Home Blog Page 62

“Divorci te noteri”, ministri i Drejtësisë: Së shpejti platformë e re për të çliruar gjykatat nga mijëra dosje

0
“Divorci te noteri”, ministri i Drejtësisë: Së shpejti platformë e re për të çliruar gjykatat nga mijëra dosje

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka thënë sot se në muajt e ardhshëm do të prezantohet një platformë e re për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme përmes formave alternative sipas modeleve më të mira të vendeve europiane, pa qenë nevoja për të shkuar detyrimisht në gjykatë.Kjo pritet që të kontribuojë edhe në uljen e stokut të dosjeve nëpër gjykata.

Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në Radio Televizionin Shqiptar, Lamallari solli për ilustrim rastin e një çifti i cili kërkon të divorcohet dhe s’ka implikime financiare apo trashëgimtarë.

Sipas tij, martesa të tilla mund të zgjidhen lehtësisht edhe te noteri pa shkuar fare në gjykatë duke shmangur në këtë mënyrë kohën e gjatë, kostot financiare dhe frustrimin.

“Sot në Shqipëri një çift i cili vendos që fatet e tyre nuk janë më bashkë duke kërkuar të zgjidhin martesën, sipas kuadrit ligjor në fuqi, sipas proceseve standarde tradicionale prej kaq vitesh që nuk janë sfiduar, duhet të shkojë në gjykatë. Nuk ka arsye sepse të zvarriten disa çështje, kur ndërkohë në vende të tjera, zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare, kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit. Pra, është shprehje e vullnetit përpara përfaqësuesit ligjor. Kjo ishte sa për ilustrim, por ka shumë hapësira të tjera ligjore që duhen riparë në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve”, tha Lamallari.

Përmbytjet në vend, Rama zbulon sa do të jenë fondet për kompensimin e qytetarëve

0
Përmbytjet në vend, Rama zbulon sa do të jenë fondet për kompensimin e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan edhe shifrat që do jenë për marrjen  e masave për parandalimin e situatave të tilla.

Sipas tij, 1.5 miliard lekë është fondi për financimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore, nga ku 500 milion do të jenë për kompensimin e qytetarëve nga përmbytjet.

“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”, shkruan Rama.

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026

0
MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026

Ministria e Arsimit publikoi sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi se për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model.

Sipas Kumbaros, çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores.

Datat për provimet e Maturës Shtetërore 2026 janë:

Gjuhë e huaj 2 qershor,

Gjuhë shqipe dhe letërsi 9 qershor,

Matematikë 16 qershor 2026 dhe Provimi me zgjedhje 23 qershor.

Provimet e Maturës Shtetërore 2026 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

0
Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të jetë nga ora 20:00 e datës 13 janar deri në orën 06 :00 të datës 14 janar, kalimi në rampën që do të drejton nga Tirana në Rinas do të bllokohet për shkak të punimeve që po shpallin mbikalimin e Qafës Kashar.


Në një njoftim të tij ARRSH dha disa rrugë alternative që mund të ndiqen për ata që duhet të udhëtojnë drejt Aeroportit të gjatë të harku kohor.


“Për shkak të punimeve që po kryhen nga Rrugorja Shqiptare për Autoritetin e mbikalimit në Qafë Kashar, bëni këtë bllokim në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00, datat 13–14.01.2026
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga e dytë
• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë, ka ndryshuar nga koncesionari


Kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilat duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të nxisin lëvizjen në kohë” thuhet në njoftimin e ARRSH.

Ish-vjehrra përballet live me ish-nusen: Ke lekë për thonj e qerpikë, por jo për fëmijët. E reja: Fotot në Dubai janë të montuara.

0
Ish-vjehrra përballet live me ish-nusen: Ke lekë për thonj e qerpikë, por jo për fëmijët. E reja: Fotot në Dubai janë të montuara.

Ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’ sot lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ish-vjehrra e Blerina Bashës është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.

“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.

Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.

Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar.

Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im.”, tha Blerina Basha.

Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.

“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj.”, tha ajo.

U godit në kokë nga mushka, i mituri transportohet me helikopter drejt Spitalit të Vlorës

0
U godit në kokë nga mushka, i mituri transportohet me helikopter drejt Spitalit të Vlorës

Një fëmijë rreth 8 vjeç ka mbetur i lënduar në kokë pas një goditjeje nga një mushkë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Bashaj, i cili është i izoluar për shkak të bllokimit të rrugës, por për shkak të vështirësive në qarkullimin rrugor, ndërhyrja urgjente dhe transferimi i fëmijës në spital është kryer ditën e sotme me helikopter.

I mituri u dërgua në Spitali e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.I mituri është goditur nga mushka në datën 2 janar dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Vlorë me 7 të qepura në kokë.

Gjatë dy ditëve të fundit, fëmija ka shfaqur problem shëndetësore, temperaturë dhe enjtje në kokë.

