Home Blog Page 99

Përleshje e dhunshme në rrugët e Milanos, të përfshirë shqiptarë dhe afrikanë/ Një 32-vjeçar në gjendje të rëndë

0
Përleshje e dhunshme në rrugët e Milanos, të përfshirë shqiptarë dhe afrikanë/ Një 32-vjeçar në gjendje të rëndë

Një përleshje e dhunshme ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Pellizza da Volpedo”, në zonën Amendola të Milanos.

Një 32-vjeçar egjiptian u sulmua dhe u godit disa herë me thikë nga një grup prej rreth dhjetë personash. Ai u gjet i plagosur rëndë përpara një ndërtese dhe u transportua me urgjencë në spitalin Niguarda në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të para, viktima ndodhej në shoqërinë e dy bashkëkombasve të tij kur ndodhi sulmi. Grupi i agresorëve, që përfshinte persona nga Afrika e Veriut dhe nga komuniteti shqiptar, u largua menjëherë pas incidentit, duke e lënë të plagosurin në vendngjarje. Fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri, por më vonë u konfirmua se nuk kishte plagë nga armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gëzhoja.

Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar shkaqet e ngjarjes. Dy egjiptianët e tjerë që ndodheshin me viktimën janë marrë në pyetje nga karabinierët dhe kanë dhënë versionin e tyre për atë që ndodhi. Forcat hetimore kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar më shumë rreth incidentit dhe për të identifikuar autorët.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe specialistët e hetimeve shkencore për të mbledhur prova materiale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Apolonia fiton pastër ndaj Kastriotit, vendosin përsëri ata…Trifoni dhe Umeijego

0
Apolonia fiton pastër ndaj Kastriotit, vendosin përsëri ata…Trifoni dhe Umeijego

Apolonia ka marrë një fitore të pastër në javën e katërt të Kategorisë së Parë, duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Pas një pjese të parë të barabartë, fierakët e vendosën takimin me dy gola brenda vetëm tre minutave në pjesën e dytë.

Në minutën e 54-t, Trifoni gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar fierakët në avantazh dhe pas 3 minutash ishte radha e Umejiegos që dyfishon rezultatin.

Për Umeijegon ky ishte goli i katërt sezonal, ndërsa për Trifonin i dyti.

Me këtë sukses, Apolonia arrin në kuotën e 7 pikëve pas katër javësh dhe renditet në vendin e tretë të klasifikimit.

Paga minimale do të bëhet 500 euro/ Kategoritë që e përfitojnë dhe kur do hyjë në fuqi VENDIMI

0
Paga minimale do të bëhet 500 euro/ Kategoritë që e përfitojnë dhe kur do hyjë në fuqi VENDIMI

Nga 1 janari 2026, paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë, ose rreth 500 euro, duke përmbushur një nga premtimet kryesore elektorale të qeverisë socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Qeveria ka garantuar se për 18 muajt e parë do të mbulojë vetë kostot shtesë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që vijnë si pasojë e rritjes së pagës minimale, në mënyrë që as punëdhënësit e as punëmarrësit të mos rëndohen financiarisht. Pas kësaj periudhe, përgjegjësia i kalon plotësisht bizneseve, çka ka ngjallur shqetësim për rritje të kostove të operimit dhe rrezikun e shtimit të informalitetit.

“Rritja e pagës minimale është një hap i rëndësishëm social që prek direkt shtresat më të brishta të tregut të punës, por duhet të shoqërohet me politika mbështetëse për biznesin e vogël”, u shpreh Erion Muça, ekspert i tregut të punës.

Nga ana tjetër, Zef Preçi, analist i ekonomisë, e cilëson këtë masë si më shumë një veprim propagandistik sesa një politikë zhvillimi: “Pa analiza të plota mbi produktivitetin dhe kostot e biznesit, rritja e pagës minimale mund të sjellë pasoja negative, përfshirë mbylljen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit informal”.

Edhe sipërmarrësit shprehin shqetësime. Florian Zekja, pronar në sektorin e manifakturës, theksoi se pas mbarimit të periudhës së subvencionimit, kompanitë do të përballen me presion të lartë financiar dhe do të detyrohen të rishikojnë strategjitë e tyre të punësimit dhe investimit.

Aktualisht, Shqipëria mbetet ndër vendet me pagën minimale më të ulët në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën. Në krye të renditjes qëndron Mali i Zi me 670 euro, i ndjekur nga Serbia me 618 euro, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina pozicionohen në mes.

