Home Blog Page 79

Kontrollet pas atentatit ndaj Gilmando Danit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës

0
Kontrollet pas atentatit ndaj Gilmando Danit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës

Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani, alias Sheqeri, forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali armësh dhe minash, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.

Sakaq, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

0
Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

Shqipëria u kualifikua në play off-in e Botërorit 2026 pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, një rezultat historik që u shoqërua me emocion dhe entuziazëm nga lojtarët kuqezi.

Katër prej protagonistëve, Juljan Shehu, Myrto Uzuni, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, folën pas ndeshjes, duke ndarë emocionet dhe analizën e tyre për duelin vendimtar.

Shehu: Arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar

Mesfushori që dhuroi asistin vendimtar për golin e Asllanit, Juljan Shehu u shpreh se skuadra kishte bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

“E kemi merituar këtë kualifikim. Kemi bërë ndeshje të bukura dhe duhet ta shijojmë. Kjo është arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar”, deklaroi Shehu, duke theksuar presionin dhe vendosmërinë që skuadra tregoi deri në fund.

Uzuni: Do të jepja gjithçka për këtë fanellë

Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, u shpreh tejet i lumtur për arritjen historike.

“Është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Unë e ndjej shumë këtë fanellë dhe sakrifikoj kudo për ekipin”, tha Uzuni, duke vlerësuar frymën e grupit dhe punën e bërë gjatë gjithë rrugëtimit.

Bajrami: Lojtarët nga stoli bënë diferencën

Mesfushori i Rangers, Nedim Bajrami foli për rëndësinë e kontributit nga pankina, duke theksuar se futbolli është moment dhe çdo minutë vlen.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Çunat që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nga stoli mund të ndryshosh ndeshjen”, u shpreh Bajrami, i cili shtoi se ndryshimi i skemës në 4-2-3-1 rezultoi vendimtar.

Asllani: E dinim që ishte finale, golin e ndjeva shumë

Herori i mbrëmjes, autori i golit të fitores, Kristjan Asllani tregoi se pjesa e parë kishte qenë e komplikuar për shkak të skemës së Andorrës, ndërsa lojtarët e aktivizuar në pjesën e dytë e ndryshuan ndeshjen.

“E ndjeva shumë golin, u gëzuan të gjithë shqiptarët. Ishte një finale për ne. Në pjesën e dytë na ndihmuan shumë lojtarët nga stoli”, tha Asllani, duke shtuar se trajneri i komplimentoi për paraqitjen.

Fitorja 0-1 ndaj Andorrës i dhuroi Shqipërisë një kualifikim historik në play off-in e Botërorit 2026, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të kombëtares së drejtuar nga Sylvinho.

/gj.m/

Burimi: atsh

Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.5 lekë dhe do shitet me 109 lekë.

Modelja shqiptare: Meshkujt i pëlqejnë vajzat e ekranit, por nuk martohen kurrë me to 

0
Modelja shqiptare: Meshkujt i pëlqejnë vajzat e ekranit, por nuk martohen kurrë me to 

Modelja Sara Gjoka ishte e ftuar në “Live From Tirana” për të treguar mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë. Sara rrëfeu edhe detaje nga jeta e saj private…

Shumë vajza sot përdorin termin ‘influencer’ për veten e tyre. A i tërheq më shumë meshkujt kur je e famshme?

Për mendimin tim ‘influencer’ ka të bëjë komplet me gjë tjetër, të jesh modele është gjë tjetër, TV presenter është gjë tjetër. Nuk mund të bëhesh nga hiçi influencer. Kanë krijuar një lloj ideje që të jesh influencer dhe të kesh influencë tek njerëzit, do jesh më e kërkuar nga meshkujt.

Pse vajzat e ekranit janë më të kërkuara nga meshkujt? A përdoret televizioni nga vajzat e reja që në të vërtetë nuk e duan atë, për këtë qëllim?

