Home Blog Page 75

Si të mbani telefonin 2 ditë pa e karikuar – 7 metoda të thjeshta

0
Si të mbani telefonin 2 ditë pa e karikuar – 7 metoda të thjeshta

Telefonat modernë janë të fuqishëm, por bateria shpesh mbaron shpejt. Ja 7 mënyrat më efektive që përdoruesit dhe ekspertët rekomandojnë për të zgjatur jetën e baterisë deri në 48 orë.

1. Aktivizo “Battery Saver” që në 40%

Mos e prit deri në fund. Aktivizimi i hershëm ul konsumin e aplikacioneve të fshehura.

2. Mbyll aplikacionet që përdorin shumë energji

Shko te Settings → Battery → Apps dhe çaktivizo aplikacionet që konsumojnë më shumë (TikTok, Instagram, Maps).

3. Ule ndriçimin e ekranit dhe përdor “Adaptive Brightness”

Ekrani është konsumatori më i madh i baterisë.

4. Çaktivizo funksionet që nuk i përdor

  • Bluetooth
  • NFC
  • Location
  • Hotspot

Leri aktiv vetëm kur duhen.

5. Përdor modalitetin “Dark Mode”

Në ekranet AMOLED si S23 Ultra, kjo kursen deri në 20–25% të baterisë.

6. Fshi aplikacionet që punojnë në prapaskenë

Shumë aplikacione bëjnë refresh automatike dhe konsumojnë bateri, sidomos aplikacionet sociale.

7. Përdor karikues origjinal dhe mbaje telefonin në 20–80%

Ky cikël karikimi rrit jetëgjatësinë e baterisë afatgjatë dhe zvogëlon humbjen e kapacitetit.


Bonus: Metoda e fshehtë që ndihmon shumë

Shko te Settings → Connections → Mobile networks → Network mode
Zgjidh LTE/4G në vend të 5G.
Kursen bateri në mënyrë drastike.

8 shenjat e para të diabetit që shumica i injoron

0
8 shenjat e para të diabetit që shumica i injoron

Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura sot dhe shpesh shfaqet pa simptoma të qarta. Mjekët theksojnë se zbulimi i hershëm është vendimtar për të shmangur komplikacionet serioze si dëmtimi i zemrës, veshkave dhe shikimit. Ja 8 shenjat e para që shumë njerëz i neglizhojnë:

1. Etje e tepërt (polidipsia)

Organizmi kërkon më shumë ujë pasi nivelet e larta të glukozës thajnë trupin.

2. Urinim i shpeshtë, sidomos natën

Nivelet e larta të sheqerit shtojnë prodhimin e urinës.

3. Lodhe kronike dhe mungesë energjie

Qelizat nuk marrin mjaftueshëm glukozë, ndaj trupi ndjehet i lodhur.

4. Shikim i turbullt

Sheqeri i lartë shkakton fryrje të thjerrëzës së syrit dhe ul cilësinë e shikimit.

5. Humbje peshe pa shkak

Edhe pse hani normalisht, trupi nuk përdor glukozën si duhet dhe djeg yndyrnat.

6. Plagë që shërohen ngadalë

Qarkullimi i dobët i gjakut dhe inflamacioni i lartë ngadalësojnë riparimin e lëkurës.

7. Infeksione të shpeshta

Veçanërisht te gratë – infeksionet e kërpudhave shfaqen më shpesh nëse sheqeri është i lartë.

8. Mpirje ose pickime në duar dhe këmbë

Nervat preken nga nivelet e larta të glukozës (neuropatia diabetike).


Kur duhet të bëni analiza?

Nëse keni 2 ose më shumë nga këto simptoma, ekspertët rekomandojnë analizat bazë:

  • Glukoza esëll
  • HbA1c
  • Insulina
  • Test tolerancë glukoze

Zbulimi i hershëm ruan shëndetin dhe shmang komplikacionet.

Çfarë deklaroi Granit Xhaka që tërboi tifozët kosovarë dhe si u befasuan gazetarët zviceranë?

0
Çfarë deklaroi Granit Xhaka që tërboi tifozët kosovarë dhe si u befasuan gazetarët zviceranë?

Pas përfundimit të pjesës së parë, një gazetar zviceran u afrua te gazetarët e KOHËS dhe i pyeti ata se pse shikuesit po fishkëllonin sa herë që Granit Xhaka e kishte topin. 

Pasi iu shpjegua që fishkëllimat kishin të bënin me një deklaratë të Xhakës për vendimin e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit për të përfaqësuar Kosovën, gazetari zviceran e kishte të qartë dhe ia tha këtë kolegut të tij në tribunën e gazetarëve në “Fadil Vokrri”.

Gazetari ishte i “Blick”, pikërisht i mediumit të fuqishëm zviceran për të cilin Xhaka e dha deklaratën që i solli fishkëllima të vazhdueshme në Prishtinë, në “shtëpinë e tij”.

Deklarata ishte dhënë në fillim të javës së kaluar, enda pa iu bashkuar Xhaka përfaqësueses së Zvicrës dhe pas paraqitjes të shkëlqyer me Sunderlandin kundër Arsenalit.  

