Home Blog Page 82

Psikologia fierake jep alarmin, më shumë u drejtohen magjistarëve sesa psikologut

0
Psikologia fierake jep alarmin, më shumë u drejtohen magjistarëve sesa psikologut

Nga Ilva Mile / Stigma dhe besimi te shëruesit mistik në Shqipëri

Në kulturën shqiptare, stigma që rrethon kërkimin e ndihmës nga profesionistët e shëndetit mendor ecën krah për krah me normalizimin e besimeve dhe frekuentimin e magjistarëve, fallxhorëve, parashikuesve apo shëruesve mistikë.

Pavarësisht bindjeve personale, vizitat tek këta “shërues” janë kaq të zakonshme, sa pak janë ata shqiptarë që nuk e kanë menduar të paktën një herë se mund të gjejnë ngushëllim në këto metoda.

Shumë njerëz i drejtohen magjistarëve kur ndihen të bllokuar në një aspekt të jetës, si p.sh. kur nuk arrijnë të jenë të suksesshëm në karrierë apo kur hasin vështirësi në gjetjen e një partneri të përshtatshëm.

Shumë shpesh, këta “magjistarë” i bindin klientët se pengesat që përjetojnë janë si pasojë e magjisë dashakeqe apo forcave të jashtme, gjë që rrit ankthin dhe rëndon gjendjen emocionale.

Tendenca për t’i besuar më shumë metodave mistike sesa ndihmës së psikologut lidhet me faktin se është më e lehtë të atribuohet çdo problem i jetës së përditshme faktorëve të jashtëm sesa të pranohet se sfidat në marrëdhënie lidhen me komunikimin, mungesën e vetëbesimit, pasigurinë, xhelozinë apo traumat e së kaluarës.

Në përpjekje për zgjidhje “të menjëhershme”, shumë njerëz rrezikojnë të përkeqësojnë gjendjen e tyre duke refuzuar të ndërgjegjësohen dhe të adresojnë problemet reale — probleme që mund të trajtohen më së miri përmes psikoterapisë.

Nuk janë të rralla rastet kur ankthi apo shqetësimet emocionale kanë agravuar vetëm për shkak të përdorimit të metodave të dyshimta dhe jo serioze.

Mungesa e ndërgjegjësimit, stigma dhe turpi që lidhen me kërkimin e ndihmës psikologjike janë të prekshme dhe pjesë e kulturës tonë.

Dëmi emocional dhe financiar që shkaktojnë sharlatanët mund të parandalohet përmes politikave edukative dhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor dhe mirëqënies emocionale.

Nga parkimi “dysh” te lavazhet dhe vendparkimet private, 10 të arrestuar brenda 24 orëve! Qindra të proceduar (Video)

0
Nga parkimi “dysh” te lavazhet dhe vendparkimet private, 10 të arrestuar brenda 24 orëve! Qindra të proceduar (Video)

Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat mbi masat e ndërmarra për zaptimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. Duke filluar nga vendparkimet private brenda lagjeve e deri tek lavazhet, policia bën me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 133 raste të shfrytëzimit të paligjshëm të hapësirave publike për aktivitete ekonomike të paregjistruara në organet tatimore. Mes këtyre të dhënave, bëhet me dije se 10 persona janë arrestuar.

Gjithashtu aksioni është përqendruar edhe në parkimet e gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Konkretisht:

78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Sa u takon parkimeve “dysh” janë evidentuar 45 raste të tilla nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Gjithashtu janë gjetur 3 raste të punësimit të paligjshëm. Në njoftim bëhet me dije se aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme do të vijojë dhe se nuk do ketë tolerime për shkelësit e ligjit tatimor dhe kodit rrugor.

Enkileda Carja bën histori, 6 rekorde europiane dhe 3 medalje ari për Shqipërinë!

0
Enkileda Carja bën histori, 6 rekorde europiane dhe 3 medalje ari për Shqipërinë!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke thyer 6 rekorde europiane dhe fituar 3 medalje ari.

Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95kg, 97kg dhe 98kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.

Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113kg, 116kg, 118kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.

Kampionati po mbahet nga data 28 tetor deri më 4 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, me pjesëmarrjen e 35 shteteve evropiane.

Një filxhan kafe për 1 000 dollarë? Ja çfarë e bën kaq të veçantë!

0
Një filxhan kafe për 1 000 dollarë? Ja çfarë e bën kaq të veçantë!

Një kafene në Dubai po ofron kafenë më të shtrenjtë në botë, me çmim pothuajse 1 000 dollarë për filxhan, e përgatitur nga kokrra panameze të shitura me çmim rekord.

Dubai njihet për sipërmarrjert luksoze, si qendra tregtare gjigante me pistë skijimi brenda saj, ndërtesa më e lartë në botë dhe një ishull artificial i mbushur me hotele pesëyjëshe.

