Home Blog Page 68

Misteri në Fier, legjenda dhe e vërteta e gurit të “Shën Janit” (Video)

0
Misteri në Fier, legjenda dhe e vërteta e gurit të “Shën Janit” (Video)

Në Topojë të Fierit ndodhet një objekt të cilin banorët e konsiderojnë të shenjtë. Me origjinë të panjohur, por me pamje dhe gdhendje të periudhës antike, guri i “Shën Janit” është kthyer në vend pelegrinazhi për besimtarë nga zona të ndryshme të vendit.

Gjena Gjoni 75 vjeçe kujdeset për gurin prej 30 vitesh.

Për vizitorët është një ritual shprese dhe besimi, kurse për vendasit ky gur mermeri përcjell një përzierje ndjesish, mes frikës dhe adhurimit. Shkak u bënë disa fatkeqësi, pas hedhjes së gurit në ujërat e kanalit vaditës, që detyruan autorët e këtij veprimi ta nxirrnin dhe vendosnin në vendin ku ishte më parë.

Përtej legjendës dhe rastësisë tragjike që u komentua si ndëshkim hyjnor, guri i “Shën Janit” i përkiste kishës me të njëjtin emër në këtë zonë. Burimet historike tregojnë se objekti I kultit është ndërtuar midis shekullit të pestë dhe dhjetë të erës sonë.

Ndodhej mes fshatrave Shën Pjetër dhe Topojë në zonën e quajtur rrethinat e Apolonisë. Në vitin 1967 nga kisha paleokristiane, kishin mbetur vetëm disa gurë të cilët u zhvendosën apo u përdorën si materiale ndërtimi. Guri I “Shën Janit” është I vetmi që u ruajt duke u kthyer në legjendë./abcnews.al

E rëndë në Fier/ 62-vjeçari ndërron jetë aksidentalisht teksa punonte tokën, përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë

0
E rëndë në Fier/ 62-vjeçari ndërron jetë aksidentalisht teksa punonte tokën, përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit. 62 – vjeçari Xhoxhi Prifti, ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

“Fier/Informacion paraprak

Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala

0
Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala

Lajmin e ka dhene familja e tij!

Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala.

Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë.

Do të jetojë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona si një shpirt fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur — ashtu siç ishte gjatë gjithë jetës së tij.

Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore.

Spitali i Fierit pajiset me ambulancë të re dhuratë nga ″Croce Bianca Milano″

0
Spitali i Fierit pajiset me ambulancë të re dhuratë nga ″Croce Bianca Milano″

Spitali Rajonal Fier ka përfituar një ndihmë të rëndësishme falë një akti humanitar nga “Associazione Croce Bianca Milano ODV”.

Presidenti i përgjithshëm i shoqatës, Marco Antonio Zema, ka firmosur dhurimin e një ambulance Fiat Ducato, e cila tashmë do t’i shërbejë komunitetit fierak për raste urgjencash dhe transport mjekësor.

Kjo ndihmë nuk do të ishte e mundur pa ndërmjetësimin e mjekut shqiptar Nuredin Sadikaj, i cili, ndonëse prej shumë vitesh jeton në emigracion, nuk e ka harruar vendlindjen e tij.

Përmes përkushtimit dhe angazhimit të tij personal, u bë e mundur që ambulanca t’i dhurohej Spitalit të Fierit, duke sjellë një kontribut të vlefshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Dhurata është e destinuar ekskluzivisht për qëllime humanitare dhe nuk mund të përdoret për veprimtari tregtare.

Një falënderim i veçantë për Marco Antonio Zema dhe mjekun Nuredin Sadikaj, për humanizmin e treguar.

Mbajtën peng shqiptarin nga Kosova për dy javë dhe e dhunuan, tre në pranga në Vlorë, reagon policia.

0
Mbajtën peng shqiptarin nga Kosova për dy javë dhe e dhunuan, tre në pranga në Vlorë, reagon policia.

Tre persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia.Tre të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.

Ata janë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj, ndërsa shqiptari i Kosovës është Fisnik Xhaka.

Në reagimin e policisë thuhet:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hostage”.

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 000 eurove, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”,  u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:• J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

0
Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi me 85 vota pro, 3  kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një mandat 5-vjeçar.

Deputetë e PD, braktisën sallën e Parlamentit gjatë procesit të votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit.

