Home Blog Page 143

“Shëtit në botë me atlete të bardha dhe hiqet si piktor”- Berisha akuza Ramës: Arrestoi 3 liderë të opozitës me projektin e tij “Shqipëria pa opozitë”

0
“Shëtit në botë me atlete të bardha dhe hiqet si piktor”- Berisha akuza Ramës: Arrestoi 3 liderë të opozitës me projektin e tij “Shqipëria pa opozitë”

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës ‘Fuqia e Grave në Politikë’ ku ishte e pranishme edhe Presidentja e EPP Women, Doris Pack, u shpreh se Shqipëria ndodhet në një regjim narkodiktatorial.

Berisha hodhi akuza ndaj Ramës, duke u shprehur se arrestoi 3 liderë të opozitës, sipas kreut të PD-së, me projektin e tij Shqipëria pa opozitë.

“Shëtiste në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha: Unë kam një mirënjohje të veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.

Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.

Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.

Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe. Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.

Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet. Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.

Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.

Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën.

Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.

Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht.

Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori.

Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.

Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie.

Xhoen Osmënaj, Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për Fierin

0
Xhoen Osmënaj, Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për Fierin

Xhoen Osmënaj do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes BASHKË për qarkun e Fierit.

Xhoen Osmënaj është një profesionist me eksperiencë të gjerë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit.

Arsimin e mesëm e ka përfunduar në shkollën profesionale “Petro Sota” në Fier, ndërsa studimet universitare i ka ndjekur në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, ku është diplomuar në Marketing.

Edhe pse i diplomuar në një fushë ekonomike, rrugëtimi i tij profesional është ndërtuar mbi pasionin për teknologjinë.

Ai ka zhvilluar një karrierë të konsoliduar në IT, duke mbajtur pozicione të rëndësishme teknike dhe menaxheriale në kompani ndërkombëtare. Aktualisht, ai punon si Telco Delivery Manager ku drejton projekte të mëdha në sektorin e telekomunikacionit.

Më parë ka punuar për kompani si Wolters Kluwer, Vodafone, VoipTel Italia dhe Yura Corporation, duke fituar eksperiencë në administrimin e rrjeteve, konsulencë teknologjike dhe zhvillimin e shërbimeve për klientë në nivel ndërkombëtar.

Xhoeni është pjesë aktive e Lëvizjes BASHKË, ku angazhohet për një politikë të ndershme, përfaqësuese dhe në shërbim të shumicës shoqërore.

I rritur dhe i formuar në Fier, ai njeh nga afër problematikat e qytetit dhe zonave përreth dhe synon të jetë zëri i njerëzve të zakonshëm në Kuvend – i atyre që politika i ka lënë pas.

Përtej profesionit, është i apasionuar pas teknologjisë, elektronikës dhe futbollit.

Me integritet, përkushtim dhe një sens të fortë drejtësie, Xhoen Osmënaj përfaqëson një brez të ri qytetarësh që nuk dorëzohen dhe që janë gati të ndërtojnë një Shqipëri ku askush nuk përjashtohet.

Tragjedia e Otrantos: 28 Marsi 1997, një plagë e hapur për Shqipërinë – Nga Enrik Mehmeti

0
Tragjedia e Otrantos: 28 Marsi 1997, një plagë e hapur për Shqipërinë – Nga Enrik Mehmeti

Nata e 28 marsit të vitit 1997 do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në kujtesën time, si një plagë e pashërueshme.

Në atë natë të errët, familja ime dhe unë ishim gati të niseshim drejt Italisë, duke kërkuar një jetë më të mirë, larg varfërisë dhe pasigurisë që kishte pushtuar Shqipërinë. Por, ajo që duhej të ishte një udhëtim shprese, u shndërrua në një tragjedi të paimagjinueshme.

Anija “Kateri i Radës”, e mbushur plot me njerëz të dëshpëruar, u nis nga Vlora drejt brigjeve italiane. Në bord ishin gra, fëmijë, burra, të gjithë me një ëndërr të përbashkët: një e ardhme më të mirë.

Por, në mes të detit, anija u përplas me një anije ushtarake italiane, “Sibilla”. Përplasja ishte fatale.

Anija shqiptare u mbyt, duke marrë me vete jetën e 81 personave, mes tyre gra dhe fëmijë të pafajshëm.

Unë isha vetëm një fëmijë në atë kohë, por e mbaj mend qartë kaosin dhe panikun që mbizotëronte në bregdet. Familjarët e viktimave, me lot në sy dhe zemra të thyera, prisnin me ankth lajme për të dashurit e tyre. Unë isha me fat. Familja ime nuk hipi në atë anije.

