Foto me cigare në zyrë të shtetit, Albana Koçiu shkarkon nga detyra zv.ministrin e Brendshëm
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bën lëvizjen e parë pas marrjes së detyrës, duke shkarkuar zv.ministrin Andi Mahila.
- Zjarr afër puseve të natës dhe nënstacionit elektrik në Drenovë të Mallakastrës, neutralizohen flakët
- Shqiptarët, sipas qyteteve – Nga Lutfi Dervishi
- Luhatjet e valutave sot: Çfarë po ndodh me Euron dhe Dollarin më 17 gusht
- Ministri i Brendshëm thërret në takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit! Zbulohet arsyeja
- “Në 51 bashki, numri i të moshuarve tejkalon atë të fëmijëve” – BIRN: Indeksi urban tregon një Shqipëri që po zbrazet në periferi
Shkak për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar ku Mahila shihet duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.
Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.

