Home Blog Page 85

E pezulluan dhe e akuzuan si mashkull, volejbollistja e Dinamos me lot në sy: Vendimi më i rëndë në jetën time, më shkatërroi

0
E pezulluan dhe e akuzuan si mashkull, volejbollistja e Dinamos me lot në sy: Vendimi më i rëndë në jetën time, më shkatërroi

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që në sportin shqiptar, qoftë edhe sportistë të huaj, të diskutohej, dyshohej, t’i kërkohej e jo më të pezullohej për mungesë të testit të gjinisë.

Por këtë herë është volejbolli i femrave, braziliania e Dinamos Nayara Ferreira, që është dyshuar dhe i është kërkuar të vërtetojë gjininë e saj femërore nëpërmjet analizës së gjakut.

Dyshimet? Thjesht biseda korridoresh. Dhe kaq ka mjaftuar që sportistja braziliane, përveçse të izolohet në shtëpi prej më shumë se një jave, të pësojë një shok psikologjik që na u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll, që ajo të bënte këtë rrëfim ekskluziv për Top Channel.

“Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare”, thotë Ferreira.

Nayara ka luajtur për rreth 15 vite në disa shtete europiane dhe jo vetëm, si Finlanda, Spanja, Portugalia, Republika Çeke, gjithashtu në Arabi Saudite, duke mos përmendur fillimet e karrierës së saj në Brazil. Që nga fëmijëria. Kjo është një ndeshje fëmijësh 17 vjet më parë, kur Nayara ishte rreth 15 vjeçe, duke luajtur në kampionatin vendas.

Një pamje e patransmetuar më parë, por pamja fizike të paktën, kështu nga larg, flet vetë. Themi pamja e jashtme, pasi dyshimet që kanë çuar klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit kanë qenë të tilla, ose të paktën nuk i është shfaqur asnjë dokument mjekësor, profesional, sportistes së Dinamos, kur ka pyetur se kush e ka kërkuar apo mbi ç’bazë është kërkuar.

“Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”. I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, shton volejbollistja.

Sot, 103 vjetori i lindjes së shkrimtarit të njohur fierak, Miço Kallamata

0
Sot, 103 vjetori i lindjes së shkrimtarit të njohur fierak, Miço Kallamata

MIÇO KALLAMATA – Nder i Qytetit të Fierit(1922 – 2006)

Miço Kallamata lindi më 27 Tetor 1922 në Fier. Ishte ende shumë i ri kur iu desh të punonte në puset e naftës në Kuçovë, duke ndjerë peshën e padrejtësive shoqërore dhe varfërisë. Si shumë të rinj të kohës iu bashkua lëvizjes anti – fashiste.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Miço Kallamata, ende 23 vjeç, mbante gradën “Major” dhe gjashtë dekoratat më të larta të akorduara nga Ushtria Shqiptare: Urdhëri i “Flamurit”, Urdhëri “Ylli Partizan”, Urdhëri i “Trimërisë”, Medalja e “Trimërisë”, Medalja e “Çlirimit”, Medalja e “Kujtimit”.

Në vitin 1946 Miço Kallamata emërohet atashe ushtarak në ambasadën shqiptare në Beograd. Ai fliste dhe lexonte lirshëm në Anglisht, Italisht e Rusisht dhe Serbo- Kroatisht.

Në 1948 ai u tërhoq në jetën civile në funksionin e zv/kryetarit të Komitetit të Kulturës dhe Arteve.

Dy vite më pas u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Pyjeve në Ministrinë e Bujqësisë. Gjatëqëndrimit për 16 vjet si Drejtor i Përgjithshëm i Pyjeve iu përkushtua ngritjes dhe vendosjes së një sistemi tërësor për mbrojtjen në mënyrë shkencore të pyjeve, kullotave,florës e faunës në Shqipëri.

Ai grumbulloi rreth vetes kuadro të përgatitur e të aftë, pavarësisht prejardhjes së tyre klasore dhe vuri në jetë përvojat më të përparuara europiane të kohës.

Ai inicoi krijimin e pyjeve të reja me anë të mbjelljeve masive si dhe këmbënguli në zbatimin me rreptësi të rregullave për shfrytëzimin e pyjeve ekzistues.

Në vitin 1975, ai u tërhoq përfundimisht nga veprimtaria administrative, duke iu përkushtuar pasionit të tij të vërtetë, letërsisë. Këtë profesion e ushtroi në qytetin e Korçës deri më 1988, kur u rikthye në Tiranë dhe doli në pension.

Miço Kallamata vdiq më 17 Janar 2006. Pavarësisht veprimtarisë dhe punës në fusha të tjera, pasioni i vërtetë i Miço Kallamatëska qënë gjithmonë letërsia, në të cilën spikati me vjersha, tekste këngësh partizane, skeçe, drama e tregime.