Ekipi i “Blick” e kishte vizituar Xhakën në shtëpinë e familjes së tij në Basel. Gjatë intervistës, Xhaka ishte pyetur nëse dhemb “largimi i Avdullahut dhe Hajdarit nga Federata e Futbollit e Zvicrës”.

33-vjeçari fillimisht foli për cilësinë e dy lojtarëve.

“Lojtarë me kualitetet e tyre janë përfundimisht diçka që nuk dëshiron të heqësh dorë. Nga perspektiva e tyre, çështja është të jenë në gjendje të vlerësojnë statusin e tyre”, kishte thënë fillimisht Xhaka, që kishte vazhduar të flas për dy lojtarët.

“A do t’ia dilnin të siguronin një pozitë të rregullt startuese te përfaqësuesja e Zvicrës në tri apo katër vjetët e ardhshme? Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë për bazë se kush nuk po luan për ne momentalisht, por është më përpara në karrierën e tyre. Ardon Jashari ishte me ne për tri vjet dhe ka bërë katër paraqitje. 

A është Leoni më përpara se Ardoni? Nuk mendoj kështu. Por ai është një djalë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i ka munguar pak durimi në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit është vendim i tyre që të luajnë për Kosovën, që tani po luan në nivel shumë të lartë”, kishte shtuar Xhaka. Jashari është pjesë e Milanit dhe luan në pozitë të ngjashme me Avdullahun.

Jo të gjitha mediat në Kosovë, e sidomos faqet e ndryshme në rrjete sociale, e interpretuan drejt e saktë deklaratën e Xhakës.

Jo të gjithë e përmendën faktin se Xhaka foli për kualitetet e Avdullahut dhe Hajdarit dhe deklaratën që Kosova po luante në nivel shumë të lartë.

Për këtë deklaratë të Xhakës u pyet edhe Hajdari në konferencë për shtyp para ndeshjes. Edhe deklarata e tij u shtrembërua. U shkrua se “vendimi për të luajtur për Kosovën u mor me zemër”, duke e bërë edhe më emocionale gjithë çështjen. E në fakt Hajdari nuk dëgjohet në konferencë duke përmendur “zemrën” kur pyetet për deklaratën e Xhakës.

Të mërkurën në mëngjes mediumet kryesore në Zvicër në ballinë i kishin shkrimet për “fishkëllimat ndaj Xhakës”. Ato jo rrallë e kanë kritikuar Xhakën, ndër të tjera për veprimet e tij në ndeshjet me Serbinë, që i bënë krenarë gjithë shqiptarët, por edhe për “ndeshjet vëllazërore” me Kosovën.

Nga punonjësit e shtetit tek privati, Rama: Ja si do të rriten pagat nga janari

0
Nga punonjësit e shtetit tek privati, Rama: Ja si do të rriten pagat nga janari

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë tjetër për rritjen e pagave nga muaji janar i vitit 2026.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro, por sipas tij kjo rritje do të vijojë në mënyrë që brenda mandatit të katër të shkojë në 700 euro. Kryeministri tha nder te tjera se ndryshuan edhe pagën mesatare në sektorin privat në 1000 euro, ndërkohë që paga mesatare e përgjithshme është 840 euro.

Kryeministri u shpreh se 10 mijë e 600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, aktivistë, arkivistë, magazinier, protokollistë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lek të reja në muaj.

“Nga ana tjetër një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe që mbahet në këtë buxhet, është rritja e pagës minimale që qysh prej janarit do të jetë 500 euro dhe do të jetë një pagë që do të vazhdojë të rritet brenda mandatit të katërt me objektivin ambicioz që deri në fund të këtij mandati, paga minimale në Shqipëri të jetë 700 euro.

Më tutje dua të them se në ndërkohë buxheti bën edhe një rritje tjetër domethënëse të pagave, pasi rritja e pagës minimale nuk është vetëm një rritje e pagës minimale në vetvete, por është edhe një shtytje nga poshtë, lartë për të rritur pagat më sipër dhe faktikisht duhet kujtuar se e filluam me përjashtim nga tatimi mbi pagën i atyre që kishin pagë minimale 300 euro. E vazhduam më pas me ata që pagën minimale e morën 400 euro dhe sot do ta vazhdojmë me ata që pagën e kanë 500 euro. Që përbëjnë rreth 35% të të punësuarve.

Paga minimale në Shqipëri kur ne morëm detyrën ishte vetëm 175 euro. Ajo sot shkon në 500 euro dhe në ndërkohë duhet ta mbajmë mirë parasysh se pesha e të punësuarve me pagë minimale në tregun e punës ka rënë nga 60% në 14%, gjë që tregon një rritje të vazhdueshme drejt pagave më të larta.

Ne e kemi dyfishuar pagën mesatare në sektorin privat e cila sot është shumë me e lartë se ç’ishte dhe e kemi çuar pagën mesatare në sektorin publik në 1000 euro, ndërkohë që paga mesatare e përgjithshme është 840 euro.

