Home Blog Page 96

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit e mësuesit

0
Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit e mësuesit

Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend.

Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. Pajisjet do të dorëzohen në kutitë përkatëse në klasë në fillim të orëve dhe do të qëndrojnë të fikura ose në modalitetin “Airplane” deri në përfundim të mësimit.

Edhe mësuesit ndalohen të përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve emergjente apo për arsye pedagogjike të miratuara nga drejtoria.

Udhëzimi përcakton se në rast shkeljeje, pajisja merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtori. Prindi njoftohet menjëherë dhe paraqitet në shkollë për tërheqjen e pajisjes. Në rast përsëritjeje, parashikohen masa disiplinore si pjesëmarrja në aktivitete ndërgjegjësuese ose masa më të rënda për nxënësit e shkollave të mesme.

Prindërit kanë detyrimin të bashkëpunojnë me shkollën, të informohen për rregullat dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre nuk i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.

Zbatimi i udhëzimit mbështetet në parimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është pjesë e përpjekjeve për rritjen e disiplinës, përmirësimin e përqendrimit në mësim dhe forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes nxënësve dhe mësuesve.

Çfarë përcakton udhëzimi

NDALIMI I PËRDORIMIT TË TELEFONAVE CELULARË DHE PAJISJEVE TË NDËRLIDHURA ME TELEFONIN

  1. Ndalohet përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të nga nxënësit gjatë procesit mësimor dhe gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar.
  2. Përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të gjatë orëve të mësimit është i ndaluar edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente, të përcaktuara në rregulloren e shkollës apo kur përdorimi lidhet drejtpërdrejt me nevoja të provuara pedagogjike ose organizative të procesit mësimor të lejuara nga drejtoria e shkollës.
  3. Çdo pajisje e konstatuar apo përdorur në mënyrë të palejuar në ambientet e shkollës merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtorinë e shkollës, deri në përfundim të orarit mësimor.
  4. Përjashtimisht për nevoja urgjente nxënësit mund të komunikojnë me prindin apo personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, vetëm me lejen e mësuesit kujdestar/drejtorit të shkollës. Drejtuesit e shkollës janë në dispozicion për të mundësuar komunikimin e ndërsjellë të nxënësit me prindin në çdo rast emergjent të parashikuar në rregulloren e shkollës.

PËRGJEGJËSITË E DREJTORISË SË SHKOLLËS

Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar (shkollës) ka për detyrë: a) të sigurojë në çdo klasë një kuti/sirtar për depozitimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to, në rastet kur nxënësi i ka marrë ato në shkollë. Telefoni celular duhet të jetë i fikur ose në modalitetin “Airplane” dhe duhet të vendoset në kutinë e caktuar në klasë në nisje të procesit mësimor dhe deri në përfundim të tij; b) personeli mësimor është përgjegjës për zbatimin e rregullit në klasë sipas përcaktimeve të bëra në rregulloren e brendshme të shkollës; c) të përcaktojë në rregulloren e brendshme të shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psikosocial, nxënësve, prindërve, të cilat lidhen me zbatimin e këtij udhëzimi; d) të sigurojë që ky rregull t’i komunikohet të gjithë nxënësve dhe prindit/ve ose personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në fillim të vitit shkollor; e) të organizojë takime me prindërit, për t’i informuar mbi rregullat dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Prindi duhet të konfirmojë që është njohur dhe e pranon këtë rregull; f) të informojë sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të shkollës, prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, përmes fletores së komunikimit digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë apo pajisjeve të ndërlidhura me to gjatë gjithë procesit mësimor; g) të raportojë periodikisht për zbatimin e këtij udhëzimi në zyrën vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) për rezultatet e zbatimit të këtij udhëzimi dhe masat e marra.

ROLI DHE BASHKËPËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE OSE E PERSONAVE QË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE TË NXËNËSIT

  1. Prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore duhet të bashkëpunojë me shkollën për zbatimin e këtij udhëzimi, duke u angazhuar që nxënësi të mos marrë me vete apo të përdori telefonin celular apo pajisje të ndërlidhura me të, gjatë qëndrimit në shkollë.
  2. Në rastin kur prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore kërkon ta pajisë fëmijën me telefon celular në shkollë apo pajisje të ndërlidhura me të, duhet t’ia bëjë të ditur arsyen e pajisjes që në fillim të vitit shkollor drejtorisë së shkollës dhe duhet të angazhohet t’i bëjë të ditur fëmijës, se telefoni celular apo pajisja e ndërlidhur me të do të fiket apo vendoset ne modalitetin “Airplane” në kutinë/ sirtarin e përcaktuar në klasë/shkollë dhe nuk do të përdoren për asnjë rast gjatë procesit mësimor, përveç rasteve të parashikuara në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe të përcaktuara në rregulloren e brendshme të saj.

