Home Blog Page 76

Neritan Ceka: Klasa politike shqiptare vjen nga katundet, nuk ka programe dhe ideale

0
Neritan Ceka: Klasa politike shqiptare vjen nga katundet, nuk ka programe dhe ideale

Arkeologu dhe akademiku Neritan Ceka i ftuar në emisionin “Arnautistan” tha se klasa politike në Shqipëri ka qenë pragmatiste, pa organizëm dhe pa programe e ideale.

Ai vë në dukje se në këtë drejtim vendi është pothuajse i pashpresë.

Ndër të tjera Ceka shprehet se klasa politike vjen nga katundet dhe vet Tirana është një konglomerat katundesh.

“Ajo që na ka munguar në Shqipëri është që klasa politike u zhduk në kohën e komunizmit. U krijua një klasë e cila u frymëzua me një nacionalizëm i cili ishte kryesisht dekorativ, s’ishte përmbajtësor. Këtu gjysma e patriotëve të mëdhenj u mënjanuan sepse u quajtën reaksionarë, katolikë, e kështu me radhë.

Për fat të keq klasa politike që nga 90-ta deri më sot nuk pati në programin e saj formimin e një klase politike që mungonte, pra ka qenë pragmatiste, e përkohshme, zhduket menjëherë nga ekrani, jo sa vdesin, por sa ikin nga pushteti janë njerëz që s’i njeh kush! Nuk kanë lënë trashëgimi, s’kanë pasardhës.

Ne s’kemi një klasë politike siç është e majta italiane që nxjerr figura pa fund, edhe e djathta italiane. Asnjë nga partitë politike s’ka një program. S’kanë një organizëm siç ka gjithë bota, një fondacion, në Gjermani ke dy, por edhe në Itali, që kanë fondacione për përgatitjen e klasës politike.

Këtu secila rekruton njerëz pragmatistë, pa programe, pa ideale. Në këtë drejtim jemi pothuajse pashpresë. Kjo është një klasë politike që vjen nga katundet. Tirana është konglomerat katundesh”, tha Ceka.

Ndarja përfundimtare e vazove/ Ja kush janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë e Kosovës në play off

0
Ndarja përfundimtare e vazove/ Ja kush janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë e Kosovës në play off

Ka përfunduar fushata kualifikuese e Botërorit 2026 në Europë, ku përveç ekipeve të kualifikuara, janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në play off.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë në vazon e tretë duke shmangur një përballje me njëra-tjetrën, së bashku me Irlandën dhe Bosnje & Hercegovinën.

Në vazon e parë janë: Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina.

Në vazon e dytë, aty ku janë dhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë e Kosovës janë: Poloni, Uells, Republikë Çeke dhe Sllovaki.

Në vazon e fundit janë ekipet e ardhura nga Nations League: Rumani, Suedi, Maqedoni e Veriut dhe Irlandë e Veriut.

Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë jashtë dhe finalja do të mësohet në bazë të shortit nëse kuqezinjtë, në rast se kalojnë, do të jenë pritës ose udhëtues.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.

Shorti do të hidhet më 20 nëntor në Nion të Zvicrës, ndërsa faza play off do të luhet në mars të 2026-ës.

Fikja e dritave, sinjali nga Barcelona dhe pistat që çojnë te “Visi i Garave”: Kush e kërkoi ekzekutimin e Gilmando Danit?

0
Fikja e dritave, sinjali nga Barcelona dhe pistat që çojnë te “Visi i Garave”: Kush e kërkoi ekzekutimin e Gilmando Danit?

Emisioni ” Ne Shënjestër’ u rikthye këtë të martë në skenën e atentatit të Rinasit, ku mbetën të vrarë më datë 11 Nëntor 2025, Gilmando Dani dhe humbi jetën katër ditë më pas në spital efektivi i policisë Muçi Shaljani, që udhëtonte me të.

Atentat që vjen në dritën e dëshmive të reja dhe pistat ku grupi hetues është ndalur në zbardhjen e këtij krimi.

