Home Blog Page 84

“‘Po na marrin bukën e fëmijëve!’ – Naftëtarët e Bankers në ditën e 15-të të grevës (Video)

0
“‘Po na marrin bukën e fëmijëve!’ – Naftëtarët e Bankers në ditën e 15-të të grevës (Video)

Në ditën e 15-të të grevës, naftëtarët e Patos‑Marinzës e kanë zhvendosur protestën e tyre përballë zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.

Me pankarta në duar dhe thirrjet “Turp t’ju vijë”, ata kanë kërkuar njëzëri reagim nga kompania dhe një zgjidhje konkrete për plotësimin e kërkesave, teksa kanë dënuar intimidimin që u bëhet punonjësve për të bojkotuar grevën.

Oferta Ekskluzive

“Po u bëjnë presion punonjësve me litarin e varfërisë, me bukën e fëmijëve”, ka thënë kreu i sindikatës Dritan Shahu.

I shoqëruar nga dy fëmijët e tij, grevisti Eduart Selami ka pohuar se nuk do të dorëzohen. “Unë kam marrë edhe fëmijët me vete, se për këta fëmijë po punojmë. Duam atë që na takon dhe nuk dorëzohemi”, ka thënë ai.

Një ndër punonjësit më të vjetër të vendburimit, Ago Nuhaj, ka thënë ndër të tjerash se nuk do t’i lënë të argëtohen me djersën e tyre.

“Me dinjitetin dhe me djersën tonë ne nuk do t’i lëmë të argëtohen, se këta argëtohen edhe kur ne vuajmë”, ka theksuar Nuhaj.

Greva mund të ndalojë, por jo të dështojë. E rëndësishme është që u thye frika, ka shtuar grevisti.

Këtu ka humbur çdo vlerë, ka humbur identiteti kombëtar. Me para këta po blejnë çdo gjë, ka thënë grevisti Dritan Rrapushi.

“Investitorët e huaj duhet të sillnin zhvillim, por ata po sjellin vetëm mjerim. Ndaj duhet reagim popullor. Nuk dorëzohemi dhe nuk do të ndalemi, por do të shkojmë drejt Tiranës, aty ku është qendra e korrupsionit”, kanë deklaruar grevistët.

Prej gati tre javësh, minatorët janë mbledhur çdo ditë në hyrjen kryesore të kompanisë. Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të garantuar të drejtat e tyre dhe kushtet minimale të sigurisë në punë.

Apolonia lë jashtë sulmuesin kryesor, Orelesi sqaron çdo detaj

0
Apolonia lë jashtë sulmuesin kryesor, Orelesi sqaron çdo detaj

Nuredin Orelesi ka folur pas barazimit 0-0 që Apolonia pati ndaj Ilirsë. Sfida ishte e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë së Parë. Iliria në vendin e tretë ka dy pikë më tepër se Apolonia që ndjek.

Antoni Umeijego nuk është aktivizuar tek Apolonia, edhe pse është sulmuesi kryesor. Zëvendëstrajneri Orelesi dha një koment të shkurtër për këtë fakt.

Si e vlerëson barazimi? Ne humbëm 2 pikë. Luajtëm shumë mirë dhe meritonim 3 pikët. Nuk duhet të dorëzohemi, duhet të vazhdojmë përpara. Të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe të rikthejmë 2 pikë dhe besoj do jem tepër i kënaqur.

Cili ishte faktori kryesor, që ekipi nuk arriti dot të shënonte? Besoj se nuk na mungoi asgjë, duhet të kishim gjetur golin në aksionet që kishim. Duhet të ishim më agresiv, më të përqëndruar, por nuk duhet të ulim kokën, të dorëzohemi dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

Plan B për të konkretizuar punën? Kemi plan B, por nuk mund të jap më tepër hollësi. Më besoni, ndeshjen e ardhshme ne do bëjmë më të mirën.

Mungesa e Umeijegos? “Është pjesë e skuadrës. Është pjesë e ekipit, stërvitet, por kjo gjë është pjesë e klubit dhe lojtarit”, u shpreh Orelesi për “RTSH”.

PANORAMASPORT

110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike

0
110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha vendimin përfundimtar ndaj 16 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi online që ka prekur qytetarë në Itali.