“E ndjemë se Dubai ishte vendi i përkryer për këtë investim” , tha Serkan Sagsoz, bashkëthemelues i kafenesë “Julith”, që ofron këtë kafe të rrallë.

E vendosur në një zonë industriale që është shndërruar në qendër për adhuruesit e kafesë, “Julith” planifikon të shërbejë rreth 400 filxhanë” të kësaj pijeje të çmuar duke filluar nga sot, tha Sagsoz.

Për një çmim prej 3 600 dirhamësh (rreth 980 dollarë), kjo kafe ofron një përvojë me aroma florale e frutash, të ngjashme me çajin.

“Ka nota të bardha lulesh si jasemini, shije agrumesh si portokalli dhe bergamot, si dhe nuanca kajsie e pjeshke”, shpjegoi Sagsoz, i cili më parë drejtonte një kafene në Turqi. “Është si mjaltë ,delikate dhe e ëmbël”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Dubai kishte hyrë në “Librin Guinness” për kafenë më të shtrenjtë në botë, kur kafeneja “Roasters” ofroi një filxhan për 2 500 dirhamë.

Rekordi i ri ka habitur disa njerëz, megjithatë për banorët e qytetit të luksit kjo nuk është befasi.

“Është tronditëse, por nga ana tjetër, është Dubai”, tha një banore, Ines. “Për njerëzit e pasur, është thjesht një tjetër përvojë për t’u mburrur”, shtoi një tjetër, Maeva.

Kafeneja “Julith” bleu kokrrat e saj të rralla në një ankand në Panama pas një gare të ashpër që zgjati me orë dhe mblodhi qindra oferta.

Sipas saj, 20 kilogramë kokrra u shitën për rreth 2.2 milionë dirhamë (rreth 600 000 dollarë) çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për kafe.

Blerës aziatikë, entuziastë arabë të kafesë dhe koleksionistë kokrrash kanë kërkuar të blejnë disa nga kokrrat “Nido 7 Geisha”, të cilat rriten në një plantacion pranë vullkanit “Baru “ në Panama.

Por kafeneja ka deklaruar se nuk planifikon t’i ndajë këto kokrra të rralla, përveç një sasie të vogël të rezervuar për familjen në pushtet tê Dubait. /Ad.Ab./

“Kam menduar më mirë të mos jem”, rasti tronditës i Danielës, 16 vjeçe me skoliozë, e bullizuar në shkollë

0
“Kam menduar më mirë të mos jem”, rasti tronditës i Danielës, 16 vjeçe me skoliozë, e bullizuar në shkollë

Historia e 16-vjeçares Daniela, e cila vuan nga skolioza, u tregua sot në emisionin “Për shqiptarët” në Top Channel.

Ajo ka lindur me skoliozën, dhe rrëfen sesa e vështirë ka qenë jeta e saj, që përpos sëmundjes, ka duruar edhe bullizimin dhe përbuzjen nga të tjerët.

“Qëkur kam lindur, kam qenë e shoqëruar nga një sëmundje që më ka shkaktuar vetëm vuajte. Gjatë ëprditshmërisë, kam marrje fryme të shpeshtë. Nuk rri gjatë e ulur sepse më vështirëson qëndrimin. Kur shikoj veten në pasqyrë mendoj se nuk jam kjo, them pse nuk e kam shtyllën e drejtë si të gjithë. I kam mohuar vetës shumë gjëra, të mos jem si të tjerët, mos të vishem si të tjerët, mos të lumturohem si të tjerët. E gjithë jeta ime është vuajtje. Ditën e parë të shkollës në gjimnaz, të tjerët takoheshin, unë i shikoja nga larg”-tha Daniela.

Daniela thotë se nuk ka asnjë shoqe përveç nënës së saj.

“Nuk kam kam asnjë shoqe. Mendojnë se jam ndryshe nga ata. Ëndërroj të jem si gjithë të tjerët, mos të jem kaq e vetmuar. Shumë herë kam menduar, kur përballesha me sulmet e të tjerëve, mendoja të mos ekzistoja fare, mos do ishte më mirë për ta”.

Ajo ka edhe një apel për të gjithë shqiptarët që të kryejë operacionin.

“Do doja nga të gjithë shqiptarët, nga mirësia e tyre, të kontribuojnë dhe për mua. Të më mundësojnë të jem si të gjithë të tjerët, sepse dhe unë meritoj një mundësi të dytë. Të japin sa kanë ata, sepse një mundësi e tyrja e vogël, është një shans i madh për mua”-përmbyll rrëfimin e saj 16 vjeçarja.

“Ka thënë nuk e dua jetën, do vras veten. Nëse nuk operohem, nuk e dua jetën ka thënë. Çdo ditë e mendoj, kam frikë, do merrja fund”-tregoi mes lotësh nëna e Danielës.

