Home Blog Page 81

OBSH, përzgjedh Spitalin Memorial në Fier si përfaqësues të fushatës ndërgjegjësuese “Stories Of AMR”

0
OBSH, përzgjedh Spitalin Memorial në Fier si përfaqësues të fushatës ndërgjegjësuese “Stories Of AMR”

Spitali Rajonal Memorial në Fier është përzgjedhur nga OBSH-ja si përfaqësues i Shqipërisë në fushatën ndërgjegjësuese #Stories_of_AMR, një iniciativë që synon të rrisë vetëdijen mbi rrezikun e rezistencës ndaj antimikrobikëve (AMR).

Përmes këtij projekti, Spitali Memorial ndan përvojën e tij në përdorimin e kujdesshëm të antibiotikëve, në zbatimin e standardeve të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve, si dhe në menaxhimin e infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor.

Kjo përfshirje thekson rolin e spitalit si një shembull i mirë rajonal në përpjekjet për të frenuar përhapjen e AMR dhe për të mbrojtur shëndetin e pacientëve, duke u bërë pjesë e një thirrjeje kolektive për veprim në nivel evropian dhe global.

Repost @whoeurope
“To address the threat of antimicrobial resistance (#AMR), our hospital is guided by the principles of prudent use of #antibiotics and follows infection prevention and control (#IPC) standards, to prevent the emergence and spread of AMR. Patient health is our top priority, and we carefully assess their condition before, during, and after antibiotic treatment, ensuring strict adherence to clinical guidelines.”

“The Board of Hospital Infection was established to monitor and manage health care-associated infections. The Board adheres to international protocols and plays a key role to minimize the spread of infections within the hospital. We closely collaborate with other public institutions, conducting monthly screenings of hospital premises and medical equipment to uphold hygiene and safety standards.”

Rudina Degjoni is the General Director of the Memorial Hospital of Fier in Albania.

Her testimony is part of the #Stories_of_AMR campaign – a collection of first-person accounts from across Europe and Central Asia showing us once again why #AntimicrobialResistance (#AMR) is a topic that concerns each and every one of us.

Stories_of_AMR

Shqipëria bën progres të jashtëzakonshëm drejt BE-së, Komisionerja Marta Kos vlerëson arritjet e vendit

0
Shqipëria bën progres të jashtëzakonshëm drejt BE-së, Komisionerja Marta Kos vlerëson arritjet e vendit

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos deklaroi sot gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate se viti 2025 ishte një vit progresi të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së.

Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen. Ata përparuan më shumë në reforma gjatë vitit të kaluar. Kandidatët tanë kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat”, është shprehur Kos.

Ajo theksoi se viti që vjen do të jetë një moment i së vërtetës.

Ndër të tjera, Komisionerja për Zgjerim ka vlerësuar Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë ndërqeveritare. Të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në mujain nëntor do të hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit”, tha Kos për Shqipërinë.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin deklaroi se “Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve, në fushën e shtetit ligjor dhe mendojmë se do të mund të përmbyllim këtë kapitull brenda këtij viti”.

Rama: Nga janari rritje pensionesh çdo muaj përtej indeksimit, deri në 2029-ën pension mesatar urban 400 euro

0
Rama: Nga janari rritje pensionesh çdo muaj përtej indeksimit, deri në 2029-ën pension mesatar urban 400 euro

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor, nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përtej indeksimit. 

“Mbrëmë i përcollëm kuvendit pr.buxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet.

Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.

Sipas kategorive.

Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot.

Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, tha Rama.

Rritet fondi i buxhetit, ministri Malaj konfirmon: Bonusi i fundvitit 10-15 mijë lekë për 750 mijë pensionistë

0
Rritet fondi i buxhetit, ministri Malaj konfirmon: Bonusi i fundvitit 10-15 mijë lekë për 750 mijë pensionistë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, duke konfirmuar zyrtarisht lajmin e shumëpritur: bonusin e fundvitit për pensionistët.
Komisioni, i drejtuar nga Ulsi Manja, mori në shqyrtim Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit.
Detajet e bonusit, fondi arriin në 9.7 miliardë lekë
Gjatë prezantimit, Ministri Malaj njoftoi se bonusi i fundvitit do të jetë i diferencuar dhe do të përfitojë një shtesë të konsiderueshme buxhetore.
Kategoria e pensionit dhe vlera e bonusit
Deri në 20,000 lekë (pension mujor) 15,000 lekë
Mbi 20,000 lekë (pension mujor)10,000 lekë
Sipas Ministrit, buxheti fillestar për këtë qëllim ka marrë një shtesë prej 5.9 miliardë lekësh, duke e çuar totalin e fondeve të alokuara në 9.7 miliardë lekë.
Kjo masë synon të mbulojë rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin, duke lehtësuar barrën financiare të tyre në prag të festave.
Rishikimi i buxhetit
Akti Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për buxhetin e vitit 2025’” u cilësua nga Malaj si një akt me karakter teknik dhe funksional.
Arsyeja kryesore e rishikimit ishte harmonizimi i fondeve pas riorganizimit të kabinetit qeveritar. Ministri theksoi se gjendja makro-ekonomike e vendit ishte pozitive, pasi të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet sociale tejkaluan planin fillestar.
Kjo performancë financiare krijoi hapësirën e nevojshme buxhetore jo vetëm për bonusin e pensionistëve, por edhe për përforcimin e skemave sociale.
Në vijim të prezantimit, Malaj përmendi gjithashtu se ndryshimet buxhetore do të mundësojnë shpërblimin e punonjësve të zjarrfikëseve në ato bashki që u prekën rëndë nga zjarret përgjatë sezonit veror.
/rtsh.al/

