Home Blog Page 83

Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike, taksitë kërkojnë rishikim vendimi!

0
Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike, taksitë kërkojnë rishikim vendimi!

Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit Universal, që rriste çmimin e energjisë me mbi 57% për karikuesit elektrikë dhe familjarët me shtesë fuqie mbi 11 Kw, ka ardhur kundërshtimi i parë zyrtar ndaj këtij vendimi të Entit Rregullator të Energjisë.

Bëhet fjalë për një kërkesë të dy shoqatave të taksive në vend, të cilat kanë parashtruar pranë këtij enti mundësinë për rishikim/pezullim të vendimit.

Enti nuk ka publikuar ende kërkesat dhe pikat me të cilat nuk janë dakord shoqatat por parashikon që kjo të jetë çështja e parë e diskutimit në mbledhjen e radhës së Bordit, ditën e nesërme.

Mbi shqyrtimin e kërkesave të Shoqatës “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikatës Shqiptare të Taksive për pezullimin/rishikimin e vendimit të Bordit të ERE-s nr. 255, datë 15.10.2025, “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW”, thuhet në pikën e parashtruar në listën e çështjeve në rend dite.

Vendimi i ERE-s

Me një vendim të datës 15 tetor, Enti miratoi çmimin e ri për pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW, që rriste çmimin e energjisë për këto kategori nga 14 lekë që është aktualisht, në 22 lekë/kWh. Ky vendim hyn në fuqi nga data 1 nëntor. Energjia për këto kategori do të paguhet 15% më shumë se çmimi normal, çka rezulton në një tarifë 25.3 lekë/kWh.

FSHU kërkoi rishikim të çmimit për kategorinë e pikave të karikimit të makinave elektrike dhe të qytetarëve që instalojnë kapacitet mbi 11 KW, në funksion të karikimit të makinave për shkak se rritja e numrit të përdoruesve ka krijuar kosto të lartë te disbalancat.

Nisur nga të dhëna e analizuar, kosto mesatare mujore e disbalancave mbi plan dhe konsumit mesatar mujor të pikave/stacioneve të karikimit të makinave elektrike arrin në 8 lekë/kwh. Duke marrë në konsideratë parimet mbi të cilat kryhet përcaktimi i çmimeve si: kostoreflektuese, transparente dhe jodiskriminuese, vlerësojmë se kjo kosto duhet të shtohet mbi çmimin e shitjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV meqenëse kosto e disbalancave e planifikuar mbështetur në vlerat e lejuara nga ERE mbulohen nga çmimi 14 lekë/kWh

Çmimi i ri i energjisë për këtë segment pritet të hyjë në fuqi nga 1 nëntori ndërkohë që mbetet për t’u parë qasja që do të ketë Enti ndaj kërkesës së grupeve të interesit që preken nga ky vendim./Monitor

Tre vrasje brenda një dite/ Psikologia: Kemi norma kulturore të bazuara në dhunë, frustrime kafshërore

0
Tre vrasje brenda një dite/ Psikologia: Kemi norma kulturore të bazuara në dhunë, frustrime kafshërore

Psikologia e njohur, Denata Toçe, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tre vrasjet e ndodhura ditën e martë, të cilat ishin të treja për motive banale.

Toçe shpjegoi se shoqëria është e bazuar në norma kulturore të dhunshme, ndërkohë që foli për dhunën në familje, deri te dhuna politike dhe modelet negative që njerëzit shohin te udhëheqësit politikë, të cilët përfliten vetëm për vjedhje.

“Kemi të bëjmë me problematika të shëndetit mendor. Në të treja rastet tregohet qartë reagim i fortë impulsiv, shkatërrues, duket sikur pika e fundit sjell derdhjen e të gjithë irritimeve, problematikave jetësore, që lidhen me problemet në shoqërinë tonë.

Nuk është vetëm çështje e problemeve të edukimit, por kemi një trashëgimi kulturore, për sa i përket menaxhimit, kemi norma kulturore bazuar në dhunë. E përqëndrojmë zgjidhjen, te zgjidhjet vetjake. Sidomos te gjinia mashkullore, që vazhdon akoma të ruhet nderi, si më sheh shtrembër, mbrojtja e nderit dhe krenarisë, vjen me element bazik, frustrime kafshërore, si pasojë e mos ndërtimit të esencës, thelbit të vlerave, dashurisë, sigurisë, që këta persona nuk i kanë patur.

