Home Blog Page 90

Fryrja e barkut – 3 probleme shëndetësore serioze që nuk duhen neglizhuar

0
Fryrja e barkut – 3 probleme shëndetësore serioze që nuk duhen neglizhuar

10% deri 30% e popullsisë vuan nga fryrja e barkut. Problemet me tretjen, menstruacionet, kapsllëku dhe alergjitë ushqimore janë shkaqet më të zakonshme të fryrjes dhe zakonisht janë të përkohshme. Sidoqoftë, nëse bëhet kronike, atëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më problematike.

Me këtë artikull ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për 3 probleme shqetësuese që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Nëse fryrja bëhet kronike, ju këshillojmë të shihni një mjek dhe të mos filloni asnjë trajtim vetë.

Infeksioni i traktit urinar: Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund t’ju bëjë të nxitoni shpesh për në banjë. Ndonjëherë madje mund të bëjë që personi të ndjehet sikur duhet të përdorë përsëri banjën menjëherë pasi të ketë përfunduar. Mund të ndjehet si presion në bark, dhimbje ose fryrje. Ju gjithashtu mund të përjetoni ethe, të dridhura, të përziera dhe të vjella. Gjakderdhja gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksione të rënda në veshka.

Sëmundje të mëlçisë: Sëmundja e mëlçisë, e cila mund të shkaktohet nga përdorimi i alkoolit, hepatiti C ose kanceri, mund të çojë në grumullimin e lëngjeve dhe të shkaktojë fryrje. Nëse fryrja është shkaktuar për shkak të një problemi në mëlçi, atëherë ju gjithashtu mund të ndjeheni të lodhur, ju krijohen shenja lehtë, ose mund të sëmureni me verdhëz. Nëse ky është rasti, duhet të kontaktoni menjëherë me një mjek.

Sëmundja inflamatore e zorrëve: Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD) është një gjendje inflamatore që prek kryesisht zorrën e trashë dhe zorrën e hollë. Kjo mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku dhe madje edhe fryrje. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit me sëmundjen e Crohn-it kanë më shumë gjasa të jenë intolerantë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës mund të shkaktojë formacione gazi, të cilat më pas mund të çojnë në fryrje.

Lexo gjithashtu:

Shtohen kërkesat për mamografi në Fier/ Rriten rastet e diagnostikimit mes grave, janë prekur tre burra

0
Shtohen kërkesat për mamografi në Fier/ Rriten rastet e diagnostikimit mes grave, janë prekur tre burra

Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një rritje të ndjeshme të numrit të grave dhe vajzave që kryejnë mamografi, si pjesë e kontrollit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një fluks të shtuar të grave dhe vajzave që kryejnë mamografinë.

Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, megjithëse sensibilizimi për depistimin e hershëm bëhet gjatë gjithë vitit, shifrat e të diagnostikuarve me kancer gjiri janë gjithnjë në rritje.

Mjekja thekson se ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit janë:

  • jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik,
  • kequshqyerja,
  • lindjet në moshë të madhe,
  • mosushqyerja e fëmijëve me gji,
  • predispozita gjenetike,
  • si dhe neglizhenca për ta kapur sëmundjen në fazat e para.

Grupmosha më e prekur mbetet 50 deri në 70 vjeç, por fatkeqësisht nuk mungojnë rastet edhe në moshat më të reja, madje janë evidentuar edhe tre raste tek meshkujt.

Përveç rritjes së rasteve me kancer gjiri, në spital vërehet gjithashtu shtim i të gjitha llojeve të sëmundjeve malinje. Një pjesë e vogël e pacientëve nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen, pasi ajo është zbuluar në stade të avancuara.

Prej katër vitesh, në Spitalin Rajonal të Fierit ofrohet edhe shërbimi i kimioterapisë, duke u krijuar mundësinë pacientëve të trajtohen në vend, pa pasur më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës.