Është shumë e vërtetë, shumica e vajzave e bëjnë. Shoh shpesh që shumë emisione i shfrytëzojnë për këtë arsye. Shumë emisione që nuk kanë të bëjnë fare me këtë pjesë, mund të jenë emisione modelingu, dashurie dhe qëllimi i tyre kryesor nuk është ai i emisionit. Por është ky i qenurit e famshme dhe të krijuarit një profil për të cilin krijohen këto raportet e tjera… Vajzat këtë gjë kërkojnë sot.

Pse meshkujt sot tërhiqen pas vajzave të ekranit?

Mund të kesh vajza sot që janë shumë më të mira se vajzat e ekranit, por krijohet ajo ideja që ajo është më e paarritshme se një vajzë më e thjeshtë. Sepse ajo ka një stad tjetër, është më e famshme, ka më shumë kërkesa sepse e pëlqejnë shumë veta. Ndërsa atë vajzën e thjeshtë mund ta njohin 5 djem dhe ta pëlqejnë 2.

Po për të krijuar familje, kë zgjedhin djemtë?

Për t’u martuar dhe për të krijuar familje nuk e zgjedhin kurrë atë të famshmen. Djemtë e kanë këtë euforinë dhe qejfin e momentit, fiksimin, pasionin. Por në final zgjedhin një vajzë për shtëpi, të thjeshtë, që nuk e njeh askush, që nuk është shumë seksi. 

La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…

0
La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…

Dy vjet më parë emri i Marjana Koçekut do të lakohej në median shqiptare dhe atë botërore, mes tyre “Financial Times”, për faktin sesi një vajzë e sapodiplomuar jashtë Shqipërisë kishte zgjedhur të kthehej në rrënjët e saj.

Agroturizëm “Neomalsore”, një bujtinë e vendosur buzë Liqenit të Komanit u kthye në një atraksion turistik, e bashkë me të, Marjana. Vajza e cila e kujton një fëmijëri plot ngjyra, aventura e ëndrra që lundrojnë mes Shkodrës, maleve e lumenjve të Dukagjinit, pasi preku nga afër jetën – tani nën detyrën e deputetes ka vendosur të çojë në parlament zërin e mijëra banorëve të zonës që besuan tek ajo.

Në një intervistë për revistën Bordo, pa humbur asgjë nga thjeshtësia që e njohin të gjithë, Marjana rrëfen jetën e saj të re: me zgjimet e hershme, rrugën e përditshme nga Shkodra në Tiranë si e zgjedhur e Qarkut të Shkodrës, me një mision të ri: për t’i dhënë zë komunitetit që ajo përfaqëson.

Marjana, je 24 vjeçe dhe deputete, a jeni ju deputetja më e re në parlament?

Po, jam 24 vjeçe, jam deputetja më e re e parlamentit shqiptar, por jo vetëm, sepse mesa më kanë thënë miq dhe kolegët e mi dhe mesa kam parë, jam në mos më e reja e Bashkimit Evropian, po ashtu në parlament.

A e kishe menduar një vit më parë që do të lije fshatin, bujtinën për të qenë në parlament?

As se kisha menduar, as nuk e kisha imagjinuar realisht, sepse e kisha sistemuar deri diku atë jetën time si sipërmarrëse, si Marjana e maleve dhe agroturizmit, nuk e kisha menduar aspak përfshirjen në politikë kaq shpejt

Në sa seanca ke marrë pjesë deri tani dhe çfarë përshtypje ke pasur?

Deri tani kemi zhvilluar rreth pesë seanca. Përshtypjet kanë qenë të ndryshme, por deri tani ka qenë shumë surprizuese për mua si e përfshirë në politikë së fundmi, pasi kam pritur shumë gjëra ndryshe realisht dhe i kam gjetur ndryshe.

Ke pasur mundësi të flasësh deri tani?