PROCEDURA NË RAST SHKELJEJE

  1. Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, në rast shkeljeje të këtij udhëzimi, është e detyruar të njoftojë menjëherë prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mjeteve të tjera të komunikimit shkollor. 2. Telefoni celular dhe pajisjet e ndërlidhura me të do t’i kthehen prindit apo personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, pas orarit mësimor, në kohën kur prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore paraqitet në shkollë dhe nxënësit i komunikohet me shkrim masa e marrë nga institucioni arsimor parauniversitar.

MASAT NË RAST TË SHKELJEVE

  1. Në rast të shkeljes për herë të parë të këtij rregulli nga nxënësi, masa e marrë do të jetë “këshillim” që shoqërohet me shënim nga mësuesi kujdestar, i cili njofton me shkrim prindin dhe nëpërmjet përdorimit të fletores digjitale në SMIP. Ky njoftim përfshin edhe marrjen dhe dorëzimin e telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të në drejtori. Prindi, pas njoftimit, paraqitet në shkollë për marrjen e telefonit celular dhe/ose të pajisjeve të ndërlidhura me të.
  2. Në rast të përsëritjes së kësaj sjelljeje nga nxënësi i arsimit bazë, konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij merren masat si më poshtë: a) këshillim përmes Komisionit të Disiplinës së Shkollës në prani të nxënësit dhe prindit; b) pjesëmarrje e nxënësit në orë/aktivitete të posaçme edukative dhe këshilluese apo në aktivitete komunitare që lidhen me edukimin qytetar dhe digjital në bashkëpunim me klubet e shkollës, për të cilat informohet dhe prindi.
  3. Në rast të përsëritjes së shkeljes nga nxënësi i arsimit të mesëm të lartë, lidhur me ndalimin e përdorimit të telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të, do të konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij, merren në mënyrë të përshkallëzuar masa disiplinore të përcaktuara në rregulloren e brendshme të shkollës
  4. Institucionet arsimore parauniversitare, në funksion të zbatimit efikas të këtij udhëzimi, krahas masave të përcaktuara në këtë krye, mund të shtojnë në rregulloren e tyre të brendshme edhe masa të tjera për nxënësit, me karakter ndërgjegjësues, sensibilizues dhe edukues.

/Monitor

Kriza e banesave në Fier/ Bien shitjet përgjatë 2025, agjentët imobiliarë: Çmimet, rritje artificiale (Video)

0
Kriza e banesave në Fier/ Bien shitjet përgjatë 2025, agjentët imobiliarë: Çmimet, rritje artificiale (Video)

Viti 2025 ka shënuar një përgjysmim të shitjeve të apartamenteve në qytetin e Fierit.

Faktorët janë disa, por agjentët imobiliarë thonë se ndikim të drejtpërdrejte pati ndryshimi i politikave të Bankës së Shqipërisë për mos financimin 100% të kredive nga bankat e nivelit të dytë, rritja e pajustifikuar e çmimeve nga pala shitëse dhe rënia e fuqisë blerëse.

Çmimi aktual për metër katror varion nga 800- 900 euro ndërkohë që duhej të ishte 700-750. Zonat më të shtrenjta janë lagjet Apolonia” dhe “Kastrioti” ndërsa blerësit janë kryesisht çiftet e reja”, shprehet Arta Progonati, agjente imobiliare.

Kjo situatë thotë ekspertja po i shtyn blerësit të preferojnë banesa me sipërfaqe gjithnjë e më të vogël .

Trendi rritës i çmimeve të apartamenteve në qytetin e Fierit ka nisur që në vitin 2023.

Festa u kthye në tragjedi, zbardhet vrasja në Durrës/ Viktima ftonte miq në banesën që ruante, konsumonin alkool dhe lëndë narkotike

0
Festa u kthye në tragjedi, zbardhet vrasja në Durrës/ Viktima ftonte miq në banesën që ruante, konsumonin alkool dhe lëndë narkotike

Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.

Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike.

Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar një i ri rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike.

Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik.