Anest Salaj komandohet shef i ri i Komisariatit të Policisë Fier

0
Anest Salaj komandohet shef i ri i Komisariatit të Policisë Fier

Në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, është komanduar në detyrë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Fier, z. Anest Salaj.

Screenshot

Burime zyrtare bëjnë me dije se Salaj vjen me eksperiencë të gjatë në strukturat e rendit dhe është vlerësuar për performancën e tij në drejtimin e njësive të mëparshme. Komandimi i tij shihet si pjesë e reformës së brendshme për forcimin e rendit, disiplinës dhe rritjen e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Ndërkohë, pritet që ditët në vijim të ketë edhe lëvizje të tjera në nivelet drejtuese të Policisë në qarqet e vendit

Fier, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

0
Fier, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

Në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier është prezantuar sot drejtuesi i ri i këtij institucioni, Alban Toska, i cili zëvendëson në këtë detyrë Themion Milen, që e ka drejtuar këtë strukturë për gati një vit.


Alban Toska vjen në krye të Shërbimit të Transportit Rrugor pas një përvoje në disa poste drejtuese, mes të cilave në Agjencinë e Mjedisit, si dhe për disa vite ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Spitalit të Fierit.

Ndryshimi në drejtimin e këtij institucioni është pjesë e ristrukturimeve të paralajmëruara në administratën vendore pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa pritet që lëvizje të tjera të ndodhin edhe në institucione të tjera të varësisë së ministrive në vijim.

Fieri me pagë mesatare 61 mijë lekë – më mirë se shumë qarqe, por larg Tiranës

0
Fieri me pagë mesatare 61 mijë lekë – më mirë se shumë qarqe, por larg Tiranës

Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.

Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.

Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.

Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.

Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.

Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.

Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.

Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor

“Je e çmendur, si mund të shkosh atje” – Gruaja që braktisi Gjermaninë për Shqipërinë! (Video)

0
“Je e çmendur, si mund të shkosh atje” – Gruaja që braktisi Gjermaninë për Shqipërinë! (Video)

Si mundet që një vizitë e vetme në një qytet të panjohur të ndryshojë rrjedhën e jetës? Kjo është historia e jashtëzakonshme e një gruaje gjermane dhe lidhjes së saj të menjëhershme me Beratin. 

Hilda Gioia tregon se si, që në momentin e parë që shkeli në qytet dhe pa lagjen Mangalem nga Ura e Goricës, ndjeu një tërheqje magnetike. 

‘E dija menjëherë se ky ishte vendi ku doja të jetoja”, shprehet ajo. Pa hezitim, në po atë ditë, ajo vendosi të blinte shtëpinë që i tërhoqi vëmendjen.

Intervista ne Dritare TV zbulon detajet e këtij vendimi impulsiv, duke përfshirë komunikimin me gjeste me pronarin që fliste vetëm shqip dhe marrëveshjen e mbyllur me një shtrëngim duarsh. 

Por, ndërsa për të ishte një hap i natyrshëm, për familjen e saj ishte një çmenduri. Ajo kujton reagimin e tyre mosbesues: 

“Ata mendonin se isha çmendur. Të gjithë shqiptarët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi, dhe ti po shkon atje?” 

Ky rrëfim është një dëshmi e fuqishme se si intuita dhe dashuria për një vend mund të kapërcejnë çdo logjikë dhe paragjykim.

“Kur mbërrita këtu, ndjeva diçka që nuk e kisha ndjerë askund tjetër. Njerëzit më përshëndesnin në rrugë, më ndihmuan me shtëpinë dhe më bënë të ndihem si në familje,” – rrëfen ajo.

E mahnitur nga mikpritja shqiptare, gruaja ka blerë një shtëpi të vjetër karakteristike në lagjen historike të qytetit dhe tashmë e quan Beratin “shtëpinë e shpirtit tim”.

“Çdo mëngjes më zgjon dielli që futet nga dritarja dhe zhurma e zogjve. Kjo është pasuria ime e re,” – thotë ajo me buzëqeshje.

Gioia thekson se Shqipëria ka diçka të rrallë që mungon në vendet e zhvilluara: “Këtu njerëzit kanë shpirt.Të pyesin për të ditur realisht se si je ti, si ndjehesh, si ka qenë dita apo nata jote. Jo më besoni, kjo nuk ndodh askund tjetër.”

Në intervistën e saj për Dritare TV ajo flet me entuziazëm për mikpritjen, buzëqeshjet dhe ngrohtësinë e komunitetit që ka gjetur në Berat.

“Kur u tregoj miqve të mi në Europë, ata habiten pse jam këtu. Por unë u them: sepse këtu ka dashuri, këtu njerëzit të duan pa interes.”

A mund të verbohesh përjetë nga përdorimi i telefonit në errësirë totale? Ja çfarë thonë mjekët!

0
A mund të verbohesh përjetë nga përdorimi i telefonit në errësirë totale? Ja çfarë thonë mjekët!

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë për një rrezik serioz që shumë njerëz e injorojnë: përdorimi i telefonit në errësirë totale gjatë natës mund të dëmtojë rëndë sytë, madje në raste ekstreme të çojë edhe në humbje të përhershme të shikimit.

Një mjek okulist ka shpjeguar se personat që kanë një ndërtim të veçantë të syrit, të quajtur “kënde të ngushta” (narrow angle chambers), janë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku. Kur ndodhemi në errësirë, bebëza e syrit zgjerohet për të lejuar më shumë dritë të hyjë — por në disa individë, kjo zgjatje mund të bllokojë rrjedhjen natyrale të lëngut brenda syrit.

Si pasojë, rritet presioni i brendshëm i syrit, duke shkaktuar një gjendje të quajtur glaukomë akute me mbyllje të këndit, e cila mund të dëmtojë nervin optik brenda disa orësh. Pa trajtim të menjëhershëm, dëmtimi bëhet i pakthyeshëm dhe shikimi nuk mund të rikuperohet më.

Mjekët theksojnë se një nga faktorët kryesorë që nxit këtë gjendje është ndriçimi i fortë i ekranit të telefonit në një ambient tërësisht të errët.

Ky kontrast i fortë mes dritës dhe errësirës i shkakton syrit stres të menjëhershëm, duke e ekspozuar ndaj dëmtimeve të mundshme.

Ekspertët japin një këshillë të thjeshtë, por thelbësore:

Mos përdorni telefonin në errësirë totale. Sigurohuni që në dhomë të ketë një burim të lehtë drite — si një llambë nate ose ndriçim ambienti. Kjo ndihmon syrin të mos përjetojë ndryshime të papritura të dritës dhe redukton ndjeshëm rrezikun për dëmtime.

Shikimi është shumë më i vlefshëm se çdo postim apo video në internet

-theksojnë mjekët, duke apeluar për kujdes të shtuar në mënyrën si përdoren pajisjet elektronike gjatë natës./ TAR

Top Channel

Ndalimi përkohësisht i përdorimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, nis aksioni për bllokimin e tyre

0
Ndalimi përkohësisht i përdorimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, nis aksioni për bllokimin e tyre

Policia ka nisur sot aksionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike.

Monopatina elektrike konsiderohen si një rrezik dhe burim aksidentesh.

Arsyeja kryesore janë aksidentet: gjatë vitit 2024 ka pasur 991 raste të raportuara që lidhen me monopatinat elektrike, disa prej të cilave me pasoja serioze, përfshirë edhe fatalitete.

Masat janë të përkohshme: qëllimi është të ndërpritet përdorimi i monopatinave deri sa të hartohet një rregullore stricte me standarde ndërkombëtare, që do të përcaktojë kushte si rrugët ose hapësirat ku lejohen, moshat minimale, pajisjet mbrojtëse (kaska, ndriçim, reflektorë), shpejtësia maksimale e lejuar, etj.

Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, ja për çfarë shërben

0
Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, ja për çfarë shërben

Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.

Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.

Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.

Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.

Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.

PËRMBAJTJA:

Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

VLERAT TERAPEUTIKE
  1. Forcon sistemin imunitar.
  2. Përmirëson metabolizmin e organizmit.
  3. Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
  4. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
  5. Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.
  6. Redukton kolesterolin në gjak.
  7. Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
  8. Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.
  9. Forcon zemrën
  10. Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
  11. Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
  12. Stabilizon sheqerin në gjak.
  13. Lufton alergjitë.
  14. Rigjeneron lëkurën.
  15. Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
  16. Pengojnë gjakderdhjen.
  17. Redukton peshën.
  18. Shkrin yndyrat në gjak.
  19. Është antioksidant.
  20. Është antitumoral.
  21. Lufton infeksionet.
  22. Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.
KUJDES!

Vaji i farës së zezë nuk është i dëmshëm.  Edhe pse është një vaj i fortë, ai nuk shkakton kurrfarë irritimesh apo efekte anësore. Për përdorimin e tij duhet pasur parasysh:

  1. Fëmijet nën moshën 12 vjec rekomandohet të perdorin gjysmën e dozës së të rriturve.
  2. Nuk këshillohet për fëmijët nën 5 vjeç.
  3. Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna në rrugë orale. Gjatë shtatëzanisë, vaji rekomandohet vetëm për përdorim të jashtëm.
PËRDORIMET:
PËR REDUKTIMIN E PESHËS

Në një gotë ku keni shtrydhur 3 kokrra limoni, shtoni 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja  rekomandohet te konsumohet tri herë në ditë 30 minuta para buke. Kjo kurë realizon rënien në peshë jo më pak se 3 kg në muaj pa ndonjë dietë suplementare.

PËR SHËNDETIN E LËKURËS, FLOKËVE DHE BUKURINË

Vaji i farës së zezë ka mjaft veti në fushën e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe bukurisë.

Vlerat Terapeutike:
  1. Rigjeneron lëkurën.
  2. Është hidratues i lëkurës dhe ushqyes mjaft i mirë i saj.
  3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
  4. Kuron alergjitë.
  5. Është zbutës i lëkurës.
  6. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
  7. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
  8. Është ushqyes për flokët.
PËR RRATHËT DHE QESKAT POSHTË SYVE

Aplikohet vaji i farës së zezë në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vajin e farës së zezë dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.

PËR RËNIEN E FLOKËVE DHE THINJAT E PARAKOHSHME

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni dhe lihen në këtë gjendje për rreth 15 minuta. Lahen flokët me sapun të farës së zezë dhe më pas masazhohet skalpi i kokës me vajin e farës së zezë.

Kjo terapi përsëritet 3-4 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë mjaft të mira dhe të dukshme.

MASKË FYTYRE

Këto maska i japin lëkurës së fytyrës shëndet, ndriçim, e furnizojnë me mikroelementë, e hidratojnë dhe e pastrojnë nga njollat dhe pikat e zeza si dhe i largojnë toksinat.

  1. Në një filxhan kafe, përzihen në mënyrë të barabartë vaji i farës së zezë dhe vaji i ullirit. E shtroni në fytyrë dhe e masazhoni lehtë fytyrën. Mbajeni për një orë. Pas një ore lajeni, fytyra do të jetë e pastër dhe e ndritshme. Rekomandohet që maska të bëhet 2-3 herë në javë.
  2. Lëngut të një kokrre limoni i shtohet edhe 5 pika vaji të farave të zeza. Kjo maskë përhapet në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta dhe më pas shplahet fytyra me ujë të vakët. Maska rekomandohet të bëhet çdo mëngjes për një javë rresht (kurse më vonë sipas dëshirës).
KUJDESI NDAJ FLOKUT

Flokët lyhen 4 ditë në javë me vajin e farave të zeza. Ato bëhen më të fortë, më të trashë dhe rriten shpejt. Ky vaj u jep flokëve shkëlqim, butësi, rezistencë dhe u heq elektrizimin.

