Home Blog Page 140

“Duhet të jemi gati për ‘play off’-in, e arrijmë objektivin”. Trajneri Tatanjelo: Apolonia me stil të ri, ndryshimi dha 100% efekt

0
“Duhet të jemi gati për ‘play off’-in, e arrijmë objektivin”. Trajneri Tatanjelo: Apolonia me stil të ri, ndryshimi dha 100% efekt

Nga Hilmi SaliApolonia e zgjidhi shpejt çështjen e stolit pas largimit të papritur të Sedat Pajazitit. Drejtimi i skuadrës i është besuar një argjentinasi, Matias Tatanjelo, i cili debutoi me fitore. Të dielën Apolonia dominoi ndaj Korabit, ku fituan në shifrat 3-0 dhe objektivi “play off” është më se i arritshëm.

Pas fitores me dibranët, trajneri i Apolonisë, Matias Tatanjelo, për “Panorama Sport” deklaroi: “Jam i kënaqur me paraqitjen kolektive të ekipit. Ishim një ekip që luftoi fort, një ekip që ishte i qetë dhe i fokusuar për të fituar. E merituam plotësisht trepikëshin, sepse ishim ekipi më i mirë në fushë.

Megjithatë, nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi Korabi është një kundërshtar agresiv dhe mbrohet mirë në prapavijë. Hasëm vështirësi në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë ishim perfektë në të dyja fazat e lojës. E zgjidhëm shpejt, ndaj e patëm më të lehtë fitoren dhe marrjen e pikëve maksimale. Unë kam ndryshuar komplet idenë e të luajturit, mënyrën e lojës, qasjen që duhet të kemi në fushë.

Jam shumë i kënaqur, sepse për një ditë arritëm ta përgatisnim këtë sfidë dhe ta fitonim. Punuam disa orë në fushë dhe disa orë të tjera ia kushtuam video-analizës. E ritheksoj, kam ndryshuar sistemin e lojës dhe lojtarët e kanë kuptuar 100% idenë time. Jam krenar për lojtarët, i përgëzoj dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Jemi drejt fundit, çdo ndeshjeje duhet t’i jepet rëndësia e duhur. Ndeshje të lehta nuk ka, çdo ekip, pavarësisht renditjes, mund të krijojë probleme. Duhet të jemi gati, të rikuperojmë energjitë dhe të arrijmë objektivin, që është zona “play off”, si mundësia e dytë për të tentuar objektivin madhor, Superioren”.

Aksidenti në aksin Fier-Vlorë/ Arrestohet 54-vjeçari që shkaktoi përplasjen, procedohet dhe një i ri

0
Aksidenti në aksin Fier-Vlorë/ Arrestohet 54-vjeçari që shkaktoi përplasjen, procedohet dhe një i ri

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin e ndodhur dje në bypass-in Fier-Vlorë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ndaj A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, ka nisur procedimi penal. Sipas hetimeve paraprake, automjetet e drejtuara prej tyre u përplasën me pesë mjete të tjera, duke shkaktuar gjashtë të plagosur.

Dy nga të lënduarit vijojnë të marrin kujdes mjekësor, ndërsa katër të tjerët janë larguar nga spitali.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

“Forbes” e rendit Samir Manen në listën e njerëzve më të pasur të botës

0
“Forbes” e rendit Samir Manen në listën e njerëzve më të pasur të botës

Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur të botës, në të cilën renditen sipërmarrës, investitorë dhe trashëgimtarë.

Në këtë listë renditen 3028 miliarderë nga e gjithë bota, dhe rezultatet e saj janë plotësuar nga çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga 7 marsi 2025. Në listën e njerëzve më të pasur të botës renditet edhe shqiptari Samir Mane, i cili mban vendin e 2356. Sipas “Forbes”, Samir Mane ka një pasuri me vlerë 1.4 miliardë dollarë.

Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri. Ai u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat.

Mane hapi dyqanin “Neptun”, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

Grupi i tij BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Dogjën një lokal në plazhin e Darzezës, përfundojnë në pranga 5 të rinjtë, në kërkim edhe një 19-vjeçar

0
Dogjën një lokal në plazhin e Darzezës, përfundojnë në pranga 5 të rinjtë, në kërkim edhe një 19-vjeçar

Policia ka identifikuar dhe ndaluar pesë të rinj si autorë të dyshuar të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Pas hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 mars 2025, në pranga kanë përfunduar shtetasit:

– A. T., 23 vjeç

-E. M., 20 vjeç

A. S., 20 vjeç

E. L., 19 vjeç

D. L., 19 vjeç

Ndërkohë, shtetasi A. R., 19 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej të dyshuarve dhe për të sqaruar motivet e zjarrvënies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Policia jep detaje për aksidentin në bypass-in e Fierit: Pesë të lënduar, mes tyre një foshnjë

0
Policia jep detaje për aksidentin në bypass-in e Fierit: Pesë të lënduar, mes tyre një foshnjë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Bizneset në Fier punësojnë të huaj: Të rinjtë shqiptarë refuzojnë punën fizike, zgjidhja vjen nga indianët (Video)

0
Bizneset në Fier punësojnë të huaj: Të rinjtë shqiptarë refuzojnë punën fizike, zgjidhja vjen nga indianët (Video)

Mungesa e fuqisë punëtore është bërë një sfidë e përditshme për bizneset në vend, veçanërisht në sektorët që kërkojnë angazhim fizik.