Pjesë nga dokumentari:

Por si mbërriti deri në vendin e krimit, makina e autorëve? Dhe si u shfaq ajo aty?
A ishte e mbushur zona me informatorë të cilët mbanin të informuar togën e qitësve, e cila siç thamë shfaqet në skenën e atentatit vetëm 2 minuta përpara se automjeti ku në bord janë Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani, të lerë parkingun e aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe të lëvizë drejt rrethit.
Cila ishte e shkuara e makinës që u përdor në krim dhe pse në orën që ndodhi atentati në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike? Gilmando Dani që siç del edhe më tej nga ekspertiza mjeko-ligjore, u gjet pa asnjë shenjë jete në sediljen e parë të automjetit ‘Mercedes Benz’ të drejtuar nga miku i tij Muçi Shaljani, ku plumbat e kishin marrë në kokë.
Plumba që kishin dëpërtuar deri në veshmbathjet e tij, apo edhe në çantën e dorës.
Dani kishte lëvizur nga aeroporti deri në makinën e mikut të tij që ndodhej në parking, me një kapele në kokë dhe një orë Rolex në dorë.
Por përveç dy aparateve të tij celularë, ku njëri mbante inicialin e emrit të tij, dhe sendeve personale, policia nuk gjeti në makinë asgjë të paligjshme.

Madje sasia e rrobave që kishte marrë me vete, të lë të kuptosh se udhëtimi i tij do të ishte i shkurtër në shtetin spanjoll.

“Gjatë kqyrjes së kufomës së shtetasit Gilmando Dani, në ambjentet e IML, Tiranë, u konstatuan disa dëmtime në trup dhe një dëmtim në kokë, i shkaktuar nga kalimi i predhave të një arme zjarri. Nga trupi i viktimës u hoqën tre predha metalike, tre këmisha predhe dhe një bërthamë predhe”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’. targat e automjetit ‘Toyota’ që u përdor nga qitësit në krimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, rezultojnë të vjedhura në Greqi, gati pothuaj një vit më parë.

Një histori tashmë e ngjashme e cila përsëritet në çdo skenë krimi në Shqipëri, ku makinat e vjedhura brenda apo jashtë vendit, mbahen të magazinuara dhe më pas dalin dhe përdoren në skena krimi të ndryshme, sikurse duket se ka ndodhur edhe në atentatin e fundit në Rinas.

Ndërsa makina me të cilin udhëtonin tashmë dy viktimat i përket një kompanie, e cila është në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si Visi i Garave që merret me shitje dhe blerje makinash, si dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.
Elvis Kosova rezulton se një vit më parë është arrestuar së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip ‘Audi’ me vlerë 200 mijë euro.
Ndërsa në korrik të këtij viti, atij iu vendos tritol në garazh, në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

“Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat greke XZX 1059, janë kallëzuar të vjedhura me datë 28 Tetor 2024, në shtetin grek, dhe i përkasin një automjeti të markës Opel Corsa, me pronar po një shtetas grek.
Gjithashtu, nga verifikimet në sistemin E-gjoba, rezulton se automjeti ‘Mercedes Benz’ me targa AB 099 UO, me ngjyrë të bardhë me të cilët udhëtonin i dëmtuari dhe viktima figuron i regjistruar në emër të kompanisë ‘Mel Construction’”, thuhet në dosjen hetimore.

Por cilat ishin lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçit Shaljanit në shtetin spanjoll?
Dhe si ishte e mundur që një agjent i Mbikqyrjes Policore të lëvizte bashkë me një kontigjent të tillë kriminal Gilmando Dani që nuk kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgimi, në akuzën për gjobëvënie ku ishte dënuar në vitin 2018 me 12 vite burgim, por që kishte dalë me vetëm 2/3 e dënimit?

“Nga verifikimet të sistemin Tims, rezulton se shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani kanë regjistruar dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë me datë 7 Nëntor 2025,
nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rinas, si dhe kanë regjistruar hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 11 Nëntor 2025, po në pikën e kalimit Kufitar Rinas”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ajo që bën habi në udhëtimin e tyre është se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani duhet të ktheheshin në Shqipëri një ditë më herët, pra më datë 10 Nëntor, dhe jo më 11 kur ranë pre e atentatit.
Kjo pasi fluturimi i tyre loë coast me kompaninë ‘Ëizz Air’, ishte anuluar duke shtyrë kështu me 24 orë kthimin e tyre në atdhe, por që ky anulim nuk duket se i shpëtoi pasi vrasësit kishin informacion të saktë lidhur mbi lëvizjet e tyre, pse jo edhe për anulimin e fluturimit.