Këmbimi valutor 1 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 1 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.

Ja si duhet të veproni, nëse dëshironi të reklamoni në faqen tonë

0
Ja si duhet të veproni, nëse dëshironi të reklamoni në faqen tonë

Nëse dëshironi të reklamoni biznesin tuaj në Portalin Fierisot.com dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, ofrojmë këto opsione të reklamimit:

Abonim vjetor: 100,000 lekë të reja për vit, që përfshin një baner të përhershëm në web dhe një postim në rrjetet sociale çdo muaj.

Postim i veçantë: 5,000 lekë të reja për një postim në Facebook, Instagram dhe TikTok.

Na kontaktoni për të promovuar biznesin tuaj dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit tonë aktiv!

Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

0
Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët.

“Kërkohen dy drejtorë…”/ Policia e Shtetit hap konkursin, ja kush mund të aplikojë

0
“Kërkohen dy drejtorë…”/ Policia e Shtetit hap konkursin, ja kush mund të aplikojë

Policia e Shtetit ka hapur konkurrimin për pozicionin e drejtorit në dy departamente, në Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit, aplikantët do konkurrojnë për pozicionet: “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.

Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00. Për këtë pozicion mund të aplikojnë punonjësit e policisë që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues

Njoftimi i Plotë:

Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.  

Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:    

 “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin; 

Jeni me grip? Kujdes bëni mirë që këto ushqime mos t’i konsumoni

0
Jeni me grip? Kujdes bëni mirë që këto ushqime mos t’i konsumoni

Oreksi është i pari që ikën kur trupi dhe organizmi përfshihet nga gripi dhe virozat. Megjithatë, ushqimet luajnë një rol kryesor në shërimin e organizmit, rimëkëmbjen e imunitetit dhe metabolizmit. Por, kjo nuk do të thotë që për hir të shërimit të shpejtë, të varësh shpresat tek disa produkte të cilat për hir të së vërtetës janë shumë të gabuara. Në këtë artikull do të mësoni disa ushqime të cilat nuk duhet t’i konsumoni kurrë kur jeni sëmurë me grip, ose kur keni temperaturë.

Shmangni drithërat e rafinuara

Gripi e lëndon stomakun duke nxitur diarenë dhe të përzierat. Ushqime si makaronat ose orizi mund të duken si ngushëlluese, por duhet të tregoni kujdes për drithin e përdorur. Këto ushqime kanë një nivel të lartë glicemie dhe rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, karbohidratet e thjeshta nxisin inflamacionin që nuk ju hyn në punë nëse organizmi tashmë po lufton me një virus.

Ëmbëlsirat dhe kafeja

Sheqeri është një karbohidrat i rafinuar dhe nxit inflamacionin. Qëndroni larg pijeve të ëmbla e të gazuara dhe akulloreve. Në vend të tyre pini çajra bimorë me mjaltë që ju qetësojnë fytin. Djersa dhe temperatura e vazhdueshme e përthajnë organizmin. Ju duhet të hidratoheni por kafeja nuk e ofron këtë, përkundrazi e përkeqëson situatën.

Alkoli


Alkoli mund të bëhet armiku juaj i betuar në rast gripi. Ai e dehidraton organizmin më tej dhe përthan rrugët e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë, kolla bëhet e rëndë dhe dërrmuese. Në vend të alkolit, gjeni ngushëllim te supa e pulës që e ushqen organizmin me përkëdheli.

Suplementët


Suplementë si zinku reklamohen si të mrekullueshëm por ato duhen konsumuar vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Në vend të tyre merrni vitaminë C e cila shkurton kohëzgjatjen e simptomave të gripit. Vitaminën mund ta merrni duke ngrënë fruta si kivi dhe luleshtrydhet.

Ushqimet me yndyrë


Ushqimet me një nivel të lartë yndyre, mishrat e përpunuar, të gatuar me vaj vegjetal ose yndyrna trans, shkaktojnë inflamacion dhe e nënshtrojnë sistemin imunitar. Për më tepër, ato treten me vështirësi dhe janë gjëja e fundit për të cilat ka nevojë stomaku juaj. Në vend të tyre konsumoni vezë ose gjel deti, dy produkte të pasura me proteinë.

Produktet e bylmetit


Këto produkte ndoshta nuk kanë ndikim në kohëzgjatjen e të ftohurës apo gripit, por shkaktojnë parehati sidomos në nxjerrjen e sekrecioneve. Këto produkte besohet të trashin sekrecionet dhe vështirësojnë daljen e tyre nga organizmi. Në vend të tyre, pini lëngje të plota me fruta dhe perime, duke mos injoruar bananen. Me këto hapa, sëmundja do të jetë më e përballueshme dhe organizmi do të rikthehet në gjendjen optimale më shpejt.