Një pjesë e krijimtarisë së Miço Kallamatas është përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaj si rusisht, bullgarisht, etj.

✅Miço Kallamata është shpallur “Qytetar Nderi” i Fierit dhe një rrugë në këtë qytet mban emrin e tij.

Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë: Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti

0
Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë: Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti

Moderatorja Grida Duma ka paralajmëruar rikthimin e saj në politikë, të cilën e braktisi për karrierën e saj televizive. Në episodin më të fundit të podcastit të saj, Duma la të kuptohet se një ditë aspiron të rikthehet në politikën aktive.

Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.

“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë. 

“Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”

E ftuara e saj, Hati, e pranoi idenë me entuziasëm:

“Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”

Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:

“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.” Grida Duma la mandatin e deputetes në vitin 2022, për të nisur karrierën e saj në ekranin e Top Channel.

Emrat/ Organizuan lojëra fati, ekzekutohen masat e sigurisë ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit

0
Emrat/ Organizuan lojëra fati, ekzekutohen masat e sigurisë ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), ka ekzekutuar masa sigurie ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se punonjësit e policisë, Hysen Duka, Gëzim Duka dhe Ervin Shimplaku në bashkëpunim me shtetasin me iniciale F.D., i arrestuar më 23 mars 2025, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokaleve në pronësi të tyre për organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu, një prej efektivëve, Ervin Shimplaku, dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë, duke shkelur detyrimet ligjore të funksionit.

Elbasan – AMP ekzekuton masat e sigurisë për tre punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj 3️⃣ punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal.

➡️ Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Ruajtjes e Sigurisë së Objektit, në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë Gjadër, pranë DVP-Lezhë.

➡️ Inspektor G. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

➡️ Inspektor E. SH., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban pranë DVP-Elbasan.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Ndërsa punonjësi i policisë E. SH., duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.

“A e dini çfarë ndodh me trupin kur e përqafoni dikë për më shumë se 20 sekonda?”

0
“A e dini çfarë ndodh me trupin kur e përqafoni dikë për më shumë se 20 sekonda?”

Përqafimi i thyen të gjitha barrierat, i bën njerëzit të qeshin dhe i shëron ata. Atë që një doktor nuk mund të bëjë e bën një përfaqim.

Vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Oksitocina është një nga neurotransmetuesit më të fuqishëm në trurin tonë. Ajo kërkon teknika stimuluese të veçanta për t’u çliruar në mënyrë natyrale. Një ndër të cilat është përqafimi.

Efektet pozitive të oksitocinës përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol.

Sipas disa studimeve nga Universiteti i Karolinës Veriore, në rastet që njerëzit përqafohen për më shumë se 20 sekonda, çlirohet oksitocinë, ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, dhe si rrjedhojë personi ka ndjenja pozitive dhe rrit besimin që ka ndaj të tjerëve.

Pra, vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Përqafimet forcojnë sistemin imunitar, ulin ndjesinë e vetmisë, relaksojnë muskujt dhe rrisin vetëvlerësimin.

Tani që i dini mrekullitë e përqafimit, shkoni dhe përqafoni njerëzit dhe lëreni që magjia e përqafimit të shpërndahet!

Kjo vitaminë po quhet ‘ilaçi i gjumit’ – ja si ndihmon trupin të pushojë më mirë

0
Kjo vitaminë po quhet ‘ilaçi i gjumit’ – ja si ndihmon trupin të pushojë më mirë

Në një botë ku ritmi i jetës është gjithmonë më i shpejtë, shumë njerëz përballen me problemet e pagjumësisë. Por një vitaminë e veçantë po quhet tashmë “ilaçi i gjumit”, duke ndihmuar trupin dhe mendjen të pushojnë më mirë gjatë natës.

Cila është kjo vitaminë?

Bëhet fjalë për vitaminën B6, e cila ka një rol kyç në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, dy hormonëve që rregullojnë ciklin e gjumit. Melatonina nxit ndjesinë e përgjumjes, ndërsa serotonina ndihmon në stabilizimin e humorit dhe relaksimin e trupit.


Si ndihmon në gjumë

  • Rregullon ciklin e gjumit: Ndihmon trupin të kuptojë kur është koha për të fjetur dhe kur për të zgjuar.
  • Përmirëson cilësinë e gjumit: Personat që marrin mjaftueshëm B6 zakonisht raportojnë se zgjojnë më pak gjatë natës.
  • Redukton stresin dhe ankthin: Serotonina e prodhuar falë B6 ndihmon të qetësohet mendja dhe trupi.

Burimet natyrale të vitaminës B6

Përveç suplementeve, mund ta merrni B6 nga ushqime të ndryshme:

  • Peshk (si salmon dhe tuna)
  • Mish pule dhe gjeldeti
  • Patate dhe perime të gjelbra
  • Banane dhe avokado
  • Bajame dhe farëra

Si ta përdorni

  • Konsultohuni me mjekun para se të filloni suplemente, sidomos nëse keni probleme shëndetësore ose merrni medikamente të tjera.
  • Filloni me doza të ulëta dhe rriteni gradualisht sipas rekomandimit mjekësor.

