Home Blog Page 74

Semani del nga shtrati tek ura e Mbrostarit, përmbyten stalla me bagëti dhe toka bujqësore

0
Semani del nga shtrati tek ura e Mbrostarit, përmbyten stalla me bagëti dhe toka bujqësore

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mbrostarit, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe bujqësore dhe në të paktën një stallë me bagëti.

Niveli i ujit është rritur ndjeshëm si pasojë e prurjeve të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit.

Strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa ka nisur verifikimi i dëmeve tek fermerët.

Për momentin nuk raportohet për rrezik për banesat, por autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonave të përmbytura.

Jovanoviç vlerëson talentin 16-vjeçar Alvin Mahmutaj pas kualifikimit ndaj Lushnjes

0
Jovanoviç vlerëson talentin 16-vjeçar Alvin Mahmutaj pas kualifikimit ndaj Lushnjes

Apolonia siguroi kualifikimin në raundin e tretë të Kupës së Shqipërisë pas fitores 3-2 ndaj Lushnjës, takim i cili u luajt në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”.

Trajneri Marko Jovanoviç, i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në derbein e Myzeqesë, vlerësoi lojën sulmuese dhe kontributin e të rinjve, veçanërisht talentit 16-vjeçar Alvin  Mahmutaj.

Për “Panorama Sport”, ai dha këtë prononcim pas kualifikimit të djeshëm kundër Lushnjës: “E përgëzoj skuadrën për arritjen në 1/8-at e Kupës. Ne zhvilluam një ndeshje vërtet fantastike, e kontrolluam lojën për 90 minuta dhe mbajtëm presion të lartë, gjë që kërkoi shumë përpjekje fizike dhe taktike. Krijuam shumë raste shënimi dhe është për të ardhur keq që shënuam vetëm tre gola, pasi rezultati mund të kishte qenë edhe më bindës për ne.

Sulmuesi Mahmutaj

Dua të veçoj 16-vjeçarin Mahmutaj, i cili la gjurmë me një gol dhe një asist. Me pak më shumë fat, mund të kishte realizuar edhe dy gola të tjerë, por portieri kundërshtar bëri dy pritje fantastike. Jam i lumtur që lojtarët e rinj morën shansin e tyre dhe treguan se klubi mund të llogarisë seriozisht mbi ta.

Në minutat e fundit pësuam dy gola që nuk duhej të ndodhnin, por kjo është pjesë e procesit të mësimit dhe zhvillimit, sidomos duke pasur parasysh se ndeshja u mbyll me disa lojtarë nga akademia, kështu që gabimet janë të kuptueshme. E rëndësishmja është që arritëm objektivin dhe kaluam më tej. Tani i kthehemi ndeshjeve të radhës në kampionat, me synimin të rritemi si skuadër nga ndeshja në ndeshje.”

Prurjet maksimale të Lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës në kaskadën e Moglicës

0
Prurjet maksimale të Lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës në kaskadën e Moglicës

Moti i keq shoqëruar me reshje të dendura të shiut ka shkaktuar problematika në të gjithë vendin, ku banesa dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur.

Situata raportohet problematike edhe në Devoll. Sipas raportimeve, prurjet maksimale të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e hidrocentralit të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës.

Këmbimi valutor 22 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 22 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.9 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

Të shtënat me armë zjarri brenda lokalit në Fier, reagon Policia

0
Të shtënat me armë zjarri brenda lokalit në Fier, reagon Policia

Fier/Informacion paraprakRreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të shtëna me armë zjarri në Fier, konflikti nisi brenda një lokali, sherri degjeneroi në plumba!

0
Të shtëna me armë zjarri në Fier, konflikti nisi brenda një lokali, sherri degjeneroi në plumba!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një lokal pranë qendrës tregtare ETC në Fier.

Menjëherë pas sinjalizimeve, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka nisur brenda një lokali, ku një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosa, rrezikohet dalja nga shtrati

0
Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosa, rrezikohet dalja nga shtrati

Është rritur ndjeshëm niveli i lumit Vjosë gjatë mbrëmjes së sotme.

Niveli ka arritur rreth 7.80 metra mbi nivelin e detit. Kjo do të thotë se lumi është shumë pranë pikës së daljes nga shtrati, duke përmbytur edhe toka përreth.

Në fakt, disa sipërfaqe tokash janë tashmë përmbytur si në zonën e Fierit, por edhe të Vlorës.

Ndërkohë, emergjencat civile dhe forcat e armatosura ndodhen në terren duke monitoruar situatën dhe duke marrë masat e nevojshme.