Për shkak të mungesës së rrugës ka qenë problem transportimi i tij drejt spitalit.

Mbrëmjen e djeshme është njoftuar për ngjarjen Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili ka kërkuar transportimin me helikopter të të miturit.

Semani përmbyt qindra hektarë tokë në Lushnjë – Uji prej katër ditësh mbulon fshatra

0
Semani përmbyt qindra hektarë tokë në Lushnjë – Uji prej katër ditësh mbulon fshatra

Qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura nga lumi Seman në territorin e bashkisë Lushnje.

Prej katër ditësh, uji është prezent në fshatrat Zhelizhan, Imsht, Mazhaj, Murriz, Çukas dhe Mëhallëz, ndërsa situata nuk ka shenja përmirësimi. Dëmet në bujqësi janë të mëdha dhe, sipas banorëve, gjithçka e mbjellë në fushë apo në sera është kalbëzuar.

“Dëme kemi shumë”, u shpreh një banor.

Ndërkohë, në oborre dhe banesa nuk ka prezencë uji në territorin e bashkisë Lushnje.

Megjithatë, lumenjtë Seman dhe Shkumbin vazhdojnë të jenë jashtë shtratit të tyre, duke mbajtur të përmbytura tokat bujqësore brenda argjinaturave dhe duke rrezikuar sezonin bujqësor të zonës.

Akuzohet se braktisi tre të miturit, nëna: Pas divorcit u martova sërish për të përfituar para, i dhashë mbiemrin tim

0
Akuzohet se braktisi tre të miturit, nëna: Pas divorcit u martova sërish për të përfituar para, i dhashë mbiemrin tim

Nëna e tre fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën nga gjyshja të mbyllur në banesën e tyre në Durrës të vetëm dhe në kushte të vështira higjeno-sanitare, ka treguar detaje të reja për jetën e saj, pas divorcit nga babai i tre fëmijëve.

Ajo tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, se kishte pasur një çështje gjyqësore të hapur në Shqipëri pasi kishte pasur një martesë për letra, në këmbim të përfitimit financiar për fëmijën e saj, pasi ai vuan nga epilepsia.

“Unë shkëputesha herë pas here dhe ikja nga Italia në Shqipëri, pasi kisha një çështje gjyqësore të hapur këtu. Kisha bërë një martesë për letra, që personi të merrte mbiemrin tim, në këmbim të lekëve, për të kuruar djalin, dhe për t’i bërë rezonancën.”, tha ajo.

Ilias Haxhiraj rizgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier

0
Ilias Haxhiraj rizgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier (SHRF Fier) ka zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore 2026.

Në këtë takim ishin të pranishëm 28 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 39 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2026, propozimin e kandidaturave për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, zgjedhjen e kryetarit, si edhe zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Fier për katërvjeçarin e ardhshëm.

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i është paraqitur vetëm një kandidaturë për postin e Kryetarit, konkretisht kërkesa për rikandidim nga Ilias Haxhiraj.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, me unanimitet të plotë, vendosi të zgjedhë Kryetar të SHRF Fier, Ilias Haxhiraj me mandat 4 (katër) vjeçar.

Pas rizgjedhjes në krye të SHRF Fier, Ilias Haxhiraj falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të futbollit në rajon.

Gjatë punimeve të asamblesë u miratuan gjithashtu raporti i aktivitetit të shoqatës, pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2026, si edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë: Ilias Haxhiraj, Muharrem Jazaj dhe Judmir Gaxheli.

Të gjithë anëtarët e SHRF Fier votuan për të propozuar si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Ndërsa si kandidate për anëtare të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit u votua Anila Basha, e cila është gruaja e parë që u zgjodh anëtare e KE të FSHF-së në vitin 2022 dhe ka një kontribut të çmuar veçanërisht në zhvillimin, rritjen dhe mbështetjen e futbollit të vajzave gjatë viteve të fundit duke sjellë rezultate pozitive të prekshme në numra.

Makinat në kontroll teknik pas çdo shitblerjeje, ja nga kur hyn në fuqi vendimi

0
Makinat në kontroll teknik pas çdo shitblerjeje, ja nga kur hyn në fuqi vendimi

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026.

Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160 000 km.

Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe parashikime të reja, sa i takon shkëmbimit të informacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre “autoriteti kompetent, nëse e zbatueshme, përdor platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e informacionit me të dhëna mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximit të odometrit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të BE-së”.

Gjithashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit, pronarët e mjeteve dhe studiues të aksidenteve, nëse e zbatueshme, mund të marrin informacion nga platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian, mbi historikun e aksidenteve të mjetit dhe informacione të tjera mbi aspektet e sigurisë së komponentëve të mjeteve, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente.

Udhëzimi parashikon edhe ndryshime të tjera, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm të kategorizimit të mjeteve, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.