Home Blog Page 80

“Doja të vdisja, më mbajtën fëmijët” – Rrëfimi Agron Llakajt për humbjen e gruas: E përcollëm si nuse të bukur

0
“Doja të vdisja, më mbajtën fëmijët” – Rrëfimi Agron Llakajt për humbjen e gruas: E përcollëm si nuse të bukur

Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës dhe rrëqethës për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Në një intervistë të dhënë në podcastin e Grida Dumes, Llakaj foli me emocione të forta për periudhën më të vështirë të jetës së tij – ndarjen nga gruaja që ai e quajti “zemra e familjes”.

“Nuk mora amanet nga Kostandina, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet. Nuk mund të pranoja idenë e ndarjes, të fundit, të ikjes së saj.”

Ai kujtoi me dhimbje udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresat për shërim u shuan plotësisht:

“Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë e më tha se mbaroi. I thashë, ti the 5-6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për jetën e Kostandinës.”

Për dy javë, aktori e mbajti të vërtetën vetëm për vete, duke gënjyer me qëllim që të mbronte fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga realiteti i dhimbshëm.

“Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë. Unë dilja në emision, qeshja në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’”

Një nga momentet më të ndjera që ai ndau ishte ai i lamtumirës së fundit me bashkëshorten:

“I thashë vajzës: ‘Zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur.’ I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.”

Periudha pas ndarjes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për aktorin, i cili nuk e fshehu se ka kaluar momente dëshpërimi të thellë:

“Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj. Doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: ‘Babi, jemi ne.’”

Me këtë rrëfim të ndjerë, Agron Llakaj ka prekur zemrat e publikut, duke dhënë një shembull të rrallë dashurie, përkushtimi dhe dhimbjeje të thellë për një njeri që ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij.

Rama: Pensionistët do marrin bonusin para Vitit të Ri, rritja e pensioneve nis nga janari

0
Rama: Pensionistët do marrin bonusin para Vitit të Ri, rritja e pensioneve nis nga janari

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim në njësinë 5 në Tiranë teksa foli për bonusin e pensioneve që do rritet vit për vit. Rama theksoi se për pensionet do shpenzohen gjatë mandatit të katërt deri në fund 1.7 mld euro.

Rama: Është edhe kërkesa që ka peshën më të madhe. Disa i bien shkurt dhe thonë po po rrisni pagat për vete, e deputetëve, mirëpo prapë sikur të marrësh pagat e deputetëve dhe ti çosh në shtëpi prapëseprapë shuma që del është një ikë në oqean në krahasim me shumën për 730 mijë pensionistë. Kam dëgjuar se ne nuk do japim bonusin e këtij viti dhe do e shpërndajmë vitin tjetër. Të gjithë pensionistët do marrin bonusin që kanë marrë dhe u është premtuar. Do e marrin përsëri përpara vitit të ri sipas fashave që i kemi sqaruar dhe që i dini më mirë se kur vjen puna te lapsi jeni me shkollën e aritmetikës.

Bonusi është i angazhuar dhe në kohën e përcaktuar do vijojë shpërndarja. Nga janari do fillojë rritja e masës që do merrni me një progresion që i kam këtu që të dëgjojnë të gjithë saktë. Ua kemi thënë foltore më foltore. Sot pensioni urban me vite të plota pune është 27 mijë 350 lekë. Brenda mandatit do bëhet 40 mijë lek siç e kemi premtuar. Dhe brenda mandatit nuk do thotë që prisni 4 vjet dhe në fund do u themi se bëmë dot. Është një shumë që do rritet në mënyrë progresive vit pas vit. Janar për janar. Çfarë do merrni në janar 2026 do dyfishohet janar 2027, trefishohet 2027 e do pesëfishohet në janar 2030.