Këshilla praktike për gjumë më të mirë

  1. Mbani orar të rregullt gjumi.
  2. Kufizoni përdorimin e ekraneve një orë para gjumit.
  3. Praktikoni ushtrime relaksimi si meditimi ose frymëmarrja e thellë.
  4. Kombinoni këto me marrjen e vitaminës B6 për rezultate më të mira.

💡 Përfundim
Vitamina B6 po konsiderohet si “ilaçi i natyrshëm i gjumit” për shkak të ndikimit të saj në hormonët që rregullojnë pushimin. Duke kombinuar ushqime të pasura me B6, një rutinë të shëndetshme nate dhe suplemente të rekomanduara, mund të përmirësoni dukshëm cilësinë e gjumit.

Ka nisur sezoni i vjeljes së ullinjve në Fier! 🌿🫒

0
Ka nisur sezoni i vjeljes së ullinjve në Fier! 🌿🫒

Fermerët në zonat e Cakranit dhe Frakullës kanë nisur punën për mbledhjen e ullinjve dhe përgatitjen e vajit të ri të ullirit, duke vazhduar traditën e pasur bujqësore të rajonit.

Kryebashkiaku Subashi i ka uruar fermerët për punën e palodhur dhe u ka dëshiruar një javë të mbarë, duke nxjerrë në pah përkushtimin dhe pasionin e tyre.

“Ka nisur sezoni i vjeljes së ullinjve! 🌿Në zonat e #Cakranit dhe #Frakullës fermerët kanë filluar punën për mbledhjen e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ri të ullirit.Me këta njerëz punëtorë e të palodhur, ju uroj një javë të mbarë! 💪🫒” – shkruan Subashi në rrjetet sociale.

📸 Lushnja–Apolonia 0-1: Momentet më të bukura nga derbi i Myzeqesë!

0
📸 Lushnja–Apolonia 0-1: Momentet më të bukura nga derbi i Myzeqesë!

Apolonia rrëmbeu fitoren në transfertë ndaj Lushnjës, në një ndeshje plot emocione. Shiko galerinë e fotove.

Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime penale për aksidente, përndjekje dhe konflikte në qark

0
Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime penale për aksidente, përndjekje dhe konflikte në qark

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 35 vjeç, pasi dje, në fshatin Marinëz, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. H., 74 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës, një shtetase 46 vjeçe;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. B., 46 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Fier, dyshohet se gjatë punës në një kabinë elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën, dhe si pasojë është dëmtuar. 46-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 37 vjeç, banues në Golem, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., 48 vjeç dhe K. T., 20 vjeç (babë e bir), pasi mbrëmë, në një lokal në fshatin Golem, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta. Të tre këta shtetas janë aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 60 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Roja Bregdetare greke shpëton 50-vjeçarin shqiptar nga mbytja në det, por i gjen në gomone mbi 135 kg drogë

0
Roja Bregdetare greke shpëton 50-vjeçarin shqiptar nga mbytja në det, por i gjen në gomone mbi 135 kg drogë

Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare të Greqisë përfundoi me sukses dhe në shpëtimin e jetës së një 50-vjeçari shqiptar që po rrezikonte mbytjen me skafin e tij në ujërat e zonës detare të ishullit “Prasoudi”, të Igumenicës.

Por surpriza erdhi më pas, kur autoritetet zbuluan në anijen gjysmë të fundosur një sasi të madhe droge. Në total mbi 135 kg drogë.

Me ndihmën e një zhytësi privat, nga brendësia e mjetit lundrues u gjetën pesë pako plastike të improvizuara që përmbanin një sasi lënde narkotike, kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej 79.75 kilogramësh.

Pas hetimeve, në zonën detare të “Votës” Sagiada, u gjet një qese shtesë, e cila ishte pjesë e ngarkesës totale dhe përmbante gjashtë pako najloni me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej 56.13 kilogramësh.

Sasia totale e kanabisit të papërpunuar që u gjet dhe u sekuestrua arriti në 135.88 kilogramë.

Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës, i cili po kryen hetimet paraprake, arrestoi 50-vjeçarin shqiptar.

Personi i arrestuar akuzohet për shkelje të ligjit “mbi substancat që shkaktojnë varësi”, pasi u përpoq të importonte ilegalisht një sasi të madhe droge në vend, si dhe për “hyrje të paligjshme në vend” pasi i mungonin dokumente të ligjshme udhëtimi.

Përveç kësaj, u sekuestruan droga, varka prej poliesteri (tip skafi) si mjet transporti dhe një pajisje telefoni celular. Vlera e sasisë së sekuestruar të drogës arrin në 400 mijë euro.