Home Blog Page 142

SONDAZH / Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit?

0
SONDAZH / Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit?

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

[poll id=”3″]

Karta e identitetit, tashmë brenda 3 ditësh

0
Karta e identitetit, tashmë brenda 3 ditësh

Koha e pajisjes me kartë ID tashmë zbret nga 14 ditë, në vetëm 3 ditë. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë, ndërsa procedura është e thjeshtë me katër hapa. Blini kuponin me procedurë të përshpejtuar, merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes apo vjedhjes nga e-Albania, bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek dhe në fund tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik, ata që rinovojnë dokumentin e skaduar dhe ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

Historia e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri daton në maj 2009. Kompania koncesionare ushtroi aktivitetin deri në mesin e vitit 2023, kur përfundoi kontrata dhe qeveria vendosi të krijonte kompaninë shtetërore. Pas gushtit 2023, stafetën e mori “IdentiTek”, shoqëri me kapital shtetëror.

Kompania prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shtetas shqiptarë, por njëherësh edhe pasaporta diplomatike e shërbimi. Ajo prodhon gjithashtu dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil në Shqipëri.

Qumështor i ëmbël pa petë – Si ta përgatisni në shtëpi

0
Qumështor i ëmbël pa petë – Si ta përgatisni në shtëpi

Qumështori është një recetë që i përket traditës shqiptare dhe ka mrekulluar me vite breza të tërë familjarësh.

Sot AgroWeb.org ju tregon një mënyrë fantastike dhe më të lehtë për ta përgatitur.

Receta që ju sugjerojmë nuk kërkon petë, duke e bërë qumështorin një ëmbëlsirë akoma edhe më të lehtë.

Gjithashtu kemi përdorur edhe një përbërës tjetër i cili i jep një shije të veçantë recetës.

Përbërësit


1l qumësht
6 kokrra vezë
4 lugë gjelle niseshte
2 lugë gjelle miell
4 lugë gjelle sheqer
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja


Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të rrihni vezët me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze.

Ngjyra e saj duhet të jetë e verdhë shumë e lehtë, gati në të bardhë.

Pasi të keni arritur në këtë fazë shtoni mjaltin.

Ky përbërës do t’i japi një shije më speciale qumështorit tuaj.

Niseshtenë dhe miellin kalojeni fillimisht në sitë dhe më pas shtojeni tek tasi ku keni përbërësit.

Në fund shtojmë edhe qumështin dhe e përziejmë mirë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Masën agroWeb.org ju këshillon që ta kaloni në një tenxhere dhe ta vendosni në zjarr.

Përzierja duhet të mpikset në zjarr mesatar dhe duhet rrahur me tel kuzhine gjatë gjithë kohës.

Sigurohuni që masa të mos ngjitet dhe të mos krijohen kokrra të patretura të miellit.

Kur masa kremoze të fillojë të kthejë valë është gati për ta kaluar në tavën për pjekje.

Tavën më parë duhet ta lyeni me gjalpë duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj madje edhe anët.

Qumështorin duhet ta piqni në furrë të parangrohur në 180 gradë derisa sipërfaqja e tij të ketë marrë ngjyrën e artë.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta dhe qumështori do të jetë gati pasi fazën më të madhe të pjekjes e kemi kaluar.

Pasi të jetë pjekur nxirreni tavën nga furra dhe lëreni të ftohet.

Nëse e dëshironi të ngrohtë mund ta shërbeni duke e kaluar në tasa.

Nëse e preferoni të ftohtë, prisni derisa të ftohet tava dhe futeni në frigorifer për disa minuta.

Më pas priteni dhe shërbejeni për të dashurit tuaj./AgroWeb.org

Çfarë është migrena e heshtur – Si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

0
Çfarë është migrena e heshtur – Si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.

Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit.

Çfarë është migrena e heshtur?


Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.

Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.

Cilët janë shkaktarët


Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:

Stresin
Ndryshimet e motit
Luhatjet hormonale
Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
Dritat e forta
Disa ushqime ose medikamente
Çrregullimet e gjumit

Mendohet se nxitësi shkakton një reaksion zinxhir në tru që bën që qelizat nervore të bëhen tepër aktive.

Simptomat


Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.

Simptoma të tjera përfshijnë:

Çrregullime të të folurit
Dobësi
Mpirje
Vertigo
Çekuilibër
Të përziera
Marramendje
Ndjeshmëri ndaj dritës
Këto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.

Sa zgjat?

Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të jzgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.

Në përgjithësi, migrena e heshtur mund të ndahet në katër faza:

Faza paralajmëruese
Kjo ndodh një ose dy ditë para fillimit të një episodi sulmi dhe zakonisht përfshin simptoma të tilla si dëshirë e shtuar për ushqim, ndryshime të humorit, lodhje dhe etje e shtuar

Aura
Kohëzgjatja e kësaj faze shpesh varion nga 5 deri në 60 minuta, ku 20 minuta është gjatësia më tipike. Por, në disa raste, mund të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë për ditë në javë.

Dhimbje koke
Kjo fazë zakonisht nuk ndodh gjatë një sulmi të heshtur, por shfaqet zakonisht me dhimbje në një pjesë specifike të kokës.

Postdrome
Kjo fazë mund të zgjasë me orë deri në ditë dhe shpesh karakterizohet nga lodhja, nervozizmi, ndryshimet e humorit etj.

Trajtimet
Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm.

Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.

Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona.

Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.

Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.

E nëse keni simptoma të reja ose simotomat tuaja janë përkeqësuar, mjeku juaj mund t’ju japë diagnozën dhe planin e duhur të trajtimit. /AgroWeb.org

Tregtuan mish pule me salmonelë, në kërkim administratori. Procedohet i vëllai dhe 3 inspektorë të AKU

0
Tregtuan mish pule me salmonelë, në kërkim administratori. Procedohet i vëllai dhe 3 inspektorë të AKU

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që importoi mish pule me përmbajtje bakterin e salmonelës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht vëllai i administratorit dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kërkim është shpallur shtetasi A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vrau policin se i tërhoqi vëmendjen për shpejtësinë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin

0
Vrau policin se i tërhoqi vëmendjen për shpejtësinë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin

Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe çoi dosjen për gjykim për autorin e vrasjes së policit në Fier, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar.

Organi i akuzës tha të premten, se Asllan Mërnica ekzekutoi me armë zjarri efektivin e policisë Novruz Cenalia, pas konfliktit mes mes tyre, ku shkak u bë futja me shpejtësi në një kthesë e automjetit, ku punonjësi i policisë i kishte tërhequr vëmendjen autorit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Prokuroria vijon më tej, se ishte pikërisht ky moment kur Mërnica ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, nxori armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe e qëlloi atë për vdekje.

Mërnica akuzohet për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Në momentin e ngjarjes, e cila ndodhi në muajin maj të vitit të shkuar në Fier, punonjësi i Policisë mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” dhe ishte në praninë e nënës së tij, por pavarësisht kësaj autori e qëlloi për vdekje.

Policia e Shtetit kontrolle me makina inteligjente, apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

0
Policia e Shtetit kontrolle me makina inteligjente, apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

Policia e Shtetit njoftoi sot se, Policia Rrugore ka rritur masat parandaluese në qarkullimin e mjeteve, duke intensifikuar kontrollet me makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të mendojnë për familjet e tyre kur udhëtojnë.

“Mos drejtoni automjetin me shpejtësi që varion 3 deri në 3.5 herë më shumë se limiti i lejuar, në tunele apo akse rrugore kombëtare duke u kthyer në rrezik të madh për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën. Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit! Mos kryeni parakalime të gabuara dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të madh përgjatë fundjavës, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato turistike.

Përqëndrohuni në timon. Për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, rreziku është më i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore”, njofton Policia.

Sipas Policisë, në të gjitha rrugët e vendit, 24/7, është prezente Policia Rrugore me makinat inteligjente.

Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

0
Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.

Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e mëshirë për secilin.

“Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë: “O Zot, unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”, tha Spahiu.

“Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.

Kreu i Komitetit Mysliman e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.

“Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

Të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fitër Bajramin nesër në Tiranë, me ceremoninë e faljes që fillon në 06:45, me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 falet namazi.

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri plagoset me thikë nga bashkatdhetari

0
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri plagoset me thikë nga bashkatdhetari

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Vardas, në Ilias të Greqisë, ku një 17-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar. Pas sulmit, i riu është transportuar në Infermierinë e Pirgos, ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, që përfundoi me sukses.

Sipas raporteve, gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit është e qëndrueshme dhe ai nuk është më në rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur pas një takimi mes viktimës dhe të dyshuarit, që kishin një mosmarrëveshje financiare. Gjatë këtij takimi, 21-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 17-vjeçarin në pjesën e barkut.

21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga autoritetet.

“Nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro”- Rama premton: Sipërmarrësve që do jetë të detyruar të rrisin rrogat do u ofrojmë lehtësi

0
“Nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro”- Rama premton: Sipërmarrësve që do jetë të detyruar të rrisin rrogat do u ofrojmë lehtësi

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit “Shqipëria 2030” ka premtuar se paga minimale nga janari 2026 do të jetë 500 euro.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi do të merret me anë të një akti normativ në muajin qershor pas zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri u shpreh se për sipërmarrësit që do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale do të ofrohen lehtësira.

“Gjatë 18 muajve pas pagës së parë shtetit nuk do ju kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro”, tha Rama.

Edi Rama: Në Shqipëria 2030, paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro. Sot paga minimale është 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026, me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por do tu japim lehtësi. Gjatë 18 muajve pas pagës së parë shtetit nuk do ju kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro.