Home Blog Page 91

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.7 lekë.

Nga e hëna “stop” monopatinave elektrike! Policia nis aksionin në gjithë Shqipërinë

0
Nga e hëna “stop” monopatinave elektrike! Policia nis aksionin në gjithë Shqipërinë

Nga e hëna policia do të nisë operacionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, të cilat tanimë konsiderohen si një rrezik dhe burim aksidentesh.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda.

“STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE –

Rregulla të reja për sigurinë publike. 991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimin rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”

Fier/ Po drejtonte biçikletën dhe bie në kanal, ndërron jetë 81-vjeçari

0
Fier/ Po drejtonte biçikletën dhe bie në kanal, ndërron jetë 81-vjeçari

Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me biçikletë.

I moshuari me banim në fshatin Kafaraj të Fierit, ishte duke drejtuar biçikletën teksa ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Kafaraj, shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet duke drejtuar biçikletën, ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Aksion policor në qendër të Fierit, arrestohet një person (VIDEO)

0
Aksion policor në qendër të Fierit, arrestohet një person (VIDEO)

Një aksion policor, mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, ka bërë të mundur shoqërimin e një personi në komisariatin e Drejtorisë Vendore.

Burimet bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ardhur pas një denoncimi të një rasti paligjshmërie në një emision investigativ, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.

Ndërkohë, dhjetëra kalimtarë të rastit u alarmuan nga situata e krijuar.

Po hidhte mbeturinat e biznesit të tij në park, policia arreston në flagrancë shqiptarin në Nju Jork

0
Po hidhte mbeturinat e biznesit të tij në park, policia arreston në flagrancë shqiptarin në Nju Jork

Policia e qytetit të Yonkers-it në Nju Jorkut ka arrestuar disa persona për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në mbi 10 raste të ndryshme ndotjeje.

Bëhet fjalë për shqiptarin Xhevahir Kalaja, i cili u kap duke hedhur goma të përdorura makinash dhe mbeturina të tjera nga biznesi i tij në një zonë të pyllëzuar brenda parkut Scotti Park.

Me ndihmën e Departamentit të Parqeve dhe Rekreacionit në Yonkers, ai u identifikua dhe u arrestua më 10 shtator 2025, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers-it.

Ndaj tij u ngrit akuza penale për hedhje të paligjshme të mbeturinave, në bazë të ligjeve shtetërore. Mjeti i tij u sekuestrua menjëherë atë mbrëmje. Rasti do të ndiqet penalisht nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester.

Nga nesër, kontrolle shtesë në kufi/ Nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që do hyjnë në një vend të BE-së

0
Nga nesër, kontrolle shtesë në kufi/ Nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që do hyjnë në një vend të BE-së

Nga 12 tetori, Bashkimi Europian nis zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulën tradicionale në pasaportë me kontrolle biometrike për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Në Itali, aeroportet e Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që do të zbatojnë fazën pilot të projektit. Procesi do të zgjerohet më pas edhe në portet e Civitavecchia dhe Gjenova, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.

Sistemi i ri do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.

Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, e cila do të mbledhë informacion nga 25 vende të zonës Schengen dhe 4 shtete të lidhura — Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Në fazën e parë, rreth 10% e udhëtarëve në pikat e jashtme kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve biometrike, përpara se sistemi të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026.

Udhëtarët do të mund të përfundojnë një pjesë të procedurës edhe përmes kioska vetëshërbimi ose aplikacioneve digjitale. Fëmijët nën 12 vjeç do të përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtave. Sipas Komisionit Europian, EES shënon “një hap të madh drejt një Evrope më të sigurt dhe më të digjitalizuar”, duke modernizuar mënyrën se si monitorohen hyrjet dhe daljet në kufijtë e kontinentit.

Në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë duke u vendosur pajisjet që do nisin të përdoren të dielën dhe pritet që ky proces të krijojë radhë të shtuara

Si t’i dalloni mandarinat e ëmbla dhe me lëng nga ato të thata – 3 truke që nuk i dini!

0
Si t’i dalloni mandarinat e ëmbla dhe me lëng nga ato të thata – 3 truke që nuk i dini!

Fillimi i tetorit shënon mbërritjen e njërit prej frutave të preferuara të vjeshtës, mandarinave.
Pavarësisht origjinës, të gjithë duam të njëjtën gjë, mandarina lëngshme, të ëmbla dhe aromatike, jo ato të thata, të tharta ose të hidhura.

Lajmi i mirë është se ka truke të thjeshta që mund të përdorni për të identifikuar një mandarinë cilësore në banak, pa e shtypur ose qëruar frutin.

1. Shikoni koren – të hollë, të tendosur dhe paksa të shndritshme

Mënyra më e lehtë për të njohur një mandarinë të mirë është nga lëkura e saj. Lëvorja ideale është e hollë, e tendosur dhe e lëmuar, pa njolla jeshile ose kafe (përveç varieteteve që natyrshëm kanë një nuancë jeshile).

Shmangni mandarinat me lëkurë të rrudhur ose të fryrë që ndahet nga tuli – kjo do të thotë që fruti është i vjetër dhe ka humbur lëngshmërinë e tij.

Gjithashtu, një mandarinë më e rëndë për madhësinë e saj zakonisht do të thotë se është plot me lëng, ndërsa mandarinat më të lehta shpesh janë të thata dhe me fije.

2. Madhësia dhe aroma zbulojnë ëmbëlsinë

Mandarinat e vogla deri të mesme janë shpesh më të ëmbla, sepse kanë një përqindje më të lartë sheqeri krahasuar me ujin, ndërsa ato më të mëdhatë janë zakonisht të ujshme dhe të buta, veçanërisht nëse importohen dhe mblidhen shumë herët.

Nëse keni mundësi, nuhatni mandarinën nga kërcelli, aroma intensive e agrumeve do të thotë se është e freskët dhe e pasur me vajra esencialë.

3. Mandarinat nuk piqen pas korrjes

Ndryshe nga disa fruta të tjera, mandarinat nuk piqen pas vjeljes. Nëse mblidhen shumë herët, ato do të mbeten të forta dhe të tharta, pavarësisht se sa gjatë qëndrojnë në pritje.

Kjo është arsyeja pse është më mirë të blini mandarina vendase në sezon, direkt nga prodhuesi – atëherë ato janë më të freskëta, më të ëmbla dhe më lëngshme.

Zbulohet parcela me mbi 130 rrënjë drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

0
Zbulohet parcela me mbi 130 rrënjë drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

Një plantacion marijuane me 130 rrënjë, është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy kultivues shqiptarë u kapën në flagrancë.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç , të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë.

Në veçanti, në kuadër të planifikimit dhe veprimeve të posaçme për të luftuar posedimin dhe trafikimin e narkotikëve dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit të marrë nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Hanias, u organizua dhe u krye një operacion i koordinuar policor nga oficerët e policisë të Shërbimit të lartpërmendur, në të cilin morën pjesë oficerë policie të Ekipit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Hanias.

Gjatë operacionit, në një zonë të vështirë të Bashkisë në fjalë, u gjet një zonë e projektuar posaçërisht në të cilën po kultivoheshin me zell fidanë marijuane, dhe dy shqiptarët u kapën në zonën e plantacionit dhe u arrestuan.

Më pas u krye një kontroll në shtëpinë ku jetonin së bashku dy shqiptarët.

Në total, u gjetën dhe u sekuestruan 130 rrënjë marijuanë deri në 3 metra të lartë, 3 kilogramë e 306 gramë marijuanë, 675 euro dhe 4 telefona celularë.

Përveç kësaj, u sekuestrua një makinë private në pronësi të 46-vjeçarit si mjet për trafikimin e drogës.

Hetimi paraprak po kryhet nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorit të Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Haniasë

Shkarkohet prefekti i Fierit, ja kush emërohet

0
Shkarkohet prefekti i Fierit, ja kush emërohet

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektit të Fierit, Arben Çuko.

Në vend të tij, është emëruar Anduel Xhindi, i cili do të marrë detyrën e re si prefekt i qarkut Fier.

Kujtojmë se Arben Çuko u emërua në këtë post me vendim të Këshillit të Ministrave më 7 nëntor 2024, ndërsa tani i lë vendin pasardhësit të tij.

Anduel Xhindi është një emër i njohur në politikën lokale, pasi ka shërbyer më parë si deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Kompania Albabeton, ofron mundësi punësimi, ja çfarë kërkohet

0
Kompania Albabeton, ofron mundësi punësimi, ja çfarë kërkohet

ALBA BETON SH.P.K, e themeluar në vitin 1996, është një nga kompanitë lider në prodhimin e betonit dhe materialeve inerte.

Aktualisht ajo zotëron 4 fabrika të prodhimit të betonit dhe një fabrikë të prodhimit të marerialeve inerte.

Në Filialin e Orikumit, Alba Beton si pasojë e zgjerimitit të aktivitetit, Alba Beton kërkon të punësojë:

Pompist

Ndihmës Pompist

Shofer Betoniere

Paga dhe kushte te kenaqshme.

Kontaktoni me numrin 0697344445 për çdo pyetje.