Myzeqeja ka vetëm një “zonjë”, Apolonia mposht Lushnjën edhe në Kupë

0
Myzeqeja ka vetëm një “zonjë”, Apolonia mposht Lushnjën edhe në Kupë

Në një ndeshje të luajtur në aneksin stërvitor pranë stadiumit “Loni Papuçiu”, Apolonia fitoi derbin e Myzeqesë 3-2 ndaj Lushnjës dhe siguroi kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Kupës së Shqipërisë. Ashtu si në fazën e parë të kampionatit, edhe në turin e dytë të Kupës, Apolonia u konfirmua si zonja e vetme e Myzeqesë për këtë sezon.

Fierakët e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe arritën të krijojnë avantazhe të hershme, duke e çuar rezultatin deri në 3-0 gjatë gjysmës së parë të pjesës së dytë. Më pas Lushnja rikuperoi duke shënuar dy gola, por nuk arriti të barazonte, duke i dhënë Apolonisë të drejtën të sfidonte Egnatian në raundin tjetër.

Ndeshja

Të dy trajnerët kishin preferuar që ta nisnin ndeshjen me formacione mikse duke ruajtur disa titullarë për kampionatin. Rotacioni më i theksuar ishte te Lushnja, që edhe në këtë takim u drejtua nga zv.trajneri Ledion Ruço, pasi Bicaj është i pezulluar nga Disiplina. Takimi nisi më mirë për Apoloninë, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 5-të. Mahmutaj përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Lushnjës, depërtoi brenda zonës dhe goditi saktë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë përparësi bardhejeshilëve. Lushnja përpiqej të reagonte, por pa rrezikuar seriozisht portën e Ananës. Apolonia vazhdoi të dominojë dhe në minutën e 39-të arriti të dyfishojë avantazhin. Rakipaj rrëmbeu topin në mesfushë dhe ia ktheu Mahmutajt, i cili e vendosi përballë Haremit.

Goditja përfundoi saktë në rrjetë: 2-0 për fierakët. Vetëm një minutë para pushimit, Apolonia pati mundësinë për golin e tretë. Mahmutaj goditi me kokë pas një krosimi nga e djathta, por topi përfundoi jashtë, duke i lënë dy gola avantazh për pjesën e parë. Pas pushimit, trajnerët Jovanoviç dhe Ruço e nisën pjesën e dytë me të njëjtin formacion. Loja vijoi të ishte e luftuar, me Apoloninë që mbrojti avantazhin, por edhe duke kërkuar të rrisë rezultatin. Në minutën e 66-të, fierakët fituan një 11-metërsh. Mahmutaj depërtoi në zonë dhe u rrëzua nga Goxha, ndërsa gjyqtari Vrapi tregoi pikën e bardhë. Kapiteni Asllanaj nuk gaboi dhe shënoi për 3-0. Megjithatë, Lushnja nuk u dorëzua. Në minutën e 73-të, sulmuesi nigerian Eduard, që sapo kishte hyrë në lojë, shkurtoi diferencën me një goditje të saktë nga hyrja e zonës, 3-1.

Loja u bë më e hapur dhe dramatike. Në minutën e parë të kohës shtesë, Eduard shënoi edhe golin e dytë për Lushnjën, duke e bërë rezultatin 3-2 dhe duke shtuar tensionin deri në sekondën e fundit. Në minutën e katërt shtesë, Lushnja ishte pranë barazimit, Meta kroson nga e majta, Olola godet me kokë, por portieri Anane ndaloi me një ndërhyrje të shkëlqyer. Me këtë fitore dramatike, Apolonia siguron kualifikimin në 1/8-at e Kupës së Shqipërisë dhe tregon se nuk është vetëm një pretendente në kampionat, por edhe një ekip që di të përballojë presionin e sfidave të mëdha.

APOLONIA – LUSHNJA 1 – 0

GOLAT: Mahmutaj 5’, Rakipaj 39’, Asllanaj 66’(11-m) / Eduard 73’, 90+1’

APOLONIA: Anane, Topi, Asllanaj, Folorunsho, Amagba(Chidozie 58’), Leshi, Ndubuisi, Kofi(Cjapi 76’), Mahmutaj(Sulo 76’), Vondolie(Hoxhaj 58’), Rakipaj(Albashir 68’). (Në dispozicion: Kaçaj, Trifoni, Kudamo, Yakubu). Trajner: Marko Jovanoviç