 PËR IRRITIMET E LËKURËS

Lajeni zonën e skuqur me ujë dhe sapun.Thajeni dhe fërkojeni me vajin e farës së zezë. Lëreni kështu nga mbasditja deri në mëngjesin tjetër.

PËRDORIMET E TJERA TERAPEUTIKE:
  1. PËR  HERNIEN DISKALE, DHIMBJET E MESIT DHE DHIMBJET E SHTYLLËS KURRIZORE
  • Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh mesit dhe shtyllës kurrizore. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve. Efektet e saj janë të shpejta – brenda 4 ditësh.
  • Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farave të zeza.
  1. PËR ZGJERIMIN E ENËVE TË GJAKUT DHE ÇRREGULLIMEVE TË ZEMRËS

Një lugë kafe me vaj të farës së zezë e përzieni me ndonjë pije të nxehtë (qumësht, çajra, etj.) dhe konsumohet çdo mëngjes esëll. Kjo përzierje do të japë rezultate mjaft të mira për zgjerimin e enëve të gjakut dhe problemeve me zemrën, si aritminë, etj.

  1. PËR KOLESTEROLIN NË GJAK

15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja konsumohet çdo ditë, deri në reduktimin e kolesterolit.

  1. PËR HIPERTENSIONIN
  • Në një gotë me lëng limoni të shtrydhur shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.
  • Në një pije të nxehtë (çaj, qumësht, etj.), shtohen 4-5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.
  • Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe pihet një lugë kafe në ditë. Eshtë e rekomandueshme që kura të shoqërohet me ngrënien esëll (përtypjen ose gëlltitjen me ujë) të dy thelpinjve hudhrash për rritjen e efektivitetit.

Kurat vazhdojnë deri në stabilizimin e tensionit të gjakut.

  1. PËR FORCIMIN E ZEMRËS

Në një xhezve kafe me ujë shtohet 4 pika lëng hudhre, 5 pika vaji të farës së zezë dhe një majë luge kafe piper të zi të bluar. Xhezven e vendosim mbi zjarr të lehtë, derisa të ziejë. Pas zierjes, përbërja pihet rregullisht dy herë në ditë pas buke (në mëngjes dhe mbrëmje).

  1. PËR DIABETIN
  • Në një gotë me lëng qitroje të shtrydhur, shtohen 3 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet çdo ditë nga një gotë.
  • 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet edhe hidhet një lugë gjelle me mjaltë. Mbasi përzihet mirë, pihet për çdo ditë, duke u shoqëruar me një gotë çaj pelini. Kjo dozë gjithashtu, rekomandohet te përdoret për diabetikët sa herë që kanë rritje të sheqerit në gjak.
  1. PËR DHIMBJET E KOKËS DHE MARRAMENDJEN
  • Lyeni kokën me fajin e farave të zeza dhe i bëni masazh të lehtë për disa minuta. Nëse dhimbja e kokës është e lokalizuar, lyerja dhe masazhi duhet të përqëndrohen pikërisht aty. Pas disa masazhesh, rezultatet do të jenë të shpejta dhe te dukshme.
  • Në një filxhan me kos hedhim 5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet dy herë në ditë.
  • Në filxhan kafe shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe 10 pika me vaj të farës së zezë. Përbërja merret nëpërmjet hundës nga dy pika tri herë në ditë.
  1. PËR MIGRENËN

Lyhet pjesa e kokës në të cilën ndjeni dhimbje me vajin e farave të zeza dhe masazhohet lehtë deri sa lëkura ta thithë plotësisht. Përveç kësaj, 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, në një filxhan me ujë të ngrohtë shtoni një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, pijeni.

Kura e mësipërme rekomandohet deri sa dhimbjet e migrenës të largohen.