Iu bë pritë teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë në shtegun “sekret”, 55-vjeçari shqiptar kapet me 21.5 kg heroinë!

0
Iu bë pritë teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë në shtegun “sekret”, 55-vjeçari shqiptar kapet me 21.5 kg heroinë!

Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni.

Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës.

Të enjten në mëngjes, organizuan operacionin policor në Follorinë duke i bërë pritë 55-vjeçarit.

Ai u kap duke mbajtur një çantë shpine që përmbante 21.5 kilogramë heroinë dhe u arrestua.

Vlera e heroinës së sekuestruar në “treg” shitet nga 15 deri në 30 euro për gram, ndërsa kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë nga Zyra e Zbatimit të Ligjit për Drogën në Xanthi.

Mbajti sekret ceremoninë e martesës, Besa Kokëdhima poston për herë të parë foton krah bashkëshortit të saj!

0
Mbajti sekret ceremoninë e martesës, Besa Kokëdhima poston për herë të parë foton krah bashkëshortit të saj!

Ashtu edhe si kishim bërë me dije më herët, Besa Kokëdhima është kurorëzuar javën e shkuar. Ceremonia private është mbajtur në Dhërmi, ku të ftuarit kanë qenë të paktë dhe çifti kishte kërkuar paraprakisht që mos të postohej asgjë në rrjetet sociale.

Ajo ka zgjedhur si artistë për të performuar Anxhela Peristerin dhe Aurel Thellimin, si dhe dy artistë të huaj. Mes të pranishmëve në ceremoni kanë qenë kolege të saj të kahershëm si Elvana Gjata me nënën e saj si dhe kantautori Kledi Bahiti. Besa ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet duke mbajtur dorën e partnerit, të dy me unaza. Foto nga ceremonia kanë rrjedhur, ku zbulohet dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën Besës, ai është Tedi Tase, që në fakt është dhe menaxheri i këngëtares.

Besa dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut. Dasma ka qenë shumë private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm.

Vetë Besa në profilin e saj në rrjetet sociale ka publikuar unazat e martesës, ndërkohë ojë disa ditë me djalin dhe motrën e saj. Destinacioni i përzgjedhur ka qenë pikërisht ishulli luksoz, Mikonos. Në rrjetet sociale, modelja ka publikuar nga pushimet, që në pamje të parë duken familjare, por në fakt fillimisht janë ditë luksi në resortet luksoze që ishulli ka.

Duhet thënë se ndonëse prej kohësh e larguar nga pasarelat, Afërdita vijon të mbetet një ndër imazhet më sharmante jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej. Gjithnjë sensuale dhe plot elegancë, modelja vijon të ketë poza të zjarrta në rrjetet sociale, ku veç shkrepjeve me djalin e saj, imazhet sensuale nuk kanë sesi të mungojnë. që pak kohë më parë në një intervistë televizive pranonte se ishte e dashuruar, dhe se dasma do të mbahej në një kohë të afërt.

Në një dalje të saj mediatike, Besa rrëfeu se është më e dashuruar se kurrë dhe se partneri i saj është mbështetja më e madhe në ditët e ngarkuara. “Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se ndjenjat janë në qendër të gjithçkaje për të. Por surprizat nuk përfunduan këtu. Besa la të kuptohet se dasma është shumë afër. “Po, themi që së shpejti do të kemi dasmë”, – tha ajo me entuziazëm, duke shtuar se do të ketë më shumë se një fustan. “Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng”, – tha artistja. Nga ana tjetër, ajo theksoi se gjithmonë ka pasur frikë për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm si martesa. “Kam frikë të futem tek diçka nga e cila s’dal dot”, – tha ajo.

Historia që preku gjithë shqiptarët/ Kryefamiljari ndërroi jetë në aksident, shqiptarët ia dalin t’i dhurojnë shtëpi

0
Historia që preku gjithë shqiptarët/ Kryefamiljari ndërroi jetë në aksident, shqiptarët ia dalin t’i dhurojnë shtëpi

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve.

34 vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte.

Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ia doli për t’i ndihmuar e për të plotësuar amanetin e fundit të Kreshnikut, një shtëpi për fëmijët e tij.