Kemi mungesë diagnostikimi të shumë individëve, që janë kriminelë, që kanë veprime impulsive, që janë nga personalitetet narcistike, paranojake, çrregullieve të personalitetit, skizoide të forta, djali që vret babain se nuk e linte rehat të hante… Duket si banale, por është gjendje e vazhdueshme që jetojnë në familje, me prindër që mund të jenë të shoqëruara me trauma, problematika emocionale, mungesë empatie, prindër që kanë trashëguar dhunë në familje, nuk janë pasoja rastësosre.

Kemi të trashëguar dhunën në familje, sa vjen e rriten shifrat. Të shohësh babain që rreh nënën, dhuna fizike, prikologjike, uni i fortë në familje, arkaizmi patriarkal, jo më larg se disa ditë më parë një nënë më dëshmonte, që të ngrihet zëri në një familje të caktuar vetëm një vështrim të bëjë babai, le më pastaj dhuna që jeton aty. Si te gruaja, te fëmijët, etj. Këto ngjarje janë ngjarje e reflektimit të modeleve që trashëgojmë, jo vetëm brenda familjes së vogël, por edhe familjes së madhe. Deri tani po flisni për krimin shtetëror dhe nuk i bën më përshtypje njeriut, që modelet qeverisëse janë më të shëmtuara, ku është legjitimuar vjedhja. Pse një vend i tillë që zhvatet, mundet mos të trashëgojë frustrim social? Kjo ndërgjegje sociale është prekur rëndë”, tha ndër të tjera Toçe.

Drift me “BMW” në qendër të Vlorës, ndalohet 22-vjeçari, i sekuestrohet makina dhe patenta(Video)

0
Drift me “BMW” në qendër të Vlorës, ndalohet 22-vjeçari, i sekuestrohet makina dhe patenta(Video)

Policia e Vlorës ka gjobitur një 22-vjeçar pasi ka kryer manovra të rrezikshme ne rrugë me mjetin tip “BMW”. Siç duket në pamjet e publikuara nga policia, i riu bën drift me makinë në mes të rrugës.

Mësohet se policia ka gjobitur 22-vjeçarin me inicialet D.Xh., me 5200 lekë, iu hoq patenta dhe iu sekuestrua automjeti. I riu akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Procedohet penalisht, gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti një drejtuesi mjeti që rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMË”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.

Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit.

Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Vlorës apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Lulzim Basha në SPAK për 21 Janarin, gazetarja zbulon dëshminë e fortë të ish-kreut të PD

0
Lulzim Basha në SPAK për 21 Janarin, gazetarja zbulon dëshminë e fortë të ish-kreut të PD

Këtë të enjte Lulzim Basha kaloi i vetëm pragun e Prokurorisë së Posaçme, më shumë se një vit pas regjistrimit të hetimeve për tragjedinë e 21 janarit.

Basha u pyet në cilësinë e deklaruesit, ndërsa është në listën e të kallëzuarve nga familja e Aleks Nikës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbuloi në “Top Story” se çfarë ka deklaruar ish-kreu i PD para prokurorëve të posaçëm.

“Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish. Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”-tha gazetarja.

Hoxha shtoi se i pranishëm ishte edhe ish-sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, që është pyetur për kamerat e sigurisë, i cili ka thënë se ka zbatuar detyrën si gjithë zyrtarët e tjerë.

Kapen tre persona që tentuan të kalonin fshehur në kamion drejt Italisë, dy prej tyre në kërkim ndërkombëtar

0
Kapen tre persona që tentuan të kalonin fshehur në kamion drejt Italisë, dy prej tyre në kërkim ndërkombëtar

Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari.

2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Këta 2 shtetas u vunë në pranga, ndërsa shtetasi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim.

Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve.

Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Marine”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi:

K. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se:

-shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Lezhë, i fshehur në kamion, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit Publik në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 37-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.

-shtetasi K. D. alias K. F. alias K. P., i fshehur në kamion, ishte shpallur në kërkim kombëtar në Itali. Ky shtetas u arrestua dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për të.

-shtetasi S. D. alias K. M. i fshehur në kamion, ka qenë i dënuar më parë, me burgim, nga Gjykata e Pratos, Itali, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.

