Home Blog Page 77

Moti i keq/ Përfaqësues të pushtetit vendor takim në prefekturën e Fierit, Ymeraj: Jemi në gatishmëri të plotë

0
Moti i keq/ Përfaqësues të pushtetit vendor takim në prefekturën e Fierit, Ymeraj: Jemi në gatishmëri të plotë

Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme në një takim urgjent në prefekturën e Fierit për të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve të shiut.

Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave, për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.

“Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim pune mes drejtuesit të strukturave vendore nga ku është marrë një informacion për situatën e përgjithshme në terren. Në orët në vijim priten që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës që mund të ndikojnë prurjet e lumit Vjosa, megjithatë nuk ka ndonjë rrezik që lumi të dalë nga shtrati. Kemi kërkuar që strukturat vendore të jenë në gatishmëri të plotë”, thotë Kreshnik Ymeraj, Përgjegjës i Emergjencave Civile, Prekfektura Fier.

Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues është në gjendje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.

Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qenë me intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjësit e OSHEE.

“Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve” ka pohuar Ymeraj.

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.

13-vjeçarja në Fier bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

0
13-vjeçarja në Fier bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

Historia e një 13-vjeçareje nga komuniteti rom në Fier ka tërhequr vëmendjen e medias dhe autoriteteve sociale, pasi është bërë nënë në moshë të mitur. Babai, një 17-vjeçar, po procedohet nga policia për kryerje të marrëdhënieve me një të mitur. 

Lajmi u bë i ditur pas thirrjes së mjekëve të maternitetit, të cilët raportuan rastin në polici. Ato jetojnë në një zonë rurale të Fierit, ku tradita e martesave të hershme brenda komunitetit rom është “një traditë më se normale” në jetën e tyre.

Në intervista për “Në kohë reale” në RTSH, 17-vjeçari, babai i fëmijës, tha se njohu vajzën nëpërmjet telefonit dhe se martesa e tyre në moshë të vogël është një praktikë e zakonshme në komunitetin e tyre.

“Kisha një vit me vajzën, kam mbaruar vetëm 6 klasë shkollë, kurse nusja klasën e 2 dhe të 3  ka bërë. Jemi njohur në telefon. Kështu martohemi në këtu të vegjël. Do iki jashtë shtetit bashkë me nusen dhe djalin. Ne të vegjël martohemi”, tha 17-vjeçari.

Edhe halla e vajzës shpjegoi se martesat e hershme janë një traditë e komunitetit.

“Ne kemi traditë që martohemi të vogla. Unë jam martuar 13-vjeçe dhe 14-vjeçe kam bërë fëmijë. Kam 7 fëmijë dhe vajzat e mia 13 vjeçe janë martuar. 

Kështu e kemi traditë ne. Neve kështu jemi keq apo mirë, e kemi traditë që martohemi të vogla brez pas brezi. Ne të gjithë asnjëri nuk ka bërë shkollë. Do bredhim për bidona do hamë, para nuk duam, vetëm fëmijët dhe familjen. Kjo është tradita jonë”, tha halla e të miturës.

Rasti është diskutuar edhe nga profesionistë të fushës sociale dhe ligjore. Psikologia Aba Zeneli tha se nuk ka ndërgjegjësim të këtyre rasteve dhe se këto sjellin psikologjike dhe sociale për vetë komunitetin. Edhe avokati Altin Kaziaj tha se këto raste janë të dënueshme penalisht, por se martesat e të miturve në komunitetin rom janë të përsëritura.

“Ky është realitet pasi në këtë komunitete është një gjë normale që ka ndodhur, pasi martohen shumë shpejt. Këto janë raste pra të përsëritura dhe nuk ka asnjë lloj ndërgjegjësimi, duke sjellë pasoja psikologjike dhe sociale për fëmijët”, tha psikologia.