Të gjithë u dënuan me rreth 110 vite burg në total, me reduktim një të tretën për procedurë të shkurtuar.

Grupi, i udhëhequr nga Bruno Çobo, operonte një “call center” në Tiranë. Ata bindnin viktimat të blinin aksione të kompanive të njohura si “Amazon”, duke premtuar fitime të mëdha. Vetëm përmes kësaj skeme, të pandehurit përvetësuan rreth 4.7 milionë euro.

Bruno Çobo, i ekstraduar nga Abu Dhabi, u dënua me 8 vjet burg për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Gjykata shpalli fajtor edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, me dënime që variojnë nga 6 vjet e 8 muaj deri në 7 vjet e 4 muaj burgim përfundimtar. Mes të dënuarve janë emra si Elisa Çaçi, Gilbert Pushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani dhe të tjerë.

Të gjithë të pandehurit u gjykuan sipas procedurës së shkurtuar, e cila, përveçse përshpejtoi procesin gjyqësor, u mundësoi atyre reduktimin e një të tretës së dënimit.

Top Channel

I fshehur në shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat

0
I fshehur në shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat

Pas disa orësh ndjekje nga policia e Beratit, është gjetur në një shpellë Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeçari që vra me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para.

Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Autori i ngjarjes rezulton me precedent penal në shtetin fqinj, Greqi.

Read More

Nuk ka fitues në Fier, Apolonia dhe Iliria ndahen në paqe

0
Nuk ka fitues në Fier, Apolonia dhe Iliria ndahen në paqe

Nuk ka fitues dhe gola në sfidën Apolonia-Iliria, që çeli javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Një sfidë e bukur është zhvilluar në “Loni Papuçiu”, por në fund të 90 minutave nuk ka fitues. Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 ndeshja Apolonia-Iliria.

Vendasit kanë qenë më kërkues dhe kanë patur disa shanse të mira për shënim, por pa arritur që të dërgojnë topin në rrjetë. Në minutat e fundit Iliria luan me një lojtar më pak, por fierakët nuk arrijnë që të përfitojnë.

Miqtë kanë patur shanset e tyre dhe pas këtij barazimi në transfertë ruajnë vendin e tretë në renditje.

Studiuesit krijojnë serum që rigjeneron flokët — rezultatet janë të pabesueshme!

0
Studiuesit krijojnë serum që rigjeneron flokët — rezultatet janë të pabesueshme!

Lajmi për një serum që rikthen flokët e humbur për vetëm 20 ditë ka shkaktuar dy lloj reagimesh: disa e shohin me dyshim, të tjerë duan ta provojnë menjëherë. Por kjo formulë, e mbështetur në kërkim shkencor dhe eksperimente reale, po bën që shumë të çuditen me rezultatet që tregon, me rritjen e flokëve të rinj që mund të shihen me sy.

Së fundmi, studiuesit në Universitetin Kombëtar të Tajvanit kanë krijuar një serum inovativ për t’u aplikuar në lëkurë, i cili rikthen rritjen e flokëve. Në eksperimentet laboratorike, serumi rigjeneroi folikulat e flokëve duke stimuluar qelizat dhjamore në lëkurën e kokës. Po, e lexuat mirë! Serumi përbëhet nga acide yndyrore natyrale që nuk irritojnë lëkurën, dhe sipas ekspertëve, mund të dalë së shpejti në treg si produkt i lirë për përdorim pa recetë.

Nëse po pyesni nëse ky pretendim është i vërtetë, dijeni që vetë autorët e studimit e kanë testuar. Profesori Sung-Jan Lin, autor i studimit në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, tha se e ka provuar versionin e parë të serumit mbi këmbët e tij. “Unë personalisht aplikova këto acide yndyrore, të tretura në alkool, në kofshët e mia për tre javë dhe vura re rritje të flokëve,” – tha ai për New Scientist.