  1. PËR DOBËSINË TRUPORE DHE LODHJEN E MENJËHERSHME DHE TË PAJUSTIFIKUAR
  • Në një gotë me lëng portokalli të shtrydhur shtohet 1 lugë kafe me vajin e farës së zezë. Kjo përbërje pihet për 10 ditë rresht pas buke në mëngjes. Ndryshimi pas kësaj kure do të jetë i konsiderueshëm.
  • Në një filxhan me ujë të vakur shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
  1. PËR PAGJUMËSINË

Një filxhani me qumësht të vakët dhe mjaltë i shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja pihet rreth 30 minuta përpara se të shkoni për të fjetur.

  1. PËR EKZEMAT DHE LINË E LËKURËS

Rekomandohet masazhi i lëkurës në vendin e egzemës (ose lisë) me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet lehtë lëkura  e sëmurë deri sa vaji të thithet plotësisht. Gjithashtu, përveç kësaj, rekomandohet pirja e mjaltit me vajin e farës së zezë. Në një filxhan kafe përzihen dy lugë mjaltë me  10 pika vaj të farës së zezë. Përbërja pihet disa herë gjatë ditës.

  1. PËR IMPOTENCËN DHE RËNIEN E DËSHIRËS SEKSUALE TEK MESHKUJT

Vaji i farës së zezë është afrodiziaku më i mirë për impotencën dhe shtimin e dëshirës seksuale tek meshkujt. Janë mjaft të rralla përbërësit e tjerë që mund të barazohen me të.

3-4 pika vaji të farës së zezë hidhen në një gotë me lëng (uje, çaj, lëngje frutash, etj.) dhe konsumohen çdo ditë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe të mëdha.

  1. PËR SHTIMIN E SPERMATOZOIDËVE

3-4 pika vaji të farës së zezë hidhen në një gotë me lëng (uje, çaj, lëngje frutash, etj.) dhe konsumohen çdo ditë.

  1. PËR INFEKSIONET URINARE DHE DJEGIET GJATË URINIMIT

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet gjatë ditës dhe vazhdon deri në eleminimin e sëmundjes.

  1. PËR ALERGJITË

Vaji i farës së zezë është jashtëzakonisht i efektshëm për alergjitë. Në një gotë me pije të çfarëdoshme (çaj, qumësht, mjaltë, kos, etj) shtohen 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet gjatë ditës dhe vazhdon deri në eleminimin e alergjive.

  1. PËR REUMATIZMËN DHE DHIMBJET E KYÇEVE
  • Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe i bëni masazh vendit, i cili ka probleme me reumatizmën. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve.
  • Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farës së zezë.
  • Në një gotë me qumësht të ngrohtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 7 pika me vaj të farave të zeza. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë çdo mëngjes esëll dhe çdo mbrëmje përpara gjumit.
  1. PËR DHIMBJET MUSKULARE

Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh vendit ku ndjeni dhimbje.

  1. PËR INFEKSIONET NE VESH, DHIMBJET E VESHIT DHE DËGJIMIN E DOBËT

Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe hidhen 2 pika në vesh çdo ditë. Nëse keni probleme me dëgjimin, kura bëhet tek të dy veshët.

  1. PËR ELEMINIMIN E ÇARJEVE TË LËKURËS GJATË DHE PAS SHTATZËNISË

Gjatë shtatëzanisë dhe pas saj, vaji i farës së zezë përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve. Lyhen me të pjesët problematike dhe masazhohen lehtë.

  1. PËR GRIPIN DHE BLLOKIMIN E HUNDËVE

Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe hidhen nga 4 pika çdo ditë në secilën vrimë të hundës.

  1. PËR DHIMBJET E GRYKËVE

Rekomandohet bërja e gargareve me ujë të vakur në të cilën janë shtuar 5 pika të vajit të farës së zezë. Kjo terapi bëhet disa herë gjatë ditës, deri në shërimin e plotë të tyre.

  1. PËR MUNGESËN E OREKSIT

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjalpë dhe 7 pika të vaji të farës së zezë. Përbërja përzihet mirë dhe lihet derisa të vaket. Më pas konsumohet 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe gjysëm ore përpara fjetjes.

