Home Blog Page 64

ALARM edhe nga Vjosa! Reshjet e dendura rrisin ndjeshëm niveli ne lumit, rrezik për daljen nga shtrati

0
ALARM edhe nga Vjosa! Reshjet e dendura rrisin ndjeshëm niveli ne lumit, rrezik për daljen nga shtrati

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet ndjeshëm, duke arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit.

Siç raporton gazetari Mikel Marsi, burime nga zona e Përmetit bëjnë me dije se reshjet e dendura kanë vijuar për disa orë me radhë dhe po bien jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë jugun e vendit. Si pasojë, disa lumenj të vegjël dhe përrenj qe shkarkojnë ujërat e tyre në Vjosë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të saj. Sipas informacioneve nga Përmeti, shirat po vijojnë me intensitet të lartë, çka pritet të sjellë rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës gjatë orëve në vijim, veçanërisht në orët e para të ditës së nesërme.

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të zonave që preken nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati të marrin masa paraprake, pasi situata pritet të përkeqësohet në orët në vazhdim.

Vjen për herë të parë në Shqipëri, mjeku turk, specialist i Glaukomës

0
Vjen për herë të parë në Shqipëri, mjeku turk, specialist i Glaukomës

Ekspertiza që i mungonte glaukomës vjen në Retina Institute

Glaukoma mbetet një nga sëmundjet okulare më komplekse dhe sfiduese, duke kërkuar ekspertizë të specializuar dhe qasje të avancuara terapeutike.

Për herë të parë, pacientët në Shqipëri kanë mundësinë të përfitojnë nga standarde ndërkombëtare të trajtimit të glaukomës, të aplikuara nga një specialist i dedikuar ekskluzivisht në këtë fushë.

Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit oftalmologjik në vend.I njohur nga kolegët dhe pacientët në Turqi si “GATT-Father”, Doktor Talay është një nga referencat kryesore në aplikimin e metodës GATT (Gonioscopy-Assisted Transluminal Trabeculotomy).

Ky titull reflekton ekspertizën e tij të ndërtuar mbi qindra procedura të suksesshme dhe rezultate klinike të dokumentuara, duke e bërë atë një emër të njohur në kirurgjinë moderne të glaukomës.

Procedurat e avancuara përfshijnë GATT, e cila mundëson lehtësim të presionit intraokular në 360°, pa qepje dhe me kohë të shkurtër rikuperimi.

Gjithashtu, përdoret Kahook Dual Blade, një teknikë mikro-kirurgjikale precize që përmirëson qarkullimin natyral të lëngjeve të syrit dhe mund të kombinohet në mënyrë efektive me kirurgjinë e kataraktit.

Doktor Talay ka vizituar Shqipërinë dy herë, dhe për shkak të kërkesës së lartë nga pacientët, rikthehet sërish në Janar, nga 14 deri në 17 Janar, në Retina Institute Fier dhe Korçë.

Kjo përbën një mundësi të vlefshme për pacientët që kërkojnë trajtim të avancuar, të sigurt dhe të personalizuar për glaukomën.

Përkeqësimi i motit në të gjithë vendin / Policia apelon qytetarët: Shmangni lëvizjen e panevojshme

0
Përkeqësimi i motit në të gjithë vendin / Policia apelon qytetarët: Shmangni lëvizjen e panevojshme

Policia e Shtetit

Apel për kujdes në rrugë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

📌 Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

📌 Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

📞 Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Nga përmirësimi i kujtesës te ulja e tensionit, përfitimet befasuese nga një gotë lëng portokalli

0
Nga përmirësimi i kujtesës te ulja e tensionit, përfitimet befasuese nga një gotë lëng portokalli

Lëngu i portokallit ka qenë shpesh në qendër të debatit për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe mungesës së fibrave krahasuar me frutin e plotë. Megjithatë, studime të fundit tregojnë se një gotë e vogël mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin.

Zemra dhe qarkullimi i gjakut

Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokallit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).

Studimet kanë treguar gjithashtu ulje të tensionit të gjakut tek personat mbipeshë.

Truri dhe funksionet njohëse

Në afat të shkurtër, lëngu i portokallit përmirëson vigjilencën dhe performancën mendore krahasuar me pijet e tjera të ëmbla.

Tek të moshuarit, konsumimi i përditshëm për 8 javë ka sjellë përmirësime të dukshme në funksionet njohëse.

Çfarë e bën të veçantë?

Përveç vitaminës C, lëngu i portokallit është i pasur me folate, kalcium, kalium dhe tiaminë.

Përmban flavonoide si hesperidina, me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, që ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

Mund të ndikojë pozitivisht edhe në mikrobiomën e zorrëve, duke nxitur prodhimin e substancave anti-inflamatore.

Zgjedhja më e shëndetshme

Ekspertët theksojnë se fruti i plotë mbetet opsioni më i mirë, falë fibrave dhe përmbajtjes më të lartë të flavonoideve. Megjithatë, një gotë e vogël lëng portokalli 100% disa herë në javë shihet si pjesë e pranueshme e një diete të balancuar.