“Kjo është një vepër penale e rëndë dhe një problem social i madh. Përtej ritualeve tradicionale, dëmi psikologjik, fizik dhe mendor që i ndodh këtyre fëmijëve është i madh. Babai po procedohet, por fëmija mbetet i pambrojtur. Ky rast duhet të jetë një thirrje për ndërhyrje më të fuqishme sociale dhe ligjore në këto komunitete”, tha avokati.

“Kujt po ia lini këtë vend?” – Rrëfimi i panjohur i ish-presidentit Moisiu: Si u arratisa nga Shqipëria

0
“Kujt po ia lini këtë vend?” – Rrëfimi i panjohur i ish-presidentit Moisiu: Si u arratisa nga Shqipëria

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka ndarë një kujtim dramatik nga një prej periudhave më të trazuara të jetës së tij: arratisja nga Shqipëria në vitin 1990. 

Ai rrëfeu përvojën e tij si refugjat në Podgoricë, një histori që hedh dritë mbi vështirësitë e përshtatjes në një vend të huaj dhe rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit.

Duke kujtuar ditët e para pas largimit, ai përshkroi një pasdite në një park lokal ku, së bashku me disa shokë, po vëzhgonte fëmijët vendas. 

Një top i bukur futbolli, i ngjashëm me ata të famshëm të kohës, u bë shkak për një incident të papritur. 

“Mosha jonë ishte, edhe me topin diçka jep,” kujton ai duke folur për Rudina Xhungën në Dritare TV. Një shkëmbim i thjeshtë për topin me fëmijët vendas shpejt u kthye në një konfrontim fizik.

“Po këta sllavët kanë një zakon, kur zihen dy vetë, nuk ndërhyn i treti,” shpjegoi ai, duke përshkruar se si situata u përshkallëzua deri në momentin kur dhjetëra burra të lagjes rrethuan shtëpinë ku ai strehohej, të armatosur me shkopinj dhe mjete të tjera. 

Ishte ndërhyrja e një oficeri shqiptar, që rastësisht banonte në atë pallat, e cila parandaloi një përplasje më të rëndë. Kjo përvojë e thellë i shërbeu si një mësim i hidhur, por i vlefshëm. 

“E di se kam bërë një provë,” tha ai, duke theksuar se vetëm duke e përjetuar mund të kuptohet realisht pesha e të qenit i huaj. 

Moisiu ka adresuar një nga plagët më të mëdha sociale: emigrimin masiv të të rinjve. Duke e quajtur “ikje si pa gjë të keq”, ai shprehu shqetësimin se kjo dukuri nuk është thjesht një kërkim për një jetë më të mirë, por një shenjë e humbjes së shpresës dhe e shkëputjes nga rrënjët kombëtare.

Sipas tij, një pjesë të përgjegjësisë e mbajnë elitat politike dhe mediatike. “Unë do t’i thosha edhe medias, nuk e bën mirë rolin, sepse tregon gjithmonë rolin negativ,” u shpreh ai, duke argumentuar se një narrativë e vazhdueshme pesimiste i largon të rinjtë nga vendi i tyre. 

Ai bëri një paralele me të kaluarën, duke theksuar se paraardhësit e kanë mbrojtur Shqipërinë në kushte shumë më të vështira, siç ishin pushtimet dhe rreziku i asgjësimit kombëtar.

Mesazhi i tij më i fuqishëm ishte një thirrje për ndërgjegjësim historik dhe kombëtar. “Nuk ka komb që të dalë nga hiçi. Dhe çdo brez rritet me atë fjalë të vetme, mbi shpatullat e brezit të kaluar,” tha ai me forcë. 

Ky pohim shërben si një kujtesë se braktisja e vendit është edhe braktisje e një trashëgimie të tërë sakrificash. 

Ai u bëri thirrje drejtuesve politikë dhe gjithë shoqërisë që të punojnë për të ndërtuar një të ardhme ku të rinjtë të mos jenë të detyruar të ikin, por të kontribuojnë për vendin e tyre, duke theksuar se “është i vetmi vend ynë në botë. Kujt po ia lëmë?!”, tha Moisiu në DritareTV.