  1. PËR ÇRREGULLIMET E STOMAKUT

Në një filxhan me qumësht shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përzierja pihet 3 herë në ditë për 5 ditë me rradhë.

  1. PËR DJEGIET E STOMAKUT (URTHIN) DHE REFLUKSIN GASTRO-EZOFAGEAL

Në një filxhan me qumësht shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet sa herë që keni djegie stomaku ose refluks gastro-ezofageal (ndjenjë e nxjerrjes së ushqimit). Gjithashtu, në mungesë të qumështit, mund të konsumoni vetëm vajin.

  1. PËR DHIMBJET E STOMAKUT

Në një filxhan me qumësht të vakët, shtohet një majë luge kafe me kripë dhe 10 pika të vajit të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet sa herë keni dhimbje në stomak.

  1. PËR GASTRITIN DHE ULÇERËN E STOMAKUT

Në një filxhan kafe përzihen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet gjatë ditës deri në largimin e gastritit dhe ulçerës.

  1. PËR PËRZIERJEN E STOMAKUT DHE TË VJELLAT
  • Në një filxhan me çaj nenexhiku, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë kafe me karafil të bluar. Përzierja pihet 3 herë në ditë pas buke.
  • Në 100 ml uthull rrushi shtojmë 2 lugë kafe me sheqer dhe 5 pika vaji të farave të zeza. Përbërja e mësipërme konsumohet disa herë gjatë ditës.
  1. PËR DIARRENË

Në një filxhan kos shtohet një lugë kafe me vajin e farave të zeza. Përbërja konsumohet dy herë në ditë për 3 ditë rresht.

  1. PËR KAPSLLËKUN

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen një lugë me vaj ulliri dhe 7 pika vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet rreth 30 minuta përpara gjumit. 

  1. PËR KRIMBAT NË APARATIN E TRETJES

Në një gotë me ujë të zier, shtohen 10 pika uthull dhe 5 pika vaji të farës së zezë. Pasi vaket, përbërja pihet për 7 ditë rresht. Nëse pas analizave krimbat nuk janë zhdukur plotësisht, kura fillon sërish nga e para.

  1. PËR ÇRREGULLIMET E TRETJES

Në një filxhan me qumësht, shtojmë një lugë kafe me vajin e farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, konsumohet esëll çdo mëngjes.

  1. PËR DIZANTERINË

Në një filxhan me kos shtohet 2 lugë gjelle me lëng limoni dhe 5 pika vaji të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tri herë në ditë pas buke deri në largimin e sëmundjes.

  1. PËR BRONKITIN, ASTMËN DHE SËMUNDJET E TJERA TË MUSHKËRIVE
  • Një lugë gjelle me vaj i farës së zezë hidhet në një enë me ujë të valuar. Uji duhet të valohet vazhdimisht, deri sa të shterojë. Avulli i përftuar duhet të thithet nga i sëmuri, duke e mbajtur kokën mbi avull.
  • Në një filxhan me çaj trumze, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përzierja pihet 2 herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.
  • Kundër astmës, mjaft efektive është kura e përbërë nga një filxhan çaji dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet dy herë në ditë (esëll dhe gjysëm ore përpara gjumit).
  • Në një gotë me ujë të vakët, shtojmë një lugë çaji me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tre herë në ditë.
  • Mjaft me ndikim është dhe masazhi në gjoks me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet gjoksi deri sa lëkura ta thithë plotëssht. Masazhi është i rekomandueshëm sidomos përpara gjumit.
  1. PËR SËMUNDJET E SYVE DHE DOBËSIVE TË SHIKIMIT

Gjysëm ore përpara se të shkoni për të fjetur, lyeni kapakët dhe pjesën rreth syve me vajin e farës së zezë.

Rekomandohet që kjo terapi të shoqërohet me pirjen e një përbërje, e cila përmban një gotë me lëng karrote të shtrydhur dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë.

Efektet janë të dukshme qysh në muajin e parë.