Fatkeqësisht jo deri tani, sepse kur zhvillojmë debatet, në vend që të jenë konstruktive, për të mirën e njerëzve dhe komuniteteve të cilat përfaqësojmë, përfundojnë deri tani të paktën, në grindje dhe seancat kanë mbaruar më herët dhe nuk kam pasur mundësi për të folur.

Cila është tema e parë për të cilën do të flisje në parlament?

Dua shumë të flas për zonën që përfaqësoj, për gjithë qarkun e Shkodrës, specifikisht për vendin nga vij, Dukagjinin – pasi nevojat e kësaj zone janë jashtëzakonisht shumë të mëdha.

Po në afatgjatë, cilat janë temat që do të doje të ngrije më shumë zërin?

Janë shumë gjëra për të cilat Qarku Shkodër ka nevojë dhe nuk mund të kufizohem në pak tema, pasi nevojat e pasionet e mia në të njëjtën kohë, janë të shumta, që nga zhvillimi rural, turizmi, mundësia për të rritur sidomos ato të zonave rurale, por edhe integrimi në Bashkimin Evropian, pjesë e këtij komisioni ku jam si sekretare, por gjithashtu mbrojtja sociale të cilën besoj se është më kryesorja.

Në këndvështrimin tënd, çfarë është parlamenti?

Parlamenti vjen prej fjalës ‘parla’ që do të thotë për të folur – të ulemi, të flasim për një qëllim të përbashkët, të mirën e komunitetit dhe të mirën publike. E konsideroj vendin ku pavarësisht logove që përfaqësojmë ne, duhet të flasim për zhvillimin, për ligje dhe për mundësi të reja të vendit tonë që deri tani shumë pak kemi folur për diçka të tillë.

Në këtë legjislaturë përse do të doje të mbaheshe mend më shumë?

Për mua është shumë e rëndësishme pikë së pari, të ruaj vlerat njerëzore, duhet të jemi njerëz dhe më pas profesionistë, politikanë të mirë. Për mua është shumë e rëndësishme që të mbahem mend si vajza e njerëzve të thjeshtë që ruajti thjeshtësinë, por edhe që ju dha zgjidhje njerëzve.

Cila është rutina jote tani që ke lënë bujtinën “Neomalsore”?

Tani ka ndryshuar krejtësisht. Zgjohem pak më herët, sepse vij nga Shkodra për të qenë pjesë e seancave të parlamentit, komisioneve të grupeve parlamentare dhe njerëzit me të cilën rrethohem, temat që diskutoj e dëgjoj më së shumti gjatë ditës janë totalisht ndryshe, kështu që rutina ime ka ndryshuar bashkë me outfitin, e detyruar për të ndjekur protokollin, me xhaketa dhe veshje formale.

Po në bujtinë a shkon dhe a je më aktive?

Tani jam më pak aktive. Detyrohem të jem më pak aktive se “të gjithë këta kunguj nën një sqetull nuk mund të çohen”, siç thonë shkodranët.

Të vjen keq që arsyeja përse u ktheve në Shqipëri doli jashtë planeve të tua apo fitorja për një karrierë personale, një zë të fortë të zonës suaj mund të jetë më e fortë se kurrë?

Nuk më vjen keq sepse qëllimi dhe dëshira me të cilën i kam hyrë politikës dhe i kam thënë “Po” kësaj oferte, ka qenë pikërisht për komunitetin nga unë vij. Jam frymëzuar nga vendi nga vij, sepse besoj dhe mendoj që politika është e vetmja rrugë për t’iu dhënë zgjidhjeve problemeve të mëdha. Përfshirjen time e shoh si një mundësi për t’i dhënë zgjidhje dhe zë një komuniteti i cili nuk ka pasur përfaqësim, as zë në këto nivele deri sot.

Marjana, në valixhen e ëndrrave të tua kur erdhe nga studimet çfarë kishe futur?

Shumë pasion për jetën, kreativitet edhe shumë energji, por jo një plan konkret realisht.

