Home Blog Page 61

Avokati Kujtim Cakrani: Ilir Meta, zero pasuri, sepse ka punuar me pastërti

0
Avokati Kujtim Cakrani: Ilir Meta, zero pasuri, sepse ka punuar me pastërti

Mbrojtësit ligjorë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaruan sot në një konferencë për mediet, se Meta po mbahet në paraburgim, duke tejkaluar çdo standard ligjor, kushtetues dhe human.
Avokati Kujtim Cakrani theksoi se hetimet ndaj Metës kanë përfunduar më 4 gusht 2025, ndërsa që prej 28 gushtit 2025 çështja ndodhet në seancë paraprake.
“Kjo do të thotë që një seancë e tillë ligjërisht duhet të përfundojë brenda një muaji dhe pastaj çështja ose duhet të pushohet, ose të kthehet në hetim ose duhet të kalojë në gjykim themeli”, sqaroi ai.
Sipas avokatit, kanë kaluar mbi katër muaj e gjysmë pa nisur shqyrtimi paraprak, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë të Kodit të Procedurës Penale dhe të Kushtetutës.
“Kjo e ka rënduar pozitën e kësaj drejtësie që është kthyer në një drejtësi inkuzitore”, tha ai.
Cakrani theksoi se kanë kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por përsëri gjyqtarja Irena Gjoka, e cila sipas tij është e “shantazhueshme”, nuk e pranoi kërkesën dhe e ka rrëzuar.
Avokati shtoi se ndaj Metës ka pasur sulme të vazhdueshme politike dhe personale.
“Ai është tashmë në izolim total, izolim i paprecedentë. Presidentit të Partisë së Lirisë, numrit dy të opozitës, nuk i jepet mundësia të komunikojë me qytetarët, kolegët, bashkëpunëtorët e ata që duhet të komunikojë”, tha ai.

Sa i përket pasurisë së Ilir Metës, Cakrani mohoi akuzat për përfitime të paligjshme, duke deklaruar se analizat financiare të kryera nga mbrojtja tregojnë se Meta nuk ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme.
Cakrani tha se nga viti 1995 deri në vitin 2023, të ardhurat e Metës nga funksionet publike kanë qenë rreth 87.5 milionë lekë, ndërsa shpenzimet e deklaruara janë ndjeshëm më të ulëta, duke pretenduar se kursimet e tij kanë qenë të justifikuara dhe të ligjshme.
“Pasuria e Metës, është zero, qoftë e luajtshme, qoftë e paluajtshme, sepse ka punuar me dinjitet, ka punuar me pastërti. Prokuroria e ka nisur analizën në vitin 2002, thua se Meta para 2002-shit nuk ka ekzistuar. Ne kemi bërë analizën financiare, të ardhurat dhe shpenzimet normale prej 1995-2023. Në 1995 ne disponojmë dokumentacionin  e vënë në dispozicion nga Kuvendi. Kjo është arsyeja pse e kemi nisur në 1995. Meta aktivitetin politik e ka nisur në 1992″, tha Cakrani.
“Prej 1995 deri në 2023, të gjitha të ardhurat e Metës nga puna si deputet, si ministër, si zv.kryeministër, si kryeministër, si kryetar kuvendi dhe në fund president i Republikës, kanë qenë 87,385,031 lekë. Ndërkohë që shpenzimet e tij, janë në shumën 39,448,575 lekë. Meta ka në bilancin e tij 530, 146 lekë. I ka pasur këto kursime. Nuk i ka më edhe këto kursime sepse ka pasur shpenzime”, vijoi avokati.
“Akuza e prokurorisë është se Meta paska fituar 200 mijë euro nuk e di ku e ka shpikur organi i procedurës këtë, për të fshehur veprimet arbitrare që ka bërë. Shpenzimet dhe të ardhurat janë tashmë publike dhe ne prandaj e kemi thënë gjithmonë: nuk ka as pasuri të luajtshme dhe as të paluajtshme Meta”, tha Cakrani

Fier, “Forcat Tokësore” vazhdojnë evakuimet e banorëve (Foto)

0
Fier, “Forcat Tokësore” vazhdojnë evakuimet e banorëve (Foto)

Forcat Tokësore (FT) vijojnë me angazhimin në terren për evakuimin e banorëve dhe të gjësë së gjallë nga zonat e përmbytura në bashkinë Fier, ku reshjet intensive kanë krijuar situata emergjente.

Efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Jugut janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit në evakuimin e popullsisë dhe sigurimin e zonave të rrezikuara, duke punuar në kushte të vështira dhe duke garantuar mbështetje të menjëhershme për komunitetet e prekura.

Në kuadër të operacionit, Forcat Tokësore kanë organizuar: Transportin e banorëve drejt zonave të sigurta; evakuimin e gjësë së gjallë; dhënien e ndihmave emergjente, përfshirë ushqime, ujë dhe strehim të përkohshëm.

Operacionet zhvillohen në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile, për të siguruar që ndërhyrjet të jenë të shpejta dhe efektive.

Forcat Tokësore vijojnë patrullimet dhe monitorimin e zonave të rrezikuara, duke u siguruar që çdo qytetar i prekur nga përmbytjet të marrë ndihmën e nevojshme dhe duke minimizuar pasojat e situatës.

evakuimet e banorëve në Fier

Gjenden dy barinjtë në Fier, nuk pranojnë të largohen

0
Gjenden dy barinjtë në Fier, nuk pranojnë të largohen

Janë gjetur barinjtë që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh me banorët e tjerë për shkak të përmbytjeve në Libofshë të Fierit.

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, e cila ndodhet në terren, bën me dije se barinjtë janë në zona të sigurta, kanë 200 krerë lopë dhe nuk duan të lënë vendin.

Sakaq mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Hapja e porteve të hidrocentralit të Banjës a shkaktuar përmbytje në Fier dhe Kuçovë.

Banorët e fshatit Hasturkas të njësisë administrative Libofshë, shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se niveli i ujit ka arritur në 1 metër.

Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

0
Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako deklaroi sot në një prononcim për mediet në fshatin Hasturkas të Fierit se së shpejti do të nisë aksioni i kërkim- shpëtimit për dy barinj të cilët kanë mbetur në zonë të hapur ku ka prezencë uji.

“Jemi në veprim për të identifikuar se ku janë dy barinjtë që shërbejnë për ruajtjen e bagëtive në derdhje të lumit. Kanë pasur kontakte me familjarët e tyre, por për shkak të baterisë së telefonit kontaktet janë ndërprerë”, tha Çako.

Çako u shpreh se do të ngrihet një dron termik, për të lokalizuar dy barinjtë.

“Po presim të instalojmë një dron termik që të lokalizojmë vendndodhjen e tyre. Prej disa orësh nuk ka asnjë informacion për barinjtë”, tha Çako.

Ai nënvizoi se, nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.

UNESCO prezanton një nismë për mbrojtjen e shkrimit të dorës, i rrezikuar nga dominimi digjital

0
UNESCO prezanton një nismë për mbrojtjen e shkrimit të dorës, i rrezikuar nga dominimi digjital

UNESCO ka prezantuar një projekt për mbrojtjen e shkrimit të dorës, i cili po vihet gjithnjë e më shumë në rrezik nga përhapja e shkrimit digjital.

Përdorimi masiv i tastierave dhe ekraneve me prekje ka zëvendësuar në masë të madhe shkrimin tradicional me dorë, i konsideruar historikisht jo vetëm një aftësi e fituar, por edhe një tipar themelor antropologjik i zhvillimit njerëzor.

Edhe përpara se shkrimi digjital të merrte epërsi, mësimdhënia e të ashtuquajturit “bukurshkrim” kishte humbur gradualisht rëndësinë e saj në sistemet arsimore.

Por, përtej varfërimit kulturor, studime të shumta shkencore dhe pedagogjike tregojnë se mospraktikimi i shkrimit të dorës te fëmijët dëmton zhvillimin e aftësive njohëse.Ndryshe nga shkrimi digjital, shkrimi i dorës nxit zhvillimin e aftësive të imëta psikomotore (fine motor skills) dhe të procesit të kombinuar lexim–shkrim.

Sipas këtyre studimeve, përdorimi i kufizuar i shkrimit me dorë lidhet edhe me vështirësi specifike të të nxënit, si disgrafia, disleksia dhe diskalkulia.