“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

0
“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

Në një rrëfim tronditës përballë Grida Dumës në Grida Duma Podcast, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.

“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo.

Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen: “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja.

Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”.

Naftëtarët e “Bankers” në ditën e 15-të të grevës: “Pagat tona janë shumë më të ulëta se të të huajve”

0
Naftëtarët e “Bankers” në ditën e 15-të të grevës: “Pagat tona janë shumë më të ulëta se të të huajve”

Kreu i Sindikatës së sektorit të Hidrokarbureve Dritan Shahu ka deklaruar se naftëtarët e Fushë-Marinzës kanë hyrë në ditën e 15-të të grevës së urisë dhe kompania “Bankers” sipas tij vijon të jetë e papërgjegjshme.

Duke folur në një prononcim për mediat, Shahu tha se ajo që kërkojnë naftëtarët është trajtimi i tyre me dinjitet dhe të mos diskriminohen në pagat e tyre.

“Jemi në ditën e 15-të të grevës dhe ka një papërgjeshmëri totale nga ana e kompanisë. Shumë punonjës janë këtu në mbështetje të grevës dhe kanë pezulluar punën. Ajo që ne kërkojmë është që naftëtarët të trajtohen me dinjitet stop diskriminimit të naftëtarëve dhe stop pagave diskriminuese. Kemi kërkuar rishikimin e pagave dhe rishpërndarjen e tij për punonjësit që marrin paga të ulëta. Po t’i pyes ka punonjës që marrin, 500, 600, 700, apo 800 euro ndërkohë punonjësit kinezë apo shtetasit e tjerë marrin deri në qindra mijëra euro apo 1 milion euro”, u shpreh Shahu.

Ai vuri në dukje më tej naftëtarët janë ndjerë të kërcënuar dhe nën presion për heqje nga puna ndërkohë që sipas Shahut, ata kanë probleme ekonomike-financiare.

“Ajo është shumë që ne kërkojmë për 400 veta dhe të krijohet një standard për të gjithë punonjësit, të mos intimidohen, të mos mbahen nën presion, të mos krijohen firma nënkontraktore që vendosin nën presion të dyja palët.

Edhe nënkontraktorët janë nën presion sepse janë me kontrata 1-vjeçare dhe në fund të kontratës ai thotë që nëse ti ngrihesh nuk ta rinovoj kontratën. Apo punonjësve që u thotë që nëse ti hyn në grevë unë të zëvendësoj vendin e punës me nënkontraktor.

Njerëzit janë me problem ekonomike financare dhe këta u kanë vendosur lakun që këta njerëz sot të mos guxojnë. Çdo problem që ne do të konstatojmë në Fushë-Marinzë, do të bëhet publike për të gjithë”, deklaroi më tej Shahu.

Shqipëria dhe Italia nisin kapitull të ri bashkëpunimi në 10 fusha të rëndësishme

0
Shqipëria dhe Italia nisin kapitull të ri bashkëpunimi në 10 fusha të rëndësishme

Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat:

• Kujdesi shëndetësor

• Energjia

• Mjedisi

• Industria e sigurisë dhe mbrojtjes

• Menaxhimi i migracionit

• Arsimi

• Inovacioni

• Diaspora

• Transformimi ekonomik

• Rritja inteligjente

Sipas qeverisë, vendimi synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura.

“Festivali i Sigurisë Rrugore” ndalet në Fier: Argëtim dhe edukim për fëmijët

0
“Festivali i Sigurisë Rrugore” ndalet në Fier: Argëtim dhe edukim për fëmijët

Sot në sheshin qendror të Fierit u zhvillua “Festivali i Sigurisë Rrugore”, një aktivitet që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rregullat e qarkullimit dhe sigurinë rrugore tek fëmijët.

Fokus i veçantë i festivalit ishte njohja dhe respektimi i rregullave të trafikut, një temë shumë e rëndësishme, veçanërisht në një periudhë kur shifrat e aksidenteve në vend kanë shënuar rritje.

Pjesëmarrës ishin fëmijët e shkollës “Liri Gero”, të cilët u përfshinë aktivisht në aktivitetet dhe u argëtuan duke mësuar njëkohësisht rregullat e sigurisë rrugore.

Organizatorët synojnë që përmes këtij festivali të nxisin përgjegjshmërinë e fëmijëve dhe të komunitetit në ruajtjen e sigurisë rrugore.