Çka lë të mendosh se burimi i informacionit ka qenë fare pranë tyre ose vrasësit mund t’i kenë ndjekur deri në Spanjë.

Ndërkohë që është ende e paqartë arsyeja e vizitës së shkurtër të Danit dhe Shaljanit në Spanjë.
Sipas të dhënave të siguruara nga pamjet filmike ajo që është arritur të konfirmohet është fakti se makina me togën e qitësve vjen nga e njëjta rrugë nga e cila më pas largohet.


Për qëllime të hetimit janë sekuestruar dhe administruar pamjet filmike të marra nga subjekte të ndryshme private në vendin e ngjarjes si dhe përgjatë itinerarit që dyshohet se kanë përshkruar autorët për t’u afruar dhe larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë së ‘A.. Hotel’ rezulton se më datë 11 Nëntor 2025, në orën 14:08, nga rruga e vjetër e Fushë Krujës (Rruga e hurmave) shfaqet duke ardhur në drejtim të rrethit të Rinasit, një automjet në dukje i markës ‘Toyota’ me targa të huaja, i cili ndalon dhe qëndron për disa minuta me bllokazh në trotuarin përpara subjektit ‘A.. Hotel’”, thuhet në dosjen e hetuesve

Por për të mësuar se si Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani udhëtuan së bashku, grupi hetues nisi kërkimet edhe për mënyrën se si ata siguruan biletat e udhëtimit për në Spanjë.
Nga ku rezultoi se këto bileta nuk ishin prerë nga ata vetë, por nga një person i tretë që ishte paraqitur në emër të Muçi Shaljanit dhe që duket se kishte njohje të vjetra me administratoren e agjencisë së udhëtimit.

“Nga verifikimet paraprake, rezulton se këta dy shtetas kanë udhëtuar sëbashku dhe biletat e udhëtimit janë prerë në agjensinë e udhëtimeve ‘L… Travel’, Tiranë, me administratore shtetasen D. Ç.
E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, shtetasja D. Ç, ka deklaruar se në agjensinë e udhëtimve të saj ka të punësuar pesë punonjëse, të cilat së bashku me të merren me rezervimin e biletave të udhëtimeve me avion, autobus, etj..

Rezervimet e udhëtimeve sipas saj bëhen me anë të paraqitjes fizike të klientëve pranë agjencisë ose nëpërmjet numrit të telefonit të kompanisë”, thuhet në dosje.

Por në rastin konkret D. Ç pranoi se prerja e biletave nuk ishte bërë nga vetë personat fizikë. Por nga një njohje e saj shoqërore, prej disa vitesh i cili prenotonte shpesh bileta në agjencinë e saj.
Jo vetëm për personin e tij, por edhe për familjarë dhe lidhje të tija shoqërore.
Siç kishte bërë edhe herën e fundit që kishte kontaktuar me të si administratore e agjencisë. Ku kishte kërkuar dy bileta udhëtimi.
Vetëm dy ditë përpara se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani të udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.

“Më datë 5 Nëntor 2025 shtetasi R. T, ka prerë dy bileta në emër të shtetasve Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Biletat e avionit janë rezervuar për datën e nisjes 7 Nëntor 2025, ora 19:15 nga Rinasi për në Barcelonë me datë kthimi 10 Nëntor 2025. Por në këtë datë, pra më 10 Nëntor 2025, rreth orës 22:17 në emailin e agjensisë sonë të udhëtimeve mbërriti një njoftim se fluturimi i kthimit ishte anulluar. Për këtë fakt unë komunikova me shtetasin R. T që të njoftonte pasagjerët Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani”, ka pranuar D.Ç.
Vetë D. Ç, administratorja e agjencisë turistike ku Dani dhe Shaljani kishin prerë biletat, tha për grupin hetues se udhëtimi u vendos të kryhej vetëm disa orë pas anulimit Më datë 11 Nëntor ora 11.20, me nisje nga Barcelona Dhe do të zgjaste 2 orë e 10 min.