Albana Koçiu në Fier: Stacioni i ri zjarrfikës model kombëtar për standardet e shërbimit

0
Albana Koçiu në Fier: Stacioni i ri zjarrfikës model kombëtar për standardet e shërbimit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në stacionin e ri të zjarrfikësve, një prej modeleve më të mira në vend për infrastrukturën dhe shërbimin operativ.

Ky inspektim bëhet në kuadër të turit kombëtar të takimeve me të gjitha ekipet zjarrfikëse në bashkitë e vendit, për të evidentuar nevojat dhe për të forcuar kapacitetet e MZSH.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e ngritjes së standardeve të unifikuara në të gjitha bashkitë dhe krijimin e një trupe të motivuar e të trajnuar sipas protokolleve bashkëkohore

“Kemi nisur një tur takimesh me të gjithë ekipet zjarrfikës në të gjithë vendin. Stacioni zjarrfikës në Fier është model, si për infrastrukturën ashtu edhe për trupën. Fatkeqësisht, jo të gjitha bashkitë janë në këtë nivel dhe ky është objektivi ynë, t’i sjellim të gjitha në një standard të barabartë”, u shpreh Koçiu ndërsa u ndal tek situata e verës së kaluar që tregoi, sipas saj, se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të ketë njohuri bazike për veprimin në emergjencë dhe sa thelbësore janë investimet në bashkitë e vogla me kapacitete të kufizuara.

“Kërkohet menaxhim i qendërzuar, koordinim i të gjitha strukturave nga emergjencat civile, te urgjenca kombëtare mjekësore, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura dhe një trupë zjarrfikësish e motivuar, e shpërblyer dhe e trajnuar sipas standardeve bashkëkohore”, shoti ministrja e Brendshme.

Koçiu vuri në dukje se stacioni në Fier është shembull sipas të cilit do të vijojë puna për të ngritur kapacitetet në të gjithë vendin.

“E rëndësishme është të dëgjojmë sugjerimet tuaja nga terreni, sepse ajo që bëni ju është frymëzim dhe meriton vëmendje të përditshme”, tha Koçiu.

Gjatë vizitës u inspektuan ambientet e reja, përfshirë kullën e stërvitjes, ndërsa u diskutua mbi nevojat për më shumë pajisje, trajnime të specializuara dhe një strukturë karriere më të qartë për zjarrfikësit.

Takimi u mbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara reformën e shërbimit zjarrfikës, duke e bërë atë më të fortë, më të koordinuar dhe më efikas.

SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion (Emrat)

0
SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion (Emrat)

SPAK ka mbyllur hetimet dhje ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi, të akuzuar për korrupsion.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:

Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;
Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.

Gjetjet e hetimeve

Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë.

Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Top Channel

Ministrja e Brendshme britanike: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare me fëmijë nga Anglia!

0
Ministrja e Brendshme britanike: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare me fëmijë nga Anglia!

Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, duket se për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë.

Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer.

Pasuese e saj në Ministrinë e Brendshme, laburistja Shabana Mahmood, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, ka prezantuar planin më të gjerë të ristrukturimit të sistemit të azilit në 40 vitet e fundit dhe në qendër të tij janë pikërisht rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar kërkesa për azil.

“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi një ditë më parë në parlament Shabana Mahmood, teksa tregoi ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit.

Masat kanë shkaktuar shqetësim edhe brenda vetë Partisë Laburiste, që pranojnë se deportimi i fëmijëve dhe familjeve konsiderohet “i dhimbshëm dhe politikisht delikat”.

Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar si një partner i besueshëm në rikthimin e shtetasve, vendi ynë është rikthyer në qendër të debatit britanik për migracionin.