Vlorë–Zyrih nga 26 qershori 2026, Chair Airline linja e parë në aeroportin e ri

0
Vlorë–Zyrih nga 26 qershori 2026, Chair Airline linja e parë në aeroportin e ri

Kompania ajrore Chair Airline bëhet linja e parë që konfirmon nisjen e operimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar, fluturimet direkte Vlorë-Zyrih do të nisin më 26 qershor 2026 dhe do të operohen dy herë në javë deri më 23 tetor 2026.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të aeroportit dhe forcimit të lidhjeve ajrore ndërkombëtare, veçanërisht me Zvicrën, një treg i rëndësishëm për turizmin dhe vizitat familjare (VFR).

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Valon Lluka, u shpreh se ky bashkëpunim shënon një etapë të re për aeroportin dhe për zhvillimin e rajonit.

Ai theksoi se aeroporti është i angazhuar të ofrojë shërbime cilësore dhe një eksperiencë bashkëkohore udhëtimi, ndërsa kjo linjë e re pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Biletat për fluturimet Vlorë-Zyrih janë tashmë të hapura për rezervim, ndërsa aeroporti përgatitet të mirëpresë pasagjerët e parë dhe të hapë një kapitull të ri në zhvillimin e transportit ajror në jug të vendit.

Më 8 maj 2025, u realizua fluturimi i parë certifikues në këtë aeroport.

Ndërkohë, punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës vijojnë, me fokus krijimin e një infrastrukture moderne, të qëndrueshme dhe sipas standardeve ndërkombëtare, që do të shërbejë si një portë e re hyrëse për Rivierën Shqiptare.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3,2 km dhe me një investim prej 104 milionë eurosh, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës dhe veçanërisht turizmit në vend.

Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.

Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3,2 km dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve në zonën e manovrimit.

Aeroporti VIA, i vendosur vetëm 10 km në veri të qytetit të Vlorës, do t’u japë njerëzve akses në të gjithë bregdetin jugor dhe Rivierën shqiptare.

Ky aeroport do të jetë një mundësi më shumë për turistët e huaj, për të aksesuar bregdetin e mrekullueshëm të jugut, por edhe një urë lidhëse e re e Shqipërisë me vendet e tjera.

“Çmendet” nusja në Lushnje! Rreh vjehrrën, merr hak i biri

0
“Çmendet” nusja në Lushnje! Rreh vjehrrën, merr hak i biri

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një nusje ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, dhe më pas është dhunuar nga bashkëshorti.

Policia njofton se ka nisur hetimin për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe (bashkëshortë), pasi 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa shtetasi E. S. ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe (bashkëshortë), pasi 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa shtetasi E. S. ka ushtruar dhunë ndaj 38-vjeçares. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Defekti në tubacionin që la qytetin e Vlorës pa ujë për 5 ditë, policia sekuestron kamerat e sigurisë

0
Defekti në tubacionin që la qytetin e Vlorës pa ujë për 5 ditë, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Defekti i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, i cili la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, nuk do të mbetet pa pasoja dhe nuk do të kalojë në heshtje nga institucionet përgjegjëse.

Pasojat e ndërprerjes së furnizimit me ujë prekën mijëra familje, biznese dhe institucione publike, duke krijuar një situatë të papranueshme për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora.

Sipas informacioneve të siguruara, organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet e para procedurale lidhur me këtë ngjarje. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti, për të dokumentuar me saktësi momentin, rrethanat dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Këto pamje pritet t’i referohen Prokurorisë .Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se çështja pritet të regjistrohet zyrtarisht për hetim, ndërsa fokusi do të jetë jo vetëm te shkaku teknik i defektit, por edhe te mënyra se si është menaxhuar rrjeti i ujësjellësit dhe përgjegjësitë institucionale për mirëmbajtjen e tij.

Hetimi do të synojë të përcaktojë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt në këtë situatë..

Ndërprerja e furnizimit me ujë për pesë ditë solli reagime të forta nga qytetarët, të cilët u përballën me vështirësi serioze në përditshmëri.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet reale të defektit dhe të përcaktojnë përgjegjësit konkretë.

Aksident në Petovë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve

0
Aksident në Petovë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë! (Nga Arbër Hitaj)

0
Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë! (Nga Arbër Hitaj)

​Çuditërisht shumë diktatorë janë ose kanë qenë fansa të lëvizjeve paqësore. Nicolás Maduro ishte një prej tyre, duke qenë një fans i muzikës dhe filozofisë së John Lennon, një nga muzikantët më epokal me qasje tërësisht pacifiste.

Me një karrierë të “pasur”, duke filluar si shofer autobusi apo truprojë dhe i paarsimuar, ai u kthye në një besimtar të verbër të ideve komuniste, shumë të përhapura në Amerikën e varfër Latine.

