Home Blog Page 67

Aksident i rëndë në aksin Fier–Berat, përplaset automjeti me mjet bujqësor

0
Aksident i rëndë në aksin Fier–Berat, përplaset automjeti me mjet bujqësor

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë fshatit Velmish.

Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut.

Aksi Fier–Berat konsiderohet një “njollë e zezë”, për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin në këtë segment rrugor, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.

Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit në Fier

0
Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga shoferin që përplasi me makinë një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

E lënduar mbeti një 36-vjeçare, e cila ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 36 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 36-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kompania DEMALT shpall pozicion të lirë për Graphic Designer & Content Creator

0
Kompania DEMALT shpall pozicion të lirë për Graphic Designer & Content Creator

Kompania DEMALT shpall pozicion të lirë për Graphic Designer & Content Creator.

📌 Kandidatja ideale duhet të ketë aftësi në dizajn grafik dhe krijim përmbajtjeje kreative për rrjete sociale dhe platforma digjitale.

📍 Vendndodhja: Fier

📞 Kontakt: +355 69 206 6960

📧 Email: info@demaltgroup.al

Gruaja që sfidon kohën dhe profesionet e vështira: Historia frymëzuese e Vera Jaupajt në Albpetrol

0
Gruaja që sfidon kohën dhe profesionet e vështira: Historia frymëzuese e Vera Jaupajt në Albpetrol

Në një sektor të njohur për sfidat dhe dominimin mashkullor, Vera Jaupaj mbetet një shembull i rrallë force dhe përkushtimi. Prej 38 vitesh pjesë e Albpetrol, ajo është saldatorja e vetme femër në kompani, duke dëshmuar se pasioni dhe profesionalizmi nuk njohin kufij gjinorë. Në prag të fundvitit, kompania ka zgjedhur ta vlerësojë publikisht.

Postimi në facebook i kompanisë Albetrol.👩‍🏭

Gruaja që sfidon kohën dhe profesionet e vështira!

Edhe në këtë fundvit, shprehim mirënjohje për shembujt frymëzues që na motivojnë çdo ditë në #Albpetrol. Një prej tyre është znj. Vera Jaupaj, prej 38 vitesh pjesë e pandarë e kompanisë dhe saldatorja e vetme femër, në një profesion tradicionalisht të dominuar nga meshkujt.

🔧 Me përkushtim dhe profesionalizëm, Vera ka qenë dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë dhe pasionit në industrinë e naftës.

💪 Përmes duarve të saj janë bashkuar jo vetëm metale, por edhe vite të tëra përvoje dhe sakrifice.

🌟 Fundviti është moment reflektimi dhe vlerësimi — dhe ne e nisim duke vlerësuar ata që janë zemra e vërtetë e punës në terren.

Vera është një prej tyre.

Topi i Artë 2025/ Arbitri fierak Kreshnik Cjapi shpallet “Arbitri i Vitit”

0
Topi i Artë 2025/ Arbitri fierak Kreshnik Cjapi shpallet “Arbitri i Vitit”

Kreshnik Cjapi është shpallur fitues i çmimit “Arbitri i Vitit 2025” në mbrëmjen gala “Topi i Artë”.

Arbitri fierak u vlerësua për paraqitjet e tij të sigurta, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për këtë trofe ishin të nominuar edhe Emanuela Rusta, Florjan Lata dhe Juxhin Xhaja, të cilët kanë pasur një sezon me performanca të mira në drejtimin e shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Trofeu i “Arbitrit të Vitit” iu dorëzua Kreshnik Cjapit nga ish-arbitri i njohur italian, Gianluca Rocchi, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”.

Gjendet një person i pajetë në zonën e “Lungomares” në Vlorë

0
Gjendet një person i pajetë në zonën e “Lungomares” në Vlorë

Një person është i gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Lungomares’ në Vlorë.

Personi, një i moshuar është gjetur buzë detit.

Nuk ka ende informacione në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

Qeveria bllokon aktivitetin e ‘Bankers Petroleum’, reagon kompania: Kemi bërë kallëzim në SPAK, është aktivizuar forca madhore qeveritare

0
Qeveria bllokon aktivitetin e ‘Bankers Petroleum’, reagon kompania: Kemi bërë kallëzim në SPAK, është aktivizuar forca madhore qeveritare

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum duke çuar në ndalimin e plotë të operacioneve për nxjerrjen e naftës. Lajmin e ka bërë publik vetë kompania përmes një njoftimi zyrtar.

Deklarata e plotë:

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqiAfatin 5-vjeçar të parashkrimit, neni 102 i Ligjit për AkcizatNenit 11 dhe 51 të Ligjit për AkcizatDogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë.

Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme.

Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to.

”Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar.

Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë.

Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.

Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera.

Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.

Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka.

Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.

Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.

E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive.

Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.

Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.

Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare.Bankers Petroleum Albania

“Shqiptarë ju dua, s’ju harroj kurrë”/ Parashqevi Simaku me dhimbje: Djalin e takova, por se kam parë kurrë më

0
“Shqiptarë ju dua, s’ju harroj kurrë”/ Parashqevi Simaku me dhimbje: Djalin e takova, por se kam parë kurrë më

Një vit që e kam ndjerë si një jetë të tërë.Kur mendova se gjithçka kishte marrë fund… kur ecja vetëm nën qiellin e hapur, pa shpresë, pa forcë, pa një fjalë që të më mbante gjallë… u shfaq një grua që ma ktheu dritën: Elvira.

Ajo më pa jo siç më shihnin të tjerët, por siç doja të më shihte Zoti. Me butësinë e saj më preku në shpirt dhe këmbënguli të më merrte me vete. Më dhuroi një buzëkuq dhe më tha diçka që s’do ta harroj kurrë:“Ti meriton të jesh e bukur. Ti je diva e muzikës shqipe.”

Ato fjalë ma hapën një plagë… sepse kur e ke humbur gjithçka, edhe një fjalë e mirë të dhemb. Por në të njëjtën kohë, ato fjalë ndezën një dritë brenda meje. Një dritë që s’po fiket.

Pas dy ditësh, kur mendova prapë se isha vetëm… u shfaq engjëlli im i dytë: Eltoni. Ai më premtoi se do ta gjente djalin tim, Luken.I thashë me gjithë shpirt:

“Vetëm një herë t’ia ndiej erën djalit tim… dhe të vdes nuk më bëhet vonë. Vetëm kaq dua.”Ai më pa drejt e në sy dhe më tha:“Ti nuk duhet të flesh në rrugë. Ti meriton të jetosh si mbretëreshë.

Dhe unë e besova. Besova sepse kisha nevojë të besoja. Besova se ndoshta koha ime, më në fund, kishte ardhur”

Në atë periudhë të errët, kur ende s’kisha siguri për nesër, u gjend edhe një tjetër shqiptar me zemër të madhe: Kadri Morina.

Ai ma pagoi banesën për një vit dhe më dha një vend ku të mbështesja kokën, një derë ku të hyja pa frikë… deri më 31 janar 2026.

Kjo nuk ishte vetëm ndihmë materiale. Ishte dinjitet. Ishte shpresë. Dhe për këtë do t’i jem mirënjohëse gjithë jetën.

Por jeta… jeta paska plane të tjera.

Më 3 janar 2025 erdhi dita ime. Atë ditë e takova djalin tim, dritën e syve të mi. Ai më premtoi se do të ishim bashkë, se do të kujdesej për mua dhe se do ta menaxhonte karrierën time në të ardhmen.

Ishin premtime të bukura… por fatkeqësisht mbetën vetëm fjalë.

Sepse… nuk e pashë më kurrë.

Kanë kaluar 11 muaj.

Asnjë mesazh.

Asnjë telefonatë.

Asnjë shenjë.

Ka dhimbje që nuk bërtasin… vetëm të hanë përbrenda, çdo ditë.

Por sot jam këtu.

E plagosur… po.

E tronditur… po.

Por jo e mposhtur.

Sepse njerëzit mund të largohen… por forca ime nuk largohet.

Shqiptarët u bashkuan dhe më dhuruan 145.000 dollarë. Është një mirënjohje që s’e përshkruaj dot me fjalë. Do ta mbaj në zemër deri në fund të jetës sime.

Faleminderit nga shpirti.Dhe në fund dua të them vetëm këtë

:Shqiptarët që u bashkuat për mua… ju jeni forca ime.Ju jeni arsyeja pse sot jam ende këtu, me kokën lart.Ju dua. Dhe nuk do t’ju harroj kurrë.#ParashqeviSimaku

Merr flakë makina në Llogara, digjet një person brenda, viktima gjendet në sediljen e drejtuesit

0
Merr flakë makina në Llogara, digjet një person brenda, viktima gjendet në sediljen e drejtuesit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një automjet tip BMW është djegur në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur, i cili mund të jetë rreth moshës 35-40 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa viktima është gjetur në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme, ndërsa dyshohet se e kanë vrarë dhe më pas kanë djegur makinën. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Rreth ores 14:35 pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

À

Koleksionet e Apolonisë drejt digjitalizimit, po ndërtohet Qendra e Re e Vizitorëve (Video)

0
Koleksionet e Apolonisë drejt digjitalizimit, po ndërtohet Qendra e Re e Vizitorëve (Video)

Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 ky park ka mirëpritur mbi 125 mijë vizitorë, çka konfirmon interesin e lartë për këtë sit arkeologjik.

Sipas Gonxhes, koleksionet muzeore të Apolonisë po i nënshtrohen një procesi modernizimi dhe dokumentimi digjital, me synim ruajtjen dhe prezantimin e tyre sipas standardeve bashkëkohore. Paralelisht, vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Re të Vizitorëve, e cila pritet të ofrojë shërbime më të mira dhe një përvojë të përmirësuar për publikun.

Apolonia ndodhet në jugperëndim të Fierit dhe përfaqëson një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë. Si një nga qendrat më të rëndësishme të botës antike mesdhetare, ajo konsiderohet një nga perlat e trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Sipas arkeologëve, vetëm rreth 10 për qind e territorit të qytetit antik është zbuluar deri më sot.