Home Blog Page 97

‘Mjeku më i mirë i Amerikës’ neurokirurgu shqiptar rrëfen ndërhyrjen delikate te një pacient

0
‘Mjeku më i mirë i Amerikës’ neurokirurgu shqiptar rrëfen ndërhyrjen delikate te një pacient

Neurokirurgu shqiptar i suksesshëm në SHBA, Gentian Toshkëzi, ishte i ftuari i Andri Xhahut në programin “Në radio”.

Toshkëzi, i cili prej 20 vitesh jeton dhe vepron në kontinentin e largët, drejton Departamentin e Neurokirurgjisë në Qendrën Mjekësore “Meredith”.

Mjeku kujton kohën kur vendosi të largohej nga Shqipëria pas studimeve për mjekësi në Tiranë, ku ish-presidenti Rexhep Mejdani i akordoi Medaljen e Artë. “Isha ai brez që përjetoi tranzicionin e menjëhershëm nga komunizmi në pluralizëm. Përjetuam çlirimin për të njohur dhe eksploruar botën.

Dhe kështu ndodhi. Fillimisht iu dha mundësia për të aplikuar për një bursë studimi në Paris, e cila nuk iu aprovua për arsye fondesh. “Pasi hoqa shpresat për të shkuar në Paris, më vjen një letër nga një profesor në spitalin Beaujon [lexo: Bozhon] të Parisit. Atij i vinte keq për ndalimin e kësaj burse dhe më shkruante që nëse unë dëshiroja mund të shkoja në departamentin e tij për të bërë një specializim.

Pas dy vitesh specializim në Francë, niset drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar familjarët e tij. “Mendova që të shpenzoja disa ditë në një spital ne Pensilvani. Ndërkohë njihem me një nga mjekët atje. Pasi kthehem në Francë e falënderoj për mundësinë që më dha të shikoja punën e tij. Dhe fjala ‘Keep in touch’ [përkth. ‘Mbetemi në kontakt’] që në fund amerikanët e thonë rëndom, mua m’u duk shpresëdhënëse.

Pasi kishte studiuar për provimin shkon sërish në kontinentin e largët “për të takuar profesorin e për t’i thënë që jam gati të bëj një specializim të shkurtër.” Nuk arriti ta takonte, por rastësia bëri që në portën ku priste avionin për t’u kthyer në Francë, takon profesorin që shkonte për një konferencë. “Më kërkon t’i shkruaj dhe biseda rifilloi. Aty u hap një dritare!

U deshën vite punë dhe investime. Për katër vjet punoi “ditë e natë që të tregoja që vleja” në Qendrën Spitalore Universitare të Bostonit.

Në vitin 2020, doktor Toshkëzi u shpall “Mjeku më i mirë i Amerikës”. “Ishte surprizë për mua. Është një vlerësim që bëhet çdo vit. Vlerësohen disa elementë, që nga pritja e pacientit, komunikimi me të, sa i vërtetë dhe i hapur je me të, sa kohë i kushtohet dhe sa empatik je me të. Aty fillon lidhja me pacientin dhe më pas është teknika operatore, rezultatet që ke, koha që i përkushtohesh pacientëve pas operacionit.

Një nga ndërhyrjet më të vështira, doktor Toshkëzi veçon atë të një djali shqiptar me një këmbë të paralizuar. “Pasi ishte kontrolluar në disa mjekë në Filadelfia, ata e kishin rekomanduar të vinte tek unë. Vjen në zyrën time dhe më thotë që ti je shqiptar dhe dua të operohem me ty. I shpjegoj me gjakftohtësi situatën. Gjendja ishte serioze, njërën këmbë nuk e lëvizte. Ishte djalë i ri që merrej me aktivitete sportive. Përgjegjësi dyfishe sepse ishte shqiptar dhe kishte emrin tim. Kryem operacionin! I kisha thënë që rreziku për të mos e lëvizur këmbën ekzistonte por të paktën do hiqnim tumorin dhe nuk do të kishte avancim të kësaj sëmundjeje serioze. Pas operacionit shkoj e shoh dhe e lëvizte këmbën i mrekulluar.

/rtsh.al/

PD dhe PS bashkojnë votat, shkarkohet nga detyra kryebashkiaku Erion Veliaj

0
PD dhe PS bashkojnë votat, shkarkohet nga detyra kryebashkiaku Erion Veliaj

 Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak votoi me 50 vota pro miratimit të propozimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt.

Kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj u depozitua nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak, bazuar në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës, e cila kishte si pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u shoqërua me debate dhe qëndrime të ndryshme mes këshilltarëve.

Anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak u shprehën se nuk duhej marrë ky vendim pa u dëgjuar më parë vetë kryebashkiaku Veliaj.