“Sikurse ju bëra me dije udhëtimi i anuluar nga kompania ‘Ëizz Air’ u shty për më datë 11 Nëntor 2025 me orar nisje nga Barcelona në orën 11:20 dhe orar mbërritje në Tiranë në orën 13:55. Biletat për këto dy pasagjerë u rezervuan dhe u paguan nga shtetasi R.T.
I cili mi dërgoi të dhënat e tyre nëpërmjet telefonit në aplikacionin ‘ËhatsApp’”, tha ai.

D. Ç tha më tej se ajo nuk kishte asnjë njohje qoftë me Gilmando Danin, ashtu edhe me Muçi Shaljanin.
Ndërsa kishte mundur të kuptonte që R.T, njohja e saj e vjetër shoqërore që prenotoi edhe biletat, kishte lidhje familjare me Muçi Shaljanin.

“Unë nuk kam komunikuar dhe nuk kam kontaktuar asnjëherë me shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, dhe sipas asaj që kam kuptuar R.T mund të ketë lidhje familjare me shtetasin Muçi Shaljani. Gjithashtu deklaroj se lidhur me datën dhe orën e fluturimit, përveç meje, punonjëseve të agjensisë së udhëtimit, dhe shtetasit R. T, mund të kenë patur dijeni edhe personeli i aeroportit të Rinasit të cilët kanë informacion dhe akses në listën e udhëtimeve (fluturimeve) dhe të udhëtarëve”, tha ai.

Por shumë pikëpyetje kanë mbetur të paqarta mbi ngjarjen. Si ajo e fikjes së dritave në zonën përreth krimit, një histori e ngjashme si ajo në vrasjen e Gentjan Bejtjas në fshatin Nikël në Fushë-Krujës, ajo e Ravik Gurrës në Elbasan apo edhe ajo e Gëzim Sinomatit që u qëllua me snajper në Vlorë.
Ku në të gjitha rastet, grupet kriminale shfrytëzojnë mungesën e energjisë në zonën ku do të kryhet krimi.
Mungesë energjie që në rastin e fundit është argumentuar nga OSHEE, si e paralajmëruar. Pasi sipas tyre ka një njoftim që në orën 00.00 të mbrëmjes së datës 10 Nëntor për fikjen e dritave në zonë.
Ndërkohë që lidhur mbi këtë rast, në OSHEE zbarkuan edhe oficerë të policisë gjyqësore.

Moti i keq, aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës

0
Moti i keq, aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë disa zona të vendit, strukturat në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri të plotë 24/7 dhe po monitorojnë situatën në kohë reale.

Në një njoftim për mediet, MSHMS theksoi se “institucionet shëndetësore po kryejnë  monitorim të vazhdueshëm të situatës, verifikim të infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve”.

Gjithashtu po kryhet koordinim i ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave civile, si dhe aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës.

“Spitalet rajonale e bashkiake raportojnë se rezervat kritike (medikamente, material mjekësor, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë) janë të siguruara dhe gati për përdorim”, theksoi MSHMS.

Në zonat me reshje më të dendura Kurbin, Mat, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë, Kukës dhe Has aktualisht nuk ka problematika në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe me funksionim normal të strukturave.

OSHKSH mbetet në komunikim të pandërprerë për çdo rast emergjent dhe situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

MSHMS u bën apel qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.

Fier, konflikt për motive të dobëta, një i plagosur me mjet prerës

0
Fier, konflikt për motive të dobëta, një i plagosur me mjet prerës

Fier – Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e lehtë të një 33-vjeçari nga Roskovec.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga Berati në Fier, Apolonia “godet” sërish Tomorin duke i hequr nga duart “sozinë” e Uzunit

0
Nga Berati në Fier, Apolonia “godet” sërish Tomorin duke i hequr nga duart “sozinë” e Uzunit

Akademia e Futbollit të Apolonisë ka fituar prej kohësh reputacionin e një “fabrike” talentesh, që formon dhe promovon futbollistë të rinj me potencial të madh. Një nga zbulimet më të fundit që po bën bujë në Fier është 15-vjeçari Jurgen Totaj, beratasi që për shumëkënd shihet si pasardhësi i Myrto Uzunit dhe një aset me vlerë të madhe për klubin fierak.