Kjo vlen po ashtu për pensioni urban të pjesshëm, pensionin rural nga 11 500 lek do shkojë në 18 000. Do bëj një shpjegim, të kërkosh pensione është gjëja më legjitime. Duhet kuptuar se nga vijë pensionet, vijnë nga sigurimet shoqërore. Kjo që po bëjmë ne është që pensionet që vijnë sigurimet shoqërore ti vendosim një shumë ekstra nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër ata të cilët nuk e vlerësojnë këtë si një përpjekje që e përkthyer në shifra, kini parasysh kjo rritje nuk ka të bëjë me indeksimin. Është tjetër. Deri sot është indeksuar pensioni. Kjo nuk ka lidhje. Pensioni do rritet me shumën që do vendoset ekstra mbi atë që buron mbi sigurimet shoqërore. Vetëm për indeksimin do shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme. Vetëm për pensionet në 4 vitet e ardhshme do shpenzohen ekstra 1.7 mld euro.

Natyrisht kjo është një shumë e jashtëzakonshme për buxhetin. E merituar./dritare.net

Si modeli shqiptar Jurgen Lika arriti të depërtojë në industrinë e modës amerikane (Video)

0
Si modeli shqiptar Jurgen Lika arriti të depërtojë në industrinë e modës amerikane (Video)

Në një rrëfim të sinqertë në Dritare TV modeli shqiptar Jurgen Likaj ndau historinë e tij të pabesueshme, një rrugëtim nga Tirana në pasarelat prestigjioze të New York-ut.

I prezantuar me krenari si “Jurgeni nga Shqipëria”, ai zbuloi se si një ëndërr fëmijërie e ushqyer nga filmat dhe muzika amerikane u bë realitet falë këmbënguljes, pasionit. Hapi i parë drejt Amerikës ishte fitorja në Lotarinë Amerikane, një shans që i erdhi vetëm në tentativën e katërt.

Ky moment i dha fund një kapitulli në Shqipëri, ku ai kishte përfunduar studimet për mjekësi veterinare, një rrugë e zgjedhur më shumë nga familja sesa nga vetë ai. Megjithëse kishte punuar edhe si prezantues radiofonik në Radio Kontakt dhe si imazh për disa kompani të njohura, ëndrra e tij e vërtetë ishte bota e modës. Mbërritja në New York ishte vetëm fillimi i një sfide të re.

Jeta larg familjes, në një “xhungël” siç e përshkruan ai, nuk ishte e lehtë.

Megjithatë, momenti kyç erdhi me pjesëmarrjen në New York Fashion Week, një përvojë që e bëri të dashurohej përfundimisht me botën e pasarelave, dritave dhe kamerave. Ai theksoi me emocion se ishte i vetmi model shqiptar në audicionet ku mori pjesë, një fakt që e mbush me krenari.

Në rrugëtimin e tij, dy figura kanë qenë thelbësore: nëna e tij dhe fotografi me famë botërore, Fadil Berisha.

Jurgen rrëfeu me lot në sy se si këshillat e nënës së tij, të cilat i ka shkruar në murin e dhomës, i shërbejnë si frymëzim i përditshëm. “Bëhu krenaria e vetes tënde.
Mos harro qëllimet, ëndrrat dhe dëshirat,” janë vetëm disa nga fjalët që i japin forcë.

Ndërkohë, Fadil Berisha ishte ai që i hapi dyert e para, duke i realizuar një set fotografik profesional që i shërbeu si portofoli kryesor për të depërtuar në industrinë e modës. Për të siguruar jetesën, Jurgen punon me kohë të plotë si stilist flokësh dhe make-up artist në një sallon në pronësi ruse, një zanat që e mësoi në Shqipëri para se të largohej.

