Home Blog Page 78

Këmbimi valutor 15 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 15 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.7 lekë dhe do shitet me 109.7 lekë.

Rikthehet tradita e basketbollit të femrave në Fier/ “Fieri Basket” nis rrugëtimin në Kampionatin Kombëtar U18

0
Rikthehet tradita e basketbollit të femrave në Fier/  “Fieri Basket” nis rrugëtimin në Kampionatin Kombëtar U18

Tradita e lavdishme e basketbollit të femrave në Fier, dikur krenaria e sportdashësve fierakë, prej vitesh ka mbetur në heshtje, duke lënë pas vetëm kujtime.

Sot, kjo traditë po troket sërish në derën e qytetit tonë.

Ditën e nesërme nis Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Vajza U18, dhe Fierit i jepet një mundësi e re për t’u rikthyer në hartën e basketbollit shqiptar.

Përfaqësuesi i qytetit do të jetë klubi “Fieri Basket”, themeluar në vitin 2008, një ndër shoqatat më aktive në basketbollin shqiptar.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12:00 ndaj ekipit kryeqytetas të “Superior Basket”, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës.

Ekipi drejtohet nga dy emra të njohur të basketbollit fierak dhe shqiptar, Hermiona Çuko dhe Xhulia Veliaj, të cilat me eksperiencën dhe pasionin e tyre synojnë jo vetëm pjesëmarrjen në kampionat, por edhe krijimin e bazave të qëndrueshme për ringritjen e basketbollit të femrave në Fier.

“Do të presim kokat e fëmijëve”. Kërcënohet rëndë deputetja e Parlamentit shqiptar

0
“Do të presim kokat e fëmijëve”. Kërcënohet rëndë deputetja e Parlamentit shqiptar

Pedagogia dhe deputete e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zbuluar së fundmi se është përballur me kërcënime.

E ftuar në News24 ajo ka bërë me dije se këto kërcënime, ku nuk janë kursyer as fëmijët e saj kanë ardhur si pasojë e qëndrimit të saj në mbështetje të projektligjit për Barazinë Gjinore.

Sipas Luarasit, ndonëse debati publik dhe politik në vend shpesh shoqërohet me fyerje dhe sulme verbale, këtë herë situata ka kaluar çdo kufi.

Deputetja shtoi se i ka denoncuar kërcënimet dhe theksoi se nuk e kupton pse mbrojtja e familjes duhet të shihet si diçka kundër saj, duke nënvizuar se është nënë dhe e ndjen fort rëndësinë e vlerave familjare.

“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes?

Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo

Pandeli Majko sqaron, ky nuk eshte djali im

0
Pandeli Majko sqaron, ky nuk eshte djali im

Pandeli Majko ka reaguar ndaj një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se personi i shfaqur është djali i tij.

“Dikush me sens humori ka nxjerë në rrjetet sociale lajmin se “djali im i madh me emrin Alban” është parë në Monte Karlo… Djali im i vetëm, quhet Gjergji! Më vjen keq për djalin në foto por “fatkeqësisht” nuk është im bir!😂😂😂”

U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim profesorin italian

0
U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim profesorin italian

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim profesorin italian Michele D’Angelo, i cili u përfshi në aksidentin në Fier ku vdiq një 17-vjeçar. Profesori Italian është liruar nga qelia dhe ndaj tij është caktuar masa e detyrim paraqitjes.

Njoftimi i plote

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një të mituri dhe plagosjen e dy të tjerëve dhe u largua nga vendngjarja, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin italian M.G. për 2 vepra penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim procedimin shtetasin M.G., shtetas i huaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 pg.4 i Kodit Penal dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’ parashikuar nga nenit 273 i Kodit Penal.

Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH.

Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të shtetasve nëpërmjet mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

5 anëtarë të familjes Licaj jetojnë në çadër, më i vogli 3-vjeç! Të sëmurë e të papunë: Na ndihmoni të rindërtojmë shtëpinë e rrënuar

0
5 anëtarë të familjes Licaj jetojnë në çadër, më i vogli 3-vjeç! Të sëmurë e të papunë: Na ndihmoni të rindërtojmë shtëpinë e rrënuar

Nga Marsela Topi/ Familja Liçaj me 5 anëtarë në fshatin Kremenar të bashkisë Mallakastër jeton prej tre vitesh në një çadër në oborrin e banesës në kushte ekstrem të vështira. Banesa e tyre është pothuajse e shembur pasi është amortizuar dhe s’kanë pasur mundësi financiare ta riparojnë.

44 – vjeçari Ermal Liçaj është i papunë për shkak të një dëmtimi në shtyllën kurrizore që ka pësuar disa vite më parë kur ka qenë në shërbim ushtarak. Ai nuk siguron dot asnje të ardhur per familjen.