Në fjalën e saj hapëse, kryetarja e këshillit bashkiak, Megi Fino, tha se vendimi i sotëm imponohej nga nevoja urgjente e qytetit për të pasur një drejtues.

Fino tha se “nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë. Por tani është momenti për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës duke kryer detyrimin politik dhe moral”.

Këshilltari i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, tha se “vendimi për shkarkim nuk është një gjyq ndaj kryebashkiakut, por një domosdoshmëri për shkak të interesit qytetar. Detyra jonë është të flasim për interesin qytetar, detyra jonë si të zgjedhur është të ngremë shqetësimin kur punët nuk shkojnë siç duhet”.

Këshilltari bashkiak i opozitës, Genc Gjokutaj, tha se “votimi jonë pro është i njëjtë në formë me votimin tuaj, por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje: ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni urdhra politikë, ndërsa vota jonë pro është për interesin e qytetarëve”.

Vendimi i sotëm për shkarkimin e Veliajt, i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Ky vendim i marrë sot nga këshilli bashkiak i Tiranës i kalon Prefektit dhe ky i fundit ia dërgon Këshillit të Ministrave, i cili vendos shkarkimin përfundimtar të Veliajt dhe më pas vihet në lëvizje KQZ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Veliaj ka 15 ditë kohë për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë Tiranë.

“‘Nuk është kënaqësi të shohësh njerëz të pushohen, por…’,/ Flet për herë të parë qytetari i cili denoncoi zv.ministrin që pinte cigare

0
“‘Nuk është kënaqësi të shohësh njerëz të pushohen, por…’,/ Flet për herë të parë qytetari i cili denoncoi zv.ministrin që pinte cigare

Ka folur për herë të parë sot në “Shqipëria Live” Bledar Hasa, shqiptari në New York i cili denoncoi zv.ministrin e shkarkuar të Ministrisë së Brendshme, Andi Mahila.

“Aty mund të ketë fëmije të sëmurë më astmë. Ai e di shumë mirë që ky është ligj. Kur futesh në një ambient që është ndaluar me ligj, domethënë që ti abuzon se je dikushi.

Foton e dërgova në dy vende, në kryeministri dhe ministri të brendshme. Se kush e ka marrë vendimin, nuk e di. Dje e mora vesh që do merret masë. Dje më tha një shok në New York. Nuk e dija fare.

Si shoqëri kemi një mentalitet që duhet ndryshuar. Kur ke një ligj dhe je funksionar shteti, nuk mundet, është absurde. Është njeri i nderuar në fushën e tij, por kur hyn atje je koshient që është diçka e ndaluar. Me vjen keq që akuzohet dhe ministrja e Brendshme është e sajuar, jo nuk është e sajuar.

Ministrja më njoftoi dje që shqetësimi juaj u çua deri në fund. Nuk është kënaqësi të shohësh njerëz të pushohen nga puna, por më jep një ndjesi të mirë se shoqëria jonë në këtë lloj drejtimi duhet të shkojë”-u shpreh Bledar Hasa.

Investime për rrjetin elektrik në Fier e Patos/ OSSH hap dy tendera me fond limit total 204 mln lekë. Synohet rritja e cilësisë

0
Investime për rrjetin elektrik në Fier e Patos/ OSSH hap dy tendera me fond limit total 204 mln lekë. Synohet rritja e cilësisë

Drejtoria Rajonale e OSSH Fier ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe kabinave të fiderave, nënstacioni Patos 35/6 kV. Fondi limit i përllogaritur i vënë në dispozicion është 104 milionë e 289 mijë lekë.

Referuar strategjisë së zhvillimit dhe përmirësimit të rrjetave elektrike, ndër të tjera dhe normalizimin e ngarkesave në linja të tensionit të mesëm dhe për t’ju përgjigjur zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës është hartuar projekti i rrjetit elektrik.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky investim perfshin 2 fidera, ndertimin e 3 kabinave te reja, spostimin e 7 kabinave ekzistuese dhe rikonstruksionin e 8 kabinave. Kjo zone ka perjetuar nje ndryshim te madh gjate viteve te tranzicionit duke rritur numrin e abonenteve.

Ndërkohë, në një procedurë tjetër, do të financohet me një fond limit prej 100 milionë lekësh projekti që shtrihet në rrethinat e Fierit dhe përfshin një zonë gjeografike prej 35 km2 , si dhe rreth 400 abonentë familjarë dhe privat. Këto kabina ku do të ndërhyhet për rikonstruksion furnizohen nga nst. Fieri i ri 110/20.

