Home Blog Page 89

“Kishte një përqindje të vogël shprese”- Sëmundja i rrezikoi jetën, aktorja për “betejën” e Genc Fugës: Ishte mrekulli e Zotit

0
“Kishte një përqindje të vogël shprese”- Sëmundja i rrezikoi jetën, aktorja për “betejën” e Genc Fugës: Ishte mrekulli e Zotit

Eni Jani, bashkëshortja e Genc Fugës, ka folur për betejën e aktorit me sëmundjen që i rrezikoi jetën.

Aktorja u shpreh se kishte një përqindje të vogël shprese se Genc Fuga mund të mbijetonte, por shtoi se “ka qenë një mrekulli e Zotit”.

“Patjetër që kam një mirënjohje për të shprehur, sepse situata në të cilën Genci vajti nuk ishte e mirë. Pothuajse ishte me një përqindje të vogël shprese, por vërtetë që ato kanë bërë një mrekulli me Gencin.

Faleminderit Zotit, se mbi të gjitha unë jam edhe që besoj në Zot, edhe kjo vërtetë ka qenë një mrekulli e Zotit. Një nga gjërat që unë e them me më shumë bindje ishte dhe energjia edhe gjithë ato lutjet e njerëzve, gjithë lutjet e tyre në lidhje me Gencin. Mendoj që ka ndikuar te kjo gjëja”, tha aktorja në “Diagnozë”.

Aktori i njohur, Genc Fuga iu nënshtrua në atë kohë një ndërhyrje kirurgjikale në korrik 2023 për shkak të një goditje në tru.

Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani kërkoi ndihmë, pasi operacioni kushtonte 19 mijë euro.

Vetëm pak orë pas apelit për ndihmë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve duke bërë që shuma të sigurohej./panorama.com.al

Aksdent i dyfishtë në bypass-in e Fierit, plagoset pasagjerja

0
Aksdent i dyfishtë në bypass-in e Fierit, plagoset pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan-Mbrostar.

Dy automjete, një mjet tip “Ford” dhe një “Range Rover”, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip “Ford”.

E plagosura është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, në reanimacion prej 12 ditësh

0
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, në reanimacion prej 12 ditësh

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lideri historik i PS-së, Nano, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital. Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Fier/ Shkolla “Petro Sota” shkëmbim përvojash me Suedinë, mbi demokracinë dhe arsimin profesional (Video)

0
Fier/ Shkolla “Petro Sota” shkëmbim përvojash me Suedinë, mbi demokracinë dhe arsimin profesional (Video)

Mbi 720 nxënës të shkollës së mesme industriale “Petro Sota” në Fier, mes tyre edhe shumë fëmijë të ardhur nga emigracioni, janë përfshirë në një program bashkëpunimi me një shkollë të ngjashme në Suedi.

Mirëmenaxhimi i konflikteve mes të rinjve është një metodikë që përfshin vetë nxënësit dhe prindërit. Këto ditë, në këtë shkollë po zhvillohet një shkëmbim eksperiencash me shkollën simotër, si pjesë e një programi që ka në qendër proceset e zhvillimit të demokracisë.

“Shkolla jonë është përfituese e një projekti që ka nisur në kuadër të ‘Epokës së Re’, në bashkëpunim me një organizatë suedeze. Aktiviteti zhvillohet në ambientet e shkollës për të realizuar një partneritet dhe diskutim mes të rinjve,” tha Arta Leka, Drejtore e shkollës “Petro Sota”, Fier.

Edhe pse niveli i indeksit të demokracisë ndryshon mes vendeve, problematikat e të rinjve mbeten të ngjashme.

“Shqipëria është një vend i bukur dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Jemi të suprizuar nga arkitektura, jeta e natyrës dhe gjithçka tjetër. Është shumë ndryshe nga Suedia, dhe është bukur të shohësh kultura të tjera”, tha studenti suedez.