LUSHNJA: Haremi, Magani, Goxha(Korreshi 68’), Basha(Hida 66’), Meta, Deliaj, Uesley, Arapi(Olola 66’), Zaganjori(Nadon Uillfried 66’), Canka(Eduard 68’), Kamissoko. (Në disipozicion: Alimuçaj, Korreshi, Kaçanolli, Ribaudo, Fejzaj, Olola, Allmuça). Trajner: Ledion Ruço

SHORTI I “PLAY OFF”/ Ja rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën drejt botërorit

0
SHORTI I “PLAY OFF”/ Ja rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën drejt botërorit

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar fatin e tyre në shortin e fazës “play off”, ndërsa synohet Botërori 2026. Shorti nuk u tregua bujar me kuqezinjtë që do të përballen fillimisht me Poloninë, që ishte rivali i pozicionuar më mirë në vazon e dytë. Në anën tjetër Kosova do përballet me Sllovakinë, e cila pozicionohej e fundit në renditjen e FIFA-s ndër ekipet e tjera të mundshme.

Përfaqësuesja e Silvinjos ishte pafat në short, pasi nëse kalon Poloninë në transfertën e gjysmëfinale, sërish do të luajë në transfertë. Kështu për në finale është rezervuar fituesi i Ukrainë – Suedi.

Kosova ndërkohë do të luajë me fituesin e Turqi – Rumani, nëse fiton ndaj Sllovakisë. “Dardanët” janë me fat për faktin se do e luanin finalen e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Italia ndërkohë duhet të bëjë fillimisht detyrën ndaj Irlandës së Veriut. Më pas në shtëpi, do të luanin përballë fituesit të çiftit Uells – Bosnjë.

Sfida gjysmëfinale është rezervuar më 26 mars. Në anën tjetër, finalet kanë datën 31 mars.

SHORTI I EUROPËS

Rrugëtimi A

Itali – Irlanda e Veriut / Uells – Bosnjë (Finalja i përket fituesit të çiftit të parë për ta luajtur në shtëpi)

Rrugëtimi B

Ukrainë – Suedi / Polonia – Shqipëri (Finalja i përket fituesit të çiftit të parë në shtëpi, Shqipëria e humbet mundësinë)

Rrugëtimi C

Turqi – Rumani / Sllovaki – Kosovë (Finalja i përket fituesit të çiftit të dytë, Kosova ka mundësinë që ta presë nëse kalon Sllovakinë)

Rrugëtimi D

Danimarkë – Maqedoni e Veriut / Çeki – Irlandë (Finalja i përket fituesit të çiftit të dytë)

Peshkatarët japin alarmin, ky peshk i rrezikshëm mund të ketë mbërritur në brigjet tona

0
Peshkatarët japin alarmin, ky peshk i rrezikshëm mund të ketë mbërritur në brigjet tona

📢 KOMUNIKATË INFORMUESE

Rreth Pranisë dhe Rrezikshmërisë së Peshkut Grrifa (Pufferfish) në Ujërat Tona

Klubi THE BEST FISHING ALBANIA, në kuadër të rritjes së sigurisë dhe ndërgjegjësimit për komunitetin e peshkatarëve sportivë, njofton se gjatë sezonit veror dhe jo vetëm, është konstatuar një rritje e theksuar e pranisë së peshkut Grrifa (Lagocephalus sceleratus) në zonat bregdetare të vendit.

Ky peshk përbën rrezik të lartë biologjik, për shkak të:

Helmit tetrodotoksinë, ndër më të fuqishmit që gjendet në natyrë;

Dhëmbëve të mprehtë, të cilët mund të shkaktojnë dëmtime serioze;

Sjelljes së tij të paparashikueshme gjatë kapjes ose lirimit.

Udhëzime për të gjithë peshkatarët:

  1. Mos e prekni me duar të zbathura.
  2. Heqja e grepit të kryhet vetëm me pinca dhe me kujdes maksimal.
  3. Konsumi i tij është i ndaluar kategorikisht.
  4. Çdo rast kapjeje duhet trajtuar me maturi dhe profesionalizëm, duke respektuar protokollet e sigurisë.

The Best Fishing Albania inkurajon gjithë anëtarët dhe ndjekësit e komunitetit të raportojnë rastet e kapjes së këtij peshku për të ndihmuar në vlerësimin e situatës dhe në informimin e mëtejshëm të peshkatarëve.

Pyetje për ndjekësit:

A është shfaqur Grrifa në zonat ku peshkoni? Na tregoni eksperiencat tuaja.

Marre nga faqja “The Best Fishing Albania”