Home Blog Page 141

Aksident në Levan, treni i mallrave godet një 68-vjeçar

0
Aksident në Levan, treni i mallrave godet një 68-vjeçar

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arrestohet 60-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar një 13-vjeçare!

0
Arrestohet 60-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar një 13-vjeçare!

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë: Sekuestrohen 63 kg drogë, në pranga shoferi dhe pasagjerja

0
Kakavijë: Sekuestrohen 63 kg drogë, në pranga shoferi dhe pasagjerja

NJOFTIMI

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare bazuar dhe në inteligjencën policore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga shtetasi O. K.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit;

-E. Xh., 45 vjeçe, banuese në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.

Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, përfundon në pranga i riu nga Zvicra

0
I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, përfundon në pranga i riu nga Zvicra

Një 20-vjeçar nga Zvicra ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se i ka vjedhur me dhunë telefonin e një 52-vjeçari.

Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin.

Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 52-vjeçarit.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në Rrugën e Barrikadave, një shtetas, ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi i huaj zvicerian J. K., 20 vjeç.

Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin.

Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reshje shiu dhe diell! Parashikimi i motit, si pritet të jetë dita këtë të hënë.

0
Reshje shiu dhe diell! Parashikimi i motit, si pritet të jetë dita këtë të hënë.

Dita e fundit e muajt mars parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, temperatura minimale do të shkojë në 7 gradë, konkretisht në Korçë, ndërsa ajo maksimale, prej 19 gradësh do të regjistrohet në Fier, Vlorë, Lezhë dhe Tiranë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Fier, 35-vjeçari dhunon kunatën dhe 2 fëmijët e saj të mitur

0
Fier, 35-vjeçari dhunon kunatën dhe 2 fëmijët e saj të mitur

Policia e Fierit ka ndërhyrë në një rast të rëndë dhune në familje, duke arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar nga Tirana. Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Drejtoria vendore e Policisë Fier

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.

Lokali në Fier përfshihet nga flakët, ndërhyjnë dy mjete zjarrfikëse

0
Lokali në Fier përfshihet nga flakët, ndërhyjnë dy mjete zjarrfikëse

Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit.

Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar dot për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, me të cilat ishte ndërtuar lokali.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Apolonia vazhdon serinë pozitive, triumfon ndaj Korabit në debutimin e trajnerit argjentinas Tatangelo

0
Apolonia vazhdon serinë pozitive, triumfon ndaj Korabit në debutimin e trajnerit  argjentinas Tatangelo

Apolonia ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Korabin me rezultatin 3-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e trajnerit të ri të Apolonisë, argjentinasit Matias Tatangelo, i cili nisi aventurën e tij me një fitore bindëse.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që treguan kujdes në mbrojtje. Në pjesën e dytë, fierakët shpërthyen, me Francis Nubuisi që realizoi dopietë në minutat 52 dhe 60. Epërsinë e vulosi Robin Hney në minutën e 65-të, duke siguruar një fitore të pastër për ekipin fierak.

Pas kësaj ndeshjeje, Apolonia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e 7-të të klasifikimit.

Në javën e ardhshme, ata do të përballen me Erzenin në Shijak që aktualisht mban vendin e fundit në tabelë.

Besimtarët myslimanë në Fier kremtojnë Fiter Bajramin

0
Besimtarët myslimanë në Fier kremtojnë Fiter Bajramin

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Si në mbarë vendin, edhe në Fier, qindra besimtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e Bajramit në xhaminë e qytetit, ku u lutën për paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, mbajti një mesazh para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e respektit, dashurisë dhe harmonisë në shoqëri.

Ai e cilësoi njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti dhe ftoi të gjithë besimtarët të falin sa më shumë mirësi dhe solidaritet.

Fieri Sot ju uron gëzuar Fiter Bajramin! Paqe dhe mirësi për të gjithë!

Çifti Agim dhe Xheneta Kadillari, çelin ekspozitën “Oksigjen” në Galerinë e Artit të Fierit

0
Çifti Agim dhe Xheneta Kadillari, çelin ekspozitën “Oksigjen” në Galerinë e Artit të Fierit

Diten e djeshme, cifti i artisteve shkodra, Agim dhe Xheneta Kadillari, celen ekspoziten e pikturave “Oksigjen” ne Galerine e Artit “Vilson Kilica” ne Fier.

Kjo ekspozite, sipas ciftit te artisteve, u quajt “Oksigjen” per vete stilin e shprehur ne tablo, ky mbizoteronin peizazhet natyrore, aty ku dhe vete oskigjeni buron.

Ekpozita do te jete e hapur per cilindo person i cili do te deshiroje ta vizitoje ne ditet ne vazhdim.