Home Blog Page 58

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

0
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier Libofshë pranë fshatit Agim. Mësohet se një 35-vjeçar i cili po lëvizte po motor, ka dalë nga rruga.

Ai është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nga humbur jetë rrugë.

Fier/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Derbi i Myzeqesë pa fitues, drejtuesit në heshtje dhe rreziku i rënies nga kategoria bëhet real

0
Derbi i Myzeqesë pa fitues, drejtuesit në heshtje dhe rreziku i rënies nga kategoria bëhet real

Java e 19-të e Kategorisë së Parë u mbyll me derbin e Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjës, që përfundoi në një barazim pa gola.

Një ndeshje e luajtur me frikë për të mos humbur më shumë sesa me ambicie për të fituar, ku të dyja skuadrat u shfaqën të kujdesshme dhe pa ide të qarta në fazën sulmuese.

Për Apoloninë, ky rezultat përbën një tjetër hap fals. Pas katër humbjeve radhazi, skuadra fierake nuk arriti të reagojë as në fushën e saj, duke u mjaftuar me një barazim zhgënjyes ndaj rivalëve të Lushnjës.

Një barazim që nuk ndryshon asgjë në renditje dhe që thellon krizën. Në këto kushte, rreziku i rënies nga kategoria nuk është më një hipotezë, por një realitet që po afrohet çdo javë.

Përgjegjësia kryesore bie mbi drejtuesit e klubit, të cilët prej javësh nuk po japin asnjë sinjal për zgjidhje konkrete të krizës, duke e lënë ekipin në mëshirë të fatit.

Emrat/ Kush janë 18 protestuesit e opozitës që u arrestuan nga Policia! Procedohen 3 deputetët e PD-së

0
Emrat/ Kush janë 18 protestuesit e opozitës që u arrestuan nga Policia! Procedohen 3 deputetët e PD-së

Protesta e opozitës nuk ka kaluar pa hetime nga Policia dhe Prokuroria, që njoftuan sot se janë 37 persona të identifikuar, nga të cilët 18 të arrestuar, 17 nën procedim dhe dy në kërkim.

Mes të proceduarve edhe sekretari organizativ i PD, Ervin Minarolli dhe tre deputetët e selisë blu, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.

Por kush janë të arrestuarit nga protestuesit opozitarë: Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti, Hamza Cani.

Protesta e opozitës/ Rama: Organizator një plak i lajthitur, solidaritet për policët e lënduar

0
Protesta e opozitës/ Rama: Organizator një plak i lajthitur, solidaritet për policët e lënduar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për protestën e opozitës ditën e djeshme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ai i quan mercenarë protestuesit e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një akt dhune të organizuar dhe të papranueshëm në një vend europian.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se në Europë ka lloje të ndryshme protestash dhe protestuesish, nga anarkistë e ekologjistë, te studentë apo grupe ekstremiste, të cilët shpesh maskohen dhe kryejnë akte vandalizmi, duke dëmtuar prona dhe plagosur punonjës policie.

“Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për  të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!”, thotë kreu i mazhorancës.

Ai akuzon edhe kryeopozitarin berisha si organizator:

“Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!”, thotë kryeministri mes të tjerash.

Kryeministri nënvizon se ekziston vetëm një parti parlamentare në Europë që, që nga krijimi i saj, e ka dhunën pjesë të pandarë të aktivitetit politik.

Në fund, Rama e shoqëron postimin e tij me një album fotografik nga pasojat e protestës së opozitës dhe efektivët e plagosur që po trajtohen në spital.

Flamur Noka: Vetëm në Iran të rrahin me shkop gome siç na rrahu ne policia e Prodës me urdhër të Ramës

0
Flamur Noka: Vetëm në Iran të rrahin me shkop gome siç na rrahu ne policia e Prodës me urdhër të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, se kanë “dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë”, pas protestës kombëtare të PD-së.

“Me urdhër të narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.

Sot, Policia e Shtetit ka konsumuar një akt të rëndë dhe të paprecedentë, duke ushtruar dhunë brutale ndaj qytetarëve të lirë, përfshirë vete efektive policie, gra edhe një fëmijë 10-vjeçar. Akte të tilla sot për sot ndodhin vetëm Iran, në regjimin që po jep shpirt. Ky është fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk qeveris, por sundon; që nuk zbaton ligjin, por e përdor policinë si shkop gome kundër popullit”, lexohet në reagimin e Nokës.