Ekspertët paralajmërojnë se varësia e hershme nga mjetet digjitale mund të dobësojë përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë për të strukturuar mendimin.

Projekti i UNESCO-s përfshin dimensione kulturore, arsimore dhe ekonomike dhe synon disa objektiva: rikthimin e shkrimit me dorë në qendër të proceseve edukative; parandalimin e braktisjes së tij përmes praktikës së rregullt, veçanërisht në fazat kritike të zhvillimit të fëmijëve; si edhe nxitjen e përdorimit të tij gjatë gjithë jetës.

Një komponent i rëndësishëm i nismës është edhe vlerësimi i trashëgimisë dokumentare të shkruar me dorë, e cila përfaqëson një pasuri të paçmueshme historike, kulturore dhe artistike.

Për UNESCO-n, shkrimi i dorës nuk është thjesht një aftësi e rëndësishme, por një element kyç i identitetit njerëzor, i të nxënit dhe i transmetimit të dijes ndër breza.

Në një epokë të dominuar nga teknologjia, organizata synon të riafirmojë se mbrojtja e shkrimit me dorë është thelbësore jo vetëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe për cilësinë e arsimit dhe zhvillimin kognitiv të brezave të ardhshëm.

Vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës – ushqimet ku gjenden

0
Vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës – ushqimet ku gjenden

Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.

Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës

Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës.Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë

Suplementët më të Mirë për Lëkurën

Kolagjeni

Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës.

Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.

Vaji i Peshkut

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.

Lëngu i Kockave

Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.

Biotina

Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.

Vitamina A

Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Multivitaminat

Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.

Vitamina C

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Vitamina E

Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë./AgroWeb.org

Fier/ Çarja e argjinaturës së Semanit, përmbyten 20 banesa 

0
Fier/ Çarja e argjinaturës së Semanit, përmbyten 20 banesa 

Çarja e argjinaturës mbrëmjen e djeshme bëri që uji të dalë në tokat bujqësore dhe drejt zonës së banuar. 

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë 20 banesa në fshatin Hasturkas në Libofshë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

Çarja e argjinaturës mbrëmjen e djeshme bëri që uji të vërshojë edhe në tokat bujqësore duke lënë qindra hektarë nën ujë.

Këmbimi valutor 13 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 13 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.

Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës, nënës do t’i jepet punë dhe kurs prindërimi!

0
Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës, nënës do t’i jepet punë dhe kurs prindërimi!

Pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës, Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht duke bërë me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha.

Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, u vendos që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre, ndërkohë që banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Këto ndërhyrje do të financohen nga organizatat ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë, familja do të ndihmohet për të kryer procedurat e zhvendosjes së regjistrimit civil, pasi aktualisht rezultojnë të regjistruar në Vau i Dejës dhe me dokumente si banorë të Malësisë së Madhe. Pas regjistrimit si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.

Për nënën, nëpërmjet Zyrës së Punës, do të ofrohet një punë me orar 8-orësh, në mënyrë që të mos detyrohet të punojë 16 orë në ditë dhe të ketë më shumë kohë për mirërritjen e fëmijëve.

Po ashtu, ajo do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre.Shërbimi Social do të kryejë kontrolle dhe mbikëqyrje të përditshme për mbarëvajtjen e familjes.

Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për të mbajtur kujdestarinë e fëmijëve.

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN(Grupi Teknik Ndërsektorial) ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes.Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës.

Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit.

Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës,nëpërmjet Zyrës së Punës,do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj.

Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve.

Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes.

Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.

Nga sot bllokohet rruga Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

0
Nga sot bllokohet rruga Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Nga dita e sotme bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Tiranë–Rinas për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bllokimi do të jetë në fuqi këtë të martë dhe të mërkurën (14 janar), nga ora 20:00 deri në 06:00.

Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore, aksi Tiranë–Kamëz–Valias–Rinas, si dhe rruga Kashar–Thumanë e ndërtuar nga koncesionari.

 “Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin:

Ora 20:00 – 06:00

Datat 13–14.01.2026

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:  Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit);  Rruga dytësore; Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas;  Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thuhet në njoftim.