“Jemi këtu për të mësuar më shumë rreth demokracisë, si funksionon ajo në Shqipëri dhe në Suedi, si dhe për të bërë krahasimet mes tyre”, tha studentja nga Suedia.

Është shumë bukur të bashkëpunosh me studentët suedezë. Deri tani, me programet që kemi ndjekur, kemi mësuar shumë gjëra rreth demokracisë“, tha studenti i shkollës “Petro Sota”.

Eksperiencat e përbashkëta po shihen si një mundësi për zgjerimin e horizonteve dhe nxitjen e interesave rinore në arsimin profesional.

Fier/ Tre grevistë në Marinëz shfaqin probleme shëndetësore, u jepet ndihma mjekësore

0
Fier/ Tre grevistë në Marinëz shfaqin probleme shëndetësore, u jepet ndihma mjekësore

Tre grevistë në Marinëz nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’u dhënë ndihmën e menjëhershme.

Ashtu siç ishte edhe nga pamjet e dërgura nga korrespondetja e RTSH-së në Fier, Laureta Roshi, tre grevistëve u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore ku prej pesë ditësh, 10 naftëtarë dhe sindikalistë të sektorit të hidrokarbureve ndodhen në grevë urie në Marinzë të Fierit, duke kërkuar trajtim dinjitoz dhe barazi në sistemin e pagave.

Ndërkaq, tre ditë më parë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH 1, grevistët parashtruan publikisht kërkesat e tyre kryesore që kanë të bëjnë me rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës.

Sipas grevistëve, kompania nuk ka reaguar ende ndaj kërkesave të tyre, duke treguar, siç e cilësojnë ata, “arrogancë institucionale”.

Konstatojmë që kompania ka një lloj arrogance, sepse punonjësit kanë dy ditë që kanë pezulluar punën, kemi dy ditë në grevë dhe ende nuk shfaqen për të negociuar kërkesat që kemi parashtruar.Kërkojmë rritjen e fondit të pagave me 18% dhe për ndarjen e këtij fondi për punonjësit me pagat më të ulëta, duke zvogëluar diferencën që kanë pagat e ulëta me ato të larta”.

Më tej, ai sqaroi se pjesëmarrja në grevë është kufizuar për shkak të kushteve në ambientet e kompanisë.

Në grevë ndodhen 10 anëtarë të kryesisë së Sindikatës së Naftëtarëve, ndërsa shumë të tjerë kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar, por hapësirat fizike nuk lejojnë pjesëmarrjen e më shumë se dhjetë personave.

Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e një strukture të miratuar pagash. Grevistët theksojnë se pagat janë vendosur në mënyrë preferenciale, pa marrë parasysh profesionin, arsimin apo përvojën e punonjësve.

Në shoqërinë tonë nuk ka një strukturë pagash të miratuar që ne të themi kjo është paga minimale, mesatare apo paga e lartë, apo punonjës me këtë profesion kanë këtë pagë dhe me këtë vjetërsim këtë nivel page. Pagat janë vendosur në mënyrë preferenciale pavarësisht profesionit dhe arsimit. Ndaj ne kërkojmë barazimin e nivelit të pagave sipas profesionit që kryejmë.” u shprehën ata.

Protesta është mbështetur sot edhe nga rreth 250 punonjës të tjerë, të cilët kanë pezulluar punën në shenjë solidariteti me grevistët.

/rtsh.al/

Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Humba dinjitetin tim (Video)

0
Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Humba dinjitetin tim (Video)

Pas një kohe të gjatë heshtje, balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij në jetë dhe në skenë, Enada Hoxha. Në një rrëfim të ndjerë, dhënë gjatë një interviste në podcastin e Gridës Duma, ai zbuloi anën më të brishtë të një dashurie që, sipas tij, e bëri të humbte veten.

“Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Në fillim është e bukur, por me kohën gjërat bëhen të ndërlikuara. Enada e dashuronte baletin në ekstrem, ndërsa unë e ndjeja se nuk po isha më vetvetja. Kishte një kufi deri ku mund të shkoja… përtej atij kufiri nuk isha më unë,” rrëfeu ai.