Ai vlerësoi thellësisht mbështetjen e punëdhënësve të tij, të cilët e inkurajojnë të ndjekë ëndrrat e tij në modeling./dritare.net

Nga spitali i Fierit në Florida, rrëfimi i infermierit Ilirjan Shkurtaj për dy botët e mjekësisë! (Video)

0
Nga spitali i Fierit në Florida, rrëfimi i infermierit Ilirjan Shkurtaj për dy botët e mjekësisë! (Video)

Në ciklin “Jeta Ime, Unë Emigrova Se” në Dritare Televizion, u trajtua historia e Ilirjan Shkurtajt, një infermieri nga Fieri që prej dhjetë vitesh jeton dhe punon në Tampa, Florida. Rrugëtimi i tij, i nisur falë fitimit të Lotarisë Amerikane, shpalos një realitet të dyfishtë: atë të një sistemi shëndetësor në Shqipëri me sfida të mëdha dhe një sistemi amerikan të strukturuar mbi rregulla të hekurta dhe një koncept krejt tjetër pune.

Ilirjani, i cili u largua nga spitali rajonal i Fierit në mars të 2013-ës, e përshkruan atë si një institucion “të amortizuar” dhe me mungesa të shumta, por me profesionistë që bënin maksimumin në kushte të vështira. Sot, ai punon në spitalin ushtarak James A. Haley VA Hospital, një botë krejtësisht e ndryshme. Fillimet e tij në SHBA ishin tejet të vështira, sidomos për shkak të barrierës gjuhësore. Ai rrëfen me sinqeritet se dy fjalët e para në anglisht i mësoi në avion: “hungry” (i uritur) dhe “toilet” (tualet).

Përmes këmbënguljes dhe ndihmës së një këshilltari emigrant në kolegjin lokal, ai arriti të mësonte gjuhën dhe të integrohej. Një nga kontrastet më të forta që Shkurtaj vë në pah është koncepti i punës dhe siguria. Ai përshkruan turnet 12-orëshe në spitalin amerikan, ku edhe pushimi 30-minutësh i drekës është i papaguar, si pjesë e një etike pune rigoroze. Kjo vjen në kontrast me kujtimet e tij nga Shqipëria. Më tej, ai flet për sigurinë në punë, duke kujtuar raste të shumta sulmesh fizike ndaj personelit mjekësor në Fier, qoftë nga persona të dehur apo familjarë të dëshpëruar. “Disa netë mbyllnim me çelës nga brenda derën e pavionit nga frika,” thotë ai, një realitet i paimagjinueshëm në spitalin ku punon sot, i cili funksionon me protokolle të rrepta sigurie.

Një tjetër temë thelbësore e diskutuar ishte fenomeni i “bakshishit”. Në SHBA, marrja e çdo dhurate nga pacienti është e ndaluar rreptësisht dhe përbën shkak për pushim të menjëhershëm nga puna. Ndërsa në Shqipëri, ai e përshkruan si një praktikë të rrënjosur, shpesh të imponuar nga rrethanat dhe mungesat materiale, ku vetë pacientët detyroheshin të blinin materialet mjekësore. Sipas tij, kjo lidhet me një “mentalitet” më të gjerë që duhet ndryshuar. Duke reflektuar mbi Shqipërinë pas dy vizitave të fundit, Ilirjani pranon se ka parë ndryshime pozitive, sidomos në infrastrukturë. Megjithatë, ai beson se ndryshimi thelbësor duhet të ndodhë në mentalitet.

Ai tregon një histori prekëse me djalin e tij tetëvjeçar, i cili, kur vizitoi lagjen ku u rrit i ati në Fier, e pyeti i habitur: “Babi, ku është parku këtu?”. Për Ilirjanin dhe brezin e tij, “parku” ishte thjesht rruga dhe hapësira para pallatit. Kjo anekdotë ilustron hendekun midis dy botëve dhe dy mënyrave të të jetuarit.