Më e vështirë situata është për bashkëshorten e tij Filen, e cila kujdeset per femijen 3 vjeç, punët e shtepise dhe ato të bujqesise.

Stina e dimrit e bën edhe më të vështirë gjendjen e tyre, për shkak të stuhive, jetesa në çadër bëhet e pamundur, ndaj detyrohen te futen në banesen që rrezikon t’i zere brenda.

“Na kanë thënë mos hyni brenda se shtëpia rrezikon shembjen por gjatë dimrit është ftohtë dhe ne detyrohemi të rrimë këtu edhe pse e dimë rrezikun. S’kërkojmë asgjë tjetër vetëm të na rindërtojnë shtëpinë. Jemi ankuar disa herë në bashki por s’na kanë ndihmuar”, thanë ata.

Të ardhurat e vetme të çiftit Liçaj janë 4 mijë lekë, ndihmë ekonomike në muaj dhe pensioni minimal i prindërve të moshuar, të cilët janë të sëmurë e me ilaçe. I kontaktuar me telefon kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj tha se bashkia nuk ka programe për strehim dhe as fonde për rindërtim.

Kryebashkiaku shton se u ka ofruar bonus qiraje per 1 vit por familja e ka refuzuar te zhvendoset ne qytet, duke kerkuar rikonstruksionin e baneses se tyre ne fshatin Kremenar.

Familja Licaj përmes apelit në Report TV i drejtohet institucioneve shtetërore por dhe donatorëve privatë, që t’i ndihmojnë për të rindërtuar shtëpinë e rrënuar.

*Kushdo që mund të ofrojë ndihmë vullnetarisht, mund të kontaktojë kryefamiljarin, Ermal Licaj në numrin e telefonit 0695332746

Fier, sot kufizim i furnizimit me ujë për shkak të punimeve të OSHEE

0
Fier, sot kufizim i furnizimit me ujë për shkak të punimeve të OSHEE

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton qytetarët se, ditën e sotme, më datë 14 Nëntor, do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, nga ora 09:00 deri në 12:00, si pasojë e punimeve që OSHEE do të kryejë në nënstacionin elektrik Kafaraj.

Kontrollet pas atentatit ndaj Gilmando Danit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës

0
Kontrollet pas atentatit ndaj Gilmando Danit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës

Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani, alias Sheqeri, forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali armësh dhe minash, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.

Sakaq, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

0
Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

Shqipëria u kualifikua në play off-in e Botërorit 2026 pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, një rezultat historik që u shoqërua me emocion dhe entuziazëm nga lojtarët kuqezi.

Katër prej protagonistëve, Juljan Shehu, Myrto Uzuni, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, folën pas ndeshjes, duke ndarë emocionet dhe analizën e tyre për duelin vendimtar.

Shehu: Arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar

Mesfushori që dhuroi asistin vendimtar për golin e Asllanit, Juljan Shehu u shpreh se skuadra kishte bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

“E kemi merituar këtë kualifikim. Kemi bërë ndeshje të bukura dhe duhet ta shijojmë. Kjo është arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar”, deklaroi Shehu, duke theksuar presionin dhe vendosmërinë që skuadra tregoi deri në fund.

Uzuni: Do të jepja gjithçka për këtë fanellë

Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, u shpreh tejet i lumtur për arritjen historike.

“Është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Unë e ndjej shumë këtë fanellë dhe sakrifikoj kudo për ekipin”, tha Uzuni, duke vlerësuar frymën e grupit dhe punën e bërë gjatë gjithë rrugëtimit.

Bajrami: Lojtarët nga stoli bënë diferencën

Mesfushori i Rangers, Nedim Bajrami foli për rëndësinë e kontributit nga pankina, duke theksuar se futbolli është moment dhe çdo minutë vlen.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Çunat që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nga stoli mund të ndryshosh ndeshjen”, u shpreh Bajrami, i cili shtoi se ndryshimi i skemës në 4-2-3-1 rezultoi vendimtar.

Asllani: E dinim që ishte finale, golin e ndjeva shumë

Herori i mbrëmjes, autori i golit të fitores, Kristjan Asllani tregoi se pjesa e parë kishte qenë e komplikuar për shkak të skemës së Andorrës, ndërsa lojtarët e aktivizuar në pjesën e dytë e ndryshuan ndeshjen.

“E ndjeva shumë golin, u gëzuan të gjithë shqiptarët. Ishte një finale për ne. Në pjesën e dytë na ndihmuan shumë lojtarët nga stoli”, tha Asllani, duke shtuar se trajneri i komplimentoi për paraqitjen.

Fitorja 0-1 ndaj Andorrës i dhuroi Shqipërisë një kualifikim historik në play off-in e Botërorit 2026, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të kombëtares së drejtuar nga Sylvinho.

/gj.m/

Burimi: atsh

Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.5 lekë dhe do shitet me 109 lekë.