Kandidatët e tjerë për Avokatin e Popullit u votuan si më poshtë:

Tartar Bazaj  1 votë pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj, 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci 1 votë pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja 0 vota pro, 69 kundër, 17 abstenim

Besim Ndregjoni 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër

Pakkush e di se në lulishten para Katedrales së Fierit gjenden objektet antike 2400-vjecare! Historiani: Duhet të përfshihen në guidën turistike

0
Pakkush e di se në lulishten para Katedrales së Fierit gjenden objektet antike 2400-vjecare! Historiani: Duhet të përfshihen në guidën turistike

Në Katedralen e Shën Gjergjit, në qendër të Fierit, gjenden disa objekte antike, 2400 vjecare por që kanë mbetur jashtë vemendjes. Sipas historianit Ilirjan Gjika, këto objekte duhet të përfshihen në guidat turistike dhe të shërbejnë si pikë reference për turistët.

Nga Marsela Topi / Një kolonë cilindrike prej guri gëlqeror, e cila sipas historianit Ilirjan Gjika mund të ketë ardhur nga rrënojat e Apolonisë gjendet ne kishën e Shen Gjergjit.

Objekti është përdorur si spolie në muret e kishës, ndërsa prova më e qartë e vjetërsisë së saj është një foto-kartolinë e viteve 1930, ku kolona shfaqet pa selvinë, e cila është mbjellë më vonë. Sot, kolona dhe selvia “bashkëjetojnë”, duke formuar një ansambël unik ndërtimor.

Pesë objektet e tjera, janë gjetur vetëm një vit më parë gjatë punimeve për ndërtimin e Mitropolisë së re.

At Dhimitër Loshi shpjegon se prane kishes ka qene nje varreze. Sipas tij, kolona cilindrike mund të ketë qenë një nga kolonat e tryezës së shenjtë, ndërsa pesë objektet e reja të zbuluara me vone, përdoreshin si gurë varresh.

Historiani Ilirjan Gjika thekson se këto objekte, më të vjetrat e qytetit duhet të përfshihen në guidat turistike dhe të shërbejnë si pikë reference për turistët e huaj, duke u bërë pjesë e tureve kulturore.

Kisha e Shën Gjergjit është e shpallur monument kulture dhe nën mbrojtjen e shtetit, garanton ruajtjen e trashëgimisë historike dhe arkeologjike te saj.

shqiptarja.com

Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni

0
Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni

Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.

Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.

Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.

Fier, 52-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit në ballkonin e katit të 2, dërgohet në spital

0
Fier, 52-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit në ballkonin e katit të 2, dërgohet në spital

Një 52- vjeçar nga lagja Konferenca e Pezës në qytetin e Fierit ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka përfunduar në ballkonin e katit të dytë po të këtij pallati.

Ai ka qenë në ballkonin ku banonte në katin e pestë duke pirë cigare ku dhe ka rënë. Ende nuk dihet shkaku por dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfiksja të cilat bënë të mundur ta zbresin nga kati i dytë ku kishte rënë.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndeësore por gjatë zbritjes ai ka lëvizur dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal/ shqiptarja.com

Apolonia kërkon reagim pas humbjes së fundit, një mungesë e sigurt ndaj dibranëve

0
Apolonia kërkon reagim pas humbjes së fundit, një mungesë e sigurt ndaj dibranëve

Apolonia nuk ia doli të marrë pikë në transfertën e javës së fundit ndaj Kastriotit, ku u mund minimalisht nga krutanët. Për fierakët, vazhdimësia vijon të mbetet problem, megjithëse efekti surprizë i ka shoqëruar shpesh këtë sezon, duke sjellë një ecuri me luhatje.

Pavarësisht humbjes në “Redi Maloku”, trajneri Marko Jovanoviç u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, duke evidentuar edhe vështirësinë e madhe të terrenit: “Në atë lloj terreni nuk luhej futboll. Skuadra u përpoq të zhvillonte lojën e saj, por shpesh lojtarët pengoheshin nga topi që ngecte në baltë dhe nuk arritëm të realizonim detyrat që kisha paracaktuar. Do të mundohemi të jemi sa më të saktë me një formacion stabël, pasi kemi pasur disa lëvizje,” u shpreh trajneri serb pas humbjes me Kastriotin.

Tani vëmendja është te sfida e radhës, ku Apolonia do të presë Korabin të shtunën në “Loni Papuçiu”. Jovanoviç nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi një nga titullarët, mesfushori Benardin Kofi, mungon për shkak të plotësimit të katër kartonëve të verdhë. Gjithsesi, Apolonia ka treguar se di të fitojë edhe me mungesa, siç bëri ndaj Besës në shtëpi. Pikërisht kjo gjë kërkohet të përsëritet edhe të shtunën kundër Korabit.