“Këto janë metoda tipike të regjimeve autoritare dhe kriminale që, kur ndihen të rrezikuara, godasin qytetarët dhe frikësojnë shoqërinë. Por populli opozitar nuk trembet, nuk nënshtrohet dhe nuk hesht. Do të na kenë përballë çdo ditë, në çdo rrugë institucionale e demokratike, deri në çrrënjosjen e këtij regjimi kriminal. Ashtu si shefi i tij, Edi Rama, edhe Ilir Proda e ka rrëzë qafës largimin nga detyra dhe shkuarjen në burg”, shton Noka.

Në Retina Institute, eksperti i Glaukomës Dr. Talay ka nisur ndërhyrjet e veçanta

0
Në Retina Institute, eksperti i Glaukomës Dr. Talay ka nisur ndërhyrjet e veçanta

Eksperti i Glaukomës Dr. Talay në Veprim
Sot u realizuan me sukses disa ndërhyrje të avancuara për trajtimin e glaukomës në klinikën e syrit Retina Institute.
Dr. Talay konfirmon edhe një herë ekspertizën e tij te pacientët shqiptarë. I njohur ndërkombëtarisht si GATT Father, pionier i teknikës GATT, ai kreu në klinikë:

  1. 3 ndërhyrje GATT + Katarakt

2) 1 implantim i Ahmed Glaucoma Valve

    3) 1 ndërhyrje Kahook Dual Blade për glaukomën

    Si kryhen këto ndërhyrje?

    GATT (Gonioscopy-Assisted Transluminal Trabeculotomy)
    GATT është një teknikë minimale invazive (MIGS) që realizohet nga brenda syrit, pa prerje të jashtme. Përmes një mikrokateteri hapet kanali natyral i drenazhimit (kanali i Schlemm-it), duke ulur presionin intraokular në mënyrë efektive dhe afatgjatë.
Shpesh kombinohet me operacionin e kataraktës, duke ofruar dy trajtime në një ndërhyrje të vetme.

    Ahmed Glaucoma Valve Implantation
    Kjo procedurë përdoret në rastet e glaukomës së avancuar ose rezistente. Implantohet një valvul e veçantë që ndihmon në kontrollin e presionit të syrit, duke drejtuar lëngun intraokular në mënyrë të sigurt.

    Kahook Dual Blade
    Teknikë moderne MIGS, ku përmes një blade speciale hiqet një pjesë e trabekulumit për të përmirësuar rrjedhjen natyrale të lëngut dhe për të ulur presionin intraokular, me rikuperim të shpejtë për pacientin.

    Eksperienca, inovacioni dhe rezultatet e provuara e bëjnë sot Dr. Talay referencë në oftalmologjinë shqiptare dhe ndërkombëtare në trajtimin modern të glaukomës.

    Klinika e syrit Retina Institute:

    📍 Korçë +355 69 97 11 111
    Adresa: Përballë Spitalit Rajonal të Korçës, siper Farmaci Urgjenca

    📍 Fier +355 67 40 01 004
    Adresa: Lagja “16 Prilli”, Rruga “Ramiz Aranitasi”

    📍Berat +355 69 70 70 777
    Adresa: Rruga “Antipatrea”, përbri marketit Spar

    📍Lushnjë +355 69 707 0017
    Adesa: Rruga “Shëtitorja e Stadiumit”, ngjitur me Shpresa AL

    Ish-deputeti lushnjar demokratëve: Jeni të pështirë! Votoni Ramën që të kapardiset në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj na ftoni në protestë për ta rrëzuar

    0
    Ish-deputeti lushnjar demokratëve: Jeni të pështirë!  Votoni Ramën që të kapardiset në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj na ftoni në protestë për ta rrëzuar
    Deputeti i Partise Demokratike, PD, Myslym Murrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku jane rrezuar tete dekrete të Presidentit Ilir Meta, shtate nga te cilat ishin kthyer per rishqyrtim./r/n/r/nDemocratic Party MP, Myslym Murrizi, speaks during a parliamentary session, in which eight decrees of President Ilir Meta, were turned down.

    Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka shpërthyer ndaj deputetëve që votuan sot pro ratifikimin të marrëveshjes së Shqipërisë për Bordin e Paqes me Palestinën, ku Edi Rama do të përfaqësojë vendin tonë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Myslim Murrizi nuk i ka kursyer sharjet dhe ofendimet ndaj anëtarëve të partisë së tij.

    Ish-deputeti shkruan se të votosh Ramën si përfaqësues të Shqipërisë në “Shtëpinë e Bardhë”, tregon se kemi të bëjmë me një opozitë të dobët.

    Ndërsa po ashtu ai nuk nguron t’i përmendë opozitës edhe herët e tjera që ka votuar pro qeverisë.

    Postimi i plotë i Murrizit:

    Nje opozite e tredhur nga frika apo servilizmi, nga blerja apo  pazaret e pista me rregjimin eshte me keq se sa pa opozit fare.

    Te votosh Ramen per te qen perfaqesues edhe i opozites ne bordin e “ paqes” dhe ne Shtepin e Bardhe tregon se mender deputetet e opozites jane bythec te peshtir ndaj çdo te huaji dhe eshte pothuajse e njenjta situate si ne shtator 2021 kur mbi 80 % e deputeteve pranuan nenshtrimin qe ju beri Yuri Kim duke ju treguar barin opozitareve dhe spurdhjak deputetet i lepiheshin nga pas si qen te zgjebosur dhe dy vite me von ne shtator 2023 po me te njenjtin stil te peshtir ju lepin Berishes per te qen sot ne parlament si plehra pa vlere se jan aty pa vota as te demokrateve e as te qytetareve

    Kur ju votoni Ramen per tju perfaqesuar ne nje forum leshi pa asnje vlere juridike nderkombetare si te tredhur ateher pse kerkoni qe te mos e votojne Shqiptaret nga halli nga frika ose me pages?

    Keni koh qe votoni bashkarisht çdo qelbesirllik qe ju vjen per shtat e pastaj derdellisni per revolucion leshi

    Ne 17 qershor 2017 si te tredhur votuat 27 funderrinat e vetingut dhe pasi i votuat filluat te lehni si qen te pshurrur kundra vetingut

    Ne 2022 votuat zgjatjen e mandatit te funderrinave te KPK se vetingut me dy vjet dhe sot e keni ne krah deputet te ps njerin prej atyre qe i zgjatet mandatin per te shkarkuar gjyqtar e prokuror per bindje politike apo perkatesi krahinore

    Olsi Kominçi ka mare votat tuaja ne 2022 dhe sot eshte deputet i PS

    Votuat amnistin penale me mashtrimin se do dalin nga burgu protestuesit dhe dolen nga burgu me voten tuaj vetem hajdutet dhe mashtruesit

    Votuat ne korrik 2024 kodin zgjedhor per te mbyllur listat me 1/3 duke mashtruar si te peshtir se ishte detyrim nga vendimi i gjykates kushtetuese dhe ne fakt ishte vetem interesi juaj i qelbur per te siguruar nje karrike te dhjer ne parlament qe te rrini si te dhjer kur ju “ dhjeu” sot Rama ne surrat duke ju thene se do me votoni rresht si ushtar sepse jeni pa moral pa dinjitet pa kellqe dhe frikacak te ndyre e servil te peshtire

    I dhate firmat Endri Shabanit dhe me firmat tuaja dhe votat e Rames u be avokat i popullit dhe pastaj hani m si zagar se do ta çojme ne gjykat kushtetuese

    Po si mendoni ju mor plehra qe ju ta votoni Ramen te ejten per tu kapardisur ne Washington dhe ne populli opozitar do vim ta rrezojme te shtunen??????

    Po kaq superior nga mendja e mbani veten ju soj qelbanikesh dhe bastard pa moral te piste e te qelbur ne gen ku jo pak prej jush vijne nga familjet me te degjeneruara dhe komuniste qe ka Shqiperia!!!