Ajo që e bën këtë serum unik është procesi mbi të cilin bazohet: hipertrikoza, një gjendje ku irritimi apo dëmtimi i lëkurës nxit rritje të tepërt të flokëve. Profesori Lin dhe ekipi i tij përdorën këtë parim për të zhvilluar formulën. Edhe pse njerëzit, për shkak të evolucionit, kanë humbur pjesën më të madhe të qimeve në trup, studimet tregojnë se ende ruajmë “aftësinë rigjeneruese” për t’i prodhuar ato. Në laborator, ekipi shkaktoi një formë të lehtë ekzeme tek minjtë, duke përdorur një përbërës të quajtur sodium dodecyl sulfate (SDS). Brenda 10–11 ditësh, në lëkurën e tyre filluan të rriteshin flokë të rinj me diametër rreth një milimetër. Ndërkohë, në zonat që nuk u trajtuan me irritues, nuk u vu re asnjë rritje flokësh.

Sipas studiuesve, irrituesi bën që qelizat imunitare të lëvizin drejt shtresës së dhjamit nën lëkurë. Aty ato nxisin qelizat dhjamore të çlirojnë acide yndyrore, të cilat më pas përthithen nga qelizat burimore të folikulave të flokëve, duke nxitur rritjen. “Këto rezultate tregojnë se dëmtimi i lëkurës nuk shkakton vetëm inflamacion, por gjithashtu stimulon rigjenerimin e flokëve,” – thuhet në artikullin e tyre të publikuar në Cell Metabolism.

Për të analizuar efektin e acideve yndyrore pa përdorur irritues kimikë, studiuesit krijuan versione të ndryshme të serumit, të përbëra nga acide yndyrore natyrale si acidi oleik dhe acidi palmitoleik, të tretura në alkool. Edhe këto treguan rezultate pozitive në stimulimin e rritjes së flokëve. “Acidet oleike dhe palmitoleike janë acide yndyrore natyrale. Ato gjenden në indet tona dhjamore, por edhe në shumë vajra bimore, prandaj janë të sigurta për përdorim,” – sqaroi profesori Lin.

Ekipi tashmë ka patentuar serumin dhe synon të kryejë testime të dozave të ndryshme në lëkurën e kokës së njerëzve përpara se ta nxjerrë në treg.

Mjeku i njohur tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir

0
Mjeku i njohur tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir

Mjeku i njohur Edi Tushe ka folur me shumë ndjeshmëri për jetën e tij personale gjatë intervistës në “Galeri” me Edi Manushi.

Gjatë bisedës, Tushe ka rrëfyer se prej vitit 2003 nuk ka më asnjë komunikim me djalin e tij, nga martesa e parë, i cili jeton në Kanada.

“Jam përpjekur të lidhem edhe me njerëzit e ish-bashkëshortes sime, sepse kam një marrëdhënie të mirë me ta. Ai është në Kanada. Nuk është e lehtë t’i shpëtosh një indoktrinimi të caktuar. Të gjithë ata që ikën bashkë me djalin tim atje, i kanë prerë të gjitha marrëdhëniet me Shqipërinë”, u shpreh Tushe.

Mjeku pediatër tregoi se i biri, Idliri, dikur kishte shprehur dëshirën për të ndjekur rrugën e tij profesionale.

“Im bir e pa në Tiranë se sa e donim ne. Ka dhe një foto nga zyra ime dhe aty mori dëshirën për të vazhduar mjekësinë”, tha ai, duke shtuar se nuk di ta shpjegojë arsyen e shkëputjes.

Tushe përcolli një mesazh prekës për të birin:

“Ai është djali im. Do doja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur, i arrirë në jetë, t’i ketë realizuar ëndrrat e tij. Kjo do ishte e vetmja gjë që do të doja për të. Unë vetë kam vuajtur, dhe vuajtjet e bëjnë njeriun më të butë, më të ëmbël, por ndonjëherë edhe më të ashpër. Varet se si e sheh jetën.”

Tushe ka kujtuar periudhën e adoleshencës, duke rrëfyer një bisedë prekëse që kishte pasur me të atin:

“Në një moment kur isha adoleshent, periudha kur ti i kundërshton prindërit dhe i sheh si injorantë apo jashtë kohe, i thashë tim eti: ‘Pse e flet kështu italishten, ç’është kjo italishte e çalë?’ Dhe ai më tha: ‘Vërtetë mor bir, nuk jam aq i ditur sa ti, por qëllimi i prindit është ta bëjë fëmijën më të ditur seç është vetë. Por mbaje mend, sa herë të thuash jam i biri i filanit e filanes, mbaje kokën lart, që askush të mos thotë kush është ai që ka këta prindër.’”