Totaj, i ardhur nga Berati në moshën 13-vjeçare, ka spikatur fillimisht me ekipin U-14 duke shënuar 15 gola në një sezon, dhe aktualisht po shkëlqen me Apoloninë U-17. Pavarësisht një dëmtimi që e ka mbajtur përkohësisht jashtë fushës, talenti i tij ka tërhequr vëmendjen e skautëve vendas e të huaj, duke u cilësuar si një prej premtimeve më të mëdha të futbollit shqiptar të moshave.

Maringlen Kule

Trajneri i ekipit U-17, Maringlen Kule, e përshkruan Totajn si një talent të rrallë që ndjek gjurmët e Uzunit. “Jurgeni është shembull i punës që bën Akademia jonë. Ka ardhur nga Berati dhe po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Është në fazë rikuperimi, por pritet të kthehet edhe më i fortë. Duhet trajtuar me kujdes nga FSHF dhe përfshirë në përfaqësuesen U-16, sepse është një lojtar që mund të humbasë vetëm nëse ne vonohemi”, u shpreh Kule për “Panorama Sport”.

Santiliano Dule

Edhe trajneri i Apolonisë U-19 dhe Apolonia B, Santiliano Dule, nuk kursen superlativat për të riun, i cili për “Panorama Sport” deklaroi: “Totaj është një diamant i vërtetë. Ka cilësi që e tejkalojnë nivelin e kampionatit tonë. Ka interesim nga skautë të huaj dhe shumë shpejt do të ketë kontakte konkrete me klubin. Ai ka potencial për t’u bërë jo vetëm një lojtar i madh, por edhe një figurë që do të sjellë përfitime të rëndësishme për Apoloninë dhe futbollin shqiptar.” Sipas Dules, është momenti që strukturat kombëtare të moshave të tregojnë vëmendje ndaj këtij lojtari, për të mos lejuar që një “xhevahir” i tillë të humbasë jashtë vëmendjes. Në Fier, emri i Jurgen Totajt përmendet çdo ditë e më shpesh, si simbol i brezit të ri që po lind nga akademia Apolonia dhe si dëshmi se puna e strukturuar me të rinjtë vazhdon të japë frytet e saj.

Panorama Sport

“Më zuri rrugën”- Shqiptari i arrestuar rrëfen pse rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës!

0
“Më zuri rrugën”- Shqiptari i arrestuar rrëfen pse rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës!

Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit grekë për rrahjen për vdekje të 58-vjeçarit vendas mbrëmjen e djeshme në Neos Kosmos të Athinës.

Autori i dyshuar i krimit është 29-vjeçari shqiptar, një prej 3 të arrestuarve për krimin e rëndë, i cili gjithashtu pas marrjes në pyetje ka rrëfyer dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë krim brutal. Ai ka thënë se nuk kishte qëllim vrasjen, por veproi në gjaknxehtësi.

Autori, emri i të cilit nuk u publikua, i tha policisë se ishte grindur me shoferin e makinës sepse i kishte zënë rrugën, sipas informacioneve nga “Protothema”. Pati dyshime edhe për një ndjekje të qëllimtë, një krim të paramenduar, por kjo është hedhur poshtë nga të dyshuarit.

Hetimi policor kishte zbuluar se tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar, ishin pas makinës së 58-vjeçarit në dy motoçikleta. Dëshmitë në dispozicion të autoriteteve kompetente tregonin se autori i kishte kapur kokën 58-vjeçarit dhe e kishte goditur vazhdimisht në timon.

Policia e gjeti makinën e viktimës të mbuluar në gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”.

Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre, pasi kur policia shkoi në shtëpinë e tij për një kontroll shtëpie, ai u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit. Vlen të përmendet se të tre të përfshirët kanë qenë më parë në paraburgim nga policia për vepra të ndryshme penale.