    Kryeministri i Anglis Z Starmer ja tha ne sy Presidentit Trump qe JOOO nuk mund te jem antar i ketij bordi te paqes kur aty ka individ qe kane bere masakra ne Gaza si kryeministri i Izraelit nje moster me fytyr njeriu

    Po ju mor plehra deputet te opozites qe votuat sot Ramen per tu ngrehur e per tu tallur me ju a e dini vetem me te zgjuar se Kryeministri i Anglis???

    Po si mund te jete Rama ne bordin e “ paqes” me voten tuaj kur ky moster ka perzene nga Shqiperia rreth 1 milion Shqiptare dhe ka luftuar paqen brenda Shqiperis duke nxitur urrejtjen ndaj qytetareve opozitar jo ndaj jush spurdhjak opozitar leshi

    Izraeli mor palaço deputet qe serviloseni si lavirer semafori ndaj çdo jo shqipfolesi ka vrare ne Gaza nga 7 tetori 2023 mbi 72000 Palestinez nga te cilet 20179 jane FEMIJE dhe 10472 jane GRA

    Ka plagosur e gjymtuar 172000 Qytetar te pa fajshem Palestinez nga te cilet 44123 feminje dhe 23769 Gra

    Dhe qe nga 9 tetori 2025 ku gjoja u firmos armepushimi Izraeli ka vrar mbi 500 Palestinez sepse nuk e do dhe nuk e deshiron PAQEN me Palestinen ate “ paqe” per te cilen ju funderrina votuat sot Ramen per te perfaqesuar Shqiperin dhe Shqiptaret edhe me voten tuaj qe i vjen era hale siç keni treguar se jeni vete

    TURPI JU MBULOFTE EDHE PSE JU KENI LINDUR DHE BASHKEJETONI ME TURPIN NJELLOJ SI QENT E TUFESME MIR PA OPOZITE FARE SE SA NJE OPOZITE FASAD E RREGJIMIT TE GYSIT GESIT VISIT E PISIT

    Tani dilni te shtunen e flisni “ kundra” Rames ne miting se nuk ju pjerdh askush as çfar flisni e as çfar m do hani sa koh qe keni votuar pro Rames sa her i eshte dashur Rames vota juaj e dhjer o frymor te dhjer deri ne fyt

    Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

    0
    Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

    Kuvendi miratoi në parim me 110 vota pro, zero abstenim e asnjë kundër ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.

    Ratifikimi i marrëveshjes së aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes u votua pas diskutimeve dhe debateve të sotme mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

    Në sallë të pranishëm ishin 110 deputetë. Në parim u votua me 113 vota, pro ratifikimit të kësaj marrëveshje. Abstenimi erdhi nga deputeti i Partisë Lëvizja Bashkë, Redi Muçi.

    Kujtojmë që sot në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca për ratifikimin e marrëveshjes së aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes.

    Kjo marrëveshje u miratua në Komisionin e Jashtëm me 13 vota pro dhe asnjë kundër.

    Më herët Kuvendi miratoi në seancën plenare, me 80 vota pro dhe 22 vota kundër, kërkesën për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se me miratimin e kërkesës për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar u vendos që projektligji të diskutohet dhe të miratohet brenda kësaj seance plenare.

    Ligji i miratuar sot synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave e ka miratuar në parim marrëveshjen më 21 janar.

    Marrëveshja parashikon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

    Bordi i Paqes do të ushtrojë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

    Seanca plenare u kërkua pasditen e djeshme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

    Fier, Policia jep detaje nga ngjarja e rende ne lagjen Apollonia

    0
    Fier, Policia jep detaje nga ngjarja e rende ne lagjen Apollonia

    Informacion paraprak

    Rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

    Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Fier, 50-vjeçari bie nga kati i 6-të, shpëtohet nga zjarrfikësit dhe dërgohet me urgjencë në spital

    0
    Fier, 50-vjeçari bie nga kati i 6-të, shpëtohet nga zjarrfikësit dhe dërgohet me urgjencë në spital

    Bie nga kati i gjashtë në lagjen Apolonia, 50-vjeçari shpëtohet nga zjarrfikësit dhe dërgohet me urgjencë në spital

    Një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia në Fier, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

    Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.