Për herë të parë do të fusim edhe indeksimin periodik të pagës çdo dy vjet për administratën publike, në mënyrë që të vazhdojmë të fuqizojmë familjen dhe të mbështesim rritjen e standardit të jetesës.

Gjithashtu kemi parashikuar përsëri për herë të parë dhe rritjen e diferencuar pagash për të mbështetur më shumë punonjësit me paga më të ulëta dhe për të siguruar një shpërndarje më të drejtë të kompensimit të gjithë administratës. Kështu si më poshtë 10 mijë e 600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, aktivistë, arkivistë, magazinier, protokollistë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lek të reja në muaj.”– tha Rama.

Prurjet e Vjosës në ngritje/ Subashi: Po monitorojmë situatën në mënyrë të vazhdueshme

0
Prurjet e Vjosës në ngritje/ Subashi: Po monitorojmë situatën në mënyrë të vazhdueshme

Alarm në Fier, rriten prurjet e lumit Vjosa, rrezikohen nga përmbytja disa fshatra

Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe rrezikojnë të sjellin përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier me shtrirje gjatë rrjedhës së lumit.

Në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi ka pohuar se niveli i prurjeve në Memaliaj është në kuotën e 6 metrave, dhe ndërsa po shtohen , nga përvoja e viteve të mëparshme, teksa i afrohen kuotës 6.5 metra, fillon dhe shfaqet rreziku për zonën tonë, teksa ka theksuar  se të gjitha këto zona të rrezikuara po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.

Përballë kësaj situate , Subashi  u ka bërë apel banorëve të fillojnë evakuimin  fillimisht të bagëtive në stanet e ndërtuara pranë lumit.

Emergjencat pranë bashkisë Fier janë pozicionuar në terren pranë Urës së Mifolit me qëllim për të ndërhyrë në kohë në rast të daljes nga shtrati të lumit.

Ndërkohë hidrovorët janë duke punuar me kapacitet të plotë ndërsa nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Në kërkim për vrasje në Itali, deportohet nga SHBA 44-vjeçari

0
Në kërkim për vrasje në Itali, deportohet nga SHBA 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është depërtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali.

Policia njoftoi sot se u ekstradua Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.Sipas policisë ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

“Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025”, njoftoi policia.

Policia bëri të ditur se sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

“Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali”, njoftoi policia.Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen  rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese.

21 Janari, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK

0
21 Janari, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues u qëlluan për vdekje katër protestuesve të pafajshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Këtij të fundit iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur të premten e 21 nëntorit, si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”.

Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje me argumentin se do lëvizte jashtë territorit shqiptar, por ditën e djeshme (18 nëntor), ai konfirmoi paraqitjen në SPAK gjatë kësaj të mërkure.

“Ky është një hetim politik, sepse ajo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Do të shkoj nesër dhe do t’i bëj gjyqin publik Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit.

Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autorë për t’i rihapur sërish në 2021.

Familja e Aleks Nikës ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje ti kaloj për hetim SPAK por ky i fundit nuk pranonte të hetonte një çështje e cila po hetohej njëkohësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Në 14 nëntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 janari ishte krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë nga drejtësia shqiptare. Strasburgu vendosi që për çështjen e Aleks Nikës t’i hapej rrugë hetimit të munguar. Me anë të këtij vendim familja Nika ju drejtua Gjykatës së Lartë.

U desh një vit që Gjykatën e lartë të dilte më një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistroi kallëzimin e familjes Nika dhe të hetoj 21 Janarin.

/rtsh.al/

Makina bie në det në portin e Barit, shpëtohet drejtuesi shqiptar

0
Makina bie në det në portin e Barit, shpëtohet drejtuesi shqiptar

Një incident i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një automjet ka përfunduar në det ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë. Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi, një shtetas shqiptar, i cili arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve italiane.

Automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po i afrohej hyrjes së tragetit. Megjithatë, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar në ujërat e portit.

I bllokuar brenda mjetit që po fundosej, ai u detyrua të thyejë xhamin e përparmë për të dalë. Djali arriti të ngjitej mbi çatinë e makinës dhe të qëndronte aty deri në mbërritjen e Guardia Costiera, e cila e nxori të sigurt nga uji.

Ndërkohë, zjarrfikësit, së bashku me Njësinë e Zhytësve, nisën operacionin për nxjerrjen e automjetit të zhytur. Fatmirësisht, drejtuesi nuk ka pësuar lëndime serioze./L.F-dritare.net

Fier, parashikimi i motit për sot: Reshje të dendura gjatë gjithë ditës

0
Fier, parashikimi i motit për sot: Reshje të dendura gjatë gjithë ditës


Sot qyteti i Fierit pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve të vazhdueshme të shiut, të cilat do të zgjasin nga mëngjesi deri në orët e pasdites.

📌 Temperaturat do të luhaten nga 16–17°C gjatë ditës, ndërsa minimalja zbret deri në 13°C.

📌 Probabiliteti i reshjeve mbetet shumë i lartë.

Qytetarët këshillohen të marrin masa për qarkullimin në rrugë.

Këmbimi valutor 19 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 19 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.8 lekë dhe do shitet me 110 lekë.