Rënie e prodhimit të ullirit në Kurjan e Cakran: Fermerët presin gjysmën e rendimentit

0
Rënie e prodhimit të ullirit në Kurjan e Cakran: Fermerët presin gjysmën e rendimentit

Kodrat e Kurjanit në Roskovec janë 90% të mbjella me ullinj, kulturë kjo që siguron të ardhurat kryesore për fermerët. Ky vit ka sjellë prodhim të ulët për shkak të dëmtimeve gjatë lulëzimit nga i ftohti dhe mungesa e reshjeve.

Astrit Abedinaj, kultivues i ullinjve tha se “kam 700 rrënjë ullinj. Vitin e kaluar prodhova 230 kuintalë, këtë sezon nuk do arrij as gjysmën. Edhe pse përdor plehra organike, moti i keq bëri të vetën. Kërkojmë ndihmë nga ekspertët për shërbime dhe maksimizimin e prodhimit për vitin tjetër.”

“Rënia e prodhimit do të dëmtojë rëndë ekonominë e familjes, pasi nuk kam burime të tjera të ardhurash”, shprehet Namik Sefedini, fermer.

Cakrani, zona më e madhe administrative e Fierit dhe ka rreth 600,000 rrënjë ullinj. Në vitin 2024, prodhimi shkoi ne 50 mijë kuintalë, por për vitin 2025 pritet disa here me pak.

Kujtim Xhelili, pronar fabrike dhe grumbullues shprehet se “kam përpunuar rreth 1,500 kuintal ullinj deri tani. Një rrënjë ka dhënë mesatarisht 20 kg ullinj, krahasuar me 70 kg vitin e kaluar. Vaji po shitet minimalisht me 800 lek per litër.

“Prodhimi është më i dobët për shkak të faktorëve klimatike. Vjelja është në 20% për të siguruar të ardhurat jetike”, tha fermeri.

Nga Kurjani i Roskovecit deri në Cakran të Fierit, ulliri këtë vit është me gjysmë rendimenti, duke vënë në vështirësi fermerët dhe familjet që varen vetëm nga kjo kulturë.

Mashtruan lushnjarët nëpërmjet skemave piramidale online, zbutet masa e sigurisë për dy prej të akuzuarave

0
Mashtruan lushnjarët nëpërmjet skemave piramidale online, zbutet masa e sigurisë për dy prej të akuzuarave

Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti masën nga paraburgim, në ‘arrest shtëpiak’, për dy prej të arrestuarave në skemat e mashtrimit me platformën Xuex në Lushnjë dhe Divjakë, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini.

Po ashtu, Apeli shoi masën “detyrim paraqitje” edhe për Emanuel Taullaun.

Vendimin e Shkallës së Parë e ankimua edhe Arbër Çela dhe Marius Kodra, por Apeli e la të pandryshuar, masën ndaj tyre “arrest në burg”.

Të gjithë të përfshirët në mashtrimet masive online përmes Xuex u arrestuan më 14 shtator, pas ngritjes së shqetësimit nga deputeti Erion Braçe, dhe të tjerë qytetarë, të cilët investuan mijëra euro në një skemë që funksiononte si piramidë.

Bashkia Fier vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese dhe grumbulluesve të ujërave

0
Bashkia Fier vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese dhe grumbulluesve të ujërave

Bashkia Fier ka intensifikuar punën për pastrimin e kunetave anësore dhe shimbledhësve të ujërave, me qëllim garantimin e një sistemi kullues efikas gjatë reshjeve të ditëve në vijim.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, bëri të ditur se ekipet në terren janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar problematika të mundshme që mund të shkaktohen nga shirat. Punonjësit po kryejnë pastrim të vazhdueshëm të kanaleve dhe pika kritike, për të siguruar kullim të shpejtë gjatë rreshjeve dhe shmangien e përmbytjeve.

Subashi theksoi se kujdesi i vazhdueshëm dhe ndërhyrjet parandaluese janë çelësi për të mbajtur nën kontroll situatat e motit, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe infrastrukturës.