  1. PËR FORCIMIN E KUJTESËS DHE RRITJEN E VEPRIMTARISË SË TRURIT
  • Në 100 ml çaj nenexhiku shtojmë një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet çdo ditë pas buke për 15 ditë rresht. Pas kësaj, ju do të ndiheni më i kthjellët dhe me kujtesë të përmirësuar.
  • Në një xhezve me 120 ml ujë ziejmë 10 gr borzilok të thatë. Këtij çaji i shtojmë 10 pika të vajit të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja pihet 2 herë në ditë (mëngjes, darkë). Pas kësaj, ndryshimi do të jetë i konsiderueshëm.
  1. PËR GURË NË VESHKA, TËMTH DHE KANALET URINARE
  • 250 gr fara të zeza të bluara përzihen me 250 gr mjaltë nga farat e zeza. Në një filxhan me ujë të ngrohtë shtojmë dy lugë gjelle nga kjo përzierje dhe një lugë çaji të vajit të farave të zeza. Pasi përzihet mirë, përbërja pihet çdo ditë në mëngjes për një muaj rresht.
  • Për gurët në veshka, çdo mëngjes konsumohet 10 pika të vajit të farës së zezë.
  • Për gurët në veshka rekomandohet konsumimi i një tretësire, e cila përmban një filxhan kafe me ujë të zier, një lugë gjelle me mjaltë, një limon i shtrydhur dhe 10 pika të vajit të farës së zezë.
  1. PËR URINIMIN E PAKËT

Pasi zihen 30 gr mustaqe misri në 150 ml ujë, i shtohen edhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 3 herë në ditë dhe vazhdon deri në shërimin e plotë të sëmundjes.

  1. PËR ZMADHIMIN E SHPRETKËS

Përziejmë lëngun e karrotave të shtrydhura me vajin e farës së zezë në raportin 1:1. Nga kjo përbërje, konsumohet një lugë gjelle esëll çdo mëngjes deri në shërimin e sëmundjes.

  1. PËR QETËSIMIN E SISTEMIT NERVOR DHE ULJEN E STRESIT
  • Hidhen disa pika në një filxhan me kafe dhe pihet. Kafja e përzier me vajin e farës së zezë qetëson sistemin nervor, duke krijuar një gjendje të përgjithshme qetësie.

Kjo kurë përdoret sa herë e ndjeni veten nën stres dhe tension.

  •  Në një filxhan me ujë të vakur shtoni 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
  1. PËR MENINGJITIN

Përzieni lëngun e një limoni me 10 pika vaji të farave të zeza. Kjo përbërje konsumohet dy herë gjatë ditës.

  1. PËR GJAKDERDHJEN NGA HUNDËT

Digjet një letër e pastër dhe hiri i saj përzihet me disa pika vaj të farave të zeza. Përbërja vendoset në hundë.

  1. PËR VERDHËZËN

Në një gotë me ujë të vakët, hidhen 25 gr gjethe kënaje dhe lihet gjatë gjithë natës. Në mëngjes, filtrohet uji dhe i shtohet një lugë gjelle mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet esëll në mëngjes për 15 ditë rresht. Nëse është e nevojshme, kohëzgjatja e kurës mund të rritet.

  1. PËR HEMOROIDET

Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në raportin 1:1 çdo ditë konsumohen 3 lugë gjelle (në mëngjes, drekë dhe darkë) për një periudhë 10 ditore.

  1. PËR PARANDALIMIN E TUMOREVE

Në një gotë me lëng karrotash të shtrydhura shtojmë një lugë çaji vaj të farës së zezë. Përzierja konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo përbërje parandalon formimin e tumoreve beninje dhe malinje.

Sfidohen partitë politike, BIRN: Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

0
Sfidohen partitë politike, BIRN: Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke afruar në garë një kandidat digjital.

Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).

Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.

“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.

Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.

Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.

“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.

E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.

“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.

“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.

Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.

“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.

Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.

Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”.