Tentoi arratisjen nga burgu i Fierit, si Bledar Selmanaj u pikas nga gardiani! I burgosuri, autori i vrasjes së Xhulian Bullarit

0
Tentoi arratisjen nga burgu i Fierit, si Bledar Selmanaj u pikas nga gardiani! I burgosuri, autori i vrasjes së Xhulian Bullarit

Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.

I burgosuri ishte në ajrim ditën e djeshme dhe tentoi të dilte nga rrethimi i burgut, por u pikas nga gardiani.

Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burg edhe dy herë të tjera, por sërish pa sukses.

Më 22 Dhjetor 2021, ai tentoi arratisjen nga spitali i burgut në QSUT, ngjarje e parandaluar nga grupi i sigurisë në atë kohë.

Ai ia kishte dalë të priste katër hekura të dritares, por pa e finalizuar me sukses qëllimin e tij.

Kush është Bledar Selmanaj?

Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka një të kaluar si hajdut serial, kryesisht në argjendari dhe banesa në Tiranë.

Ndërkohë ai arrestua në zonën e ish-Bllokut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, me të cilin ishin miq.

Ai qëlloi për vdekje të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.

Bledar Selmanaj akuzohet se ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen.

Rrëfimi nga burgu i Bledar Selmanaj

Përmes një interviste telefonike të dhënë nga burgu më 28 Janar 2022  për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, 43-veçari rrëfeu gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke filluar që nga lidhja e miqësisë së tyre në burgun e Fierit.

Selmanaj, refuzon të jetë ai autori i krimit dhe shprehet se Xhuljanon e vrau një shok i tij me precedentë penalë, të cilin e takoi në Vlorë.

Sipas tij arsyeja që ata shkuan në Vlorë, është pasi Xhuljano i kërkoi ta shoqëronte për të takuar personin i cili më pas e ekzekutoi.

Pjesë nga intervista:

Njohja me Bullarin…

Kam qenë shok e kaluar shokut me të, kam qenë mik. Ne takoheshim në vende të ndryshme. Jemi takuar disa herë, jemi njohur në burgun e Fierit. Jemi arratisur tre herë nga Greqia e njëherë nga Italia dhe burgun e kam kryer në Shqipëri, ku kam njohur dhe Xhuljan Bullarin. Ai ka dalë para meje nga burgu, unë më vonë. Ditën e ngjarjes, jemi takuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kemi pirë kafe dhe më tha që do të nisej për në Vlorë se kishte takim me një mikun e vet. Edhe unë e kam për të ikur në Vlorë dhe kemi shkuar bashkë. Gjatë gjithë rrugës, ai shoku e telefononte. Unë e njihja, por nuk kisha muhabet me të. Kanë bërë takimin, kam qenë dhe unë aty. Unë i prisja jashtë, ata po bisedonin brenda për punët e tyre, dhe di që ishin shumë të qeshur. E pashë që isha i tepërt dhe u largova.

Me çfarë makine keni udhëtuar drejt Vlorës?

Kemi udhëtuar me një Fiat të një kushërirës së Xhulajës, pasi mua më kishin sulmuar dhe makina ime ishte gjithë plumba. Më kanë goditur me breshëri automatiku në Lushnjë dhe makina më la te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty dha shpirt, nuk ndizej më.

Kur u qëllua makina jote?

Në fshatin Vajkan, mes Fierit dhe Lushnjës, po atë ditë, kur po vija nga Vlora në Tiranë. Nuk e di kush më ka qëlluar, ndoshta për makinën që përdorja unë, pasi unë nuk kam pasur probleme me njeri.

Kush e vrau Xhuljano Bullarin?

Me Xhuljanon bëmë bisedë se si u godita unë me breshëri automatiku. Nuk pash shqetësime te ai, veç ishte i shqetësuar për atë që më kishte ndodhur mua. Më tha se kishte një dasmë në Krujë. Tha se do të kthehej në Tiranë, pasi do çonte nënën në dasmë. Më pas ai u takua me një person tjetër. Unë u largova nga ata. Personi tjetër e priste diku tjetër. Kam qëndruar rreth 20 orë që aty. U takova me Xhuljanon, i dhashë dorën dhe atij çunit tjetër dhe i thash; po iki. Më pas u largova për në shtëpi. Telefonova një mikun tim dhe ika me makinën e tij për Tiranë. Të nesërmen e mora vesh që Xhuljano ishte ekzekutuar. Të nesërmen e mora vesh. Nga News24 e mora vesh. Isha në Tiranë.