Cilën do të veçoje si eksperiencën më të bukur ose një mësim që ke marrë nga shtetet ku ke jetuar?

Thjeshtësia e njerëzve që në vendet e perëndimit realisht më ka lënë shumë përshtypje. Thjeshtësia në mënyrën e jetesës, në veshje, në të folur, në sjellë si dhe të qenit njerëz pa komplekse, por mbi të gjitha disiplinat që ata kanë për punën.

Sot kur kthen kokën pas, për çfarë të merr malli nga Stokholmi, Gjenova, Frankfurti?

Merr malli për shumë gjëra. Kryesisht në Gjenova më merr malli për rininë studentore prej të gjithave vendeve të botës, për festat, udhëtimet që keni bërë, pra shkëmbime ndërkulturore shumë të bukura që kam pasur asokohe. Në Stokholm kam qëndruar shumë pak, por më merr malli ndonjëherë për të ftohtin e Stokholmit, që ka një të ftohtë pa lagështinë që mua më pëlqen dhe për mënyrën se si veshin njerëzit, kanë një modë totalisht minimaliste dhe me ngjyra të çelëta. Ndërsa nga Frankfurti realisht nuk merr malli për asgjë se ka vetëm shumë mjegull dhe njerëz që vetëm vrapojnë për të arritur në punë.

Në punën tuaj në “Neomalsore” çfarë ke vënë re, përse të huajt janë të tërhequr e vijnë aty?

Të huajt e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë origjinalitetin, traditën, kulturën, identitetin tonë që ka mbetur i paprekur, por mbi të gjitha natyrën e jashtëzakonshme që na ka falur Zoti bashkë me gastronominë autentike të vendit tonë.

Cila është pjata që atyre u pëlqen më shumë?

Të huajt mbarojnë për kulaç, kollomoqi misri dhe groshë.

Por, raporti me klientët shqiptarë si ka qenë? A i pëlqejnë vështirësitë, aventurat derisa të mbërrijnë në “Neomalsore”?

Kemi pasur miq shqiptarë që kanë vizituar bujtinën tonë, kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe i falënderoj, sepse janë bërë frymëzim i suksesit që kemi pasur dhe i rrugëtimit tim. Ndihem shumë mirë që e kanë vlerësuar dhe mbështetur maksimalisht nismën time dhe të familjes time.

Pas 10 vitesh sheh një Marianë me një karrierë politike apo një Marianë që pasi ka provuar politikën drejton bujtinën dhe pret sërish turistët e huaj?

Unë shoh një Marianë që njihet mirë me veten, që bën një jetë dinjitoze edhe që ndjek pasionin edhe ëndrrat e saj.

Cila është përshtypja jote për parlamentin dhe çfarë pret nga vetja këto katër vite?

Kam shumë përshtypje edhe zhgënjime realisht. Prisja një vend ku, kur të veshim xhaketën dhe të shkojmë aty, vëmendjen ta kemi për të folur, diskutuar, krijuar dhe t’iu japim zgjidhje gjithë atyre problemeve shumë të mëdha që vijnë ngakomunitetet që ne përfaqësojmë. Deri tani kam gjetur një mjedis krejt tjetër, ku më shumë ka ngatërresa e fyerje, sesa debat për atë çka duhet të jetë. Pres që t’u jepet hapësirë më shumë të rinjve sepse kemi shumë për me thënë, për të bërë edhe për të kallëzuar realisht, t’u jepet mundësia për të folur dhe ngritur zërin për shumë çështje të komunitetit që përfaqësojnë. Njerëzit kanë nevojë për të dëgjuar problemet e tyre në atë parlament, edhe për të na parë që realisht angazhohemi që t’iu japim zgjidhje. Prej këtij parlamentit pres rrugëzgjidhje të shumë problemeve të Shqipërisë, të qarkut Shkodër dhe qarqeve të tjera. Edhe prej Marianës, prej vendit tim që përveç se të jem Marjana e njerëzve të thjeshtë, Marjana e thjeshtë siç jam dhe e konsideroj veten, të jem edhe Marjana që jep zgjidhje problemeve të zonës që përfaqësoj.