Zonat e përfshirë nga projekti janë zona të fshatrave Drizë dhe Vadhizë e zhvilluar me ndërtime ekzistuese para viteve ’90, si dhe me ndërtime të reja. Në dokument theksohet se, rrjeti i tensionit të ulët i këtyre zonave është ndërtuar që në vitin 1970 në kohën e elektrifikimit të Shqipërisë dhe është tejet e amortizuar. Gjithashtu dhe zgjatimet e ketyre linjave të tensionit të ulët, të cilat në shume raste janë ndërtuar nga vetë banorët në kohën e tranzicionit që kompania ka kaluar me parë janë jashtë kushteve teknike.

Referuar dokumentit, do të ndërtohet një infrastrukture elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt konsumatorëve aktualë dhe njëkohësisht të jetë në përputhje me zhvillimet e pritshme afatgjata të zonës.

Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit – Si t’i parandaloni?

0
Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit – Si t’i parandaloni?

Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë.

Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.

Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.

AgroWeb.org ju sjell një vështrim më të thellë në lidhjen midis diabetit dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu edhe disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar dhe parandaluar dhimbjen e kokës.

Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?


Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.

Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.

Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt.

Si të parandaloni dhimbjet e kokës?


Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.


Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur

Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.

Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.

Pini ujë mjaftueshëm.

Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.

Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.

Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë./AgroWeb.org

Eliminimi i deputetit të PS-së/ Petrit Qoli pyet të penduarin e drejtësisë Skerdi Tasi në GJKKO: A ke gisht në ekzekutimin e Fatmir Xhindit

0
Eliminimi i deputetit të PS-së/ Petrit Qoli pyet të penduarin e drejtësisë Skerdi Tasi në GJKKO: A ke gisht në ekzekutimin e Fatmir Xhindit

Petrit Qoli ka risjellë në vëmendje vrasjen e Fatmir Xhindit tek dosja “Plumbi i Artë”, krim i pazbardhur ende.

Ngjarja e vitit 2009, e cila ende mbetet pa autor, u përmend nga i pandehuri Petrit Qoli teska po i drejtonte pyetje të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi.

Duke vënë në dyshim deklarimet e të Skerdi Tasi, Petrit Qoli e pyeti nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg.

Pyetja e tij u refuzua nga gjykata, ndërsa Petrit Qoli vijoi duke iu drejtuar Skerdi Tasit: “A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër”.

Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet të pandehurit, si edhe urdhëroi Skerdi Tasin të mos përgjigjej.

Deputeti i PS, Fatmir Xhindi, u qëllua me armë më 2 maj 2009 teksa hynte në oborrin e banesës së tij në Roskovec të Fierit.

Burimi: panorama.com.al

“Çdo gjë erdhi nga stërvitja, i kënaqur nga disiplina e ekipit”. Jovanoviç: Apolonia shfaqi fytyrën e vërtetë

0
“Çdo gjë erdhi nga stërvitja, i kënaqur nga disiplina e ekipit”. Jovanoviç: Apolonia shfaqi fytyrën e vërtetë

Apolonia e drejtuar nga trajneri Marko Jovanoviç rezulton si skuadra e momentit në Kategorinë e Parë. Pas një nisjeje jo të mirë të sezonit, Apolonia u mendua se do të ishte një nga zhgënjimet e mëdha të këtij edicioni. 

Por, rezultatet e dy javëve të fundit kanë treguar një fytyrë krejt tjetër për skuadrën fierake. Me 6 pikë të grumbulluara në 180 minutat e fundit, të besuarit e trajnerit Marko Jovanoviç e shohin veten si forcë e tretë e kampionatit. Të shtunën, Apolonia mposhti Kastriotin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Fitorja u vulos brenda tre minutave të pjesës së dytë, fillimisht shënoi Xhovalin Trifoni në minutën e 54-t, ndërsa tre minuta më vonë dyfishoi Antoni Umeijego, që kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 4 gola në 4 javë.  Pas ndeshjes, trajneri Jovanoviç nuk e fshehu kënaqësinë, jo vetëm sa i përket rezultatit, por edhe zbatimit të detyrave nga ana e futbollistëve. Sipas trajnerit serb, ndaj Kastriotit u pa fytyra e vërtetë e Apolonisë.

Për “Panorama Sport”, trajneri Jovanoviç deklaroi: ”Jam shumë i kënaqur për skuadrën dhe lojtarët, që pas pushimit nga angazhimet e kombëtareve nisëm me dy fitore radhazi. Mendoj se tifozët tanë panë një ndeshje të mirë mes dy ekipeve të forta. Shkuam mirë në intensitet, krijuam shumë raste dhe shumë kalime nga mbrojtja në sulm. Jam i kënaqur me përkushtimin dhe disiplinën e skuadrës gjatë lojës. Kjo është një fitore e rëndësishme për ne dhe një motiv shtesë për ndeshjet e ardhshme. Goli i parë erdhi pas presingut të lartë dhe topit që morëm nga portieri kundërshtar. Shënuam edhe dy herë të tjera në situata të ngjashme dhe me kalime perfekte, një gol u anulua për pozicion jashtë loje, dhe ndeshja përfundoi 2-0. Jam i lumtur që të gjitha situatat që shfaqën në lojë kishin dalë nga stërvitjet dhe ajo që përgatitëm për këtë ndeshje. Urime për lojtarët dhe shpresoj që të vazhdojmë me rezultate pozitive në ndeshjen e ardhshme”. Të shtunën fierakët janë mysafirë në Peshkopi, ku padyshim do të kërkohet suksesi i radhës nga të besuarit e trajnerit Jovanoviç, që në 4 javët e para kanë marrë 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, me golavarazh pozitiv, 6-4.