Në fund, Ilirjan Shkurtaj shpreh dëshirën për t’u kthyer një ditë dhe për të kontribuar me eksperiencën e tij, por thekson se për këtë duhen krijuar kushtet e duhura dhe duhet një ndryshim rrënjësor në konceptin e punës, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj qytetarit./dritare.net

Aksident në Fier-Patos, drejtuesja e automjetit humbet kontrollin dhe godet makinën e policisë

0
Aksident në Fier-Patos, drejtuesja e automjetit humbet kontrollin dhe godet makinën e policisë

Diten e sotme ne rrugen nacionale Fier – Patos, ka ndodhur nje aksident pa lendime serioze ne njerez, ku drejtuesja e automjetit Mercedez Benz, ka goditur makinen e Policise rrugore. Njoftimi i Drejtorise Policise Fier:

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025

0
Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025

Njëqindvjeçarët po rriten me një ritëm mbresëlënës në Itali, me mbi 2,000 njerëz që arrijnë moshën 100 vjeç në vitin 2025.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Italian i Statistikave (Istat), Italia tani ka 23,548 banorë të moshës 100 vjeç e lart, krahasuar me 21,211 në vitin 2024. Njëqindvjeçarët janë dyfishuar që nga viti 2009, tregojnë të njëjtat të dhëna.

Nga italianët që mbushin moshën 100 vjeç këtë vit, 82.6% janë gra. Gratë gjithashtu kryesojnë në numrin e atyre me mbi 105 vjeç, dhe superqindvjeçarëve, që do të thotë ata mbi 110 vjeç. Lucia Laura Sangenito, nga rajoni jugor i Kampanjës, është gruaja më e vjetër në Itali dhe e treta më e vjetër në Evropë dhe pritet të festojë ditëlindjen e saj të 115-të më 22 nëntor.

Shembuj të tjerë të shquar përfshijnë Emma Morano, nga rajoni verior i Piemontes, e cila ishte personi më i vjetër në botë deri në vdekjen e saj në vitin 2017 në moshën 117 vjeç dhe Vitantonio Lovallo, burri më i vjetër i Italisë, i cili festoi ditëlindjen e tij të 111-të të premten. Italia, Franca dhe Greqia kanë përqindjet më të larta të njëqindvjeçarëve

Rritja e popullsisë së njëqindvjeçarëve vërehet edhe në shumë vende të BE-së. Në fakt, deri në vitin 2050, ata mbi 100 vjeç pritet të rriten në pothuajse gjysmë milioni, krahasuar me 96,600 në vitin 2019. Italia, së bashku me Francën dhe Greqinë, ka përqindjet më të larta të njëqindvjeçarëve për frymë në Evropë.

Zonat me përqendrimin më të lartë të njëqindvjeçarëve

Rajoni i Molise-s në Italinë jugore kryeson listën e njëqindvjeçarëve për frymë, i ndjekur nga Lugina e Aostës dhe Liguria. Sardenja, me përqendrimin e saj të lartë të njëqindvjeçarëve, konsiderohet si një nga të ashtuquajturat “zona blu”, ose rajone të botës me jetëgjatësi të madhe. Fshati Perdasdefogou është futur dy herë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për përqendrimin e njëqindvjeçarëve në popullsinë e tij. Në vitin 2012, familja Melis theu rekordin me moshën e 9 vëllezërve e motrave që ishin së bashku 818 vjeç, ndërsa në vitin 2021 ata e çuan fshatin në regjistrimin e përqendrimit më të madh të njëqindvjeçarëve në botë, me 8 persona mbi 100 vjeç në një popullsi prej 1,778 banorësh.

Sekretet e jetëgjatësisë

Një nga faktorët kryesorë që qëndron pas jetëgjatësisë mendohet të jetë dieta mesdhetare, e kombinuar me lidhjet e forta shoqërore të vendit dhe sistemin e mirë të kujdesit shëndetësor. Përveç kësaj, njëqindvjeçarët italianë shpesh mbajnë nivele të larta energjie dhe aktiviteti. Anna Possi, e cila do të festojë 101-vjetorin e lindjes më 16 nëntor, vazhdon të punojë në barin e saj në një qytet pranë Liqenit Maggiore dhe është baristja më e vjetër në Itali.

Candida Uderzo, e cila e rinovoi patentën e saj të drejtimit në moshën 100 vjeç në vitin 2022, është një nga të paktën katër shofere mbi 100 vjeç që kohët e fundit janë konsideruar të afta për të drejtuar. Megjithatë, popullsia në plakje paraqet sfida serioze për qeverinë, jo vetëm për shkak të rënies së shpejtë të shkallës së lindjeve. Në vitin 2024, u regjistruan vetëm 370,000 lindje, shifra më e ulët që nga bashkimi i Italisë në vitin 1861.