Si ka qenë fëmijëria jote dhe si ka ndikuar në këtë që je sot?

Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme. Kam jashtë masë nostalgji në çdo gjë që bëj. Gjithmonë kujtoj prindërit e mi dhe u jam mirënjohëse, sepse ata kanë ndërtuar vetëbesimin tim, sigurinë në vetvete dhe ëndrrat e mia, si baba ashtu edhe nëna. Duke qenë se kam jetuar një fëmijëri midis Shkodrës që është një qytet jashtëzakonisht i bukur dhe midis maleve e lumenjve të Dukagjinit, fëmijëria ime ka qenë plot ngjyra, aventura, por Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme. Kam jashtë masë nostalgji në çdo gjë që bëj. Gjithmonë kujtoj prindërit e mi dhe u jam mirënjohëse, sepse ata kanë ndërtuar vetëbesimin tim, sigurinë në vetvete dhe ëndrrat e mia, si baba ashtu edhe nëna. Duke qenë se kam jetuar një fëmijëri midis Shkodrës që është një qytet jashtëzakonisht i bukur dhe midis maleve e lumenjve të Dukagjinit, fëmijëria ime ka qenë plot ngjyra, aventura, por edhe plot ëndrra të cilat vazhdoj t’i mbaj sot edhe si parlamentare.

I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier/ Institucionet i marrin edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë (Video)

0
I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier/ Institucionet i marrin edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë (Video)

Në emisionin “Në Kohë Reale” është trajtuar ngjarja e rëndë në Fier ku një e mitur dyshohet se u abuzua nga i ati i saj, i cili u prangos.

Duke sjellë edhe një herë në vëmendje këtë ngjarje, korrespondentja e RTSH-së për Fierin Laureta Roshi tha se “babai është një person i dyshuar pavarësisht deklarimeve që janë bërë”.

“Ende nuk dihet situata kur janë marrë ato deklarime, janë marrë në mungesë të avokatit. Kjo ngjarje është paragjykuar që në fillimet e saj, në qershor kur ndodhi. Largimi i vajzës nga banesa dhe akti i ekspertimit është një krim i ndodhur edhe më herët, nuk dihet se është vetëm babai autori i dyshuar, apo ka edhe të tjera krime në atë zonë rurale. Ngjarja tronditi jo vetëm nënën e cila tha se nuk di  gjë dhe nëse ka ndodhur të ketë dënim kapital.” E gjitha kjo situatë u pasua me arrestimin e babait të dyshuar si autor të ngarjes. Të dy prindërit kanë deklaruar se vajza kishte probleme të shëndetit mendor që në Gjermani kur familja ka qenë në emigracion”, ka theksuar gazetarja Roshi.

Sipas gazetares Roshi, gjykata ka dhënë një urdhër mbrojtje për vajzën 12-vjeçare duke shmangur nënën dhe 6 fëmijët e tjerë.

Një urdhër mbrojtje që nuk i jep asaj asgjë, pasi ajo ishte marrë në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës. Babai është në pranga dhe ky urdhër mbetet i pakuptimtë i dhënë më 2 korrik lidhur me vajzën dhe personin që e përfaqëson atë”, tha Roshi.

Ajo shtoi se një javë më parë në 31 tetor në Gjykatën e Fierit merret një masë për dërgimin e 4 fëmijëve në  institucione që “quhet kujdestare alternative. Edhe në këtë rast nuk është nëna që është përfaqësuesi ligjor që është fëmija 10 vjeç dhe përfaqësohet nga njësia për mbrojtjen e fëmijëve përpara gjyqtarit Alfred Konomi për të marrë vendimin për transferimin e fëmijëve në shërbimin alternativ”.

