentralizuar, duke lejuar një shumëllojshmëri zërash të shprehin mendimet e tyre pa u ndikuar nga interesat e mëdha ekonomike apo politike të momentit.
Realizmi dhe afërsia me qytetarin


Mediat online, për shkak të natyrës së tyre të shpejtë dhe interaktive, reflektojnë më drejtpërdrejt realitetin e qytetarëve. Ndryshe nga mediat tradicionale, të cilat shpesh kanë një redaktim të gjatë dhe burokraci të brendshme që vonon raportimet, portalet online publikojnë lajmet në kohë reale. Për më tepër, ato përdorin rrjetet sociale dhe platforma të tjera dixhitale për të angazhuar publikun, duke i dhënë mundësinë çdo qytetari të shprehë shqetësimet e tij dhe të ndikojë në debatin publik.


Qasja ndaj problematikave të votuesve


Një tjetër avantazh i mediave online është aftësia e tyre për të trajtuar problematikat reale të qytetarëve. Ndërsa televizionet dhe gazetat tradicionale shpesh përqendrohen në temat e vendosura nga elitat politike dhe ekonomike, mediat online janë më të hapura ndaj çështjeve që prekin drejtpërdrejt komunitetet lokale. Kjo i bën ato më të besueshme për votuesit, të cilët kërkojnë informacion të saktë dhe të paanshëm për të marrë vendime të informuara në proceset zgjedhore. Deshiroj të theksoj se në këtë analizë të shkurtër i referohem mediave online të identifikuara, të rregjistruara sipas ligjit dhe jo për shumë e shumë të tjera pa adresë e pa identitet. Këto të fundit në një farë forme bëhen “barrë” për mediat që bejne perpjekje për të qene sa më korrekte dhe afer realiteteve.


Roli i mediave online në fushatën zgjedhore


Edhe në këtë fushatë zgjedhore, mediat online do të kenë një rol kyç në informimin e qytetarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Duke qenë një burim i shpejtë dhe i aksesueshëm kudo, këto media do të ofrojnë informacion të azhurnuar mbi zhvillimet politike, kandidatët dhe programet e tyre. Për më tepër, mediat online do të ndihmojnë në transparencën e procesit zgjedhor duke ekspozuar çdo shkelje apo parregullsi, duke e bërë procesin më të hapur dhe demokratik.

Në një shoqëri demokratike, informacioni i pavarur dhe realist është thelbësor për zhvillimin e një debati të shëndetshëm publik. Mediat online kanë dëshmuar se janë më të pavarura, më të shpejta dhe më të lidhura me realitetin e qytetarëve krahasuar me mediat tradicionale. Kjo i bën ato një burim më të besueshëm dhe më të rëndësishëm për një shoqëri që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim demokratik të vazhdueshëm.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, publikohet lista e votuesve! Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

0
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, publikohet lista e votuesve! Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 11 Maj 2025

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 11 Maj 2025, për votuesit brenda vendit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta:

– 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë;

– 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit;

– 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:

– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;

– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” mbeten të angazhuara në përmbushje të standardeve më të larta, të këtij procesi të rëndësishëm.

Kandidatja për deputete më e re në moshë, njihuni me studenten fierake e cila kandidon për DZH

0
Kandidatja për deputete më e re në moshë, njihuni me studenten fierake e cila kandidon për DZH

Emri i saj është Alketa Gjika, dhe është vetëm 20 vjeçe.

Është përzgjedhur si kandidate e Partisë Djathtas Për Zhvillim dhe mund të quhet pa dyshim si një nga kandidatet më të reja në moshë ndoshta në gjithë vendin.

Në një postim të sajin ajo ka dhënë detaje rreth jetës dhe ambicieve politike:

Kam mbaruar shkollën e mesme te Janaq Kilica, një periudhë që më ka formuar si individ dhe që më ka dhënë mundësinë të kuptoj më mirë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Fierit.

Ky është kandidimi im i parë, dhe jam e gatshme të përballem me sfidat e politikës, duke sjellë një zë të ri dhe një vizion të qartë për të ardhmen e Fierit.

Kam besim se duke punuar së bashku me qytetarët, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.