Ai shtoi se nga prindërit kishte marrë një mësim të vlefshëm për harmoninë familjare:

“E kam pyetur babain tim: nëse ndodh ndonjë problem mes meje dhe mamasë, me kë do bëhesh? Ai më tha ‘me mamin’. U mërzita pak, prisja tjetër përgjigje. Më vonë e pyeta nënën time për të njëjtën gjë, dhe ajo më tha ‘me babin’. Ky ishte një shembull i mrekullueshëm harmonie, që e bën të shëndetshme gjithë familjen.”

Në intervistë, Tushe foli edhe për vëllanë e tij, i cili sipas tij ka kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë viteve të komunizmit.

“Kur vëllai im ishte 16 vjeç, u njoh me një vajzë italiane, vajza e një diplomati në Tiranë. Kishin vetëm shoqëri, ishin fëmijë, bënin stërvitje basketbolli bashkë. Por kur ai arriti moshën madhore, në vitin e parë të fakultetit, e arrestuan. Akuza e parë ishte ‘tradhti e lartë ndaj atdheut’ dhe ‘spiunazh për katër agjentura të huaja’. Për një djalë që sapo kishte bërë 18 vjeç, kjo ishte absurde. E gjitha ajo kohë ishte absurde,” – tha mjeku.

AKU kontrollon subjektet në Fier dhe Lezhë: gjoba dhe paralajmërime për shkelje ligjore

0
AKU kontrollon subjektet në Fier dhe Lezhë: gjoba dhe paralajmërime për shkelje ligjore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon me intensitet kontrollet në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e kërkesave ligjore.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, trupat inspektuese të AKU-së kanë ushtruar 8 inspektime në qarqet Lezhë dhe Fier.

AKU bën të ditur se, nga kontrollet 4 inspektime rezultuan pa shkelje të kërkesave ligjore. Në 2 raste u mor masa administrative “paralajmërim”; në një subjekt u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë; ndërsa në një tjetër subjekt, që ushtronte aktivitetin e riambalazhimit të PMB-ve, u vendos masa administrative “gjobë” për tregtim në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe u bllokua aktiviteti, me propozim për revokimin e licencës”.

AKU njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim sigurimin e produkteve të sigurta për konsumatorin dhe respektimin e standardeve të tregtimit nga ana e bizneseve ushqimore.

AKU thekson se mbetet i angazhuar për të garantuar transparencë, siguri ushqimore dhe zbatim të ligjit, në shërbim të shëndetit të konsumatorëve dhe të një tregu të ndershëm ushqimor.

Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 14 ditësh në grevë: Do të denoncojmë kompaninë për shumë gjëra që ata që nuk i kanë zbatuar

0
Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 14 ditësh në grevë: Do të denoncojmë kompaninë për shumë gjëra që ata që nuk i kanë zbatuar

Nga Marsela Topi/ Naftëtarët e “Bankers” në Marinzë kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës së urisë. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të naftëtarëve të grevës së urisë ka bërë që numri i tyre të reduktohet në 7- të.

Grevisti Dritan Rrapushi ka pohuar se pavarësisht tkurrjes ata do të vazhdojnë kauzën deri në fund madje do të denoncojnë publikisht abuzime të kompanisë “Bankers Petroleum”.

“Do të denoncojmë mbi kompaninë shumë gjëra që ata që nuk i kanë zbatuar. Nëse inspektoriati nuk i nxjerrin do i demaskojmë të gjithë. Është një luftë që do të vazhdojë deri në fund. Nuk jemi këtu për të shpëtuar shtetin, por punëtorët”, shprehet ai.

Ndërkohë një prej grevistëve që ka lënë grevën e urisë Eduart Selami, vijon të jetë i pranishëm pranë tyre.

“Ne presim mbështetje nga shteti ka thënë ai. Shteti ynë ose është me ne ose me kinezët, nuk po na mbështet asnjë lloj institucioni, përveç mediave. Ata po rezistojnë shumë, po bëjnë sakrificë të madhe. Po kërkojmë një të drejtë që na është mohuar prej vitesh. Ne jemi të fortë dhe do të mbrojmë kauzën tonë”, tha ai.