Por, dhimbja e atyre familjeve do të më ndjekë gjithë jetën.

Si gazetar, kam ndjerë detyrimin moral për të mbajtur gjallë kujtimin e kësaj tragjedie. Kam shkruar artikuj, kam realizuar dokumentarë, kam intervistuar familjarë të viktimave, duke u përpjekur të hedh dritë mbi këtë ngjarje të dhimbshme.

Kam kërkuar drejtësi për viktimat, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.Tragjedia e Otrantos është një plagë e hapur në zemrën e Shqipërisë. Është një kujtesë e hidhur e kohës së vështirë që vendi ynë ka kaluar.

Është një thirrje për të mos harruar kurrë viktimat e pafajshme dhe çuar në vënd drejtësinë që nuk është vendosur ende.

Sot në 19:00 do të jetë një aktivitet në teatrin e qytetit të Leces në Itali, për të kujtuar këtë tragjedi, të cilin e kemi organizuar me disa miq Shqiptar dhe Italian.

Vizitë njohëse në Muzeun e Fierit nga nxënësit e shkollave “Petro Sota” dhe “Elektroekonomike” Mali i Zi

0
Vizitë njohëse në Muzeun e Fierit nga nxënësit e shkollave “Petro Sota” dhe “Elektroekonomike” Mali i Zi

Nxënësit e Fierit dhe Malit të Zi në Vizitë Njohëse në Muzeun Historik Fier

Fier, 28 Mars – Në kuadër të projektit të BE dhe BMZ, “Superschools”, nxënësit e Shkollës Profesionale “Petro Sota” në Fier dhe “Elektroekonomike” në Bijelo Polje, Mali i Zi, zhvilluan një vizitë njohëse në Muzeun Historik Fier.

Ky aktivitet, organizuar nga RYCO dhe GIZ, u zhvillua nën moton “Së bashku qëndrojmë për ndryshime pozitive” dhe kishte si qëllim shkëmbimin e ideve, kulturave dhe forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve të rajonit.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, traditat dhe kulturën vendore, duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin mes tyre.

Ky bashkëpunim mes të rinjve synon të forcojë lidhjet kulturore dhe të inkurajojë iniciativa të përbashkëta për një të ardhme më të mirë.

Albpetrol, dëgjesa publike për Procesin e lejeve mjedisore në Usoje, Visoke dhe Zharrez

0
Albpetrol, dëgjesa publike për Procesin e lejeve mjedisore në Usoje, Visoke dhe Zharrez

NJOFTIM

Ne kuadër te zhvillimit te aktivitetit ekzistues“Magazinimi i naftë dhe nënprodukteve te saj ne cisterna te palëvizshme ne ndonjë terminal, ose ngarkim/shkarkim i naftës dhe nënprodukteve te saj ne/nga nje cistern e lëvizshme, cisterne hekurudhore ose anije e ujerave te brendshëm ne terminal” ne 3 stacionet e naftës Usoje, Visoke dhe Zharrez, do te organizohet :

Degjesa Publike e parashikuar ne kreun VI te VKM-se nr. 419, datë 25.6.2014

“Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”.

Për një informacion më të detajuar mbi ndryshimet e propozuara mund të ndiqni materialin e publikuar në adresën elektronike të AKM-ës https://akm.gov.al/publiku/.

Ky takim organizohet, nga subjekti “ALBPETROL” Sh.anë bashkëpunim me AgjencineKombetare te Mjedisit dhe me njësitë e qeverisjes vendore, në kuader të zbatimit të kuadrit ligjor për mjedisin dhe te drejtes per informim te publikut, sa me siper kerkojmepjesemarrjentuaj ne kete takim.

Date: 01.04.2025

Ora: 11:00

Vendodhja: Stacioni i Naftes Usoje.

Date: 02.04.2025

Ora: 11:00

Vendodhja: Stacioni i Naftes Visoke.

Date: 03.04.2025

Ora: 11:00

Vendodhja: Stacioni i Naftes Zharrez.

Jeni te ftuar ne kete takim si banore apo subjekte dhe Ojf/OKQ te interesuar.

“ENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS” Sh.p.k

KONSULENTI MJEDISOR

Dëgjesë publike për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Povelçë – Ftohen banorët dhe palët e interesuara

0
Dëgjesë publike për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Povelçë – Ftohen banorët dhe palët e interesuara

Ne kuadër te zbatimit te projektit “Zhvillimi dhe prodhimi i hidrokarbureve në vendburimin Povelçë” ( 3 puse ekzistues, Povelçë 1/b, Povelçë 9 dhe Povelçë 13 dhe shpimi i nje pusi të ri të emërtuar Povelçë -32/b)” do te organizohet Degjesa Publike e parashikuar ne kreun VI te VKM-se nr. 419, datë 25.6.2014

“Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respective të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”, si dhe VKM Nr.247, date 30.04.2014

“Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”.