Të rinjtë shqiptarë shpesh refuzojnë të punojnë në këto profesione, ndaj dhe bizneset kanë gjetur zgjidhje tek punëtorët e huaj, të cilët jo vetëm që pranojnë këto punë, por edhe vlerësojnë mundësitë që u ofrohen. Ky punëdhënës thotë se rekrutimi i punëtorëve të huaj ka qenë i domosdoshëm për vazhdimin e aktivitetit.

“Ne kemi ofruar kushte të mira pune dhe paga konkurruese, por, fatkeqësisht, të rinjtë shqiptarë nuk janë të interesuar. Kjo na ka detyruar të shohim për mundësi të tjera dhe të punësojmë punëtorë nga jashtë”, shprehet një prej punëdhënësve.

Sing Rashpal dhe Rakesh Kumar, dy të rinj nga India, janë ndër punëtorët që kanë gjetur një mundësi punësimi në Shqipëri. Ata shprehen të kënaqur me kushtet e punës dhe mikpritjen që kanë marrë.

“Ne ndihemi shumë mirë këtu. Njerëzit janë miqësorë dhe na trajtojnë me respekt. Punëdhënësi ynë ka zbatuar të gjitha kushtet e kontratës dhe na ka siguruar gjithçka që na nevojitet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri”, tha ai.

Ndërsa sfida për gjetjen e punëtorëve vendas vijon, punëtorët e huaj po bëhen një pjesë e rëndësishme e tregut shqiptar të punës. Për ta, Shqipëria nuk është vetëm një vend pune, por edhe një ambient ku ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

0
I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “falsifikimit të dokumenteve”.

Dosja është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe shqyrtimi është caktuar me datë 29 prill. Në dosje rezulton i përfshirë edhe Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij. Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

Breshëri ‘zbardh’ Frakullën! Banorët: Pemëtaria është shkatërruar (Video)

0
Breshëri ‘zbardh’ Frakullën! Banorët: Pemëtaria është shkatërruar (Video)

Breshëri që ka rënë sot Frakull të Fierit ka ‘zbardhur’ rrugët e kësaj zone.

Sipas fermererëve pemëtaria është shkatërruar plotësisht nga rënia e breshërit.

Kujtojmë edhe pak ditë më parë breshëri që ra në zonën e Lushnjës, veçanërisht në fshatin Barbullinjë dëmtoi totalisht 160 hektarë të mbjella me nektarinë e pjeshkë.

Fazani i egër rikthehet në Parkun e Divjakës

0
Fazani i egër rikthehet në Parkun e Divjakës

Rreth 30 çifte fazanësh të egër janë lënë të lirë në habitatin natyror të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Individët e lëshuar janë gati për folenizim dhe shtimi i fazanit do të mbikqyret nga banorët e zonës.

Ata thonë se në bashkëpunim me shoqatat e gjuetarëve do të ruajnë këtë popullatë fazanësh dhe do të kujdesen edhe për hedhjen e ushqimit. Kjo specie e egër është hedhur në kufirin e zonës së lirë të gjuetisë midis Libofshës dhe pjesës jugore të parkut kombëtar.

30 vjet nga zhdukja e tyre, ripopullimi i fazanit është në fazën e parë të shtimit të tyre. Federata Shqiptare e Gjuetisë ka zgjedhur habitatin e duhur natyror për të lëshuar fazanët, ndërsa pas disa muajsh do të lëshohen edhe disa çifte thëllëzash të fushës.

Ata i bëjnë thirrje gjuetarëve dhe banorëve të zonës të kujdesen deri në shtimin e popullatës së fazanëve, pasi kjo është periudha e duhur.

“Prandaj po hedhim në këtë kohë sepse janë në kushtet e pjelljes dhe këta direkt fillojnë foletë e tyre, shumohen. Në qoftë se ne sot hodhëm 30 fazanë, në qoftë se shikojmë dhe sa mund të rriten, sa mund të mos rriten kështu, ne në Tetor themi që mund t’i kemi mbi 100 fazanë. Po vitin tjetër bëhen 500 dhe 600 fazanë”, është shprehur president i Federatës Shqiptare të Gjuetisë Themi Perri.

“Kjo lloj specie është mbarështuar edhe më parë me sukses në këtë lloj territori dhe e dimë që dhe pjesa që është e punuar do të mbillet me misër, gjë që do t’i shërbejë edhe për maskim edhe si burim ushqimi”, shtoi Enton Mele.

Thëllëza, derri dhe lepuri i egër janë lëshuar në natyrë nga Shoqata e Gjuetarëve disa vite më parë, por gjuetia e paligjshme solli zhdukjen e tyre.

Sot gjahtarët kërkojnë sa më shpejt nxjerrjen e ligjit të ri, pasi janë shtuar në masë kafshët e egra duke prishur raportin midis specieve të tjera.

“Gjuetia e paligjshme që gjuhet natën dhe jashtë sezonit, është shumë kriminale. U gjuajt pa ligj, edhe gjuetarët bënë gabimet e tyre që gjuajtën kohë pas kohë”, tha kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve në Peqin, Ahmet Deliu.

Fazanët kane qenë pjesë mjaft e rëndësishme e ekosistemit të Parkut Kombëtar dhe së shpejti disa çifte të tjera do të hidhen edhe në pjesën e brendshme të pyllit në Divjakë.

Pas 12 vitesh në Shqipëri, gjuetia është e ndaluar, ndërsa në Qershor mbaron moratoriumi dhe pritet rishikimi i ligjeve të gjuetisë.

Klan News

Aksident ne Bypass-in e Fierit, 7 makina te perfshira

0
Aksident ne Bypass-in e Fierit, 7 makina te perfshira

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.

Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë./Apollon.tv