Home Blog Page 59

“Keni një gjobë pa paguar” – Policia apel qytetarëve: Kini kujdes nga këto faqe mashtruese

0
“Keni një gjobë pa paguar” – Policia apel qytetarëve: Kini kujdes nga këto faqe mashtruese

Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh.Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve.

Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe elemente grafike që imitojnë shërbimet emergjente. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës.Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror.

Ky rast përbën një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të telefonit, të dhënave të automjeteve, të dhënave bankare, PIN-eve dhe kodeve të aksesit në llogari online, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të humbjeve financiare dhe abuzimit me identitetin e tyre.Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për qytetarët:

-Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale;

-Të mos vendosin numra telefoni, të dhëna personale apo bankare në faqe jozyrtare;-Të kenë parasysh se Policia e Shtetit nuk kërkon konfirmim identiteti apo pagesa gjobash përmes linkeve të dërguara me SMS;

-Të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Shtetit;

-Në rast dyshimi apo mashtrimi, të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, në hapësirën digjitale, si dhe fton qytetarët, që të tregojnë kujdes maksimal për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe financiare.

Monika: SPAK po gjurmon operacionet e mia plastike, dhe s’ka gjetur asgjë”, Ledioni, “Në rastin tënd nuk ka çfarë gjen, je 100% natyrale”

0
Monika: SPAK po gjurmon operacionet e mia plastike, dhe s’ka gjetur asgjë”, Ledioni, “Në rastin tënd nuk ka çfarë gjen, je 100% natyrale”

Monika Kryemadhi e cila është nën hetim nga SPAK, gjatë prime-t të djeshëm të “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar procesin që po kryhet ndaj saj.

Gjatë momentit që po flitej për akuzat e Inës për operacione plastike ndaj Brikenës, Kryemadhi tha se po bëhen si “ato të SPAK-ut që po gjurmojnë operacionet e mia plastike”.

“Mos mu bëni si ato të SPAK-ut që po gjurmojnë operacionet e mia plastike dhe skanë gjetur asgjë. Sa më të bukura dhe sa më të mira te jenë gratë, nuk ka asgjë të keqe. Vetëm botox në tru mos bëni, se ajo nuk iu hynë në punë”, tha Kryemadhi.

Ndërsa nuk mund të kishte edhe një ironizim nga ana e Ledjonit, i cili i tha opionistes së “BBVIP5”, se ishte 100% natyrale.

“Në rastin tënd Monika, nuk ka se çfarë gjen SPAK-u, se ti je 100% natyrale’’ ishte thumbi i Ledionit për Kryemadhin, e cila po ashtu pranoj se ka bërë ndërhyrje estetike.

Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes

0
Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën që ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald  Trump, në të cilën e fton zyrtarisht Shqipërinë të bëhet shtet anëtar themelues i një nisme të re ndërkombëtare për paqen globale.

Rama shpreh mirënjohje për letrën dhe thekson se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Ndërkohës Sipas letrës që mban datën 16 janar 2026, Presidenti Trump i drejtohet Kryeministrit shqiptar me një ftesë për t’u bashkuar në atë që ai e cilëson si një “përpjekje historike dhe madhështore” për forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për një qasje të re në zgjidhjen e konflikteve globale.

“Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, thuhet ndër të tjera në letër.

Subashi: Përfundon asfaltimi i rrugës në lagjen Bullaj në Petovë

0
Subashi: Përfundon asfaltimi i rrugës në lagjen Bullaj në Petovë

Kryebashkiaku Armando Subashi postoi sot në rrjetet sociale pamje nga punimet për asfaltimin e rrugës në lagjen Bullaj, në fshatin Petovë.

Kryebashkiaku Subashi ka theksuar shpesh se puna për infrastrukturën do të vazhdojë në të gjithë territorin, duke u përqendruar veçanërisht në zonat rurale ku është më e nevojshme përmirësimi i rrugëve.

Apolonia në mëshirë të fatit, humbja e katërt radhazi dhe drejtuesit që bëjnë sehir!!

