Home Blog Page 63

“Kadri Roshi kërkoi lëmoshë në fund të jetës?” – I biri e mohon: “Po unë, kisha vdekur?

0
“Kadri Roshi kërkoi lëmoshë në fund të jetës?” – I biri e mohon: “Po unë, kisha vdekur?

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit.

Kliti Roshi u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë te dëshmia e Hamdi Jupes në cilësinë e shefit të kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, që pretendon se Kadri Roshi kërkoi para për bashkëshorten, teksa vetë ndodhej i sëmure në spital.

“Gjallë është ai Hamdi Jupe?! Si mundet të ngrihet dhe të bëjë një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra. Kadri Roshi mund të ketë ndihmuar të tjerët, por që t’i vdesë e shoqja për bukë, kurrë! Le të vijë ballë për ballë nëse ka guxim të matet me mua”, u shpreh Kliti Roshi né një intervistë për Top Channel.

Sipas gazetarit Jupe, që në në atë kohë ka qenë pjesë e kabinetit të Kuvendit, si zgjidhje për të ndihmuar Artistin e Popullit u vendos që vetë Jupe të merrte dy rroga shpërblim për punën e mirë dhe paratë më pas t’ia dorëzonte Roshit.

“Urdhri për shpërblimin tim për punë ‘shumë të mirë’ ndodhet në  arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është ‘shpërblimi’ më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja ‘shpirtakull’ e financave”, shkruan Jupe në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Por, sipas Kliti Roshit, mamaja e tij nuk ka marrë asnjë lekë, “pasi nuk kishte nevojë”.“Lekët janë vënë në emër të Hamdiut dhe ai i ka futur në xhep, kjo mund të jetë e vërteta. Se prit se nuk kisha vdekur unë, nuk kishte vdekur nëna ime. Si po vdiste nëna ime për bukë dhe doli Hamdi Jupe ta respektojë?!

”Djali i “Nderit të Kombit” kujton dhe raportin e ngushtë që babai i tij kishte me kryeministrin e kohës, Fatos Nanos, dhe ky fakt, sipas tij, tregon që Roshi nuk kishte pse “t’i kërkonte lëmoshë Servet Pëllumbit”.

“Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e ka pasur idhull Kadriun. Nuk ia zgjidhte dot ai? Duke ditur se kush ishin për njëri-tjetrin?

Në fillim, shkoi presidenti Alfred Moisiu në spital. Dhe duhet t’i kërkonte lëmoshë një profesori të nderuar si Servet Pëllumbi?

”Kliti Roshi pretendon po ashtu se pensioni i posaçëm i të atit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar kostot e familjes. A.K./TemA

Rikthehet furnizimi me ujë në Fier, por vetëm për përdorim sanitar

0
Rikthehet furnizimi me ujë në Fier, por vetëm për përdorim sanitar

Pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj, është rikthyer furnizimi me ujë në qytetin e Fierit.

Sipas një njoftimi zyrtar nga sh.a. Kanalizime Fier, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet të konsumohet për pije apo për gatim.

Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, ndërsa po kryhen kontrolle dhe analiza për garantimin e sigurisë së ujit për konsum.

Qytetarët këshillohen të respektojnë udhëzimet dhe të përdorin ujë të pijshëm alternativ për nevojat e përditshme.

Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve

0
Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë ndjeshëm.

Pas përmbytjeve të një dite më parë, që prekën zonat përreth lumit Vjosë, Rama bëri të ditur se ka nisur edhe procesi i verifikimit të dëmeve.

“Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, theksoi Rama.

Lidhur me situatën, Kreu i qeverisë ka thirrur mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, me qëllim adresimin e problematikës së përmbytjeve në mbarë vendin. Pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar problematika në disa qarqe, ku më të prekurat janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e disa fshatrave në qarqet Durrës, Fier dhe Vlorë.