Mirror

Fier/ Arrestim për aksidentin në Fermë Çlirim, dy të ndaluar për tentativë vjedhjeje dhe tre procedime për ndërtime pa leje

0
Fier/ Arrestim për aksidentin në Fermë Çlirim, dy të ndaluar për tentativë vjedhjeje dhe tre procedime për ndërtime pa leje

Drejtoria Vendore e Policisë FierNë vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Fermë Çlirim, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 31 vjeç, banues në Fier, me karrocën (që tërhiqej nga kafshë) me të cilën lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, u dëmtua ky i fundit, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkaq, 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Sukth dhe A. P., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Varibob.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. N., E. G. dhe F. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, rrezik për përmbytje

0
Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, rrezik për përmbytje

Informacion rreth parashikimit të reshjeve për 5 ditët në vazhdim, 16- 20 Nëntor 2025 dhe përmbytjeve.

Drejtuar: Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, AKMC.

Në këtë material janë dhënë parashikimet e deritanishme të reshjeve dhe përmbytjeve për ditët në vazhdim.

Nga parashikimi vihet re që do të ketë reshje me intensitet të lartë ditën e Martë (Dt.18 Nëntor2025) dhe ditën e Mërkurë (Dt.19 Nëntor 2025) në të gjithë vendin.

Ditën e Hënë (Dt.17 Nëntor 2025) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e dytë të ditës.

Ditën e Martë (Dt.18 Nëntor 2025) pritet një rritje e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin. Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodrës, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarkun e Lezhës.

Reshje mesatare deri lokalisht intensive nëqarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalishtmesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ditën e Mërkurë (Dt.19 Nëntor 2025) priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodrës, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjerë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ditën e Enjte (Dt.20 Nëntor 2025) pritet një rënie e intesitetit të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjerëpriten reshje të dobëta.

Më poshtë jepen tabelat me reshjet mesatare dhe maksimale të parashikuara për 5 ditë nëterritorin e Shqipërisë.

Parashikimi i Përmbytjeve për ditët e ardhshme.

Ditën (e martë, dt.18) dhe ditën (e mërkurë, dt.19) do të ketë reshje me intensitet të lartë në tëgjithë vendin, Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Koordinator i QKPMRN: Elona Abazi

Media Angleze, në Shqipëri hëngrëm shumë lirë, 8 Paund për këtë pjatë

0

Nje faqe angleze me teme sportive ka folur per ushqimin ne Shqiperi, duke postuar nje pjate me mish pule dhe patate dhe buke te pjekur ne furre.

“Vetem 8 Paund (880 leke) per 16 copa fileto pule te zgares, dhe buke.”

Ministrja Koçiu: Ndërtuesit pa leje, do futen në listën e zezë: Objektet do prishen ose konfiskohen

0
Ministrja Koçiu: Ndërtuesit pa leje, do futen në listën e zezë: Objektet do prishen ose konfiskohen

Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre. Kështu është shprehur ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë inspektimit të operacionit për ndërtimet pa leje në zonën e Farkës.

Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim.

“Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit”, tha ajo.

Gjatë inspektimeve të deritanishme janë evidentuar një sërë shkeljesh, që variojnë nga mungesa e dokumentacionit teknik dhe e akteve të kontrollit, deri te moszbatimi i planeve të organizimit të kantierit dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit me shtesa në sipërfaqe. Për të gjitha këto raste, masat janë të menjëhershme dhe të paracaktuara në ligj.

“Vendosja e subjekteve shkelëse në listën e zezë, duke u pamundësuar marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, detyrimi që të gjitha kostot e prishjes t’i paguajë subjekti përgjegjës, konfiskimi i objektit për interes publik ose për strehim social, kur parashikohet nga ligji”, theksoi drejtuesja e MPB-së.

Ministrja Koçiu nënvizoi gjithashtu se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një operacion i pandalshëm për vendosjen e rregullit dhe standardit në territor.

“Askush nuk do të tolerohet. Do të ndëshkohet çdo shkelje, duke përfshirë edhe rastet kur autoritetet lokale ose funksionarë publikë implikohen apo mbyllin sytë ndaj paligjshmërisë,” u shpreh ajo.

Operacionet e kontrollit dhe ndërhyrjes ndaj veprimtarisë së ndërtimeve pa leje kanë nisur në fillim të nëntorit në gjithë vendin do të vijojnë pa ndërprerje.