Në vijim, Gerd Vaso pranoi se gjatë këtij udhëtimi kishte humbur më shumë se një marrëdhënie, kishte humbur një pjesë të vetes:

“Gjatë rrugëtimit tonë, ndoshta Nada humbi Gerdin, por edhe unë humba shumë gjëra. Personalitetin tim, dinjitetin, karakterin tim… Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri, ai që gëzohej me miqtë. Dola nga vetja ime për dashurinë, për profesionin, për karrierën.”

Pjesë nga intervista:

Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.

Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo

Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.

Grida Duma: Ashtu?

Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.

Grida Duma: Pra ti thua…

Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër

Grida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thua

Gerd Vaso: dola nga vetja ime.

Grida Duma: Dole nga vetja jote?

Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.

Ja kursi i këmbimit për 20 tetor: Sa kushton sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

0
Ja kursi i këmbimit për 20 tetor: Sa kushton sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 105.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.7 lekë dhe do shitet me 111.9 lekë.

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e fazës së 1/8-ave, ja kundërshtari i Apolonisë

0
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e fazës së 1/8-ave, ja kundërshtari i Apolonisë

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, pasi janë përcaktuar skuadrat që kalojnë në turin e dytë, duke plotësuar kështu edhe çiftet për 1/8-at e finales. Tashmë edhe ekipet e Kategorisë Superiore e dinë se cilët mund të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e ardhshme.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, faza e 1/8-ave pritet të prodhojë disa përballje shumë interesante, si Teuta–Vora dhe Elbasani–Flamurtari apo derbi myzeqar mes Apolonise dhe Lushnjes.

Ndeshjet e turit të dytë do të zhvillohen më 19 nëntor, ndërsa ato të 1/8-ave do të luhen me një takim të vetëm, më 10 janar 2026.

ÇIFTET E TURIT TË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË:

Tirana – Skënderbeu / Iliria

Teuta – Vora / Sopoti

Dinamo – Besa / Kukësi

Vllaznia – Pogradeci / Korabi

Bylis – Laçi / Luftëtari

Elbasani – Flamurtari / Tomori

Partizani – Burreli / Kastrioti

Egnatia – Apolonia / Lushnja

Top Channel

Rrëmbyen një person, Prokuroria dërgon në gjyq 4 persona, mes tyre edhe vajzën që e futi në kurth

0
Rrëmbyen një person, Prokuroria  dërgon në gjyq 4 persona, mes tyre edhe vajzën që e futi në kurth

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit S.S., I.M., K.S., dhe N.B. për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj shtetasi E.V. ka marrë bashkëshorten në telefon ku i kërkonte të paguante sa më shpejt 2 milionë lekë pasi ishte në rrezik për jetën dhe vetëm kështu mund të kthehej në shtëpi.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasit S.S., N. B., I. M. dhe K.S. planifikuan rrëmbimin e shtetasit E. A. dhe e kanë realizuar atë me qëllim fitimin e pasurisë. Hetimet provuan se ata në afërsi të shkollës pedagogjike Tiranë, në momentin që shtetasi E.V. ka qenë me shtetasen N.B., janë afruar një mjet tip Golf, me ngjyrë të zezë dhe me forcë e kanë futuar atë në mjet ku i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë, dhe e kanë çuar dhe në një vend tjetër, të largët.

Pasi e kanë futur në një banesë të vjetër, i kanë lidhur duart dhe i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë lekë, me pretendimin se shtetasi E. A, kishte ngacmuar shtetasen N.B. (bashkëjetuesja e shtetasit S.S). Më pas tre të dyshuarit kanë komunikuar në telefon me bashkëshorten e të dëmtuarit/viktimës, shtetasen M. A., e cila iu dërgoi të dyshuarve shumën e parave.