Nëna kishte kërkuar ndihmë për vetëm një prej fëmijëve për shkak se bashkia e Fierit mori përsipër ndihmën e saj, duke ofruar vetëm strehimin. Pra, kemi një nënë të papunë me një fëmijë në gji dhe me 6 fëmijë të tjerë të mitur”, tha Roshi.

Nga ana e saj, nëna e vajzës së mitur ka folur ekskluzivisht për RTSH-në duke kërkuar që t’i kthehen fëmijët që i janë dërguar të shtëpia e fëmijës.

Shkoj te noteri, dhe i them që më dërgoi Alma e Bashkisë. Bën letrat ky dhe unë rri pres. Nuk më tha që t’i lexoj, janë letra për ta dërguar fëmijën për kontroll. Merri këto letra dhe çoja Almës së Bashkisë. Dhe marr letrat ia çoj Almës së Bashkisë. Nuk më dha kopje me vete, nuk kisha avokat. Alma më tha;Mirë që mi solle dhe ika pastaj”, është shprehur nëna.

Ajo deklaroi më tej se  Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Fier e ka kërcënuar duke i thënë se do t’i arrestojnë dhe do t’i marrim fëmijët.

Vajta te bashkia për punë dhe të më kthente fëmijët, i thashë më kthe fëmijët, si dhe dua të futem në punë për punën që më keni ofruar. Më tha është hequr si opsion, futu ku të duash në privat, si e si që më morën fëmijët. Më dhanë opsion çerdhen dhe thanë që nuk ta paguajmë. Alma e Bashkisë më ka thënë do të arrestoj dhe do t’i marr të gjithë fëmijët dhe më paragjykojnë jam e shkatërruar komplet. Nuk e besoj që bashkëshorti im e ka kryer atë vepër. Nuk e kam parë, më kanë trembur shumë herë duke më thënë se ke qenë bashkëpunëtore në krim, gjë që nuk është e vërtetë”, ka theksuar nëna.

Më pas ka reaguar edhe Alma Guma nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Fier, duke thënë se “unë nuk bëj dot arrestime, nuk është në kompetencat e mia të bëj arrestime. E dyta për pjesën e marrjes së fëmijëve ne operojmë mbi bazën e ligjit 18 që e ka specifikuar shumë mirë se si ndërhyhet për heqjen e përkohshme të kujdestarisë së fëmijëve derisa të fuqizohet familja, nuk është në interesin e askujt që fëmijë të qëndrojnë në institucion. Por kur shikohet se fëmijët janë në rrezik apo qoftë për pamundësinë e prindërit patjetër që ndërhyhet derisa familja të fuqizohet”.

/rtsh.al/

“I dashuri kriminel e hodhi nga kati 4, më pas shkoi…”/ Vdekja plot mister e të resë shqiptare, miku i saj bën ZBULIMIN TRONDITËS

0
“I dashuri kriminel e hodhi nga kati 4, më pas shkoi…”/ Vdekja plot mister e të resë shqiptare, miku i saj bën ZBULIMIN TRONDITËS

Mbrëmjen e një jave më parë, qyteti i Tetovës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një studente e Fakultetit të Mjekësisë u raportua se ra nga kati i katërt i një ndërtese duke humbur jetën në vend. Viktimë ishte Daorsa Spahija, 24-vjeçare nga Gjakova, e cila po studionte në Tetovë.

E gjitha në fillim u raportua si vetëvrasje, por më pas  të afërmit dhe miqtë e Daorsës thonë se e vërteta është krejt ndryshe. Sipas tyre, fajtor ose personi që e vrau Daorsën është i dashuri i saj Hevzi Sejdiu, i njohur si kriminel në Maqedoni.

Një prej tyre, Arbër Xhubi, ka folur sot për emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel për moderatoren Sidorela Gjoni.

Xhubi shprehet se “ditën që ka ndodhur ngjarja, Daorsa ka qenë gjithë ditën me të dashurin në apartamentin e saj”.