Apartament 2+1 për shitje në Fier

0
Apartament 2+1 për shitje në Fier

💥💥LISTIM I RI EKSKLUZIV💥💥

🏢 SHITET #Apartament 2 + 1 në Kompleksin “Apollon”, FIER

□ siperfaqe 111.5m2, kati i 4 i banimit💶

#Cmimi 82.000 Euro

🛏 2 Dhoma gjumi

🛋 1 Ambient ditor

🍳 1 Ambient gatimi

🛁 2 Tualete

🖼 1 Ballkon

📜 Dokumentacion i rregullt hipotekor

Na kontaktoni 0355692061614

‘’Vikamat e Trojamës’’/Refleksione mbi librin poetik të autorit Fran Ukcama – Nga Ilirjan Gjika

0
‘’Vikamat e Trojamës’’/Refleksione mbi librin poetik të autorit Fran Ukcama – Nga Ilirjan Gjika

Duke ju falenderuar dua të them se është privilegj për mua që ndodhem këtu, midis miqsh në Tiranë, për të folur rreth vëllimit të fundit të poetit dhe shkrimtarit Fran Ukcama, ‘’Vikamat e Trojamës’’.

Mendoj se e njoh mirë veprimtarinë krijuese të autorit duke nisur prej vitit 2002, ku pas një periudhe të shkurtër largimi nga vendi (1997-2002), ai u rivendos përsëri në Fier, qytetin ku jeton edhe sot, duke ju përkushtuar pasionit të tij të jetës: Letërsisë.

Sipas një statistike të thjeshtë deri në vitin 2002, Fran Ukcama, kishte botuar tre vëllime me poezi, ‘’Fëshfërijnë kallinjtë e grurit’’, ‘’Shqiponjat e Bjeshkës’’ dhe ‘’Ëngjëjt luajnë me mua’’, përkatësisht në vitet 1986, 1996 dhe 2000. Pas këtij caku kohor do të vinte romani i tij për fëmijë, “Postieri i zemrave’’, të cilin do ta pasonin me dhjetra vepra të tjera letrare të gjinive të ndryshme, për fëmijë dhe për të rritur.

Ndërsa libri që po prezantojmë sot është vepra e 57 në korpusin e përgjithshëm krijues të këtij autori. Duhet theksuar se krijimtaria e Fran Ukcamës përfshin në vetvete poezinë, prozën, dramaturgjinë dhe publicistikën historike.

Kështu, një prej njohësve të mirë të saj studjuesi i letërsisë nga Kosova, Dr. Faik Shkodra, thekson midis të tjerave për këtë shkrimtar, se ai: ‘’Është parashikues i prurjeve dhe shtigjeve të reja’’.

Mbi këtë bazë, duke e ilustruar edhe me titullin e njërit prej librave të tij, “Udhëtoj në visaret e këngëve’’, mund të themi se Fran Ukcamës i pëlqen të ‘’udhëtoj’’ artistikisht sa në njërën gjini dhe po aq edhe në tjetrën, në fushën e letërsisë.

Kështu ai shfaqet përsëri përpara lexuesit me poezi, me të cilën është prezantuar që në fillim si krijues dhe që dominon nga gjinitë e tjera të trajtuara në librat e tij.

Ndërkohë që ‘’Vikamat e Trojamës’’ është një libër me 117 krijime të cilat autori i quan poema-elegji. Në të mbizotërojnë kryesisht poezitë kushtuar figurave historike të kombit, krahinave të Kosovës dhe Çamërisë, vendlindjes së tij, Nikaj-Mërturit, burrave të shquar të kësaj treve kreshnike, miqve dhe njerëzve të afërt të familjes, etj.