E dini pse quhet Hamil? Ja si e shpjegon Ledjona dhe banoret e zones

0
E dini pse quhet Hamil? Ja si e shpjegon Ledjona dhe banoret e zones

Gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj e zhvilloi viziten e radhes te emisionit “Haberet e Fshatit” ne fshatin Hamil te Fierit.

Ne bisede me banoret e zones ajo ka folur per sigurine ushqimore dhe teknikat qe perdorin fermeret per bujqesi dhe blektori.

Per me teper ndiqni videon

7 surprising benefits of omega-3s, according to a dietitian

0
7 surprising benefits of omega-3s, according to a dietitian

If you’re not eating fish at least twice a week — or taking a fish oil supplement — you might be missing out on one of the most powerful nutrients for your health: omega-3 fatty acids. Found mainly in fatty fish like salmon, these essential fats do far more than reduce inflammation — they support nearly every system in the body.

Recent studies show that most adults consume only half the recommended amount of omega-3s, missing out on key benefits such as:

Joint Support:
Omega-3s can help reduce inflammation and pain in people with arthritis, protecting cartilage and improving mobility.

Heart & Vascular Health:
They help lower triglycerides, improve blood flow, and raise “good” HDL cholesterol — reducing the risk of heart disease and stroke.

Eye Health:
Omega-3s may relieve dry eye symptoms and lower the risk of age-related macular degeneration by protecting retinal cells.

Blood Sugar Balance:
By improving insulin sensitivity, these fats may help stabilize blood sugar and reduce the risk of type 2 diabetes.

Weight & Metabolism:
Omega-3s can reduce belly fat and inflammation while regulating hormones tied to appetite and fat storage.

Stronger Immunity:
They may enhance immune response and help the body fight infections more effectively.

Brain Function & Mood:
DHA supports memory, learning, and focus. Some studies suggest omega-3s may also reduce symptoms of depression and anxiety.

Experts recommend getting omega-3s from fatty fish (like salmon, mackerel, and sardines) or through fish oil supplements if your diet falls short.

Stunning discovery: The albanian village hiding europe’s oldest underwater settlement

0
Stunning discovery: The albanian village hiding europe’s oldest underwater settlement

 Archaeologists working on the shores of Ohrid Lake in Albania are convinced they have uncovered the oldest human settlement built on a European lake, finding evidence of an organised hunting and farming community living up to 8,000 years ago.

The team, from Switzerland and Albania, spends hours each day about three metres (9.8 feet) underwater, painstakingly retrieving wooden stilts that supported houses.

The are also collecting bones of domesticated and wild animals, copper objects and ceramics, featuring detailed carvings.

Albert Hafner, from the University of Bern, said similar settlements have been found in Alpine and Mediterranean regions, but the settlements in the village of Lin are half a millennium older, dating back between 6,000 and 8,000 years.

“Because it is under water, the organic material is well-preserved and this allows us to find out what these people have been eating, what they have been planting,” Hafner said.

Multiple studies show that Lake Ohrid, shared by North Macedonia and Albania, is the oldest lake in Europe, at over one million years.

Naftëtarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë: Do vijojmë me protesta

0
Naftëtarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë: Do vijojmë me protesta

 Pas 17 ditësh, naftëtarët e shoqërisë “Bankers Petroleum” në Marinzë të Fierit, vendosën që të ndërpresin grevën e urisë, për të vijuar me protesta.

Në total kishin hyrë në grevë urie për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës, 10 punonjës, ndërsa pjesa tjetër e punonjësve bojkotuan punën.

Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ata, pasi kanë analizuar ecurinë e grevës dhe përkeqësimin e shëndetit të shtatë grevistëve të mbetur, vendosën ndërprerjen e saj.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, theksoi se “këto ditë naftëtarët janë përballur me stres, ankth, pasiguri dhe presione të shumta për t’u kthyer në punë. Kompania, nëpërmjet nënkontraktorëve, ka ndërtuar skema shfrytëzuese që godasin si punonjësit e nënkontraktorëve, ashtu edhe ata të Bankers, përmes pagave të ulëta, kontratave të përkohshme dhe presionit të vazhdueshëm për rinovim”.

Në këtë vendim sipas tyre ka ndikuar edhe qëndrimi i kompanisë.

“Ajo që kemi marrë nga kompania këto ditë, ka qenë papërgjegjshmëri, heshtje, irnoi dhe intimidim, duke i lënë punonjësit në shesh për ditë me radhë.

“Gjendur në këtë situatë, u vendos që për të mos rrezikuar më tej shëndetin e grevistëve, greva e urisë të mbyllet”, njoftoi sindikata.

Ndërkohë, njoftoi më tej sindikata greva e punonjësve do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe tubimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën, më 05.11.2025, ora 12:15, përpara zyrave të Bankers në Fier.

“Tubime të tjera do të pasojnë sipas datave që do të përcaktojë Sindikata”.

Gjithashtu, sindikata bëri të ditur, se dje zhvilluan një takim edhe me Ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ku u ngritën të gjitha shqetësimet e punonjësve dhe u kërkua zgjidhje e menjëhershme e situatës.

Sipas tyre, Ibrahimaj u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve.

Sindikata ka kërkuar: Rritjen e fondit të pagave me 18%, duke shpërndarë rritjen për punonjësit e fushës dhe ata me paga të ulëta; Zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit dhe përshtatjen e profesioneve sipas ligjit për statusin e naftëtarit; Promovimin sipas meritokracisë dhe jo preferencave personale; Shpërndarjen e drejtë të bonuseve, duke shmangur diferencat mes drejtuesve dhe punonjësve; Rritjen e trajtimit ushqimor nga 9000lekë në 13200lekë në muaj.

Doktoresha Briseida Xhelaj del në mbrojtje të mjekut imazherist të arrestuar në Fier: “Doktori më i mirë në botë!”

0
Doktoresha Briseida Xhelaj del në mbrojtje të mjekut imazherist të arrestuar në Fier: “Doktori më i mirë në botë!”

Një reagim i fortë ka ardhur nga doktoresha e njohur Briseida Xhelaj, e cila ka dalë hapur në mbrojtje të mjekut imazherist Dr. Gëzim Taullaj, pas arrestimit të tij në Fier.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Xhelaj e ka quajtur Taullajn “doktorin më të mirë në botë”, duke theksuar se përkushtimi dhe profesionalizmi i tij janë të pakrahasueshëm.

“Doktori më i mirë në botë – Dr. Gëzim Taullaj!
Eko-t dhe diagnozat e tij kanë qenë gjithmonë jashtëzakonisht të sakta — asnjë imazherist në botë nuk ia kalon përkushtimit dhe profesionalizmit të tij në Mallakastër dhe Fier!
Turp për ju që i bëtë këtë padrejtësi, vetëm sepse ndoshta kishit ‘një mik’ gati për vendin e punës, ose sepse jeni EKO privat që ju ikin pacientët tek Dr. Gëzimi!
Ky njeri asnjëherë nuk ka marrë lekë as nga unë, as nga familja ime, as nga ndonjë mallakastriot tjetër.
Ne jemi gati të gjithë të dalim në protestë për këtë padrejtësi të bërë!
Turp për ju që poshtëroni në këtë mënyrë një doktor që është krenaria e Mallakastrës për 40 vite!
Me shumë respekt,

Dr. Briseida Xhelaj.”

Reagimi i saj ka marrë shumë mbështetje nga qytetarë të Fierit dhe Mallakastrës, të cilët ndajnë të njëjtin mendim për figurën dhe kontributin e Dr. Taullajt në shërbimin shëndetësor.

Vrasja në Vlorë, arrestohet pas 5 orësh kërkime kushëriri i tij Bertil Alliaj, person me rrezikshmëri të lartë

0
Vrasja në Vlorë, arrestohet pas 5 orësh kërkime kushëriri i tij Bertil Alliaj, person me rrezikshmëri të lartë

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar (1 nëntor) në fshatin Gjorm, ku humbi jetën 36-vjeçari Dalan Alliaj.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën përpara banesës së autorit të dyshuar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë debatit, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëri i viktimës, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ishte larguar në zonën malore përreth, por forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me grupin hetimor të Prokurorisë, zhvilluan kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës. Rreth orës 01:05 të mëngjesit, ai u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë.

Njoftimi:

Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.

32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.

Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Dalan Alliaj 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë.

Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj.

Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.

Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.