“Jemi shokuar nga kjo që ka ndoodhur, deri sot e kemi me faktet e fundit që kemi mbeldhur ky rast është vrasje, jo vetëvrasje. Krejt informacionin që kemi nxjerrë ne, këtë përfundim kemi. Ajo Erzi Sejdiu, me këtë person ka qenë tërë ditën

Personi e ka hedhur, ka zbritur poshtë, e ka konfirmuar vdekjen e saj dhe ka shkuar në kafe, janë fshirë të gjitha regjistrimet. Sapo janë mybllur procedurat me policine se ka njohje, dhe pas kësaj ka ikur jashtë shtetit.

Ka qenë i dashuri i saj, ka marrë vesh që ka 3 fëmijë dhe një grua, dhe ka qenë duke u marrë me trafik armësh. Daorsa nuk e ka ditur. Është fenomen i përsëritur, dhe shoqja jonë ka pasur fatin e keq të jetë pjesë. Njihej me djalin prej 2 vitesh.

Sejdiu, është person që operon me jetë të dyfishtë. Ai ka pasur guximin me shku në ceremoni e varrimit, me i çu lule.

Në fund e zbuloi Daorsa që ai kishte qenë i martuar. Janë biseda e kërcënime që Hevziu do ta vriste, kur gjëja ka shku në gjendje kritike, kur nuk ka mund me iu shmang zbulimit, atëherë ka kryer këtë që ka kryer. Daorsa ka pasur shenja dhune edhe më parë,” tha ai.

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

0
Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Policia greke ka arrestuar Sotitaq Kolezin, një shtetas shqiptar 38-vjeçar nga Bilishti, i dyshuar për vjedhjen e më shumë se 100,000 portofolave kriptovalutash, vlera e të cilëve mund të arrijë në miliona euro. Kolezi u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga Europoli, ku është zbuluar se ai kishte akses në një numër të madh portofolash që i përkisnin viktimave të shumta.

Faza e fundit e këtij operacioni përfshiu çmontimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal kibernetik. Ky operacion u fokusua në disa mjete të avancuara sulmi, duke përfshirë Trojanin VenomRAT, një program që mundësonte akses në distancë, dhe botnetin Elysium, i cili ka luajtur një rol kyç në shpërndarjen e software-it të dëmshëm.

Ky rrjet i sofistikuar ishte përgjegjës për sulme kibernetike ndaj qindra mijëra viktimave në mbarë botën, duke përdorur mjete të avancuara për të vjedhur të dhënat dhe pasuritë digitale të përdoruesve të kriptovalutave.

Operacioni “Endgame”, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, është një përpjekje e përbashkët midis autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore në Greqi, Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Lituani, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar ata që promovojnë programe keqdashëse.

Këto veprime të koordinuara çuan në:

– Një arrestim në Greqi (më 3 nëntor)

 Kontrolle në 11 lokacione (një në Greqi, një në Gjermani dhe 9 në Holandë)

– Ndërprerja ose mbyllja e më shumë se 1,025 serverave në të gjithë botën

– Sekuestrimi i 20 domeneve të internetit.

Rrjeti i programeve keqdashëse i çmontuar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që përmbanin disa miliona të dhëna të vjedhura. Shumë prej viktimave nuk ishin në dijeni se sistemet e tyre ishin shënjestruar.

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

0
Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni firmosën sot marrëveshjet mes dy vendeve mbi bashkëpunimin strategjik në disa fusha.

Rama dhe Meloni shkëmbyen marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit, të nënshkruara në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në Romë.

Marrëveshjet ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë që u nënshkruan sot në Romë garantojnë bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.

Në total bëhet fjalë për 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes dy vendeve.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve nga dy zyrtarët e lartë u bë në ambientet e jashtme të Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17-të dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen eventet e ditës së sotme.

Këmbimi valutor 13 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 13 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.7 lekë dhe do shitet me 110 lekë.