Kreshniku ka qenë jo vetëm një bashkëshort i mirë, por një baba i jashtëzakonshëm për tre fëmijët e tij, e në mënyrë të veçantë për Nikitën, fëmija i tyre i parë. Ajo beson ende sot e kësaj dite se ai aksident është vetëm një ëndërr.

“Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain doja më shumë. Për ne erdhi në Fier, të realizonte ëndrrën time të isha këngëtare. Më thoshte gjithmonë mëso, kam në plan t’ja realizoj dëshirën babait. Do doja që këtë vit shkollor ta nisja me babin, por nuk ndodhi ashtu. Ndonjëherë mendoj se është ëndërr, por pastaj kuptoj që është realit. Na kishte premtuar një papagall, nuk na e bleu dot. Të kishim një shtëpi, dhe të jetonim të gjithë bashkë”.

Bashkëshortja e tij rrëfeu ditën kur mësoi për aksidentin, që do t’i ndryshonte gjithë jetën e saj.

“Hapa telefonin dhe pashë që kishte ndodhur një aksident. Mora vesh që ishte burri im, kur shkova i gjeta shapkën. Nuk e njoha, ishte shpërfyturuar. Sa plagë ka marrë, çfarë ka ndjerë në ato momente. U dergjëm 10 ditë në spital, por nuk ia doli. Përse më la vetëm? Nuk e prisja të ndodhte kështu, nuk e kisha imagjinuar kështu. Më preu krahët. Vajzat çdo ditë kalojnë te vendi i aksidentit dhe kthejnë kokën, sepse është shenja atje”-tregoi ajo sonte.

Top Channel

Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

0
Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë

“Janë dy shtyylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.

Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë”, tha Rama.

Shëndetësia/ Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

0
Shëndetësia/ Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë

Janë dy shtyylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.

Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë”, tha Rama.

E para grua në krye të Ministrisë së Brendshme, Rama prezanton Koçiun: Moment historik, ndryshim radikal për tjetër qasje

0
E para grua në krye të Ministrisë së Brendshme, Rama prezanton Koçiun: Moment historik, ndryshim radikal për tjetër qasje

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.

Rama e konsideroi këtë një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi për herë të parë drejtimin e kësaj ministrie e merr një grua.

“Ministrja e re Albana Koçiu vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë ministri nga një ministri tradicionalisht e Policisë sipas standardit shqiptar, në një ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se Punët e Brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit, pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së Punëve të Brendshme.

“Askush nuk e vë në diskutim këtë fakt, por ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër, që ligji ynë dhe praktika e kudondodhur e vendeve demokratike e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tyre: Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se kjo, jo vetëm pse ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një sërë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu siç duhet në punët tona të brendshme.

“Ndryshimi radikal i profilit të Ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

“Trupi i djalit tim nuk është në varr”/ 22-vjeçari u vra në tragjedinë hekurudhore, babai i shqiptarit vazhdon grevën

0
“Trupi i djalit tim nuk është në varr”/ 22-vjeçari u vra në tragjedinë hekurudhore, babai i shqiptarit vazhdon grevën

Prej 15 shtatorit Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, të riut shqiptar që humbi jetën në tragjedinë hekurudhore në Tempi të Greqisë, ka nisur një grevë urie përpara godinës së Parlamentit Grek në Athinë.

Ruçi kërkon për zbardhjen e fatit të vërtetë të të birit, i cili humbi jetën dy vite më parë, në një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në historinë e Greqisë, ku u shënuan dhjetëra viktima. Ai shprehet se ka dyshime serioze mbi identitetin e trupit që iu dorëzua si i biri, duke pretenduar se qeveria greke e ka mashtruar.

Sipas tij, ka shumë mundësi që trupi i Denis Ruçit është djegur plotësisht gjatë aksidentit, për shkak të lëndëve të fuqishme djegëse dhe se nuk ndodhet në varrin ku prehet.

“Nuk dua më heshtje. Dua të zhvarros trupin. Nuk jam i bindur që është djali im. Dua të di të vërtetën, edhe nëse ajo më shkatërron”-, është shprehur ai për mediat greke.

Familja Ruçi prej dy vitesh ka kërkuar transparencë dhe verifikim të ADN-së, por pretendon se nuk ka marrë përgjigje zyrtare. Ngjarja tragjike në Tempi tronditi Greqinë në shkurt të vitit 2023, kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke lënë mbi 57 të vdekur, shumica të rinj studentë.