Objektivi- Më herët, në lidhje me aventurën e tij në Fier dhe objektivat, për “Panorama Sport” trajneri Jovanoviç deklaroi: “ Për mua, Apolonia është një sfidë e madhe. Objektivi im është të zhvilloj skuadrën, të përmirësohemi javë pas jave dhe të krijojmë një stil loje të dallueshëm. Si skuadër, synimi është të jemi konkurrues me çdo kundërshtar dhe të rritemi çdo ditë. Në planin afatgjatë duam stabilitet dhe një vend në Superiore. Ne jemi gati të luftojmë. Do të përpiqemi të luajmë me qetësi dhe disiplinë, ndeshje pas ndeshjeje, pa ushtruar presion mbi rezultate. Synimi është të rritemi si klub. Dëshira ime personale është të udhëheq këtë skuadër drejt Superiores”.

5 sezone

ka Apolonia larg elitës së futbollit shqiptar, ku për herë të fundit ka milituar në Superiore në edicionin 2020-2021. Ecuria e viteve të fundit ka bërë që fierakët të vazhdojnë të jenë larg elitës. 7 pikë ka grumbulluar Apolonia në 4 javët e luajtura, ku e nisi me humbjen në Kukës, barazimin me Luftëtarin dhe dy fitoret radhazi.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

Ankthi i vjeshtës, pse ndodh dhe si ta përballoni

0
Ankthi i vjeshtës, pse ndodh dhe si ta përballoni

Ndërsa stina e vjeshtës vjen me ngjyrat e saj të ngrohta dhe ditët që shkurtohen, shumë njerëz përjetojnë një ndryshim të menjëhershëm në gjendjen e tyre emocionale.

Kjo ndjesi e papritur shqetësimi dhe trishtimi njihet si “ankthi i vjeshtës” dhe ndonëse nuk është një çrregullim klinik i mirëfilltë, ndikon në mirëqenien mendore të mijëra personave çdo vit.

Specialistët thonë se ndryshimi i dritës natyrore, fundi i pushimeve dhe rikthimi në rutina stresuese janë ndër faktorët kryesorë që e nxisin këtë gjendje.

Simptoma si nervozizmi, lodhja, përgjumja dhe ndjenja e zbrazëtisë janë shenja të zakonshme që shoqërohet ankthi i vjeshtës.

Ekspertët rekomandojnë masa të thjeshta por efektive për ta përballuar ankthin e vjeshtës si aktivitet fizik të rregullt, qëndrimi në natyrë, kujdesi ndaj ushqyerjes, teknika relaksimi dhe ruajtja e një rutine të shëndetshme.

/rtsh.al/

“Nuk i kemi zgjidhur ende martesat online”, Rama: Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja, kam pasur disa

0
“Nuk i kemi zgjidhur ende martesat online”, Rama: Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja, kam pasur disa

Kryeministri Edi Rama foli për martesat online, gjatë prezantimit të Platformës së re Start Up, duke treguar se ende nuk kemi arritur ta zbatojmë në vendin tonë.

Ai u shpreh se martesa mbetet një proces i vështirë, por jo i pamundur. Pas kësaj drejtori Ekzekutiv i William Barnet & Son, Wulliam P. Barnet, i bëri një pyetje Ramës, por për divorcet.

Edi Rama: Nuk e kemi zgjidhur ende problemin e martesave online, kjo është ende një gjë që ende se kemi plotësuar, se duhen dëshmitarët dhe dëshmitarët, por edhe mund ta bëjmë.

Prof. William P. Barnet: Po divorcin online mund ta bëni?

Edi Rama: Besoj fort që divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në whatsapp dhe më pas formatizohen në sallën e gjyqit. Por martesa është pak më e vështirë si proces. Këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja.

Top Channel

Makina godet nga pas kamionin e parkuar anës rrugës në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur 

0
Makina godet nga pas kamionin e parkuar anës rrugës në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur 

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Patos pranë një karburanti.

Një automjet, tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të tonazhit të rëndë që ka qenë i parkuar.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.