Me dhimbje ai i thur këtu vargje elegjike edhe nënës, të cilën në poezinë ‘’Unë jetimi më i madh në botë’’, e quan Ajkuna, ndërsa veten si Omeri. Një evokim i ‘’Eposit të Kreshnikëve’’, ku tashmë është ai-poeti në rolin e Omerit që vajton të ëmën, Ajkunën.

Po kështu, Ukcama, nuk lë pa përmendur në vargje edhe njërin prej miqve të tij më të ngushtë, të ndjerin Ndoc Mulaj, i cili vite më parë do ta shoqëronte shkrimtarin deri në Pejë të Kosovës, atje ku autoritetet vendore do të prezantonin romanin e tij: ‘’Baca i Myqesesë dhe Dardani i Reçakut’’.

Ndërkohë që autori është i ndjeshëm edhe ndaj njerëzve të tjerë, të njohur dikur në vendlindjen e tij në Tropojë, apo në Fier, të cilët i kujton me respekt nëpërmjet vargjeve dedikuese. Por poezia e Fran Ukcamës ka disa specifika origjinale. Si poet ai krijon aty për aty, në çast.

Ashtu siç e merr ngacmimin së jashtëmi dhe me ndjesinë e brendëshme, poeti, i hedh menjëherë vargjet. Një gjë të tillë e bën në mënyrën më të shkujdesur, pa respektuar shumë rregullat metrike, me një vargëzim të përzjer, pa i mëshuar shumë tonalitetit apo theksit ritmik. Edhe më pas, në tryezën e punës ai nuk ndjek proçesin e përpunimit dhe redaktimit të mëtejshëm të tekstit fillestar.

Për të si krijues, ka më shumë rëndësi tematika e trajtuar dhe mesazhi që përçon. Kjo e bën poezinë e Fran Ukcamës tejet njerëzore dhe të afërt me lexuesin. Një gjë e tillë shihet te titujt, të cilët janë konkret, dedikues dhe ku shpesh mungojnë metaforat, siç ndodh rëndom me poezinë.

Si lirik i lindur, autori, shkruan jo vetëm në shqipen letrare por edhe në dialektin gegë, apo shpeshherë duke i përzjerë të dyja format dhe idiomat. Një gjë e tillë e bën më të pasur gjuhën shprehëse dhe më të larmishme krijimtarinë e tij. Pikërisht këto ishin disa refleksione rreth krijimtarisë së tij dhe librit ‘’Vikamat e Trojamës’’, apo Trojës, siç e quan vendlindjen e tij, Nikaj-Mërturin.

Së fundmi dëshiroj ti uroj poetit dhe shkrimtarit Fran Ukcama, apo ‘’Ukut të thinjur fushës’’ siç i pëlqen atij ky dedikim, jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe krijimtari më të begatë artistike.

* Fjala e mbajtur në prezantimin e librit “Vikamat e Trojamës. Tiranë, 26 tetor 2025

Hiqej si drejtori policie, detaje si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

0
Hiqej si drejtori policie, detaje si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.


Hetimet zbuluan se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie. 

Gjithashtu, duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.
Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë.
Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.
Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

Përmbyllet me sukses projekti për punësimin e të rinjve, i financuar nga BE në Roskovec dhe Kurjan

0
Përmbyllet me sukses projekti për punësimin e të rinjve, i financuar nga BE në Roskovec dhe Kurjan

Bashkia Roskovec, në partneritet me organizatën SCiDEV science inovation for development -Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, shënoi sot përfundimin me sukses të projektit të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për Qasje më të Mirë ndaj Zhvillimit Social dhe Ekonomik për të Rinj dhe Grupet në Nevojë” (Tetor 2022 – Nëntor 2025).

Ky projekt ambicioz, i cili ka nisur prej vitit 2022 dhe deri ne muajin nentor te ketij viti ,ka transformuar hapësirat arsimore dhe sociale në Kurjan, solli rikonstruksionin e plotë të shkollës “Didin Bishani” dhe krijimin e një Qendre Komunitare dhe Trajnimi Profesional, tashmë kthyer në një pikë referimi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.