Idealistë të tillë kthehen shpejt në gjakatarë; çdo gjë e justifikojnë, filluar me vrasjen, pengmarrjen, shkatërrimin e vendit, dhunën ndaj rivalëve, dhe gjithmonë me justifikime për komplote e konspiracione!

Disa prej tyre ende vijojnë për ish-presidentin e Venezuelës, Hugo Chávez.​

Tjetër temë, kthehemi te Maduro!

Pasi nuk fitonte dot zgjedhjet, filloi duke shkatërruar atë “pak” demokraci të mbetur nga Chávez, diktatori i njohur edhe për historitë rozë në botë, një prej tyre me supermodelen Naomi Campbell, qëllimi ishte vëmendja e shtypit rozë botëror, shpeshherë naiv dhe jopërmbajtësor.​

Maduro ka disa “merita”, edhe pse pretendon se është me origjinë hebreje dhe të afërmit e tij u konvertuan në katolicizëm, i preu raportet me Izraelin dhe mbështeti Hezbollahun grup terrorist në Liban dhe Al-Quds, një grup paramilitar iranian. Lidhje që i krijoi kur ishte Ministër i Jashtëm i Venezuelës, ndër të paktët në botë që nuk fliste asnjë gjuhë tjetër.

Por nuk mbaron me kaq; lidhet me grupet paramilitare marksiste-leniniste të FARC ose mbetjet e tyre dhe futet edhe në botën e trafikut të drogës drejt SHBA-së, duke pasur zyrtarë të lidhur direkt dhe duke përfituar po ashtu.​

E nuk mjaftonte me kaq, por dyshimet e forta në Venezuelë tregojnë se nuk është as venezuelian, por ka lindur në Kolumbi, duke shkelur ligjin pasi nuk lejohet të mbajë poste të larta pa qenë i lindur brenda territorit. Ka shumë pika të rëndësishme në karrierën e një të ashtuquajturi politikan, por në fakt ngjan me atë të një lideri komunist të stilit Fidel Kastro, me motive të qarta krimineli.

Ka shumë në kurrikulumin e zi të Maduros, unë nuk besoj se ka një të dytë, të paktën në Europën pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Kjo e bëri të domosdoshëm ndërhyjen e presidentit Donald Trump me të drejtë. Por në Europë ka disa politikanë që kanë të përbashkëta me të, dhe është elementi i shpalljes “non grata” edhe pse shumë larg nga karriera e tij, fatmirësisht!

Kthehemi te Maduro, mediat thonë se e negocioi dorëzimin tipik prek diktatori frikacak!

#NicolasMaduro #Venezuela #Diktaturë #AnalizëPolitike #Komunizëm #LajmeBota #NonGrata #HugoChavez #Histori

Ngricat thajnë prodhimet në serat e Lushnjës dhe Fierit! Fermeri: I ftohti dëm të jashtëzakonshëm

0
Ngricat thajnë prodhimet në serat e Lushnjës dhe Fierit! Fermeri: I ftohti dëm të jashtëzakonshëm

Nga Marsela Topi/ Ulja e menjëhershme e temperaturave i ka gjetur të papërgatitur fermerët e zonës kodrinore të Lushnjës. Dhjetëra hektarë me perime në serat e plastmasit janë tharë.

“25 vjet fermer. I ftohi ka bërë dëme të jashtëzakonshme. Kemi mbjellë 2 dynym domate. Shpenzimet kanë shkuar gati 5-6 milion lekë. Siç e shikoni këtu ka mbaruar punë çdo gjë. Duhet të fillojmë nga e para dhe që të fillojmë nga e para duhen lekë. Ne nuk kemi asnjë lloj ndihme”, thotë Çlirim Bali, fermer.

Jo vetëm domatet e sapo mbjella, por edhe domatet që ishin gati për treg.

“Në muajin shkurt kjo domate bëhej gati për treg. Kemi punuar pastër, pas pesticide, me bletë, kemi futur bletën qe të jeta malli bio”, shton ai.

Përpos dëmeve nga temperaturat deri në minus 10 gradë celsius, fermerët shprehen se mungesa e tregut prej tre vitesh u shkakton humbje ekonomike.

“U dogjëm edhe me lakrën, 5 dynym lakër nuk u shit asnjë kokërr, u hodhën në kanal. Është bërë për të ikur natën. Kjo është bujqësia në Shqipëri. Kemi 3 vjet që s’marrim asnjë lek, prodho, hidh. Nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Tregu ka mbi tre vjet që bën poshtë”, thekson fermeri.

Në kushtet e shkatërrimit total të bimëve por njëkohësisht edhe të prodhimit të pritshëm, fermerët po i shkulin bimët për të përgatitur serën për kultura të tjera.

Me të njëjtën situatë po përballen edhe fermerët e perimeve dhe luleshtrydheve në Roskovec dhe në Frakull.