Të katër këta persona e kërcënuan shtetasin E.A. duke i thënë se nëse pagesa nuk do të kryhej, atëherë ata do t’i dërgonin fotot e tij dhe të shtetases N.B., bashkëshortës së tij, për t’i shkatërruar familjen dhe më pas do ta vrisnin.

Në përfundim të hetimeve, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se shtetasit S.S., N.B., I.M. dhe K.S. kanë konsumuar veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal, e cila parashikon se; rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Top Channel

Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”

0
Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”

Në debatin e fortë publik nëse Shqipëria duhet të njohë më shumë se dy gjini, burrë dhe grua, është përfshirë së fundmi edhe grupi parlamentar socialist, i cili me disa amendamente të depozituara në Kuvend, duket se do të thotë fjalën e fundit.

Në vendin tonë, nuk do të ketë gjini të tretë. Me firmën e kreut të grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla, janë propozuar jo pak por 22 amendamente ndaj draftit të Ministrisë së Shëndetësisë për të rivendosur në shina, atë që propozuesi e cilëson si humbjen e konceptit klasik në shoqërinë shqiptare, ku ka dy gjini mashkullore dhe femërore.

Amendamentet nisin që në nenin e parë të drafit të qeverisë, e cila kishte parashikuar që ky ligj tw rregullojw çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore.

Në variantin e firmosur nga Taulant Balla janë hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore”, duke u zëvendësuar me “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Në relacionin që i bashkëngjitet projektligjit thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësisë së shumëfishtë”, synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

“Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua””, thuhet në relacion.

Taulant Balla i ka dhënë një përgjigje edhe atyre që përdorin argumentin se shoqëria duhet të ketë më shumë se dy gjini për shkak se kjo është edhe një praktikë juridike europiane.

Sipas deputetit socialist, Gjykata e Drejtësisë e BE-së që mbron personat transgender nga diskriminimi, mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë.

“Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua”, thuhet në relacion.

Në dokumentin prej 3 faqesh të kreut të grupit të PS-së, është fshirë termi “përkatësi e shumëfishtë” e drafit të qeverisë në 15 raste kur ai përdorej, duke konfirmuar kështu qëndrimin se në Shqipëri edhe pas miratimit të këtij ligji, do të njihen zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkullore dhe femërore.

Ndryshimet në pr.ligj

Neni 1 pika 2- Varianti i Qeverisë

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore…

Neni 1 pika 2- Varianti i PS

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave…

Pikat kryesore të relacionit

Projektligji përdor termat “pavarësisht përkatësisë gjinore”; “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”;  “ka kuptim gjithëpërfshirës”; “Përkatësi e shumëfishtë”, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera,….. orientimi seksual…”, terma këto të cilat janë përdorur më pas përgjatë gjithë dispozitave të projektligjit dhe që i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik apo binar të gjinisë që është ajo e burrit dhe gruas, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore.

Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj.

Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka zhvilluar jurisprudencë që mbron personat transgender nga diskriminimi (p.sh. rasti P. V. S. dhe Cornëall County Council, 1996), por kjo mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë

Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua.

Projektligji në nenin 4, shkronja “k”, përcakton se “Përkatësi e shumëfishtë” është ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si: mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio-ekonomike” Fjalët “përkatësia e shumëfishtë” përdoren 15 herë në projektligj.

Heqja e këtyre përcaktimeve nga dispozitat e projektligjit përmirësojnë edhe vetë qëllimin e nismëtarit për hartimin e një ligji në përputhje me kushtet aktuale të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë dhe nuk cenojnë garantim për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve me identitete komplekse (p.sh. gra me aftësi të kufizuara, gra LGBTIQ+, gra emigrante). Ky propozim mbështetet edhe në faktin se edhe pse BE-ja njeh diskriminimin e shumëfishtë, acquis-i për barazinë gjinore mbetet i fokusuar në binaritetin burrë/grua.

Top Channel