Ky takim organizohet, nga subjekti “EDG Natural Gas” Sh.p.knë bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe me njësitë e qeverisjes vendore, në kuader të zbatimit të kuadrit ligjor për mjedisin dhe të drejtës për informim të publikut, sa me sipër kërkojmë pjesemarrjen tuaj në këtë takim.

Date: 07.04.2025

Ora: 11:00

Vendodhja: Darzeze e Re ( Ne ambjentet e Agroturizem ELDI )

Jeni te ftuar ne kete takim si banore apo subjekte dhe Ojf/OKQ te interesuar.

“ENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS” Sh.p.k

KONSULENTI MJEDISOR

120 raste në tre muaj, shtohen rastet e pacientëve me sëmundje tumorale në Fier

0
120 raste në tre muaj, shtohen rastet e pacientëve me sëmundje tumorale në Fier

Sëmundjet tumorale po prekin gjithnjë e më shumë pacientët kryesisht të moshës së tretë, por edhe në mosha më të reja.Të dhënat vijnë nga spitali rajonal i Fierit, ku në tre muajt e parë të vitit janë shënuar 120 pacientë me sëmundje tumorale.

Mjekja onkologe tregon grupmoshat e prekura dhe llojet e diagnostikimeve tek meshkujt dhe femrat.

“Vihet re rritje e numrit të rasteve me sëmundje malinje. Janë diagnostikuar 120 pacientë, kryesisht nga moshat e treta. Por, vihet re edhe rritje e rasteve tek moshat e reja”, tha për A2 CNN Anisa Mone.

Trashëgimia genetike dhe natyrisht mënyrat e jetesës dhe të ushqyerit shikohen si shkaqet kryesore të këtyre sëmundjeve, por mjekja apelon për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të kapet në fazat e para, pasi siguron trajtim më të mirë deri në eleminimin e sëmundjes.

Trajtimi i rasteve me sëmundje tumorale të kapura në kohë ka sjellë rezultate mjaft të mira pas trajtimit mjekësor, duke ulur ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë. (A2 Televizion)

Apolonia triumfon në Kukës, Trifoni vendimtar me një dygolësh

0
Apolonia triumfon në Kukës, Trifoni vendimtar me një dygolësh

Ka përfunduar në stadiumin e Kukësit sfida mes Kukësit dhe Apolonisë, e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë e Parë. Apolonia arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në “play-off”.

Heroi i ndeshjes ishte Xhovalin Trifoni, i cili realizoi dy gola vendimtarë në minutat 71’ dhe 89’, duke e çuar kuotën e tij personale në 11 gola këtë sezon.

Nga ana tjetër, për Kukësin shënoi Grezda në minutën e 76’, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Formacioni i Apolonisë: Kaçaj, Topi, Hebeja, Ndubuisi, Mulbah, Bejzade, Ajivi, Rakipaj, Hney, Trifoni, Umejiego.

Me këtë fitore, Apolonia ngjitet në vendin e 7-të me 37 pikë dhe vijon garën për një vend në fazën “play-off”.

Në javët e mbetura, skuadra fierake do të kërkojë rezultate sa më pozitive për të siguruar një pozicion sa më të favorshëm.

Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër

0
Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër

Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Lidhur me këtë ngjarje u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”.Pjesë e panelit ka qenë dhe gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë.

Sipas saj  sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.

“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra- tjetra.

Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç, nuk bëhej fjalë. 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja.

Ok po marr në telefon thoshte, mamin e shoqës, do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht.

Këtu fillon problemi, sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogës, se nuk është kompetenca ime.

Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç, për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona.

“O ba, bëjmë një xhiro nga SPAK?” Alibeaj: S’ka nevojë… janë kthyer amerikanët (Video)

0
“O ba, bëjmë një xhiro nga SPAK?” Alibeaj: S’ka nevojë… janë kthyer amerikanët (Video)

Në trendin e videove dhe batutave në rrjetet sociale të politikanëve, duket se pjesë e tyre është bërë edhe Enkelejd Alibeaj.

Së fundmi ai ka postuar një tjetër video nga makina, teksa ndodhet nën shoqërinë e dy vajzave të tij.

“O ba, kalojmë një xhiro nga SPAK?”, e pyet e bija.

“S’ka nevojë Meg, kanë ardhur amerikanët”, i përgjigjet ai.