Prej 18 vitesh operator në fushën naftëmbajtëse, Nikolin Alushaj pohon se në gati dy dekada ka përfituar një rritje page prej vetëm 7 mijë lekësh. Paga që na takon është 200 mijë lekë minimalisht thotë ai dhe nuk do reshtim së protestuari me të gjitha format deri në plotësimin e kërkesave tona.

“Të gjitha këtu janë thënë. Shpresojmë të kemi një përgjigje të mirë për të dyja palët. Gjithçka lidhet me pagesën. Nëse nuk paguhesh të bie edhe dëshira për të punuar. Kam 18 vite përvojë, kam pasur një rritje vetëm prej 7 mijë lekësh. 2 milionë lektë të vjetra do të ishte një pagë minimaliste për ne”, thotë ai.

Ndërkohë ende asnjë negociatë nuk duket në horizont ndërsa kompania në vendburim vijon punën normalisht.

Në grevën e nisur që prej 15 tetorit dhe e organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, naftëtarët e Marinzës kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës në një kohë kur kompania “Bankers Petroleum Albania LTD” hetohet nga SPAK, me dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm, prej 110 milionë lekësh.

Luftojnë aneminë, njihuni e ushqimet që duhet të konsumoni për të qenë të shëndetshëm

0
Luftojnë aneminë, njihuni e ushqimet që duhet të konsumoni për të qenë të shëndetshëm

Anemia është një sëmundje që prek rreth 1.62 miliard njerëz në botë, një shifër që sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë korrespondon me 24.8 për qind të popullatës globale.

Kjo sëmundje ka të bëjë me sasinë e paktë të hekurit në gjak dhe rrjedhimisht furnizimin e dobët të trupit me oksigjen.

Anemia shkaktohet nga një sërë faktorësh por edhe mund të jetë e trashëgueshme.

Kjo sëmundje nxitet kryesisht nga tre probleme: humbja e madhe e gjakut, nivelet e larta të vetëshkatërrimit të rruazave të kuqe dhe nivelet e ulëta të prodhimit të tyre.

Më poshtë gjeni një informacion të dobishëm mbi ushqimet që duhet të konsumoni për të luftuar aneminë dhe për të qenë të shëndetshëm njëkohësisht.

Anemia dhe hekurI

Hekuri është pjesë thelbësore e hemoglobinës, një proteinë që transferon oksigjenin nga mushkëritë në çdo cep të organizmit.

Sipas të dhënave, kur hekuri mungon, rruazat e kuqe e kanë të pamundur të transferojnë oksigjen.

Mungesa e tij shkakton lodhje, dhimbje koke, thonj të brishtë, vështirësi në frymëmarrje e të tjerë.

Doza e rekomanduar ditore e hekurit për gratë është nga 15-18 miligramë.

Për burrat kjo dozë luhatet mes 8 deri në 11 miligramë.

Disa prej ushqimeve më të pasura me hekur janë mishi dhe vezët.

Megjithatë hekurin e gjejmë edhe në shumë ushqime me bazë bimore siç janë perimet, patëllxhanët, patatet e mbi të gjitha spinaqi.

Disa prej tyre që gjenden dhe mund të konsumohen rregullisht.

Legumet

Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë tepër të pasur me hekur por edhe me proteinë, fibër, acide yndyrore.

 Ato përmbajnë edhe vitaminat A, C, E, K dhe B6.

Një racion me thjerrëza të gatuara fron 6 miligramë hekur.

Një racion me fasule të kuqe të pagatuara ofron 15 miligramë hekur.

Arrorët dhe farat

Arrorët dhe farat janë përbërës kryesorë në shumë regjime ushqimore vegjetariane dhe vegane.

Gjalpi i bajames për shembull ofron 9.3 miligramë hekur në një lugë.

Patatet

Sipas të dhënave shkencore, një racion me patate të ëmbël të pjekur ofron 1.4 miligramë hekur.

Një patate e pjekur me gjithë lëkurë ofron 3.2 miligramë hekur.

Siç mund ta vëreni, shumica e ushqyesve të patatja gjenden tek lëkura.