Njoftim Urgjent: Evakuim i menjëhershëm i banorëve në Ferras

0
Njoftim Urgjent: Evakuim i menjëhershëm i banorëve në Ferras

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”

• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile

• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,

si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë *”FIER” Njësisë Administrative FERRAS

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

• Prefektin e Qarkut përkatës

• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

• Fëmijët

• Të moshuarit

• Personat me aftësi të kufizuara

• Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

• Mjetet e Bashkisë

• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

• Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

• Policinë e Shtetit

• Njësitë e kujdesit shëndetësor

• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijimKy njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Fier, situata e mungesës së ujit, UKF vendos bote në shërbim të qytetarëve

0
Fier, situata e mungesës së ujit, UKF vendos bote në shërbim të qytetarëve

Njoftim Urgjent – Ujësjellës Kanalizime FierShoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime sh.a. Fier njofton se, për shkak të gjendjes emergjente në furnizimin me ujë të pijshëm, do të vërë në dispozicion autobotë uji për furnizimin e popullatës në këto zona:

• 1 autobotë te pedonalja kryesore “Kongresi i Përmetit”

• 1 autobotë në Lagjen Liri

• 2 autobotë në Lagjen Apollonia, përballë Gjendjes Civile dhe te Zeusi

• 1 autobotë në Lagjen Kastriot, pranë shkollës Naim Frashëri, për të gjithë zonën.

Shoqëria gjithashtu kërkon botë uji me qira, në gjendje të rregullt teknike dhe me dokumentacion përkatës, për furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës.

📞 Kontakt: 067 497 7936

Ujësjellës Kanalizime Fier fton subjektet e interesuara të kontaktojnë sa më parë.

Situatë kritike në lumin Vjosë, niveli i ujit shkon në 9 metra, dhjetëra banesa nën ujë

0
Situatë kritike në lumin Vjosë, niveli i ujit shkon në 9 metra, dhjetëra banesa nën ujë

Situata nga lumi Vjosa paraqitet kritike këtë mëngjes, pasi niveli i ujit ka arritur në 9 metra, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonat përreth.

Si pasojë e rritjes së prurjeve, dhjetëra banesa janë përfshirë nga uji, ndërsa dëmet raportohen të shumta edhe në toka bujqësore.

Një faktor që ka rënduar ndjeshëm situatën është era e fortë nga perëndimi, e cila ka ndikuar në det, duke penguar derdhjen normale të lumit Vjosa në Adriatik.

Ky fenomen ka krijuar kthim të ujit dhe rritje të menjëhershme të nivelit, duke sjellë përmbytje në zonat më të ulëta.

Në terren ndodhen strukturat e emergjencave, Mbrojtja Civile dhe forcat vendore, të cilat po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Po shqyrtohet edhe mundësia e evakuimeve në zonat më problematike, në rast se niveli i ujit vijon të rritet.

Kryebashkiaku Subashi në terren për monitorimin e situatës së krijuar nga reshjet në Fier

0
Kryebashkiaku Subashi në terren për monitorimin e situatës së krijuar nga reshjet në Fier

Emergjencat Civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi, po monitorojnë nga afër në terren situatën e krijuar nga reshjet e shiut.

Vëmendja është përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit, ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë po punojnë për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.

Ndërkohë, reshjet vijojnë të bien me intensitet të lartë, duke e bërë situatën alarmante.

Stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në aksin Vlorë-Fier

0
Stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në aksin Vlorë-Fier

Gjithe Shqiperia është përfshirë këtë pasdite nga stuhi të fuqishme shiu, të shoqëruara me rrebeshe intensive.

Situata ka qenë më problematike në aksin rrugor Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës, ku një rrebesh i fortë shiu ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dendura, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me kujdes të shtuar, ndërsa në disa segmente të rrugës janë krijuar grumbullime uji.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Kufizime në furnizimin me ujë në Fier nga ora 16:00, shkak rritja e nivelit të Vjosës

0
Kufizime në furnizimin me ujë në Fier nga ora 16:00, shkak rritja e nivelit të Vjosës

NJOFTIM 📢 Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton se:

Si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

💧 Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

👷‍♂️ Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.🙏

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Rritet niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit, arrin në 6.8 metra

0
Rritet niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit, arrin në 6.8 metra

Reshjet e dendura të shiut në Qarkun e Gjirokastrës kanë marrë parasysh e nivelit të Vjosës, në dispozicion të Novoselës. 

Autoritetet lokale janë në komunikim të mundshëm me Prefekten e Qarkut Gjirokastër për të parë nga afër dhe për çdo rrezik të mundshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit ka arritur kuotën 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Strukturat e ndezura ndodhin në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë në mënyrë të pandërprerë zhvillimet e tyre, si edhe shpresat e motit për orët dhe ditët në vijim.

Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore në nivel qarku janë të garantuara për sigurinë e banorëve dhe për të ndërhyrë në rast të përmirësimit të gjendjes. 

Autoritet u bëjnë të dënuar të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të kujdesit të kujdesit të veçantë, fokuset në zonat pranë lumit.