Kam bërë kërkimet e mia se pse ishte ekzekutuar dhe kush e kishte vrarë. Kërkova personin që u takua me ta. ai person jetonte në Tiranë. Unë kam qenë në kërkim. Në atë banesë ku kisha unë banesën, nuk rrija aty. Atje mund të shkojë kushdo. S’kam vajtur në atë shtëpi. Çoja të tjerë për të ushqyer zogjtë. Arma e krimit është gjetur në 24 gusht. Unë kam arrestuar në ish-bllok në Tiranë.

Nuk isha arrestuar akoma. Të gjithë e dinin se ajo banesë ishte e imja. Mendoj se ky person që dyshoj unë e ka fshehur ky person. Atë ditë që u arrestova u pyeta dhe për armën që ishte gjetur në oborrin e banesës time. Do ishte mirë që unë të dorëzohesha. Por doja që të mblidhja informacion se kush ishte ekzekutori i tij. Mendoja se sulmi me armë ndaj meje kishte lidhje me ekzekutimin e Xhuljanos. Në 2020-2021 ishim njohur me Xhuljanon në burgun e Fierit. Ai ishte në burg për klandestinë. Personi që e ka takuar Xhuljanon, është me precedent të rëndë penale. Ata kishin qenë bashkë në të njëjtin sektor, ndaj njiheshin.

Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari për vrasje

0
Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari për vrasje

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit ditën e mërkurë. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bledar Selmanajn, i dënuar për vrasje.

Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa Selmanaj ka tentuar të largohet nga ambientet e sigurisë së lartë, por është kapur në kohë nga efektivët e burgut.

Bledar Selmanaj rezulton të jetë vrasësi i Xhuljano Bullarit. Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga burgu, por që ka dështuar. Ditën e djeshme ai ishte në ajrim, kur tentoi arratisjen por u pikas nga gardianët e burgut dhe u ndalua.

Kush janë ‘Amishët’ që Trump i cilësoi të ‘paprekshëm’ nga autizmi: Historia e popullit më të pazakontë në SHBA

0
Kush janë ‘Amishët’ që Trump i cilësoi të ‘paprekshëm’ nga autizmi: Historia e popullit më të pazakontë në SHBA

“Ka një grup njerëzish që nuk bëjnë vaksina dhe nuk marrin ilaçe dhe që nuk kanë autizëm. Janë komuniteti ‘Amish’. Nuk kam dëgjuar asnjë rast”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij teksa ndaloi përdorimin e oaracetamolit gjatë shtatzënisë sepse ndikon në autizëm.

Por, kush janë ‘Amish-ët’, që u përdorën si një argument nga Trump?

Ata janë një komunitet fetar konservator, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Amish-ët’ bëjnë një jetë të thjeshtë dhe nuk kanë përqafuar modernitetin e kohës në asnjë sferë të jetës.

Nuk përdorin teknologjinë, nuk vaksinohet, nuk përdorin medikamente dhe sëmuren shumë rrallë.

‘Amish-ët’ janë cilësuar si komuniteti më i shëndetshëm në SHBA, dhe sipas studimeve ja cilat ishin arsyet se përse ata sëmureshin rrallë: nuk vaksinohen, konsumojnë ushqime që prodhojnë vetë (asnjë ushqim të paketuar apo të përpunuar), bëjnë një jetë shumë aktive, nuk përjetojnë stres, dhe kanë krijuar një komunitet të tyre ku ka barazi dhe harmoni. Jetojnë njësoj siç kanë jetuar amerikanët para 300 vitesh.

Por nuk dihet me saktësi nëse në këtë komunitet nuk ka sëmundje, apo raste me autizëm, sepse ata nuk kryejnë vizita, kështu që problemet shëndetësore dhe ato zhvillimore mund të mbeten shpesh të paidentifikuara.

Amishët, historia e popullit më të pazakontë në SHBA

Popullsia amishe ka emigruar disa shekuj më parë në Amerikë nga Europa. Ata përbënin një nga grupet kristiane anabaptiste me rrënjë në reformimin protestan në Europë, në shek e XVI. Por nuk ranë dakord as me katolikët dhe as me protestantët në disa pika dhe dolën si lëvizje më vete që u quajt ‘Anabaptizëm’.

Amishët përbëjnë një popullsi krejt të veçantë të Amerikës me zakone e tradita që e dallojnë nga e gjithë popullsia e saj. Amishët kërkojnë të jetojnë të shkëputur nga bota si një mënyrë për të ruajtur pastërtinë e besimit të tyre, dhe respektuar traditën e mënyrën e jetesës së stërgjyshërve të tyre.