0
Apolonia në mëshirë të fatit,  humbja e katërt radhazi dhe drejtuesit që bëjnë sehir!!

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.Apolonia ka pësuar humbjen e katërt radhazi, duke u mposhtur në transfertë nga Burreli me rezultatin 2-0.

Kjo disfatë e rëndon ndjeshëm situatën e skuadrës fierake, e cila tashmë afrohet rrezikshëm me zonën e ftohtë të renditjes.

Në kontrast me performancën zhgënjyese në fushë, drejtuesit e klubit vijojnë të heshtin dhe të mos reagojnë përballë rezultateve negative.

Apolonia duket një ekip i braktisur prej vitesh, pa projekt, pa vizion dhe larg pritshmërive të tifozëve fierakë, të cilët vazhdojnë të presin më kot një ndryshim real në menaxhimin dhe ambiciet e klubit.

Rama zbulon ftesën nga Trump: Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

0
Rama zbulon ftesën nga Trump: Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment historik dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Nuk mund të jem më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer atë në një Shqipëri tjetër, të denjë dhe të respektuar botërisht si asnjëherë më parë. Pa diskutim, edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt dhe vlerësim të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar dhe të kryesuar prej tij, si dhe për të punuar së bashku me të.

Thank you, Mr. PresidentGod bless Albania and the United States”, shkruan Rama

Çifti shqiptaro-amerikan, nga Filadelfia në Fier: Shqipëria, më e mirë për të jetuar

0
Çifti shqiptaro-amerikan, nga Filadelfia në Fier: Shqipëria, më e mirë për të jetuar

AJ, me origjinë nga Filadelfia, vendosi të linte Amerikën pasi njohu Besianën dhe së bashku zgjodhën të jetojnë në Fier, ku ndërtojnë jetën e tyre familjare dhe rrisin fëmijët.

Çifti janë njohur në universitet dhe kanë 10 vite bashkë. Besiana bën me dije se në SHBA ka shkuar e vogël ku ka jetuar për 28 vite. Ajo thekson se prej dy vitesh jetojnë në Shqipëri.

“Kam jetuar 28 vite në Amerikë, kam ikur shumë e vogël. Kemi ardhur këtu kur kishte një kushëri në një dasmë dhe u dashuruam. Vendosëm të jetojmë në Shqipëri dhe kemi dy vite që jetojmë këtu”, tha Besiana.

Aj nga ana tjetër thekson se ka vendosur të jetojë në Shqipëri teksa shton se i pëlqejnë njerëzit dhe vendi.

“Jam nga Filadelfia dhe kam ardhur në Shqipëri sepse doja që fëmijët të rriteshin këtu, të flisnin shqip dhe anglisht. Njerëzit këtu janë të mirë, malet dhe deti janë të bukur, dhe ka shumë histori për të zbuluar.

Unë jam softuer inxhinier dhe krijoj aplikacione. Kam krijuar “One Tap”, që ka 50,000 përdorues. Krijoj aplikacione për iPhone, iPad dhe Mac”, tha ai.

Aj shton se i pëlqen Fieri sepse nuk është qytet shumë i populluar dhe se njerëzit janë të mirë. Çifti kanë dy fëmijë të vegjël.

“Lorenco është 3 vjeç, është në kopësht dhe po mëson shqipen. Xhiani është 7 muaj dhe ai do të shkojë në kopësht. Familja ime është: babi, mami dhe vëllai në Amerikë; xhaxhin dhe hallën i kam këtu.

Ndihem gjithmonë shqiptare dhe kurrë nuk ndihesha kaq shqiptare në Amerikë. Po mësoj pak shqipen dhe po mësoj si jemi ne si njerëz. Është gjaku im, jam shqiptare”, u shpreh Besiana.

Aj thekson se ndihet shqiptar dhe se në Shqipëri kalohet shumë bukur.

“Ndihem shqiptar, kemi disa vlera këtu dhe të do familja. Për shqiptarët mendoj që ka gjithçka që të duhet dhe është një vend ku mund të kalosh shumë mirë”, tha ai.

euronews.al

Vendimi i Trump për vizat, Preç Zogaj: Duken sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

0
Vendimi i Trump për vizat, Preç Zogaj: Duken sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi vendimin e administratës Trump për të pezulluar vizat emigruese edhe për shqiptarët, një vendim që lë një shije të keqe dhe duket sikur shqiptarër përfitojnë nga paratë e taksapaguesve amerikanë.

Zogaj solli rastin e shumë shqiptarëve që punojnë disa punë në SHBA dhe se nuk duhet të numërohen vetëm ata që përfitojnë, por edhe ata që punojnë.

“Është vendim që lë shije të keqe për ne, por është një vendim që lidhet me një raport që u botua para pak ditësh, raport ku pasqyrohej përqindja e emigrantëve sipas shteteve, që marrin suplemente, kompensim dhe në atë listë të gjatë vendesh, që politika e Presidentit Trump, konsideron sikur po i marrin pjesën Amerikës, ose po hanë qyl, ishin edhe Kosova edhe Shqipëria.

Kosova në 46% dhe 41% e shqiptarëve.Ata që janë aty, do të vijojnë të jenë aty.Vendimi ndalon të tjerët të shkojnë. Për mendimin tim, mendoj se është ekzagjeruar rasti për shqiptarët.

Kam njohur me dhjetëra njerëz që punojnë tre punë, dy punë, drobiten. Po të shihet, nëse shihet sa taksa paguhen, duhet të numërohen edhe ata që punojnë.Të merret informacion sa taksa paguajnë shqiptarët atje në SHBA.Po të jap një shembull.

Kam miq, një familje ku tre vëllezër punojnë në ndërtim, paguhen rreth 120 mijë dollarë në vit. Babai i tyre, personazh tipik i kategorisë që thuhet se i ka rënë në qafë Amerikës, por aty është ligji që imponon të të japë një kompensim, që të shkosh te minimum jetik, pra babai i tyre merr 11-12 mijë dollarë në vit, por ata paguajnë taksat.

Tani këtu ka një keqkuptim të madh, shërbimi mjekësor falas, është një e drejtë e qytetarëve, nuk mund të diskriminohesh se je shqiptar, apo somalez.

E treta, që më lë përshtypje jo të mirë, Amerika është shtet i formuar nga emigrantët, është shtet i emigrantëve.

Nuk e di si do të shkojë puna kur të mungojë krahu i punës në Amerikë. Por të mos përhapim panik, nuk janë hequr viza turizmi”- tha Zogaj.

“Fize, të dëshiroj si i çmendur” – Motra e Fredi Lamajt thyen heshtjen

0
“Fize, të dëshiroj si i çmendur” – Motra e Fredi Lamajt thyen heshtjen

Për herë të parë, motra e Fredi Lamajt ka reaguar publikisht lidhur me akuzat e bëra së fundmi në media ndaj vëllait të saj.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ajo mohon kategorikisht përfshirjen e tij në çdo akt dhune dhe flet për mesazhe private insistuese, të cilat i cilëson si përndjekje, për të cilat ka depozituar kallëzim penal.

Përshëndetje

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.

Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.

Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,Motra e Fredi Lamaj

Dalin mesazhet e personit qe u dhunua “per nje like”

0
Dalin mesazhet e personit qe u dhunua “per nje like”

Për herë të parë, motra e Fredi Lamajt ka reaguar publikisht për akuzat e bëra së fundmi në media, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

Ajo sqaron se vëllai i saj nuk ka qenë i përfshirë në asnjë akt dhune apo konflikt dhe thekson se deklaratat e përsëritura të shtetasit Altin Mecaj kanë dëmtuar rëndë dinjitetin familjar.

Në reagimin e saj, ajo flet edhe për mesazhe private të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat i konsideron si përndjekje, për të cilat ka depozituar kallëzim penal.

Përshëndetje

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.

Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.

Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.

Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,Motra e Fredi Lamaj

MESAZHET