Home Blog Page 66

Hetimi i “New York Times”, kush është studentja shqiptare që u mashtrua me “ëndrrën” amerikane

0
Hetimi i “New York Times”, kush është studentja shqiptare që u mashtrua me “ëndrrën” amerikane

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite.

Pjesëmarrësit janë shpesh dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person.

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana.Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tyre, disa ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar që në vitin 2 mijë se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”.

Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

0
Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, M. D, rreth 30 vjeç. Burime bëjnë me dije se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjës është kthyer shpesh në burim aksidentesh, për shkak të numrit të lartë të bizneseve përgjatë saj dhe daljeve të shumta të mjeteve në rrugë.

Fabjon Aliaj – Një i ri nga Fieri mes humanizmit dhe krijimtarisë!

0
Fabjon Aliaj – Një i ri nga Fieri mes humanizmit dhe krijimtarisë!

Në një kohë kur të rinjtë shpesh paragjykohen për mungesë vizioni dhe përkushtimi, Fabjon Aliaj, 23 vjeç nga qyteti i Fierit, vjen si një shembull frymëzues që dëshmon se pasioni, empatia dhe puna e ndershme mund të ecin krah për krah!

I diplomuar në Infermieri, Fabjoni është i lidhur ngushtë me fushën e shëndetësisë, ku vazhdon të jetë aktiv pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, duke dhënë kontributin e tij me seriozitet dhe përgjegjësi. Për të, kontakti me njerëzit dhe të qenit pranë tyre në momente të vështira është më shumë se një angazhim , është një thirrje e brendshme.

Përveç kësaj, Fabjon Aliaj është edhe autor i dy librave: “Shkrime Adoleshence” dhe “Çmenduria e një vere”. Në këto vepra, ai sjell një pasqyrë të ndjeshme të botës rinore, duke prekur tema që lidhen me rritjen, ndjenjat, dilemat dhe përjetimet emocionale.

Shkrimet e tij karakterizohen nga sinqeriteti dhe një stil i drejtpërdrejtë, që krijon lidhje të menjëhershme me lexuesin!

Ata që e njohin nga afër flasin për Fabjonin si për një djalë empatik, të qetë dhe komunikues, që di të dëgjojë dhe të kuptojë të tjerët. Edhe nga bisedat me qytetarë të ndryshëm, vihet re se ai lë mbresa pozitive kudo ku shkon, jo për bujë, por për mënyrën njerëzore se si sillet.

Plot ëndrra dhe synime për të ardhmen, Fabjon Aliaj përfaqëson figurën e një të riu që beson tek puna, tek mirësia dhe tek forca e fjalës së shkruar.

Rrugëtimi i tij është një dëshmi se përkushtimi dhe ndjeshmëria janë vlera që nuk dalin kurrë nga moda.

Histori si e tij meritojnë të tregohen, sepse janë dëshmi se në qytetet tona ka të rinj që çdo ditë kontribuojnë në heshtje, duke ndërtuar një të ardhme më humane dhe më të ndritur!

Aksident i rëndë në Cakran, ndërron jetë 16 vjeçari

0
Aksident i rëndë në Cakran, ndërron jetë 16 vjeçari

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Kamionisti hero u shpëton jetën tre të rinjve në Skrapar, shmang tragjedinë me një litar

0
Kamionisti hero u shpëton jetën tre të rinjve në Skrapar, shmang tragjedinë me një litar

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Skrapar, ku mjeti me tre të rinj ka dalë nga rruga duke rrezikuar të përfundonte në lumë.

Ngjarja do të kishte marrë përmasa tragjike, nëse në vendngjarje nuk do të ndodhej rastësisht një kamionist. Jetnor Merko, nga Korça, i cili po udhëtonte në të njëjtin aks në momentin e aksidentit, ka reaguar menjëherë duke ndërhyrë për të shpëtuar të rinjtë.

Ai ka lidhur një litar të fortë në kamionin e tij dhe ka mbajtur automjetin e aksidentuar, duke e penguar të rrëshqiste më tej, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Falë këtij reagimi të menjëhershëm të kamionistit, tre të rinjtë u nxorën të sigurt nga mjeti.

Nga Fieri në shtëpinë e Big Brother: Stenaldo, i riu i verbër që preku zemrat e banorëve me historinë e tij

0
Nga Fieri në shtëpinë e Big Brother: Stenaldo, i riu i verbër që preku zemrat e banorëve me historinë e tij

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.

Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh. Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.
Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin.

Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.
Ka marrë pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.
Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.
Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.
Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.
Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.
Nuk do që të trajtohet ndryshe, ka shumë armë për të luftuar në garë dhe thotë se në asnjë moment nuk do të viktimizohet.
Nuk e sheh veten si përfaqësues të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por dëshiron të jetë natyrshëm një model pozitiv, që përmes funksionimit të përditshëm dhe arritjeve personale kontribuon në reduktimin e paragjykimeve sociale.

Rama për Gjanica faza 3, “Nga një gangrenë mjedisore, në një nga shëtitoret më të bukura”

0
Rama për Gjanica faza 3, “Nga një gangrenë mjedisore, në një nga shëtitoret më të bukura”

Kryeministri Edi Rama, i ka dedikuar nje postim ne rrjetet sociale punimeve qe po kryhen ne Fier, Gjanica Faza 2. Bashkangjitur me videon, ai shkruan:
“Lumi Gjanica në Fier, faza 3, nga një gangrenë mjedisore dhe rrezik përmbytjesh, është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura”
Gjanica faza 3, eshte pjesa e trete e segmentit te lumit Gjanica, e cila po rehabilitohet, pas pjeses se qendres, dhe punimeve ne Sheq (Gjanica faza 2). Mesa duket edhe ky segment eshte duke perfunduar, duke e bere rrjedhen e lumit te sistemuar ne pjesen e banuar te qytetit. Gjanica faza 3 prek lagjet “11 Janari” dhe “1 Maji”./Fierisot.com

Spitali Memorial i Fierit, modeli i suksesit i prezantuar në një bisedë informuese dhe miqësore në TCH

0
Spitali Memorial i Fierit, modeli i suksesit i prezantuar në një bisedë informuese dhe miqësore në TCH

Drejtoresha e Spitalit Memorial Fier, e ftuar në emisionin “Shëndet me Almën” foli për shërbimet e shumta në Spitalin Memorial. Ekipet e mjekëve, si dhe autonominë spitalore.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni i me portokalle del nga rruga, lëndohet shoferi

0
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni i me portokalle del nga rruga, lëndohet shoferi

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, ku një kamion i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina) është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit sportiv

0
Ndahet nga jeta Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit sportiv

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. U prehtë në paqe.