Amishët nuk përdorin makina, elektricitet, dhe kanë parimet e traditat e tyre të cilave u qëndrojnë besnikë. Martesat bëhen vetëm brenda fesë së tyre, dhe komunitetit amish dhe çdo përjashtim nga ky rregull është me pasoja të rënda për atë të ri apo të re që e thyen atë. Ai ose ajo shkishërohet dhe braktiset nga familja dhe shoqëria për jetë.

Amishët, ndryshe nga shoqëria amerikane, njohin e respektojnë të tjera vlera. Ata respektojnë identitetin e grupit mbi atë të individit, bindjen mbi iniciativën individuale, modestinë e përuljen mbi krenarinë, kooperimin mbi independencën. Flasin tre gjuhë: një për jetën e përditshme, një për në kishë, dhe e treta për tregtinë më botën që i rrethon. Gjuha e tyre e trashëguar është një degë e gjermanishtes që quhet gjermanishtja e Pensilvanisë. Pas ardhjes në Amerikë, ruajtja e gjuhës së tyre, u kthye në simbol të ruajtjes së mbijetesës së origjinalitet të tyre, të identitetit të tyre, traditave, veç nga bota amerikane.

Fëmijët mësojnë anglisht kur shkojnë në shkollë, por ajo kurrë nuk bëhet si gjuhë e nënës për ta. Gjuha e Zotit, është gjermanishtja e vjetër në të cilën lexojnë Biblën, thonë lutjet dhe këndojnë himnet e vjetra. Anglishtja është gjuha e biznesit. Gjithsesi kur shumica e amishëve jetojnë e punojnë në ferma dhe anglishtja është e kufizuar vetëm për aq sa u duhet, kryesisht për shitje produktesh e komunikimit me blerësit.

Në shtëpira, amishët nuk përdorin telefonat, radion, televizorin e pajisjet elektrike. Gratë gatuajnë ende në soba me dru.

Turneu “UEFA Development” për vajza U-15/ 4 futbolliste të Apolonisë grumbullohen nga kombëtarja e Shqipërisë

0
Turneu “UEFA Development” për vajza U-15/ 4 futbolliste të Apolonisë grumbullohen nga kombëtarja e Shqipërisë

Shqipëria U-15 për vajza do të luajë sot ndeshjen e parë kundër Moldavisë U-15, e vlefshme për UEFA Development për këtë moshë.. Ndeshjet e turneut do të zhvillohen të gjitha në “Shtëpinë e Futbollit” dhe së bashku me Shqipërinë do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Estonisë, Kosovës dhe Moldavisë.

Trajnerja Rabie Tota ka zbardhur listën me 20 futbollistet e grumbulluara, ku spikasin 4 futbollistet e Apolonise, Elinda Cobo, Dejna Kalemi, Kaltra Mile, dhe Anja Shosha.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 24 shtator, takimin e dytë kundër Estonisë më 26 shtator dhe do ta mbyllë turneun me takimin ndaj Kosovës më 29 shtator.

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve:

Kosovë-Estoni, 24 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit

Shqipëri-Moldavi, 24 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit

Moldavi-Kosovë, 26 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit

Shqipëri-Estoni, 26 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit

Estoni-Moldavi, 29 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit

Shqipëri-Kosovë, 29 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit

Këmbimi valutor 24 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0
Këmbimi valutor 24 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.8 lekë dhe do shitet me 111.3 lekë.

‘Alarm’ në Policinë e Fierit, 38-vjeçarja ikën nga shtëpia e braktis fëmijët, denoncohet nga ish-bashkëshorti! 

0
‘Alarm’ në Policinë e Fierit, 38-vjeçarja ikën nga shtëpia e braktis fëmijët, denoncohet nga ish-bashkëshorti! 

Një 38-vjeçare është shpallur në kërkim pas denoncimit nga ish-bashkëshorti i saj. Ai në polici ka treguar se ish-gruaja është larguar nga shtëpia dhe se ka braktisur dhe fëmijët e tyre të mitur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet për kapjen e 38-vjeçares”, njofton policia.

Përplasi me makinë 8-vjeçarin, procedohet shoferja në Fier. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të miturit

0
Përplasi me makinë 8-vjeçarin, procedohet shoferja në Fier. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të miturit

Një incident është regjistruar në Fier.

Një fëmijë 8 vjeç u përplas me makinë në lagjen “Apollonia”, ndërsa bëhet me dije se është proceduar drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale S.M., 41 vjeçe.

I mituri mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel